Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Arabia Saudite bllokon Facebook-un (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18113)


Postuar nga lule datë 14 Nëntor 2010 - 20:32:

Arabia Saudite bllokon Facebook-un

Një zyrtarë pranë autoritetit të komunikimit të Arabisë Saudite ka thënë se Facebook është bllokuar për shkak se ueb faqja e popullarizuar e rrjetit social nuk është në nivel me vlerat konservative të mbretërisë.
Ai theksoi se Autoriteti i Komunikimit të Arabisë Saudite dhe Komisioni për Teknologji Informative kanë dhënë urdhër për bllokimin e ueb faqes gjatë ditës së diel dhe në të është shfaqur një mesazh që tregon një gabim në rast se përdoruesit dëshirojnë të qasen në të.

Sipas tij përmbajtja e Facebook ka “tejkaluar kufirin” me moralet konservative të mbretërisë, por se bllokimi i faqes është një çështje e përkohshme. Zyrtari është shprehur në kushte anonimiteti për Associated Press për shkak se ai nuk është i autorizuar të flas para medies.

Gjithashtu më herët gjatë këtij viti Pakistani dhe Bangladeshi, kanë vendosur gjithashtu bllokada të përkohshme ndaj rrjetit social Facebook.

/pcworld.al


Postuar nga SmoKer datë 14 Nëntor 2010 - 20:42:

ishalla e bllokon dhe Afghanistani...


Postuar nga Eria datë 14 Nëntor 2010 - 20:45:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer
ishalla e bllokon dhe Afghanistani...



ketej nga une nuk vjen kjo vala


Postuar nga SmoKer datë 14 Nëntor 2010 - 20:49:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria



ketej nga une nuk vjen kjo vala



paske shpetu ti pse s'thua ..


Postuar nga lule datë 14 Nëntor 2010 - 20:54:

Un skam hic, sme bohet von ca bojn

Thjesht per info e solla




Postuar nga SmoKer datë 14 Nëntor 2010 - 20:57:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Un skam hic, sme bohet von ca bojn

Thjesht per info e solla






ske facebook ... bohhh ..sot nuk te kerkojne me nr tel po te thone .. a ke facebook!


Postuar nga Eria datë 14 Nëntor 2010 - 20:57:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer


ske facebook ... bohhh ..sot nuk te kerkojne me nr tel po te thone .. a ke facebook!




Pikerisht


Postuar nga lule datë 14 Nëntor 2010 - 20:59:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer


ske facebook ... bohhh ..sot nuk te kerkojne me nr tel po te thone .. a ke facebook!



Ce du? un foto svej, besim fort si kam rrobes qe vesh.
Fcb nuk o discret mer lal.. so lagja ime jo..


Postuar nga cecilia datë 14 Nëntor 2010 - 21:04:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne


Ce du? un foto svej, besim fort si kam rrobes qe vesh.
Fcb nuk o discret mer lal.. so lagja ime jo..




Amon sa ngjaj me ket personazhin mer jahu


Postuar nga lule datë 14 Nëntor 2010 - 21:09:

Peut-être que peut-être

eh


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.