Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 252 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Cfare mesuat nga dita qe kaloi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13649)


Postuar nga heathcliff datë 07 Maj 2007 - 23:56:

Cfare mesuat nga dita qe kaloi?

Prsh te gjitheve!
Duke besuar se vlera e cdo dite qe kalon matet me ate qe meson gjate kesaj dite, mendova ta shtroj kete pyetje ne forum, te gjithe sa jemi kemi eksperienca te ndryshme qe do te thote se nxjerrim dhe mesime te ndryshme nga ajo qe bejme apo nuk bejme, ndaj dhe i kerkoj secilit prej jush te tregoj cfare i ka mesuar dita qe kaloi?
Po e nis nga vetja.......
dita qe kaloi me mesoi se duhet te shoh pertej asaj qe me servir perditshmeria, the pse nuk dua te besoj e verteta me ndeshkoi serish , per hilene qe bera....
"E sotmja eshte nxenesja e se djeshmes" ka thene Tomas Fuller....


Postuar nga bucimakja datë 13 Maj 2007 - 17:42:

qe ne zgjedhjen e rrugeve te jetes duhet te degjosh nganjeher dhe zemren......ma vertetuan dje.:p.......


Postuar nga Katilesha datë 13 Maj 2007 - 19:04:

Qe gjithmone eshte nje njeri qe mendon per Ty ,qe te do,qe kujdeset per ty dhe qe shqetesohet per Ty.......Faleminderit Nenes time....


Postuar nga dhoma666 datë 13 Maj 2007 - 23:25:

.............666...............

ne fakt eshte e quditshme por dje mesova dy gjera te rendesishme qe jane ::::::::::::::

cdo dite e me teper do ta kesh jeten me te veshtire dhe mos kembengulja te humbet shume gjera,,,,,,,,,,,,


Postuar nga Katilesha datë 15 Maj 2007 - 17:19:

Pasi kam kaluar gjithe diten ne nje dhome rehabilitimi te psiqiatrikut duke degjuar histori nga me te ndryshmet....nga me tragjiket.......nga me te dhimbshmet.......dhe une isha akoma aty......mesova se brenda vetes kam force.......force qe une akoma nuk i di "kufijt" e saj..........

 


Postuar nga Deb* datë 15 Maj 2007 - 19:15:

Kam qene shume e stresuar keto dy muaj per disa probleme shendetesore dhe dje mesova qe duhet te jem me optimiste ne jete dhe te them te drejten keto probleme me kane bere me te forte , se ckam qene ,pasi me eshte dashur t'u perballem e vetme


Postuar nga ~Enigme~ datë 15 Maj 2007 - 20:01:

C'mesova sot thuaj pa lere dje .....
Jeta eshte e mbushur me momente qe na plotesojne...lumturojne....por ja qe ka dhe te papritura dhe nuk je asnjehere gati per t'i prekur. Te ndeshesh rastesisht eshte dicka qe nuk e kemi ne dore por ate qe mund te kontrollojme eshte se ke rruge zgjedh per ti perballuar ato....
Emocionet mblidhen, trupi peson nje shkundje te qelizave sikur do shkaterohen, kraharori ndjehet i shtrenguar sikur te ishte mbyllur ne nje kafaz. Ndjenjat flasin me lote sikur te duan te heqin stresin. Sado qe e kisha stakuar trurin dhe e kisha steranalizuar situaten optimizmi me mbeshtillte. Sot me zhveshi, me zhgenjeu....cfare me mesoi.......te behem akoma me e forte dhe te mos trembem nga a papritura....te perpiqem dhe mos dorezohem asnjehere.....


Postuar nga Amici di Nessuno datë 15 Maj 2007 - 20:10:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
te perpiqem dhe mos dorezohem asnjehere.....


Uaa, po kaq gje e meson vetem duke luajtur Spider ne orar te punes


Postuar nga ishpeshtimi datë 15 Maj 2007 - 20:14:

A mesova ndonje gje te re dje?

Po.

Qe njerezit e mire dhe te mencur jane ne shumice.
Qe kurre nuk duhet te deshperohesh thellesisht.
Qe vertet egziston Ringjallja.


(Ne te njejten dite,nje vit me pare,ne ditar kisha shkruar."Ky nuk eshte si Majet e tjere"."That's not the May I love to be in".
Dje shpejtoja ne autostrade me nje makine sportive te kuqe Solstice(me qera)dhe kendoja me ze te larte "Luna Park" te Dalles.)


Postuar nga Amici di Nessuno datë 15 Maj 2007 - 20:34:

Re: A mesova ndonje gje te re dje?

[QUOTE
Dje shpejtoja ne autostrade me nje makine sportive te kuqe Solstice(me qera)dhe kendoja me ze te larte "Luna Park" te Dalles.) [/B][/QUOTE]

Ashtu ashtu ec ti se ta rregullon Fantino qejfin ...... .


  Gjithsej 26 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 252 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.