| Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Akademia E Filmit Dhe Multimedias Marubi!!! Peticion!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16869)
Akademia E Filmit Dhe Multimedias Marubi!!! Peticion!!!

Besoj se te gjithe keni degjuar dhe/ose pare ngjarjet e fundit qe kane te bejne me "Akademine e Filmit dhe Multimedias Marubi" ketu ne Tirane ne ambientet e Kinostudios.
Eshte me te vertete per te ardhur keq!!!
Nuk po sjell shume informacion ketu mbi ceshtjen se mjafton te beni nje kerkim te thjeshte e te shpejte ne google do te dalin lajme pafund!
Ky eshte lajmi i dites prej disa diteve tashme ne Shqiperi.
Eshte per te ardhur keq sesi keta Maliq-er diktatore veprojne ne menyre te dhunshme, anti-kulture dhe anti-Shqiptarizem vetem e vetem per te perfituar te mira materiale!!!!!!!!!!!!!
Le te solidarizohemi duke nenshkruar nje peticion online... tek e fundit do ishte minimumi qe mund te bejme per te mbeshtetur ne njefare menyre veshtiresine qe "AFMM" po kalon por edhe per t'i thene MJAFT ketij makabriteti qe ben te vjellesh vecse vrer e te ben te te vije ndot per te qenurit shqiptar!!!!!!!!!
Jane njerez te tille qe po na e fusin koken atje ku s'mban me... une habitem me veten dhe me shume te tjere qe ndihemi krenare qe jemi shqiptare...!!!!!!!!!!!
Nuk e di... por kjo situate duhet te ndryshoje njehere e mire!
LE TE SOLIDARIZOHEMI, TE PAKTEN VIRTUALISHT DHE PARIMISHT, MBI NJE CESHTJE QE KA TE BEJE ME SHTETIN DHE ANTI-SHTETIN, ME KULTUREN DHE ANTI-KULTUREN, ME PROGRESIN PERBALLE REGRESIT...!
Nenshkruani edhe ju kete peticion on-line.
Peticioni
Peace!
Waw, sa emra te huaj kishte aty. Po te jene te vertete domethene se te huajt jane gati gati me sensibel se shqiptaret.
P.s. Sec me nisen nje email sot me intervisten e ketij Cashkut. As kisha kohe ta lexoja, as mora vesh si eshte puna (edhe pas kesaj teme).
Eeeeeeeeeee di e di...
po shiko... s'eshte ceshtja te Kujtimi... pavaresisht se kush e se cfare e se si eshte ai!!! Le t'a shtrojme parimisht ceshtjen, pavaresisht se ... ende nuk eshte shuuuume e qarte se si eshte gjendja pasi mediat japin shifra e "fakte" dhe trumbetojne sipas... deshires po edhe interesit... e keshtu qe s'po merret vesh mire!!!
Puna eshte se jane bere si xhelater... keshtu ndodhi per Top-Channel para 1 viti a me teper... i "vune nje gjobe" mediatikisht sa per presion... me nje shifer astronomike, se c'ben nje kompromis dhe u harrua (se gjobe formale s'pati ndonjehere)
Ah po... djegia e Kohes Jone vite me pare, ose... lenia pa energji elektrike te A1 TV te Kocos Kokedhimes tani se fundmi me gazeten Tema te Mero Bazes dhe kjo e Marubit tani!
Ah edhe nje gje te fundit, se s'kane te mbaruar "risi-te" e ndryshimet strukturale me sa duket andej nga Kinostudio... jane qe jane policet... 1 rruge e shume pune!
Aty ne Kinostudio kane pikerisht studiot edhe disa kanale TV, nder te cilat TV Klan dhe Ora News.
Klani i Aleksander Frangajt... qe tani ... me hir apo me pahir ka ca kohe qe punon me qeverine ishin perleshur me ata te Ora News (qe anon nga e majta) per pune tokash... territoresh...!
E si perfundim per cfare eshte ky peticioni se prape se kuptova?
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
E si perfundim per cfare eshte ky peticioni se prape se kuptova?
Konflikti, shoqërohet në komisariat Kujtim Çashku dhe 4 student
TIRANË-Policia e shtetit ka shoqëruar në Komisariatin nr. 4 të kryeqytetit, rektorin e Akademisë "Marubi", Kujtim Çashku dhe studentët Eol Çashku (i biri) Bashkim Rodomi, Sabir Kanaqi dhe Rojal Delezi. Konflikti i nisur prej disa ditësh mes Akademisë së Filmit "Marubi" dhe Alba Fimit për ambjentet e oborrit jashtë kësaj akademie u finalizua sot me heqjen e objeketeve nga ky oborr.
Policia kishte kërkuar ditë më parë që të hiqeshin nga oborri objektet që sipas Alba Filmit (ndërmarrja shtetërore e filmit) nuk i përkasin kësaj akademie.
Siç bën të ditur policia, gjatë kësaj zhvendosjeje Çashku ka goditur punonjësit që po hiqnin objektet. Për pasojë i janë vënë prangat dhe është shoqëruar me furgonin e policisë në komisariatin nr.4. Si bashkëpunëtorë janë shoqëruar edhe studentët e tij.
Ultimatumi për të lëshuar këtë mjedis i cili thuhet se do t'i jepet Top Channelit, ka përplasur rektorin e shkollës, Kujtim Çashku, dhe studentët e tij, me grupin që deri në mbrëmje nuk është lejuar të ndërhyjë në godinë.
Konflikti shpërtheu më datë 21 shkurt
Fatmir Musaj drejtori i Alba Film studio nisi nga zbatimi atë që pati njoftuar ditë me pare ultimatumin drejtuar Akademisë së Filmit dhe të Multimedias Marubi, për të liruar dhe dorëzuar sipërfaqen e oborrit me argumentin se kjo përdoret "në mënyrë të kundraligjshme dhe pa asnjë tagër ligjor (lulishtja përpara godinës së ish Repartit të Zërit)."
Me date 21 shkurt, ai bashkë me studentët u bë mur i pakalueshëm për grupin që vinte nga jashtë dhe tentonte të hynte me forcë. Të rinjtë përpiqeshin të evitonin nguljen e "kunjave" ku do të kapej rrjeta e telit që megjithë rezistencën, e rrethoi dje oborrin e Akademisë së Filmit. Kishte tension se mos gjendja mund të përfundonte në përleshje.
Po me date 21, Çashku me Musajn shkëmbyen fjalë mes tyre i pari duke thënë se "ky njeri që po përpiqet të zbatojë ligjin vjen era alkool" kurse tjetri i përgjigjej se "me alkool apo pa alkool ligjin do ta zbatoj". U hodhën parulla si "Marubi është i lirë", "Poshtë Sali Berisha", "Poshtë diktatura", "Poshtë Ylli Spango", "Liri demokraci", "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa", që të kujtonin thirrjet e mitingjeve të orëve të para pas ndërrimit të sistemeve, duke identifikuar në këtë mënyrë se ky ishte një akt politik i qeverisë aktuale e cila, në stinën para fushate, thuhet se në këtë territor të gjelbër që u shërben studentëve mbi të gjitha si vend xhirimi dhe si kinema verore, ka për të sjellë TV Top Channel.
Kjo është hapësira për të cilën Akademia ndodhet sot në konflikt me shtetin. Në bazë të një vendimi qeverie nr. 1445 dt 29.10.2008, rektori Çashku është urdhëruar që të lirojë ambientet e shkollës brenda orës 13.00 të dt. 21.2.09. Nderkohe rektori i kesaj shkolle disponon gjithe dokumentat, në bazë të të cilave këto ambiente janë në dispozicion të 'Marubit'.
Marre nga gazeta Shekulli
Marubistat thone:
MEGJITHE NDERPRERJEN E TURPSHME, MARUBI-FEST NE AKADEMINE MARUBI DO TE VAZHDOJNE. KETO DITE DHUNE LE T’I KTHEJME NE DITE ARTI.
TE MERKUREN NE ORA 17 – DEBAT “ARTI PRODHON PUBLIKEN, SI MUND TE MBROHET ARTI”
EJA NE KETE AKTIVITET SUPORT NDAJ KAUZES PRO-ARTIT.
ESHTE E NEVOJSHME EDHE PJESEMARRJA JOTE!
PROGRAMI I MARUBI-FEST
Dt. 24.02.2009 e Marte
Ora 19:00 “2001- A Space Odyssey” – Stanley Kubrik (konfirmojme se projeksioni do mbahet)
Dt. 25.02.2009 e Merkure
Ora 11:00 “Three Songs About Lenin” – Dziga Vertov
Ora 14:00 “Cabaret” – Bob Foss
Musical, me pjesmarrjen e Lisa Minelli
Ora 17:00 DEBAT I HAPUR ME TEME “ARTI PRODHON PUBLIKEN, SI DUHET MBROJTUR AI”
Dt. 26.02.2009 e Enjte
Ora 11:00 “ Les Quatre Cents Coups” – François Truffaut
Ora 15:00 “Some Like it Hot” – Billy Wilder
Me aktoren Marilyn Monroe
Ora 19:00 “Brazil” - Terry Gilliam
Fantazi dhe Drame
Dt. 27.02.2009 e Premte
Ora 11:00 “La grande Guerra” - Mario Moniceli
Komedi Italiane
Ora 15:00 “L’amour L’apres – midi” – Eric Rohmer
Ora 19:00 Filmi Spanjoll (do t’ju informojme)
Ora 22:00 “Prova d’Orchestra” – Federico Fellini
Parodi mbi Diktaturen
Sa lehte eshte me firmos kur s'behet llaf per token e gjyshit tat! :p
Ky qendron problemi? Akademia Marubi , ne mos gaboj, eshte institucion privat dhe si i tille do paguaje qera dhe jo per 200m2 por aq sa ka realisht ne perdorim.
Doni shtet? E po shteti ka dhe rregulla.
| Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.