Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Lucio Dalla apo Riccardo Cocciante : Cili eshte me i madhi ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14545)
Kush eshte me i gjate-Lucio Dalla apo Riccardo Cocciante?
Pyetja eshte ndertuar ne menyre absurde keq.
Duhet te ishte:Kush nga te dy eshte me gjigand?
Ndoshta ne artin e tyre,ka pak gjera te perbashketa,por skena e muzikes italiane dhe asaj boterore i bashkon.
Dy kantautoret me trup te shkurter,por me zemer te madhe dhe art te jashtezakonshem.
Margerita e Cocciantes dhe Caruso e Dales.
Le ta filljme me dy kenget me te njohura te tyre.
Riccardo Cocciante "Bella senz'anima" LIVE 2005 da Celentano
I lindur me 1946 ne Saigon,me nene franceze dhe baba italian,Kocante eshte nder kanta-autoret me te njohur ne Europe dhe ne Ameriken Latine.
Eshte nga te rrallet ,qe kendon ne menyre te perkryer ne kater gjuhe:italisht,frengjisht,spanjisht dhe anglisht.
Lucio Dalla "Piazza Grande" LIVE Sanremo 1972
I lindur jo shume larg nga Piazza Grande e Bolonjes me 1943,Luccio pati ne fillim nje karriere jo te shkelqyer.
Madheshtia e tij qendron ne rritjen e vazhdueshme si artist(per fat te keq,fizikisht nuk zgjatet me).Albumet e fundit deshmojne per potencialin ne ngjitje te 64 vjecarit Dalla.
Me gjithe rrespektin qe kam per Dallen do thosha se nje kenge e paarritshme si Margherita e tregon vetvetiu se kush eshte me i "gjate".
Mendoj se Cocciante vetem ate kenge te kishte bere dhe te kishte vdekur perseri do te kujtohej si nje nder kengetaret me te mire qe ka nxjerrre Italia.
E ardhmja....
Eshte verte e papparashikueshme e ardhmja e krijimtarise se Lucios.
Ndoshta edhe regji filmi.Eshte me shume shije dhe nje artist teper krijues.
Lucio Dalla Futura
Sinqeriteti..........
Krijimtaria e Rikardos shquhet per poetiken,ndjeshmerine dhe sinqeritetin e ndienjave.
Nje shpirt i madh dhe fisnik.(Nuk ka shume qejf te paguaje taksat,por....te gjithe genjejme nga pak per to).
Riccardo Cocciante "SinceritÃ_" 1984
Bashkepunimi eshte ...ceshtje ndienjash?
Kocante ka shume bashkepunime me kengetare dhe artiste te tjere gjate karrieres se tij te gjate.
Nje nga te fundit me Minan.
Mina e R. Cocciante Questione di feeling
I paske vene ne te njejten peshore peshtim te dy artistet. Urime per temen. Po per Claudio Baglionin kur do na hapesh nje teme?
Te pershendes
Demi...ai konkuron me te gjatet.....mbase me Ramacotin ose Antonacin....se Mbreti(Celentano) nuk ka konkurente...
hahaha s'kam pike dyshimi per Adrianon. U takon dhe te gjateve nje teme..
Lajmerim : S'me duket e drejte ta heq kete video se me duket sikur po censuroj forumistet dhe te drejten per tu shprehur.
Por do te desha te theksoja se : mbase kenga mund te jete e bukur por teksti i saj nuk pasqyron ne asnje menyre kategorine e femrave kosovare. Zoti Dalla ta mendonte mire para se ta shkruante ate ... te shikoje njehere dinjitetin e femrave italiane pastaj te flase per tonin.
Tulipani
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.