Forumi Horizont
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Konfliktet botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=160)
-- Paqja dhe Lufta, 2 ekstreme te paevitueshme ?!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14875)


Postuar nga Tulipani datë 16 Nëntor 2007 - 18:32:

Lightbulb Paqja dhe Lufta, 2 ekstreme te paevitueshme ?!!

"Asnje paqe nuk eshte aq e padrejte, sa te mos preferohej edhe perpara luftes ne dukje  me te drejte "      Erasmus von Rotterdam

 

Çfarë do të thotë paqe? Një përgjigje e parë mund të ishte: e kundërta e luftës. Menjëherë pas kësaj do të vijonte pyetja, se cili do të ishte përkufizimi i luftës. Është e vetëkuptueshme, që në lojë do të duhet të vijnë konceptet e dhunës dhe konfliktit. A mund të përfytyrohen  raporte njëkohësisht paqësore dhe të padrejta?
Lufta dhe paqja formojnë dy ekstremet. Kriteri më i rëndësishëm është masa e dhunës: nëse ajo përdoret në masë ekstreme, dominon lufta. Nëse kemi të bëjmë me një masë të lartë mungese dhune - apo sido që të quhet - atëherë zotëron paqja. Përballë dhunës aktuale dhe të strukturuar në anën e majtë qëndrojnë bashkëpunimi dhe integrimi në anën e djathtë.  


Postuar nga SmoKer datë 23 Nëntor 2010 - 21:59:

Koreja e Veriut, predha ndaj Jugut

Koreja e Veriut ka qëlluar një seri predhash përtej kufirit të saj detar perëndimor, duke nxitur reagimin e armatosur të Koresë së Jugut.

Mediat lokale raportojnë se predhat kanë rënë mbi një ishull të Jugut dhe për pasojë disa shtëpi kanë marrë flakë dhe disa ushtarë janë plagosur.

Pas sulmit, Koreja e Jugut ka ngritur në nivelin maksimal gjëndjen e gatishmwrisë, ka bërë të ditur Ministria lokale e Mbrojtjes.

Ndërkohë, liderët kryesorë të vendit janë takuar në një bunker nën tokë në Seul për të diskutuar mbi incidentin, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Pas saj, presidenti Lee Myung Bak ka deklaruar se po përpiqet që të parandalojë përshkallëzimin e situatës pas sulmit.

“Por nëse provokimet do të vazhdojnë, atëherë përgjigjia e Seulit do të jetë më e fortë”, ka deklaruar Myung Bak.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë pasi Koreja e Veriut njoftoi se zotëron një impiant modern për pasurimin e uraniumit.


marr nga ... top-channel.tv




A duhet ta shikojme si nje burim konfikti nderkombetar ?!


Postuar nga X-File datë 24 Nëntor 2010 - 18:54:

Re: Koreja e Veriut, predha ndaj Jugut

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer

A duhet ta shikojme si nje burim konfikti nderkombetar ?!



Ne njefar forme edhe mund te jet burim i nje konflikti te ri nderkombetar mirpo duket sikur Kim Youngu i ri, ka dhene nje mesazh se do te ndjek rrugen e te atit dhe nuk eshte me pak i vendosur se ai.

fakti me interesant i ketij shkembim zjarri eshte se pikerisht ne kete kohe Koreja Jugore eshte duke derguar ndihma ushqimore ne Koren Veriore dhe keto ndihma "u paguan" me disa predha artilerie.

ec e mere vesh kete punë !!!


 
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.