Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 52 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Sallaksit e forumit,apo nuk ka asnje??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13915)


Postuar nga Ari. datë 06 Qershor 2007 - 02:52:

Sallaksit e forumit,apo nuk ka asnje???

jame kurioz te di sa sallaks ka forumi yne ???
une personalisht
ha me te majten
loz me kemb te majte
punoj me te majten
d.m.th i bej te gjitha me te majten pervec se te shkruarit qe shkruaj me te djathten

po me ka gjet belaja se kur ulemi ne tavoline ,restorante ne festa,apo ne shtepi,nuk ha dote se nuk me le ai qe ha me doren e djathte...

pershendetje


Postuar nga NS-6 datë 06 Qershor 2007 - 03:17:

per te lujt loz me te majten; futboll me te majten,volejboll me te majten,ping-pong me te majten (i avantazhuar tek kjo loje )
per te ngrene kam pase ngrene me te majten (nderruar per arsye te rendesishme )
per te mbajtur ndonje peshe te rende,perdor te majten

kom pase shkrujt me te majten,por me detyruan te nderroj dore (ma ngjiti doren e majte pas derrases se zeze zysha.perfundova me dore te nxire per ca dite)...qe atehere me te djathten...picir me sy per ca kohe

ah,po.edhe per te qep ose arnu kam pase perdor te majten...perdor kohen e shkuar sepse tani nuk di mo a di me qep apo jo


Postuar nga bleta punetore datë 06 Qershor 2007 - 03:24:

Une vet s'jam sallakse, por po e them timen..

Duhet ta kam lexuar diku, se t cpikur vet s'ka se si, qe perdorimi i te dyja duarve i ben sh trurit.. (nuk ka qene as nje nga artikujt e ns-6 , jam e sigurt).

Kjo per faktin e thjeshte se levizjet e pj se majte se trupit kontrollohen nga hemisfera e djathte trunore dhe levizjet e pj se djathte nga hemisfera e majte (pra, trupi yne nuk ka partishmeri! ).

Atehere i bie qe hemisfera e djathte e trurit ta kete me ne terezi se fqinnja e vet, sepse ka mbi patronazh pjesen "me dembele", te majten...
Per ta mbajtur ne forme njesoj si shoqen e vet, shkencetaret (mos me pysni kush) keshillonin nje ushtrim te thjeshte: lani dhembet me doren e majte! Po, po! E mos ju duket gje thjeshte ju q s'jeni sallaksa! Une perpiqem ndonjehere, por ia marr furcen "nga duart" se majtes se me acaron nervat si lan! "Mjere kush do te te marrre!" - me vjen t'i them

Pra, nderimet e respektet e mia gjithe sallaksave "t persekutuar" nga e djathta!


Postuar nga Ari. datë 06 Qershor 2007 - 15:42:

problemi im eshte se nga njeher ndihem si ufo,sepse kur me thone kthehu ne te djathten une kthehem ne te majten,,,
por para disa kohesh bera operacion gjurin e majte,meniskun,dhe qe prej asaj kohe(nga halli,apo nga frika)fillova te perdor dhe kemben e djathate per te lozur,jo si e majta por mire do te thosha,dhe shoket nga njeher cuditen kur lozim futboll si harrite te perdoresh kemben e djathte,,
UNE do te kisha deshire te dija si nga ana shkencore,apo mjeksore sesi shpjegohet kjo gje ose me sjelljen,karakterin e ketyre njerezeve.?????
nje nigerian nga fiset zulu nuk e di ku,nejse,me foli dicka per keta lloje njerzish.Por nuk i them per efektin mos ta kthejme temen ne teme bajate..
ju faleminderit ari


ah p.s NS-6,PER PING-PONG E mbaj raketen me dhemb dhe te fale 5topat e pare,pasandaj kemi sfide ne shah,dhe tenis ok????)


Postuar nga briseide datë 06 Qershor 2007 - 22:52:

Re: Sallaksit e forumit,apo nuk ka asnje???

Pershendetje....teme e lezetshme

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi
i bej te gjitha me te majten pervec se te shkruarit qe shkruaj me te djathten



Idem

Madje edhe shkruaja me te majten...po me detyruan te nderroja...dhune psikollogjike :p

P.s interesant shpjegimi i bletes

P.p.s Ari...nje nigerian nga fiset zulu?


Postuar nga Lela_Dr datë 06 Qershor 2007 - 23:18:

Po ne qe jemi te djathte duhet te hapim teme tjeter???

Kurse une anoj me shume nga te djathten, por e perdor edhe te majten pa problem.
Biles shpesh me pelqen te shkruaj me doren e majte sepse me pelqen shkrimi si femije 3 vjec ne hapat e para me stilolapsin

Nga pune jam detyruar te te ushtroj edhe krahun e majte, dhe tani i perdor perthujase te dyja pa problem.

Nuk kam probleme te tilla sic thote Ari me siper.


Postuar nga Ari. datë 07 Qershor 2007 - 01:06:

brisi

brisi tani,nga fiste zulu them une ...kush i di emrat e fiseve te nigerianeve...


Postuar nga Ari. datë 07 Qershor 2007 - 01:08:

deri tani u beme 3
une
ns-6
brisi

aha... strange


Postuar nga Tulipani datë 07 Qershor 2007 - 02:55:

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
Po ne qe jemi te djathte duhet te hapim teme tjeter???




Po pra Lela po ne te djathtet duhet te hapim teme ? Une te gjitha i bej me te djathten...por duhet ta pranoj qe perhere kam pasur zili ato qe shkruajne me te majten se me dukeshin te vecante e pastaj kam enderr te shkruaj me te dyja duart, tip lodhet njera ke tjetren se vdiqem duke shkruajtur shenimet.

Megjithate nje gje qe e konstatoj dhe une eshte ajo gjeja ç'njerezore e tortures per nxenesit e vegjel qe shkruanin me te majten. Personalisht kam patur ne klase por di dhe raste te tjera qe i detyronin te kthenin me te djathten...me duket nje gje idiote duke qene se s'eshte nje handikap pse duhet ta ndryshosh tjetrin me zor? Shpresoj qe mos e bejne me kete budallallek ne ditet e sotme...dhe nje gje tjeter me duket se eshte e trashegueshme.


Postuar nga NS-6 datë 07 Qershor 2007 - 03:35:

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi

ah p.s NS-6,PER PING-PONG E mbaj raketen me dhemb dhe te fale 5topat e pare,pasandaj kemi sfide ne shah,dhe tenis ok????)



hmmm...shif se te isha si ty do rimendohesha edhe iher...apo do qe ti kthej une pastaj me perqindjen ne lojen tjeter?


  Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 52 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.