Forumi Horizont
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kaq E Veshtire Qenka Te Hapim Syte? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17687)


Postuar nga Agata-1 datë 26 Shkurt 2010 - 21:35:

Kaq E Veshtire Qenka Te Hapim Syte?

Nje vajze e mitur, e infektuar me HIV AIDS gjate nje transplanti gjaku, po diskriminohet ne menyre te vazhdueshme ne kopshtin e qytetit te Belshit.

Femija me HIV persekutohet ne kopsht

Pervec veshtiresive qe duhet te perballen me bashkejetesen e kesaj semundje fatale, ndaj vajzes 4-vjecare dhe prinderve te saj ushtrohet nje presion i vazhdueshem nga prinderit e femijeve te tjere.

Violeta, nena e dy binjakeve njera prej te cilave eshte infektuar, perballet cdo dite me presionin psikologjik te prinderve te tjere qe kerkojne izolimin e 4-vjecares.

Konfikti qe po zgjat prej ditesh ka shkuar deri ne Ministrite Arsimit dhe te Shendetesise. Inspektoret e tyre jane takuar me palet, por asnje zgjidhje nuk eshte dhene. Nderkohe nena e vajzes se mitur akuzon edukatoren per kete situate.

E mitura eshte infektuar ndersa ishte shtruar ne nje spital pediatrik. Per kete nena e saj hapi nje proces gjyqesor ndaj mjekeve, por e humbi ceshtjen. Ndersa tani eshte ne nje tjeter proces me Ministrine e Shendetesise.

“Mjeku vazhdon te punoje i qete, nderkohe qe proceset gjyqesore vijojne prej vitesh dhe ende nuk kane perfunduar”, thote Violeta.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=176112&ref=fp

E postoj lajmin ne menyre qe te reflektojme se sa patriot jemi. Ndonjeri mund te thote qe keto raste jane te vecanta dhe jane reagime individesh qe nuk jane te mireinformuar. Ndersa per mua keto jane nje imazhe shume domethenes i kultures tone.
Nese e shohim kete lajm me nje optike te ndryshme nga ajo e strucit do te kuptojme se jo qe jemi larg te qenurit
"qytetare te botes" sipas Sokratit, por madie per ironi te fatit jemi large edhe vete atyre vlerave te propaganduara me aq force nga diktatura enveriste si gjoja bujaria, bashkimi, liria, e lloje-lloje tiparesh fisnike qe na i veshen virtualisht.


Postuar nga Deb* datë 26 Shkurt 2010 - 23:13:

Keq me vinka per kete femije te pafajshem. Mosdija e rrugeve te perhapjes se ketij virusi ngjites i con njerezit te bejne veprime te tilla. Nuk ka nevoje te izolohet ky femije se ne fund te fundit sida nuk perhapet me ane te ajrit, por normal duhet patur nen vezhgim. Femijet ne kopsht padashje mund dhe te plagosen, gervishen. Ata nuk kuptojne dhe prekin njeri-tjetrin. Vet mosha e ben situaten me te veshtire. Eshte faji i edukatoreve qe perhapin panik. Semundja e femijes duhet te mbetej e fshehte. Jo cdo informacion mbi shendetin e nje nx nxirret. Ketu jashte pushohesh dhe nga puna nese nxjerr te te tjeret informacion rreth gjendjes shendetesore te nje nx. Shkel privacine e jetes se tjetrit. Vetem ai qe punon me te, dhe familja e femijes ka te drejte ta dije.
Nga ana tjeter prinderit e tjere kane te drejte te shqetesohen, por mos e bejne kaq tragjike.
Te rrime shtrember e te flasim drejt dhe une do shqetesohesha ca nese femija im ne kopsht do kishte kontakte me nje femije me semundje ngjitese vdekjeprurese, sidomos ne Shqiperi qe mesuesit, edukatoret jane shume te painformuar rreth ketij virusi.


 
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.