| Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Shteti dhe frika qe mbart (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16096)
Shteti dhe frika qe mbart
Me ka rastisur te kem te bej me policine dhe ne disa raste kam ndjere veten si pjese e shoqerise, pra jo si nje kriminel i mundshem qe polici mundohet te nxjerre ne pah. Kuptoj me kalimin e kohes se frika ndaj policit ka nje burim te thjeshte. Per shembull, policet ne Shqiperi na duken te frikshem, frenojme, sillemi me xhentilese dhe i bejme shoke. Konkluzioni im eshte se frika ndaj policise shpreh vetem diferencen mes asaj qe jemi dhe asaj qe duam te jemi. Per kete aresye te thjeshte krijojme ligje dhe dhune shteterore per te detyruar kulturen tone te jete ndryshe nga c'eshte. Dhe fundja e kuptojme se dhuna shteterore nuk lind nga Nano, Berisha apo Enveri, por nga vete neve qe ndertojme nje shtet te frikshem dhe te dhunshem per te detyruar veten te ndryshojme ne drejtimet qe na thote bota. Eshte e trishte, por e shikoj qe eshte keshtu.
Per shembull marrim rastin e nazizmit. Populli e ndoqi Hitlerin ne emer te nje ndryshimi te madh, per te arritur nje qenie superiore.
Mesa duket i njejti perberes themelon suksesin dhe humbjen e nje shteti. Dhe pikerisht per kete nje popull ka pergjegjesi maksimale kur i hyn rruges per "ndryshim" te gatuar nga ndonje politikan. Eshte si nje monedhe qe hidhet ne ajer dhe mund te dalesh fitues ose humbes, por eshte pergjegjesi e popullit te luaje bixhoz me te ardhmen, ne menyre te ngjashme me bixhozin qe luan natyra ne mutacionin e gjeneve. Nje politikan mund te prodhoje kancer, ose gjeni ne kulturen e ardhshme te nje populli.
Ne fakt tema jote me kujtoi kujtimet me te keqia qe kam nga Shqiperia, ndoshta nje nga arsyet pse s'dua te kthehem atje. Ne te gjitha rastet qe kam pasur te bej me policine (shqiptare) kam qene e detyruar te perdor nje gjuhe, nje sjellje, nje metode qe si perket vetes time 
Tani te kthehemi tek binomi Shtet-Frike
Nuk jam shume e mendimit se frika eshte diferenca mes asaj qe jemi e asaj qe duam te jemi frika ime ndaj policise lind sepse ne momentin qe une perballem me te ndihem e pafuqishme sepse ne cdo situate mund te mos mbroj dot interesat e te drejtat e mia dhe pasojat e saj bejne qe tek mua te lindi kjo ndjenje. Ndersa duhet te jete e kunderta , fundja policia eshte sherbyesi im! Po s'qeshe une ai ska arsye te ekzistoje.
Ne formen qe kemi zgjedhur dmth demokracine, kemi zgjedhur dhe menyren se si ti sigurojme te gjitheve nje rend e nje siguri (detyra e shtetit). Keshtu ata te perzgjedhurit (pa emra sepse marrin te njejtin emer kur jane ne pushtet) kane detyren te drejtojne me barazi fuqine e dhene nga populli. Nga keto baza lindin dhe justifikimet per te krijuar nje organ drejtues me elementet e tij ( po marrim rastin e policise ) qe do te na ndihmojne per te pasur nje shtet sa me te drejte e sa me te mire per te gjithe.
Deri ketu teorikisht cdo gje duket e bukur e funksionuese por perse ne diskutojme friken kur flasim per nje rregull qe e kemi zgjedhur vete? Une mendoj se shteti nuk mund te reformohet dot sepse nese do ta reformoje do te thoshte qe duhet te gjenim nje menyre tjeter per tu qeverisur, ndoshta njerezit po.
Kam tendencen ta konsideroj shtetin si nje tregtar qe shet mallin e tij (rregullin) nje tregu (populli qe kerkon mbrojtje) dhe menyra me e mire per ti dhene vlere eshte ta bindi popullin e tij qe s'eshte i sigurte e ta frikesoje akoma me shume... keshtu shteti siguron jetesen e tij dhe e ben kete me ane te policise!
Ashtu si e shikoj une, shteti eshte nje rrezik per individin me shume se sa siguri. Mjafton qe ti te gjendesh ne anen e gabuar ose ti perkasesh nje shtrese te dobet, nje pakice dhe ja ku shteti del e behet nje armik i yti.
Me kete s'po them se o burra te permbysim rendin, por ama duhet te marrim pergjegjesine qe nese nje shtet nuk mbron interesat per te cilat une e kam zgjedhur dhe ne te njeten kohe nuk eshte ne gjendje te me tregoje mua se e justifikon ekzistencen e tij atehere ai shtet per mua eshte i paligjshem.
Pikerisht per kete aresye arrita ne perfundimin e mesiperm. Shteti efektivisht ndjek interesat per te cilat eshte zgjedhur, por ato interesa jane krejt jashte realitetit te perditshem.
Marrim dy shembuj te thjeshte:
Ne shqiperi ka limite shpejtesie neper rruge te cilat jane thjesht utopike. E kam vene re disa here me veten time (psh prane Vores ne autostrade limiti eshte 40 km/h) dhe nuk e respektojne dot as kamionet e jo me veturat (shpejtesia mesatare 60 km/h).
Rasti i dyte i takon jugut te Italise, ku CD e kopjuara dhe aktivitetet e jashteligjshme mbajne ne kembe shume familje. Nese keto aktivitete zhduken sot me neser praktikisht populli vdes. Pra jashteligjshmeria eshte e nevojshme per te mbijetuar ne zona te tilla.
Atehere, pas ketyre shembujve, eshte evidente qe limiti qe i veme vetes eshte krejt utopik dhe pa lidhje me realitetin. Kjo ben qe frika ndaj policise te jete VETEM nje frike e ndergjegjshme per diferencen mes rregullave utopike dhe realitetit te perditshem. Keshtu qe friken nuk e sjell polici ne vetvete, por vetedija se dicka jashte ligjit do e kemi patjeter, duke qene se rregullat qe kemi vene jane komplet jashte natyres tone.
Me pak fjale, pra, frika para policit permbledh ankthin popullor te qenies krejt ndryshe nga c'duam te heqim veten kur bejme ligjet. Apo jo ? 
Si ka mundesi qe une s'kam frike nga policet?!
Kete e ve re edhe ne biseda me tim vella. Ai s'i honeps dot, duke i quajtuar injorante, oportuniste dhe te mjerueshem!
Ndersa mua me duken thjesht qytetare shqiptare, nje shtrese e varfer (zakonisht) e shoqerise sone dhe te metamorfuar nga kriminelet!
Per kriminele dua te them politikanet, pushtetaret ne pergjithesi dhe "bobat" qe levizin me Mercedesa, BMW-ra, Audi dhe Range-ra...
tulipani dhe fajtori me duket se diskutoni per dy gjera te ndryshme...tulipani po diskuton per stadin final (statik) te nje shteti gati ideal...ashtu si duhet te jete dhe ka shume te drejte, aty duhet te tentojme te gjithe...kurse fajtori po diskuton per rrugen qe duhet te ndjekim duke verejtur nje hendek te madh midis shembujve praktike dhe teorise, kjo e kuptuar si veshtiresi per tu kapercyer gjate rruges per te arritur ne destinacion
kur gjendemi perballe nje njeriu te semure normalisht qe nuk pretendojme nga ai qe te punoje hamall apo te shkoje ne miniere apo te funksionoje 100% sic ka funksionuar me pare, ne se e cojme me force ne miniere mbase edhe duke e fshikulluar me kamzhik ai thjesht do te vdese apo do semuret me shume mbase edhe mund te sherohet po me sakrifica te medha (sic u sherua bashkimi sovjetik mbas revolucionit te tetorit ku te ngarkuarit e shtetit kishin urdher per te bere kolektivizimin e prones te merrnin me force c'do lloj prone private duke i lene te vuanin urine familje te tera dhe per kete jane regjistruar raste kanibalizmi femijesh nga vete familja e tyre...nuk besoj se jemi dakort me keto lloj sakrificash)
rruga tjeter eshte ta ndihmojme ate njeri, t'i japim kohe, energji, te mira materiale, te sakrifikojme per te duke pritur qe te sherohet...dhe si perfundim ka shume rrezik qe te kemi krijuar nje halabak, qe nuk punon, plot me vese, qe nuk do na e shperbleje ndonjehere per gjithe mundimin qe kemi derdhur dhe as qe nuk e meriton ate mundim.
nje fjale e urte thote: "semundja eshte meshire per njeriun"...nje i njohuri im ka shtuar: "ne se nuk kthehet ne menyre jetese" 
nderhyrjet qe mund te bejme ne tek shoqeria (vetem nepermjet kesaj mund te nderhyet tek shteti) eshte te mundohemi te bejme gjerat e drejta duke patur ne mendje ekuilibrin qe duhet per te mos kthyer semundjen apo nje gjendje nevoje ne nje menyre jetese te re...
Pse kemi frike ndaj shtetit?
Them kjo fjalimi ne anglisht e shpjegojne friken time ndaj shtetit.
To be GOVERNED is to be watched, inspected, spied upon, directed, law-driven, numbered, regulated, enrolled, indoctrinated, preached at, controlled, checked, estimated, valued, censured, commanded, by creatures who have neither the right nor the wisdom nor the virtue to do so. To be GOVERNED is to be at every operation, at every transaction noted, registered, counted, taxed, stamped, measured, numbered, assessed, licensed, authorized, admonished, prevented, forbidden, reformed, corrected, punished. It is, under pretext of public utility , and in the name of the general interest, to be place[d] under contribution, drilled, fleeced, exploited, monopolized, extorted from, squeezed, hoaxed, robbed; then, at the slightest resistance, the first word of complaint, to be repressed, fined, vilified, harassed, hunted down, abused, clubbed, disarmed, bound, choked, imprisoned, judged, condemned, shot, deported, sacrificed, sold, betrayed; and to crown all, mocked, ridiculed, derided, outraged, dishonored. That is government; that is its justice; that is its morality." (P.-J. Proudhon, General Idea of the Revolution in the Nineteenth Century, translated by John Beverly Robinson (London: Freedom Press, 1923), pp. 293-294
ke sjelle nje nga autoret qe e ka pershkruar me mire idene e temes, ja pse une nxehem kur flasin keq per anarkine dhe e barazojne me kaosin
Po ta kishe perkthyer do kish qene me e drejte ama ... se keshtu i biem shkurt te gjithe 
Citim:
Pra jashteligjshmeria eshte e nevojshme per te mbijetuar ne zona te tilla.
Citim:
frika ndaj policise shpreh vetem diferencen mes asaj qe jemi dhe asaj qe duam te jemi.
Citim:
Po citoj ato që tha Auberoni
Nuk me kujtohet emri por ishte nje shkollar i shkollave franceze qe krimin, jashteligjshmerine e konsideronte si faktor te shendosh te shoqerise.
Citim:
Po citoj ato që tha Auberoni
Pra, ligji/shteti nuk ofron drejtesi, ofron vetem zgjidhje problemesh dhe secili qe pret drejtesi nga Gjykata eshte duke pritur Godon. As jeta nuk eshte e drejte; ai qe lind ne Etiopi do te vuan per ushqim e ai i lindur ne vendet Skandinave trashegon nje GDP te larte. Dalngadal, ky mjet eshte shendrruar ne qellim.
Jo cdo gje qe eshte e kunderligjshme eshte e padrejte. Jo vetem ne Shqiperi e Itali, por US e UK e France e gjetiu.
Tash ligji nuk mbron demokracine, mbron plutokracine.
Ligji e policia jane instrumente objektive qe flasin me gjuhen e dhunes dhe duhet permbysur. Por, mungon alternativa.
| Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.