Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Poezi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16259)


Postuar nga pulaj66 datë 07 Gusht 2008 - 15:41:

Smile Poezi

MALL
Ti lehte trokite ne zemren time,
Porten e saj e shtyve me ngadale,
Ti hyre ne te e qeshur,e shkujdesur
...... pa ndrojtje,
Nga zemra ime buronte vec mall.

FIJA E FLOKUT
Nje fije floku
varej pergjate palltos sime.
Relikt zbukurimi pas takimit
me te dashuren,
Kur me afrohet nje buzeqeshje,
Apo dhe ndonje shikim premtues,
Ne te perditshmen ....
endet kjo fije
floku-qortues.

BALADA E LISIT
Te ky lis me rrenje
e trung legjende,
Te ky lis i gjelber mocmerisht,
Dy komite ne nje dege te varur,
Enden neper vite ,
S'japin shpirt.

NDJENJE
C'me dhurove ate nate,
Ku mbremjes iu shtuan frymemarjet
.......tona,
Ngrohtesine e buzeve e ndjeja me
...endje,
Edhe kur yjet prushezuan qiellin
ne oret e vona.

ISHTE MENGJEZ KUR I HAPA

Mbyll syte per te fjetur,
Ti shaqesh.
Cel syte
Me iken e endert,
E pakuptueshme.......

Prape i mbyll syte
per te fjetur;
Kete rradhe
Po te mbaj ne qepalla.

Ishte mengjes kur i hapa.

VEGIM
E dashurova ne heshtje
Mes qetesise se valeve
te detit
.....U krodha ne uje
Shembellimi i saj
Ish fshehur ne thellesi.

FILLIM DASHURIE
Kishim deshire,
Por s'kishim ze,
Kishim shprese,
Por heshtnim....
Kishim endrra,

Por ne to pushonte nata.


 
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.