Forumi Horizont
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Objekte kulti, strehim per dhune (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16779)


Postuar nga Revolucionar datë 18 Janar 2009 - 20:57:

Objekte kulti, strehim per dhune

Objektet e kultit, qe nuk mungojne ne asnje qoshe te botes, kane per synim te jene qendra te moralit, kultures, edhe paqes. Ne shume raste keto objekte jane perdorur per strehim nga padrejtesia ose nga lufta psh luftat civile ne Uganda edhe Kenya, ose Elvira Arellano qe u ngujua ne nje Kishe ne Amerike qe mos te deportohej etj etj Respekti ndaj ketyre objekteve si qendra civile i kane dhene nje status te ngritur edhe neutral. Kjo do te thote qe gjate pushtimeve edhe luftrave civile objektet e kultit jane vende strehimi per civile te pafajshem. Keshtu forcat e armatosura nuk lejohen ta prekin.

Por cndodh kur objektet e kultit nuk e mbjane poziten asnjanese edhe rrezikojne te jene ne shenjester vete? Lufta Hamas-Izrael e ka theksuar kete. Hamasi duke e dire mire qe xhamite nuk jane objekte shenjestrash ka luajtur nje loje shume te piset por edhe shume te rrezikshme. Xhamite jane perdorur nga Hamasi jo vetem qe te strehoje arsenalin e tij, por edhe te godase nga keto objekte.

Cilat jane arsyet? Hamasi e din qe populli palestinez, shumica myslimane, do te zemerohen shume nese xhamite do te goditen, gjithashtu e din qe xhamite, objekte kulti, mbajne statusin e ngritur ne OKB, e treta myslimanet e botes do ta denojne armikun, edhe lufta mund te marri ngjyra fetare. Keshtu Hamasi e fut armikun ne pozite te veshtire, nese armiku e sulmon, populli ngrihet me shume te luftoje, nese armiku se sulmon atehere arsenali si preket.

Strategji e bukur por shume e rrezikshme. Ne lufte me hizbollahun Izraeli kufizoje sulmet ndaj xhamive, kjo i dha zemer hamasit te perdori te njejten strategji. Por, Izraeli i mesoje gabimet, xhamite nuk jane me zona te paprekshme fal Hamasit. Xhamite te shumta ne Gaza jane goditur edhe rrenuar.

Tani si mendoni ju :

A kishte te drejte Hamasi ti perdorte xhamite si strehim dhune?
A kishte te drejte Izraeli ti hidhte ne ere?
A e ka humbur statusin neutral xhamia, fal hamasit?
 


Per mua pergjigja eshte se Hamasi eshte shume i papergjegjshem edhe i piset. Faji qendron Hamasit por edhe hoxhallareve qe i kane lejuar ata te vendosin arsenal ne xhami. Izraelit sja hedh dot gjith pergjegjsine se ai ka fakte qe xhamia eshte perdorur si ndertese armike edhe e vlefshme per shenjester.

Imagjino nje xhami me strukture edhe vlera historike te shkatarrohet brenda dy sekondave sepse disa te cmendur ne trute e perdoren si objekt dhune.


Postuar nga Revolucionar datë 18 Janar 2009 - 21:09:

Provat

http://www.youtube.com/watch?v=LCVr7MBhgj0


Postuar nga saintman datë 18 Janar 2009 - 21:42:

Talking Bla bla bla.....

O Revolucionar i New World Order,nga ky kendveshtrim sic e shikon ti kete situate duket mjaft interesante por une mendoj se dhe Hamasi eshte i implikuar ne petkun e cionizmin izraelit ashtu si dhe Osama,qe nen flamurin e Islamit vrasin e presin njerez te pafajshem.Keto lloje partish dhe individesh nuk kane asnje lidhje me Islamin dhe detyrimisht perderisa veprojne ne kundershtim me te jane armiq te tij dhe si rrjedhoje vegla te "Peacemaker-ave".


 
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.