Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=17)
-- sa here e keni lene mesimin per kafe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14507)


Postuar nga kryeministri sh."A.B datë 14 Shtator 2007 - 05:29:

Wink sa here e keni lene mesimin per kafe

shkruani se sa here e keni lene mesimin per te pire kafe me shoqerin.
dhe genjeshtren qe i keni thene zyshes per tju dhene leje???


Postuar nga kryeministri sh."A.B datë 14 Shtator 2007 - 05:34:

Talking ehu

si fillim po ju tregoj une.
e kam lene shpesh si domos ato oret e para se s'shtyej dita pa pire nje makjato ne mengjes.
per genjeshtra rralle kam bere se e kam ptur lejen ne xhep.


Postuar nga Enya datë 14 Shtator 2007 - 12:32:

Re: sa here e keni lene mesimin per kafe

Citim:
Po citoj ato që tha kryeministri sh."A.B
shkruani se sa here e keni lene mesimin per te pire kafe me shoqerin.
dhe genjeshtren qe i keni thene zyshes per tju dhene leje???



Ketu "genjeshtrat" alla shqiptarce nuk pijne uje o Kryeminister
-Kurre s`e kam braktis klassen dhe kurre sdo e braktis.


Postuar nga Lela_Dr datë 14 Shtator 2007 - 12:48:

O Kryeminister....vetem ne shqiperi te lejne me dal nga shkolla per te pire kafe....se po te dalesh jashte shqiperise jo per kafe s'te lejne por edhe per ne banjo duhet te marresh leje

Ky eshte koncepti i gabuar qe ka shqiperia sepse ben gjithe gjerat ndryshe nga bota.

Sa per temen kam votuar asnjehere...sepse nuk lejohet te dalesh nga shkolla per kafe....
c'do gje ndodhet ne shkolle dhe kur gjithe shkolla ka pushim atehere nxenesit dalin nga klasat per te konsumuar dicka si kafe, patatine, krekers, etj, etj... (ne brendesi te shkolles)


Postuar nga bleta punetore datë 14 Shtator 2007 - 18:39:

shpesh... se dhe kafja 200 lek ish atehere, te shkreten!

genjeshtra zyshes?!
asiiiiiihere, ohu s'me vinte ndonjehere rradha mua!

pastaj isha tip i urte... furnizoja klasen me raporte... te shkruajtura nga "eksperte" te shkollave te tj!

ueeee, mafie kemi qene, mafie... po tip robin hood-i... bojshim sevape!


Postuar nga KRIZA datë 14 Shtator 2007 - 18:54:

MESIMIN PER KAFE E KOM LONE 80% TE VITIT SHKOLLOR


Postuar nga briseide datë 14 Shtator 2007 - 19:07:

Une te kem lene shkollen???????

Po

Kam qene shembullore deri ne vitin e parafundit,pastaj ...dalje nga mesimi ne shoqerine,udhetime me tren ,ose thjesht merrnim oren e pare per te ngrene mengjes tek bari aty prane.
S'e di pse e benim,thjesht bruciare si thuhet.E forta eshte se nje here me kane zbuluar te shpise bashke me nje profesore griifshe.:o Shyqyr qe me moshen kujtesa zbehet ...(ne kete rast )
S'e kam cenuar veten gjithsesi,ne shkolle s'kam qene ndonjehere e vemendjes.

ii Bleta tip i urte..s'me besohet


Postuar nga Katilesha datë 14 Shtator 2007 - 22:51:

Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
shpesh... se dhe kafja 200 lek ish atehere, te shkreten!

genjeshtra zyshes?!
asiiiiiihere, ohu s'me vinte ndonjehere rradha mua!

pastaj isha tip i urte... furnizoja klasen me raporte... te shkruajtura nga "eksperte" te shkollave te tj!

ueeee, mafie kemi qene, mafie... po tip robin hood-i... bojshim sevape!



.........



Haaaaaaa bleta edhe une ne mature kam qene "eksperte" per shkruarje raportash...kallablleku para meje si me kene rralla e qumeshtit..:p

Po i pergjigjem temes tesh..:p

Ne shkollen e mesme nuk e kam lan asnjehere oren e mesimit me dal me pi kafe...se kam dal dhe e kam pi mas msimit...:p...

Ne shkollen e larte....vitin e pare ne te larten oret e para te leksioneve edhe mund t'i keme lene  ndonjehere me i hap syte me nje kafe te shkurt bashke me miqesine ....:p - asnje justifikim s'eshte dasht ne kete rast se leksionet jane fakultative..... ...kurse ne vitin e dyte........pah....vetem nje here mund te kem mungu per prob.personale...por ore mesimi  per me dale ne kafe Jo.....


Postuar nga Glaukus datë 14 Shtator 2007 - 23:49:



- me sa kujtoj unë ka pas ca raste që e kom lan kafen përgjys me shku në mësim ............ por kjo ka ndodh rrallë 

- se kam qenë nën patronazhin e nxënëses ma të mirë të klasës .. Bletës Shëmbullore .... :p 


Postuar nga Katilesha datë 14 Shtator 2007 - 23:53:

Citim:
Po citoj ato që tha glaukus


- me sa kujtoj unë ka pas ca raste që e kom lan kafen përgjys me shku në mësim ............ por kjo ka ndodh rrallë 

- se kam qenë nën patronazhin e nxënëses ma të mirë të klasës .. Bletës Shëmbullore .... :p 



.........

Thuj te  verteten ......t'i gjithmone  leshe kafen pergjys me ardh ne mesim se ishe ne banke me mu.....:p


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.