Forumi Horizont | Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Italiane (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=166)
-- Vlora 1991 (20 mije shqiptare te mbyllur ne stadiumin e Barit) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17321)
Vlora 1991 (20 mije shqiptare te mbyllur ne stadiumin e Barit)
Keto jane deshmite e atyre qe ishin brenda stadiumit te Barit ne vitin 1991. Skena makabre, njerez te vrare nga "te fortet", gra qe perdhunoheshin, etj.
Deshiroj te citoj nje koment poshte dokumentarit ne Youtube:
"La povertÃ_ rende brutta la faccia, l'ignoranza l'anima"
Mahhh .......... nuk eshte e lehte te perballosh 20 mije njerez menjehere ......... sidomos kur nuk ke eksperiencen e duhur (kishte ndodhur me pare???? nuk besoj) .......... dhe kur ke te besh me njerez te uritur e te etur ....... . Cdo kush duke e pare nga kendveshtrimi i vet ...... do kete mendime te ndryshme ...... .
p.s. me beri pershtypje ai robi qe ishte intervistuar ne lokal .......... dhe me vinte per te qeshur se mu kujtua vjet qe isha ne itali .......... Robt qe flisnin me kembe e me duar .......... . Ndersa ky ne interviste, s'la brime hunde, syri a veshi pa krruajtur ............ .
Re: Vlora 1991 (20 mije shqiptare te mbyllur ne stadiumin e Barit)
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Keto jane deshmite e atyre qe ishin brenda stadiumit te Barit ne vitin 1991. Skena makabre, njerez te vrare nga "te fortet", gra qe perdhunoheshin, etj.
Deshiroj te citoj nje koment poshte dokumentarit ne Youtube:
"La povertÃ_ rende brutta la faccia, l'ignoranza l'anima"
Nuk e them une, e thone deshmitaret. Pastaj nuk eshte hera e pare qe tregohen keto gjera. Dihet qe "te fortet" benin ligjin ne keto raste. Kjo ka ndodhur ne stadiumin e Barit, siç ka ndodhur neper anije dhe kampe te tjera refugjatesh. Dhe duke qene se nuk ka ligj, te vrasin per hiçgje. Pak a shume siç ndodhi ne 1997-en.
Nje miku im nga Elbasani tregonte te forta. Njehere per shembull, erdhen ndihmat ne kampin e refugjateve (s'e mbaj mend ku) dhe i futen ne magazine. Policet italiane ishin te interesuar te behej rremuje qe te kapnin ndonje gje per vete. Prandaj provokojne refugjatet duke i thene "ndihmat jane tuajat, se kuptojme pse nuk i shperndajne. Ja, shikoni ku eshte magazina, 50 metra larg".
Ngrihet turma e shqiptareve dhe sulmon magazinen. Natyrisht secili mundohej te kapte gjerat qe kishin me shume vlere. Mes tyre ishin tre vellezer qe benin ligjin ne kamp. Njeri prej tyre, dy metra djale, ishte idiot komplet. Kthehet nga magazina me nje kuti te madhe qe mezi e mbante. Hapin kutine dhe shikojne shampo. "Po ç'e do shampon more", i thone dy te tjeret. "Ku di une," pergjigjet ky, "kapa kutine me te rende dhe e solla". Ndersa vallai tjeter shkul nje pasqyre te gjate 2 metra dhe e sjell ne kamp. E pyet ky shoku im "ç'e do gjithe ate pasqyre?".
"Do rruhem neser ne mengjes," thote.
Dicka kshu me te degjuar,(pak=asgje)por s`e kisha menduar kurre keshtu...
Citim:
Po citoj ato që tha eliz
Dicka kshu me te degjuar,(pak=asgje)por s`e kisha menduar kurre keshtu...
Nuk i kisha pare keto video me stadiumin e Barit.
Dhe te mendosh qe atje kaloja pothuajse shpesh sepse gjindej afer portit te Barit ky stadiumi.
Video e llahtarshme fare.
Une kam qene e vogel, mbaj mend vetem anijet ne Durres qe mbusheshin plot e perplot, por se ku perfundonin nuk dinim gje.
E ndjej veten me fat, qe s'kam qene ne ato anije.
Turlli keto xheste qe shef nga keto djemt, jane tipike italiane. Italiant po nuk folen me duar e kembe nuk quhen te tille.
Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
Turlli keto xheste qe shef nga keto djemt, jane tipike italiane. Italiant po nuk folen me duar e kembe nuk quhen te tille.
Nuk eshte vetem xhestualitet, por edhe nervozizem per dike qe tregon nje histori traumatike.
Kurse une do te shtoja dhe kete video.....
Qe tregon realisht momentin qe kane zbritur ne brigjet italiane, pra ne portin e Barit.
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.