Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- GRUSHTI Tregim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14132)
GRUSHTI Tregim
[I]Tregim i bazuar mbi një ngjarje të vërtetë…[/I]
'
.
...... ..................................Grushti
..........Ai hyri në klasë, ashtu i ndrojtur dhe pa dëshirë. Nuk njihte asnjë këtu dhe kishte atë mërzinë që na shoqëron përherë kur hyjmë në ambjente të panjohura. Zuri një vend bosh në bangën e parë dhe u përqëndrua në fletoret që kishte me vete. Qyteti nga vinte ishte një qëndër e zhvilluar, por relativisht e vogël. Prindërit ishin transferuar dhe në fakt ai vinte këtu pa dëshirë. Linte prapa një shoqëri të mirë dhe një qytet të dashur.
...........Vinte i hollë dhe i gjatë, por me trup të zhvilluar mirë. Kishte një fytyrë të këndëshme dhe dy sy të qetë. Në moshë të njomë kishte kaluar apendicitin dhe mbas tij një infeksion të dytë. Mjekët nuk i kishin vënë shumë shpresë, por më në fund jeta pat triumfuar mbi vdekjen. Kjo gjë e kishte bërë të vendosur në jetë. Gjithonë luftonte për të arritur atë që donte. Mjekët e kishin këshilluar se gradualisht duhej që të punonte për të forcuar muskujt dhe ai ishte bindur. Punonte çdo ditë për disa orë rrjesht. Trupi iu zgjat, por peshë nuk vinte, krahët iu forcuan por ai donte më tepër. Dhe kështu vit pas viti, erdhi e u bë një djalë i gjatë e i lidhur mirë. Tepër i përmbajtur; gjithmonë mbeti duke iu shmangur sherreve të zakonshme të fëmijrisë…
….........Ate moment, ishte i sigurt që të gjithë po e shihnin atë. Klasa me zhurmën e saj të zakonshme e trulloste sot pa ditur se pse. Papritur një fshirëse plot pluhur shkumbësi e goditi në pjesën e mbrapme të kokës. Qëndroi disa sekonda pa lëvizur, duke ndjerë mëshirë për veten dhe një urrejtje të pa kompromis për këdo që e kishte bërë atë veprim. Disa vajza iu afruan duke u përpjekur që ta qetësojnë. U ngrit ngadalë dhe u kthye me fytyrë nga grumbulli i nxënësve që po qeshnin me të madhe. Për çudi, duke parë ato fytyra idiote që e shihnin dhe e përqeshnin ashtu, pikërisht për fajin e vetëm se ishte i huaj aty, ndjeu mëshirë dhe keqardhje. Inati që i kishte hipur në fytyrë dhe që e kishte bërë që të zverdhej u zëvëndësua nga paqja që shoqëron gjithmonë fundin e një stuhije. Përdrodhi buzët me një të qeshur të hidhur dhe u ul përsëri në vendin e tij. Asnjëherë nuk e kishte menduar se mund ta zotëronte veten aq mirë. Po në fund të fundit çfarë duhej që të bënte. Ai djali, që qeshte më shumë, ishte dy herë më i gjërë se ai dhe kishte dy duar të mëdha, që mund të të bluanin po të bëje gabimin dhe të rrëshqisje midis tyre. Dy vajza që ngjisnin si binjake, i qëndonin pranë dhe mundoheshin që t’i bënin shoqëri. Ai i largoi me mirësjellje. E dinte mirë se ishte pikërisht një fjalë e mirë, apo një gjest i ngrohtë i ndonjërës prej tyre, shkaku i asaj fshirëseje mbi kokën e tij.
...........Qënja humane megjithse e zhvilluar, ruan në thellësi instiktet bazë të kafshës. Të mos guxonte kush dhe të hynte në teritorin ku dikush e quante veten mbret. Të mos guxonte dikush, që të trondiste sadopak pushtetin imagjinar të mashkullit, sepse pas kësaj fillonte ajo aq e mirënjohura lufta për post, lufta për dominim. Atë moment e ndjeu nevojën e mmiqve të vjetër më shumë se kurrë. Ata e njihnin, e donin dhe e kishin pjesë të tyre. Për këta këtu ishte vetëm një rival dhe asgjë më shumë.
...........Ra zilja dhe ai nuk po dinte se çfarë të bënte; të qëndronte akoma atje dhe të rrezikonte edhe një fshirëse tjetër, apo të lëvizte. Po ku të shkonte? Vendosi të rrinte, por duke i bërë një premtim vetes. Nëqoftëse ndodhte përsëri e njëjta gjë, ai do të ngrihej dhe do të shkonte të godiste në fytyrë, pikërisht atë më të fuqishmin prej tyre. Le të bëhej çfarë të donte. Edhe sikur ta dinte se do ta bënin copë, nuk kishte tjetër rrugëdalje. Dhe siç e kishte menduar përsëri një fshirëse fluturoi fare afër kokës së tij dhe u përplas në dërrasën e zezë.
..........Ai u ngrit i qetë, me një buzëqeshje të lehtë në të gjithë fytyren e tij, dhe ngadalë u drejtua nga grrumbulli ku ishin djemtë që këtë here po qeshnin si me zor. Aq i bënte kush kishte qëlluar. Ai duhej të godiste. E sa rendësi kishte se kush ishte fajtori!? Në këtë rast bëhe fjalë për domonim. Ai ose tani do të vendoste ndrerin e tij në vend, ose duhej që të largohej me bishtin ndër shalë nga klasa. Këtë të dytën ai nuk mund ta pranonte. Ai nuk iu bind vdekjes, që i erdhi aq pranë, si mund të trembej nga një mashkull…sado i fortë që të ishte.
...........Me një shpejtësi të rrufeshme e qëlloi djalin e madh pikërisht midis syve, atje ku ai mendoi se ishte vendi më i përshtatshem, E qëlloi vetëm një herë, por me të gjithë inatin e mbledhur në vite. Tani kishte erdhur çasti i tij. E qëlloi vetëm një herë dhe u kthye ngadalë për të ikur…Klasa kishte ngrirë. Ai ndjeu një zhurmë të mbytur pas shpine, por nuk e ktheu kokën. Po priste grushtin e madh që ta arrinte nga çasti në çast dhe ecte i tendosur. U ul në bangë, pa ditur se çfarë po bënte. E gjithë klasa i vinte vërdallë. Përsëri dy binjaket aty afer tij duke qeshur të gëzuara.
..........-Mirë ja bëre se e meritonte. Edhe sikur të vijë drejtori, ne jemi ne anën tënde.
...........Atëhere ai e kuptoi se çfarë kishte ndodhur. Ajo zhurmë e mbytur pas shpinës së tij kishte ardhur nga trupi i rëndë i djaloshit që po plandosej në tokë…
DXP
Re: GRUSHTI Tregim
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP

Faleminderit
DXP
Re: GRUSHTI Tregim
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
[I]Tregim i bazuar mbi një ngjarje të vërtetë…[/I]
...........Qënja humane megjithse e zhvilluar, ruan në thellësi instiktet bazë të kafshës.
..........-.
...........
DXP
Shume interesante kjo histori...Por kam disa pyetje per kete djalin qe po flet a ka qene shoky yt ? Apo e ke degjuar kete histori ? Ose me mire te them a ke qene prezent ne ngjarje ?
Do te me pelqente te lexoja perfundimin.
Citim:
Po citoj ato që tha Tigerblue
Shume interesante kjo histori...Por kam disa pyetje per kete djalin qe po flet a ka qene shoky yt ? Apo e ke degjuar kete histori ? Ose me mire te them a ke qene prezent ne ngjarje ?
Do te me pelqente te lexoja perfundimin.
Jam dakord me ty Mister, edhe une kur lexoj nje tregim nuk perpiqem te shoh sa ka personale ne brendine e nje tregimi.
Une tregimin tend e mora si nje triumf te djalit mbi semundjen qe kish kaluar me vite dhe me pelqeu shume. Stili i prozes se shkurter me terheq jashte mase. Ne rini mbaj mend qe lexova "Tregime Amerikane te shekullit te njezet" dhe akoma i kam ne kujtese se sa te goditura ishin ato tregime, si ato pikturat e nje piktori, qe e shpreh talentin e tij ne dy minuta dhe jo ne vite.
Urime dhe vazhdo te shkruash
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Jam dakord me ty Mister, edhe une kur lexoj nje tregim nuk perpiqem te shoh sa ka personale ne brendine e nje tregimi.
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Heroi qe zgjedh dikush eshte nje funksion i derivueshem, i cili nuk eshte e thene qe te jete edhe i vazhdueshem. Ti, jam i sigurt qe me kupton.
DXP
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
Prap provimet e shkolles se mesme mua!![]()
![]()
Lum si kotka qe ka bere te njejten shkolle me misterin!![]()
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.