Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Moda dhe Estetika (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=328)
-- Femrat që kanë vithe të mëdha janë më të shëndetshme e më gazmore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18109)


Postuar nga lule datë 14 Nëntor 2010 - 03:51:

Femrat që kanë vithe të mëdha janë më të shëndetshme e më gazmore

Kur shihen në pas qyrë nuk janë shumë të kënaqu ra me pamjen e tyre, por për të gjitha ato femra që ankohen se kanë fund shpinën e madhe, ka një lajm të mirë, fund shpina e madhe është një garanci e shëndetit të mirë. Është e vërtetë, akumulimi i dhjamit në kofshë e vithe është shumë më mirë se sa në bark. Kjo sepse mbron nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti e nga patologji të metabolizmit në përgjithësi. Lajmin e kanë treguar 2 sondazhe të ndryshme njëri amerikan, tjetri britanik. Lidhja e formës me shëndetin Të kesh vithe të mëdha, i bën mirë shëndetit të femrave.



Gratë që kanë formë fizike si “dardhë” kanë më shumë shanse të luftojnë diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare, ka bërë të ditur një studim i “Harvard Medical School” (SHBA), i aplikuar në kavie e i publikuar në revistën shkencore “Cell Metabolism”. Akumulimi i centimetrave në ije e fund shpinë, i kanë siguruar kërkuesve shkencorë të drejtuar nga Ronald Khan, drejt avantazheve të shumta pikërisht lidhur me shëndetin. Mbi të gjitha ka të bëjë me një lloj mbrojtjeje nga diabeti i tipit 2, varësi nga insulina, ku dhjami akumuluar jo bukur patjetër, e përjashton atë.

Pra e gjithë merita i takon asaj yndyre të përqendruar në vithe e ije e cila do të shërbejë për të rritur ndjeshmërinë ndaj insulinës, hormonit që rregullon transportimin e sheqerit në gjak. Por kjo nuk është gjithçka. Duhet se vithet e mëdha shkaktojnë edhe prodhimin e “adipochine”, hormoni i miqësisë në metabolizëm, gjë që shkakton një sërë efektesh pozitive në organizëm përgjatë gjithë jetës, duke filluar me sensin e mirë të humorit e komunikimit. Përveç kësaj, gruaja “dardhë” është më pak e rrezikuar ndaj sëmundjeve të zemrës. Vithe të mëdha, barku i sheshtë Në konkluzione analoge ka mbërritur edhe studimi i një grupi kërkuesish të Universitetit të Oksfordit (Angli), në një studim të publikuar në revistën shkencore “International journal of Obesity”. Yndyra e tepërt që grumbullohet në vithe, kofshë e këmbë, në fakt eliminon acidet yndyrorë të dëmshëm duke përfituar një agjent anti-infektim që parandalon problemet me arteriet. Karakteristika të cilat nuk i kanë femrat që e akumulojnë yndyrën në pjesën rreth barkut.

Pra më mirë të kemi fund shpinë të madhe, se sa bark pra. Problemet Por kjo formë trupi ka edhe probleme. Më shumë dhjamë rreth kofshëve, sipas rezultateve të studimit, mund të sjellë edhe një seri problemesh me metabolizmin, një prej tyre është sindroma “cushing”, që do të thotë se nëse vendosin këto femra të dobësohen ato ia dalin ta bëjnë shumë shpejt nën ije, gjë që është e rrezikshme pasi yndyra e eliminuar shpejt lë një sasi “çitokine” e cila “ndez” infeksionet që sjellin probleme edhe me zemrën, diabetin gjithashtu. Ndërsa të heqin yndyrën në mënyrë graduale, shpjegon shefi i kërkuesve, Konstantinos Manolopoulos, favorizon zhvillimin e një hormoni që mbron arteriet por edhe kontrollin e sheqerit në gjak. “Ideale, do të ishte ferma që ka kofshë e vithe të bollshme e bark të sheshtë. Ky është trupi i bukur femëror...” përfundon Manolopoulos.

Pra vajza mos u ankoni nga vithet e mëdha


Postuar nga al74 datë 09 Janar 2011 - 17:21:

Re: Femrat që kanë vithe të mëdha janë më të shëndetshme e më gazmore

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne


Pra vajza mos u ankoni nga vithet e mëdha



kush po ankohet i here ?


Postuar nga lule datë 09 Janar 2011 - 17:25:

Re: Re: Femrat që kanë vithe të mëdha janë më të shëndetshme e më gazmore

Citim:
Po citoj ato që tha al74


kush po ankohet i here ?







ka qe ankohen Al po sdi gjo ti


Postuar nga al74 datë 09 Janar 2011 - 17:29:

Re: Re: Re: Femrat që kanë vithe të mëdha janë më të shëndetshme e më gazmore

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne






ka qe ankohen Al po sdi gjo ti


kush?ku? pse?


Postuar nga lule datë 09 Janar 2011 - 17:32:

Re: Re: Re: Re: Femrat që kanë vithe të mëdha janë më të shëndetshme e më gazmore

Citim:
Po citoj ato që tha al74

kush?ku? pse?



nigjo ti i poshter..sa vuna nje foto ke ajo tema modes..edhe skam gjo per tu anku personalisht...po ata qe kan ankesa duken kapich?


Persa i perket gjerave qe nisin me B... s'qahem


Postuar nga moonlight datë 07 Prill 2014 - 13:58:

Epo tash zoti nuk te jep te gjitha te keqijat... , nese te jep nje b.... te madhe, ta kompenson me nje natyre gazmore


Postuar nga Fajtori datë 11 Prill 2014 - 18:34:

Citim:
Po citoj ato që tha moonlight
Epo tash zoti nuk te jep te gjitha te keqijat... , nese te jep nje b.... te madhe, ta kompenson me nje natyre gazmore


Ose thene ndryshe, per te kompensuar imperfeksionet fizike behen me sociale dhe gazmore. :p

Para ca javesh po shifja nje shfaqje, u ktheva nga personi me te cilin isha dhe i thashe: mashkulli dy gjera do nga femra gjithsej: te jete p.. i mire dhe te qeshi.


Postuar nga cecilia datë 12 Prill 2014 - 00:23:



Ah re faje sa fjale te mençura do mbaj mend nga ty une..edhe ne varr do ti marr mendimet qe ke hudh neper forum.. gjithmone me dalin perpara e sidomos kur bej ndonje budallallek

Te uroj vetem te mira..

per temen sdi te pergjigjem se une sjam me bythe te medhaja po vetem tu qesh rri


Postuar nga Fajtori datë 16 Prill 2014 - 01:00:

Te qeshuren e paske tani, rrit bythet se i ke plotesu kushtet.


Postuar nga AngelDevil datë 16 Prill 2014 - 13:52:

Citim:
Po citoj ato që tha moonlight
Epo tash zoti nuk te jep te gjitha te keqijat... , nese te jep nje b.... te madhe, ta kompenson me nje natyre gazmore


Questione di culo me pak fjale Lol


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.