Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Shqiperia ofron per vizitoret e huaj ?!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16621)


Postuar nga SmoKer datë 26 Nëntor 2008 - 01:49:

Shqiperia ofron per vizitoret e huaj ?!!

Nqs nje miku juaj i huaj kerkon te vizotoj Shqiperine , Ku do ja nisnit dhe cfare do vizitonit se pari?

Un mburrem per Shqiperine , por se per cfare ofron Shqiperia nuk e di ?

Mendimet tuaja do jene te vlefshme per mua. Persh


Postuar nga SmoKer datë 03 Dhjetor 2008 - 21:04:

Me te verte qe me vyen shume ndonje ide persa i perket temes.
E kapa kete teme sepse nje mike e imja deshiron te vizitoje Shqiperine dhe un dua te di ndonje vend te bukur qe mund ti tregoj.

thanks


Postuar nga Ari. datë 04 Dhjetor 2008 - 06:41:

ne kalan e porto palermos
ne kishen e labovese ne gjirokaster
ne manastirin e permetit
ne butrint
ne syrin e kalter
ne finiq
ne ardenic
ne theth
ne pogradec
edhe ne kalat te tjera si ajo e beratit e
gjirokastres

ke plot


Postuar nga SmoKer datë 06 Dhjetor 2008 - 00:30:

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi
ne kalan e porto palermos
ne kishen e labovese ne gjirokaster
ne manastirin e permetit
ne butrint
ne syrin e kalter
ne finiq
ne ardenic
ne theth
ne pogradec
edhe ne kalat te tjera si ajo e beratit e
gjirokastres

ke plot



Ide Shume te mira te gjitha..

Butrinti e konsideroj qe duhet vizitur patjeter sepse tregon se kush kemi qene.

Pogradeci ...edhe ky duhet vizitur patjeter.

Berati dhe Gjirokasta jan qytete mjaft te bukur ... edhe keto duhen vizituar ..

Flm Ari , e vlersoj


Postuar nga Balerina datë 06 Dhjetor 2008 - 01:40:

Listes se Arit i shtoj edhe Ujin e Ftohte ne Vlore, Dhermi, Himare, Llogara, dhe normalisht Kalane e Gjergj Kastriotit ne Kruje, se bashku me Muzeun Historik Kombetar dhe Muzeun Etnografik ne Kruje nqs ajo deshiron te marre nga Shqiperia edhe nje ide se kush jane shqiptaret.
Nese ke mundesi, vec, te sugjeroj qe te mbash lidhje me ndonje vendas te vendeve qe do te vizitosh se vendasit i dine me mire pikat qe ia vlejne. Jam krutane, dhe ne eksperiencen time kam pare me qindra turiste qe shkojne e shohin pikat me te dukshme, por gjithmone mendoja "ehhh, cfare po humbin." Mbaj ndonje lidhje me ndonje vendas, ia vlen me te vertete.

ps. Duke kerkuar ne net, me befasoi cmimi i ketij hoteli ne Dhermi. Me te vertete qe cmimet jane shume lire. http://www.albania-hotel.com/hotel_drymades.html

dhe ky website qenka informatik per hotele
http://www.edialtour.com/


Postuar nga AndreaPirelli datë 06 Dhjetor 2008 - 04:31:

Ore po per te huajt ka i qerre vende per te vizituar ne shqiperi ......... per ne te shkretet eshte problem ....... s'ke ku shkon ..... .


Postuar nga IQVLORA datë 06 Dhjetor 2008 - 19:45:

Mendoj se ka plot vende ku te huajt do te shijonin bukurite e nje vendi te pa eksploruar.perendimorve ju pelqen te shohin qytete antike,kala,kisha,manastire,xhami te vjetra,male lumenje, shpella,rruge te vjetra etj.Atyre ju pelqen te kalerojne ose edhe te hipin mbi nje gomar.Ne Shqiperi te gjithe e dijme qe ka plot gjera te tilla.Atehere atyre ju duket cdo gje atraktive dhe kur kthehen ne vendet e tyre ata ju tregojne edhe miqve ,te cilet behen kurioz per te vizituar nje vend te papare e qe ndodhet me afer se Gerqia.Aq eshte puna sa te mesohet rruga. Qeveria Britanike ka ulur taksat portuale per fluturimet ne Shqiperi ne masen gati 50% per t'ua bere me te lire qytetarve te vet eksplorimin e Shqiperise.Kjo eshte gje e mire,por kryetaret e bashkive tona duhet te krijojne kushtet me elementare per keta turiste.Nje britanike midis fjalve te mira qe tha per Gjirokastren tha edhe kete,se ajo nuk gjeti nje toilet publik ose privat ne rruget e qytetit pasuri e kultures boterore e mbrojtur nga UNESKO.Bota i ka te paisura me leter higjenike e me uje te ngrohte tualetet.Per keto kushte nuk behet fjale fare,por nuk ka fare ndertime te tilla teper te nevojeshme per nje qytet.Te tilla nuk ka as ne Tirane,lere me ne qytetet periferike.Ne Vlore mbaj mend ne kohen e diktatures ishin te pista por kishte ne 4-5 vende.Ne qender te Vlores tek ish stacioni i autobuxve tek pishat,ne kendin e lulishtes afer Monumentit te Pavaresise ka qene nje e tille ,por e privatizoi nje evgjit dhe si perfundim e mbylli fare e ndertoi atje nje aktivitet ne mos gaboj per prerje xhamash e dicka tjeter.MCDonalde ne Shqiperi nuk keshtu qe ngelesh keq.


Postuar nga SmoKer datë 06 Dhjetor 2008 - 21:02:

Balerina ,
Muzeun kombetar shume ide e mire , Vlora po qe po sepse dua dhe vete ta shoh se not to be funny po asnjehere skam qene pervete.
Dhe hoteli ne dhermi nuk qenka keq , por sbesoj se iki anej se do jete vetem per nje kohe te shkurter vizita 7 diteshe .

turll , you are right!

IQ , Do perjashtoja shpellat nga ato qe me ke sugjeruar te tjerat nuk jane ide te mira
flm te gjitheve per sygjerimet.


Postuar nga kotka datë 06 Dhjetor 2008 - 21:19:

1. Galerine e Arteve ne Tirane.

Mos harro se piktoret dhe skulptoret shqiptare jane shume te talentuar.

2. Ne malin e Dajtit ne Tirane.

Kane vene edhe teleferik dhe je atje per gjysem ore, jo si dikur neve, qe donim nje dite te tere te shkonim atje, se i ngjiteshim me kembe dhe ne darke nuk kishim fuqi te kercenim se na dhimbnin kembet.

3. Muzeumin e Skenderbeut ne Kruje

Fantastik, ka edhe shume dyqane artizanati.

Veri ne liste Gjirokastren, Beratin, Vloren, Saranden perfshire ketu gjithe bregdetin e bukur te Llogarase. Jane qytete qe ja vlen ti vizitosh, se kane histori dhe kulture.


Postuar nga IQVLORA datë 06 Dhjetor 2008 - 22:59:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`
Balerina ,
Muzeun kombetar shume ide e mire , Vlora po qe po sepse dua dhe vete ta shoh se not to be funny po asnjehere skam qene pervete.
Dhe hoteli ne dhermi nuk qenka keq , por sbesoj se iki anej se do jete vetem per nje kohe te shkurter vizita 7 diteshe .

turll , you are right!

IQ , Do perjashtoja shpellat nga ato qe me ke sugjeruar te tjerat nuk jane ide te mira
flm te gjitheve per sygjerimet.



Varet se cfare i pelqen atij friend-it tuaj.Ndoshta i pelqen te fluturoj me anije kozmike,gje per te cilen i plotesohet deshira vetem in Rashia po te paguaj $20 milion.Pastaj edhe shpella kemi sa te duash.Nje e kemi ne ne fshatin Velce ne Vlore, ec ila eshte banuar qe ne lashtesi.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.