Forumi Horizont
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Kunetër hesap! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17270)


Postuar nga briseide datë 13 Shtator 2009 - 20:01:

Kunetër hesap!

Po lexoja nje artikull me statistika te ndryshme mbi zenkat mes vjehrrave dhe nuseve (argumentat te ketij niveli rekomandohen ne vend te numerimit te deleve para se te flini )...dhe me erdhi ne mendje nje ndodhi,qe s'ka te beje me vjehrren qe zihet me nusen por me nje vella ose moter qe zihen me te.

Pa kaluar ne detaje te kota:
Qofte ne kontekstin shqiptar,qofte ne ate te huaj,perendimor ose jo...sa te drejte mund te kete nje familjar te flase me te dashurin/dashuren tuaj nese mendon se ai/ajo ju ben te ndiheni shume keq?

Per me teper,do te pranonit te peruleshit e te luani rolin e personit qe duron nje familjar te te dashurit/burrit vetem per dashurine e tij?
Vlen thenia:nese nuk do familjen time nuk me do as mua?

Nese keni eksperienca ne fushe mos hezitoni si sillni ato! :p

Postim te mbare!


Postuar nga Deb* datë 13 Shtator 2009 - 20:11:

Nese do burrin do respektosh familjen e tij. Nuk ka arsye pse jo. Nese ke patur konfrontime me nje te familjes se tij, nuk te ka respektuar etj, dhe burri do te arrij te te kuptoje. Ne fund te fundit me ty ka lidhur jeten. Ai mbase nuk do te kerkoje ti duash, por thjesht ti respektosh per hater te tij. Gruaja vet nuk duhet te nderhyje midis problemeve te familjareve te burrit. Me mire te qendroje e distancuar. Nuk te respekton vellai apo motra e burrit, qendroju larg. Nuk ke pse ben skena. Nuk eshte vetem detyra jote te ruash marredhenie te mira me ta, por edhe e tyrja me ty. Duke te respektuar ty, kane respektuar vellain e tyre. Cdo gje eshte reciproke.


Postuar nga eliz datë 13 Shtator 2009 - 20:30:

Duhet treguar respekt nga te dyja anet ne menyre qe mardheniet te jene te mira.Sa per dashurine s`besoj se eshte me buton,e ndez edhe e don tjetrin,e shuan edhe s`e don me.Te tjeret ose na pelqejne ,ose s`na pelqejne ose jemi indiferent.S`mund te duash njeri me zor.Ka te beje shume dhe qendrimi i mashkullit ne keto mardhenie ne fakt.


Postuar nga Misha datë 17 Shtator 2009 - 16:26:

Une shkoj shume mire me kuneter e kunata...ceshtja eshte se a shkojne ata mire me mua????

nejse mjafton te ekzistoj nje respekt i ndersjellte dhe padyshim qe shkon mire, nuk duhen shkelur disa caqe si dhe nuk duhen toleruar disa te tjera ne menyre qe te dyja palet te respektohen , por duhet pune goxha e madhe...


 
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.