Forumi Horizont | Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=17)
-- Masterat, vetëm me certifikatë ndërkombëtare anglishteje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17933)
Masterat, vetëm me certifikatë ndërkombëtare anglishteje
Masterat, vetëm me certifikatë ndërkombëtare anglishteje
Nga Lorena Mixha
Marrë nga Gazeta Shqip
Ndryshimet e ligjit: S’ka më Master të Nivelit të Dytë, ata që po e vazhdojnë përfitojnë për ciklet më lart
Kush është në proces masteri apo kush ka në plan të nisë një kualifikim pasuniversitar, specializim afatgjatë në ciklin e dytë të studimeve duhet të mendojë seriozisht për anglishten. Kjo do të thotë se veç ndryshimeve për titujt e cikleve të studimit, ka edhe ndryshime kriteresh. Dje, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka shpjeguar nga “A” në “Zh” të gjitha ndryshimet, duke përfshirë edhe kriterin e anglishtes. Të gjithë duhet të kenë të certifikuar dijet e tyre në një nga programet që ofrojnë testim të nivelit ndërkombëtar. Të gjithë studentët që do të vazhdojnë masterin shkencor ose atë profesional, do të japin provimin e gjuhës angleze përpara mbrojtjes së tezës ose provimit përfundimtar, me një test internacional. Në ligjin për arsimin e lartë do të jetë e përcaktuar që zotërimi i anglishtes në një nivel të certifikuar me testet ndërkombëtare është një parakusht. “Ne jemi një vend i vogël me popullsi shumë të re dhe kemi një numër të madh studentësh, të diplomuarish, jemi të vetëdijshëm që duhet të shkollojmë në një nivel të tillë cilësor, që të jenë të aftë të konkurrojnë për t’u punësuar në tregun e brendshëm dhe atë rajonal”, tha dje ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.
Në ciklin e dytë të studimeve, ndryshimi që ndodh është se do të përdoret përsëri emërtimi master, por jo më Master i Nivelit të Parë, por thjesht master dhe në vend të Diplomë e Nivelit të Dytë, master i shkencave. Në këtë cikël kemi edhe ndryshimin e dytë thelbësor dhe cilësor.
Diploma e Nivelit të Dytë
Diploma e Nivelit të Dytë do të quhet master i shkencave dhe ligji e përcakton që ky master është një program studimi i orientuar në kërkim dhe i drejtohet kryesisht grupit të studentëve që janë të interesuar të vazhdojnë edhe studimet e doktoratës. Masteri i shkencave zgjat 2 vjet dhe mbyllet me një projekt kërkimor dhe me një tezë të shkruar të masterit. 30-40 kredite, nga 120 kredite gjithsej do të shfrytëzohen për kërkim shkencor dhe për të shkruar tezën e masterit. Kjo tezë do të mbrohet përpara një komisioni, pasi është dhënë provimi i gjuhës angleze. Masteri i shkencave është diploma që të çon në studimet e doktoratës. Krahas masterit të shkencave është edhe diploma master, e cila përfshin studime universitare të ciklit të dytë, të orientuara në një drejtim profesional. Kjo diplomë realizohet për një vit e gjysmë dhe përmban 90 kredite. Edhe në këtë master studentët do të japin provimin e gjuhës angleze.
Në të gjitha vendet që kanë aderuar në Procesin e Bolonjës dhe që kanë zbatuar Bachelor me 180 kredite, masterat zgjasin 1.5 ose 2 vjet. Ne u garantojmë me këtë standard të rinjve që të kenë një diplomë që përmban 270 kredite dhe që plotëson të gjitha kushtet për t’u njohur në çdo vend europian.
Përjashtimet
Në shkenca të tilla si Mjekësi dhe Arkitekturë do të vazhdojnë studimet e integruara të ciklit të dytë që zgjasin 5 vjet dhe kanë së paku 300 kredite. Këto studime përfundojnë me diplomën master i shkencave. Edhe për këto fusha studimi, kushti i gjuhës angleze është i njëjtë. Në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve nuk figuron Masteri i Nivelit të Dytë.
Ai është hequr, për shkak se nuk kishte ekuivalent të tij as në vendet e tjera. Ishte një diplomë që zgjaste vetëm një vit me 60 kredite dhe nuk përcaktonte qartë nëse ishte orientuar në shkencë apo në drejtim profesional.
Me beri pershtypje qe ata qe duan te mbrojne master profesional ne Shqiperi duhet sesben te dine Anglisht qe te arrijne te marrin nje master.
A ju duket e drejte kjo?
Sigurisht, te gjithe e kemi bere, pavaresisht universitetit. Madje na eshte dashur te japim dhe provime c'do dy vjet. Sot pa anglisht s'ke ku shkon.
Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
Sigurisht, te gjithe e kemi bere, pavaresisht universitetit. Madje na eshte dashur te japim dhe provime c'do dy vjet. Sot pa anglisht s'ke ku shkon.
Cila shkolle nuk ben mesim anglisht? Po flitet per nivel masteri dhe ne cdo dege qe nga mjeksia e deri tek teknologjia materialet baze apo gjuha e publikimeve kryesisht eshte anglisht.
Pastaj niveli i masterit e ka me detyrim ne cfaredolloj universiteti. Madje 2-3 gjuhe. Ku qendron problemi i certifikatave te anglishtes? First certificate eshte me e thjeshta per t'u marre.
Me cfare materialesh punojne nxenesit nese nuk perdoring anglishten?
Mesa di une ne Shqiperi te gjitha universitetet kane patur anglishten gjuhe te detyruar.
Termi gjuhe zyrtare i referohet gjuhes se detyruar per te gjithe popullsine dhe gjuhes zyrtare te shtetit. Ne nuk jemi pjese e Commonwealthit qe te kemi gjuhe zyrtare anglishten. Shqipja eshte gjuhe zyrtare.
Per mendimin tim mire e kane bere, te pakten nje gje do e kene te sakte njerezit kur te dalin me diplomat e masterit anglishten. Sa per njohurite e tjera s'dihet.
Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
C
Mesa di une ne Shqiperi te gjitha universitetet kane patur anglishten gjuhe te detyruar.
Per mendimin tim mire e kane bere, te pakten nje gje do e kene te sakte njerezit kur te dalin me diplomat e masteritanglishten. Sa per njohurite e tjera s'dihet.
Une jam me Debin.
Nuk duhet te kete asnje perzgjedhje gjuhesh, apo preference.
Te kerkohet nje gjuhe e huaj?
Edhe kjo mund te diskutohet.
Sigurisht qe kush shkon ne ato nivele patjeter qe e zoteron nje gjuhe apo dy e tre e kater.
Por ne parim une mendoj qe nuk ka pse implikohet gjuha e huaj ne nje teme studimi pasuniversitar.
PS Greqishtja dhe italishtja nuk quhen gjuhe te huaja.
S'e kuptoj ku qendron problemi i patjes se nje provimi te detyruar qe eshte gjuha angleze. Ai kerkohet si provim para se te mbrohet tema e masterit. Ne rast se masteri zgjat mesatarisht 2 vjet, dmth edhe nese nuk e di, ke kohe te mesosh ke dy vjet kohe te mesosh anglishten deri ne ate pike sa te mund ta japesh provim.
Debi ti ke bere master? apo thjesht shkolle te larte? Ka ndryshim.
Madje une nuk kuptoj fare ate niveli i pare dhe niveli i dyte i masterit. Masteri nje nivel ka.
Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
S'e kuptoj ku qendron problemi i patjes se nje provimi te detyruar qe eshte gjuha angleze. Ai kerkohet si provim para se te mbrohet tema e masterit. Ne rast se masteri zgjat mesatarisht 2 vjet, dmth edhe nese nuk e di, ke kohe te mesosh ke dy vjet kohe te mesosh anglishten deri ne ate pike sa te mund ta japesh provim.
Debi ti ke bere master? apo thjesht shkolle te larte? Ka ndryshim.
Madje une nuk kuptoj fare ate niveli i pare dhe niveli i dyte i masterit. Masteri nje nivel ka.
O Klodel, ka nje sens cdo gje.
Une bej nje master, whatever, bej nje master, qe te jete mundesisht ekuivalent me ate gjerman apo amerikan. OK?
Mos valle mendon se gjermani duhet te mbroje anglishten? Bo? Ku eshte sensi i mbrojtjes se kesaj gjuhe. Ti si prof me pyet per lenden dhe nese une nuk di, mos ma jep. Une i gjej materialet ne cfaredo literature qe dua, shqip, pse jo, arabisht edhe qinezce. Ku e ka sensin mbrojtja e nje gjuhe?
Flasim per pune shkencore dhe per nivel kur kerkohet arsyetim racional.
Ku eshte racionalja ketu?
Une e kam perfunduar ciklin e Masterit Shkencor dhe anglishtja ka qene e pranishme ndoshta me shume se shqipja gjate 2 viteve shkolle. Dhe kjo ka qene nje nga temat qe derisa mbaroj shkolla eshte sterdiskutuar me pedagoget tane, kjo sepse jo se nuk na dukej e drejte qe leksionet dhe literatura na servirej ne anglisht, por sepse kjo behej per te lehtesuar pedagoget. Pervec detyrave, kerkimeve shkencore dhe detyrimeve te lendes qe kemi patur gjate 2 viteve, na eshte dashur qe te perkthenim edhe leksionet ne anglisht te pedagogeve dhe me e bukura eshte se te vinin vleresim qe ishte i barazvlefshem me 1 note. Pra, praktikisht ne benim detyren e pedagogut. Sepse ndaheshim ne grupe e perkthenim materialin , e pergatisnim ne slide duke i shtuar normalisht edhe materiale te tjera qe mund te gjenim nga burime te ndryshme dhe ne fund e prezantonim para gjithe auditorit.. Ku shihet roli i pedagogut ketu? Ku eshte pozicioni tij si perforcues i dijeve qe kemi apo percues i dijeve te reja? Asgjekundi! Ne 2 vite master cdo njeri prej studenteve ka qene edhe student edhe pedagog njekohesisht, por pedagog qe nuk ka patur "pushtetin e notes" ne dore.
Une jam dakort qe studentet qe arrijne ne keto nivele studimi anglishten duhet ta kene te pervetesuar dhe te certifikuar, por nuk jam dakort qe kjo te te behet kusht detyrues apo edhe kriter skualifikues per dike qe mund te mos e dije anglishten shume mire, por qe mund te kene 1 apo edhe 2 gjuhe te tjera te certifikuara.
Deb* lexova ne nje postim tendin qe ne Shqiperi merr Master kushdo. Eshte gjeja me e lehte te thuhet, por po te hysh ne Universitet dhe ta provosh do e shohesh qe te marresh 10-ten duhet te dalin vertete djerset. Nuk e perjashtoj faktin qe jo te gjithe ato qe e vazhdojne mund ta marrin me merite, por mos te hedhim poshte edhe mundin e atyre studenteve qe pervec 1000 gjerave te tjera, duhet te "kacafyten" me pedagoget per te marre ate qe eshte e tija.
Ah, Master krejt lehtesisht sot mund te marresh ne Universitetet Private, kjo po eshte e vertete. Nga viti kur bera une konkurimin ne shteteror, kush nuk e fitoj aty, perfundoj ne privat. Di raste qe jane pranuar edhe me mesatare 6 shoqeruar me zarf nga mbrapa..
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.