Forumi Horizont | Gjithsej 23 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 222 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Nga cfare keni frike? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1554)
Pse ke frike ti? Behu icik trim....
Nje pyetje kam per ju antare te forumit...
Cila eshte gjeja qe ju frikson me shume?
PS. Nuk ka trima ne kete bote :p
Nuk ka shume gjera qe me frikesojne,por nje nga ato eshte mosrealizimi i planeve te mia ne jete.
femrat
Asgje nuk me frikson. Biles cdo gje e shikoj me syrin pozitiv. Nuk e di pse por te pakten kur kam qene ne shqiperi gjithmone jemi mesuar qe mendojme te keqen perpara dhe behemi shume konservative ne veprimet tona duke menduar te keqen. Po nuk pate guxim nuk can dot ne boten en te cilen jetojme. Tani, ne rast se do te besh 1 jete te thejshte, te qete dhe nuk ke kerkesa kundrejte vehtes mund te mjaftohesh me pak dhe mos te friksohesh. Ketu nuk behet fjale per gjera materiale. Personalisht une mendoj dhe jam i sigurte per 1 gje qe ne rast se do te arrish dicka se z'ben, vjen nje dite dhe e arrin. I never give up on anything I want. Not Life, not love, not work not friendship. If I want it I'm gonna get it no matter what. With limits ofcourse.
peace.
cancer hahahahahahhaha
Sa e cuditshme kjo bote. Ca vdesin per femra e ca kane frike.
Nejse, bej sikur ste kuptova por e di per cfare e ke fjalen. Por mendoj se gjerat jane shume reciproke. Cfare ndodh ketej ndodh dhe andej...
Une frike? Se di tamam. Ka gjera qe kam inat por frike tamam se di. Frike normalisht skam por si cdo njeri ka momente frike dhe ato momente normalisht perkojne me ndonje histori dashurie apo ndonje vajze. Me se shumti kane te bejne me humbjen e personit tjeter. Ose jo vetem me humbjen natyrale kur tjetri ndahet nga ty por per humbjen e detyruar.
Dikur kam pyetur dike dhe me tha qe ka ndjere te njejten gje:
Te jesh me personin qe do ne nje nate te bukur dhe papritur te ndjesh friken se tjetri do vdese ose do ta marrin. Te ndjesh friken se mos i ndodhe nje aksident papritur ose mos vjen nje bande e ta vret. Keto jane ndjenja casti prej pak sekondash dhe shume te rralla por kam pershtypjen se shume prej nesh e kane njohur.
Frike standarte spara kam me duket.
Kam frike nga plakja. Nga mosha, koha qe iken...
Kur isha ne fillimin e gjimnazit me dukej se kjo mosha madhore duhet te ishte shume mire dhe nuk proekupohesha per te arritur interesat e mia, pasi nje aftesi per ti arritur vinte natyrshem me vone dhe po prisja me padurim te arrija moshen madhore. Me mbarimin e gjimnazit po ndjeja gjithnje e me teper intensitetin e kohes e ta cmoja shume. Me duket sikur cdo moment qe iken, me shqeteson, mund ta kisha perdorur per me mire e do behem pishman deri ne detaje per menyren si po e kaloj... cpo bej me te.
Vertet qe plakja me tere cka brenda me frikeson... Cdo minut qe kalon, cdo dite, cdo muaj, me iken shume shpejt dhe dua ta ndal. Me ze paniku me raste :p
Hey!
Dhe per kete me siper nuk behem dot trime fare :p
Frika
Une nuk kame frike nga asnje gje. Nuk me tremb asgje nga ato qe u permenden me lart. Vet zoti e ka shkruar se cdo te ndodhi dhe mendja dhe dora e njeriut nuk mund ta ndryshoj dot. Provojeni njeher te mos mendoni kur per friken dhe do shikonise nuk do ndijeni frike
E vetmja gje qe kam frik dhe e urej per vdekje eshte "Pabesia"
Kjo eshte e vetmja qe me frikson.
frika
UNE jam refugjat dhe frika ime eshte e madhe.
Kam frike se do te vdes larg familjes.l
Kam frike se mbase nuk arrij ti shoh prinderit se njerez jemi dhe gjithcka ndodh.
Kam frike se kthimi ne atdhe eshte teper i larget.
Kam frike se kjo jete ketu ne angli me ka ndryshuar, me ka bere mete ftohte ne ndjenja si keto njerez ketu.
Kam frike se nje dite keto ndjenja humane kundrejt familjes do te zhduken.
Kam frike se do te humbas vetveten ketu ne kete vend te larget dhe te ftohet.
Kam frike se do te plakem larg atdheut dhe larg shokeve dhe familjes time.
Kam frike se nje dite do te zgjohem i tmerruar nga gjumi dhe do te jem i rrethuar nga njerez qe s:flasim gjuhen time dhe te huaj per mua.
Kam frike se nje dite do te zgjohem nga gjumi dhe do ta kuptoj se jeta ime ishte thjesht nje iluzion i pakuptimte ne dhe te huaj.
Kam frike qe kur te semurem prane krevatit apo ne spital sdo te jene njerezit e mi te dashur,shoket dhe prinderit por nje infermiere e huaj qe skupton ndjenjat e mia.
Kam frike se do te vdes ne vend te huaj dhe pa familjen time prane.
Kam frike nga ZOTI(ALLAHU).
Kam frike nga gjithcka qe seshte ne doren time dhe jashte vullnetit tim.PoR besoj ne ZOT(ALLAH) dhe kjo me mban me shpresa qe gjithcka do te shkoje mire.
Frike??
Po!Kam frike....kisha frike kur isha i vogel dhe mbulohesha poshte mbulesave dhe vetem aty ndihesha i sigurt....
Tani frika eshte e nje lloji tjeter dhe qendron larg mbulesave.Ketu kane nje shprehje qe thuhet''tutto ha un rimedio....tranne la morte''.
Ne fakt nga vdekja nuk kam frike,jam ne nje status qe me lejon plotesisht te kuptoj qe eshte gjeja me natyrale qe mund te te ndodhi(mbas lindjes)
Frika me e madhe ne fakt eshte te humbas dike qe kam kerkuar neper vite dhe te zvanitej do te ishte vertet diçka qe vetem ta kaloj si mendim me hedh ne gjendje frike....
Gjithsej 23 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 222 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.