Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Futboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=13)
-- Lajme Sportive (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18135)


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2010 - 03:16:

Lajme Sportive

Kartonat, UEFA pezullon Murinjon, gjoba lojtarëve


UEFA ka pezulluar për një ndeshje, plus një tjetër me kusht, trajnerin e Realit të Madridit Zhoze Murinjo, për shkak se ai urdhëroi dy futbollistët e tij Ksabi Alonso dhe Serxhio Ramos të ndëshkoheshin me kartona të kuq në ndeshjen ndaj Ajaksit në Champions League.

Reali fitoi 4-0 në atë takim dhe për të pastruar listën e kartonave të dy lojtarëve të tij, tekniku portugez urdhëroi që ata të merrnin të kuqe, duke munguar vetëm në ndeshjen e kotë ndaj Okserit.

Ndërkohë, Murinjo është gjobitur me 40 mijë euro për këtë veprim, ndërsa klubi i Realit do të paguajë një gjobë prej 120 mijë eurosh. Gjoba nuk kanë munguar edhe për lojtarët e përfshirë në këtë çështje.

Kështu, Ksabi Alonso dhe Serxhio Ramos, që dolën me të kuqe, do paguajnë nga 20 mijë euro, ndërsa Kasijas e Dudek, të cilët transmetuan urdhrin e Murinjos, janë ndëshkuar me 10 dhe 5 mijë euro. Pas këtij vendimi, Reali i Madridit ka tre ditë kohë për të bërë apelim.

(BalkanWeb)


Postuar nga AndreaPirelli datë 01 Dhjetor 2010 - 06:42:

Kush e ka pare episodin e Cufos kur ngrihet ne derrase te zeze .......... 3+2= pessshhhheeee peeessseeeee ...............


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2010 - 14:16:

Guardiola dëshiron të punojë me Ferguson


Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, dëshiron të punojë me Sir Alex Ferguson te Manchester United.


Higuain mund të operohet


Kjo javë për Real Madridin po shndërrohet në javë tmerri, pasi pas shkatërrimit nga Barcelona, thuhet se tani sulmuesi Gonzalo Higuain mund t’u nënshtrohet thikave për t’u riaftësuar.


Postuar nga AndreaPirelli datë 01 Dhjetor 2010 - 18:57:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
thuhet se tani sulmuesi Gonzalo Higuain mund t’u nënshtrohet thikave për t’u riaftësuar.


Oh shit .............. tani Marmota e gjeti justifikimin per te mos marre Benzinen ................... .


Postuar nga lezhjani-82 datë 01 Dhjetor 2010 - 21:57:

...


Postuar nga Piktor datë 02 Dhjetor 2010 - 01:43:

Ma ha mendja se Juventus do dali e ngrire nga kjo fusha e polakeve. Juve kishte kerkuar pezullimin e ndeshjes prej akullit ne fushe dhe temperatures -13°c qe filloi ndeshja dhe parashikohet te arrije -20° deri ne fund te saj.


Postuar nga Piktor datë 02 Dhjetor 2010 - 02:15:

Topin e nderruan se ai i bardhi nuk shihet ne fushen e bardhe. Po lozin me top te kuq Mungojne vetem skite .


Postuar nga al74 datë 03 Dhjetor 2010 - 23:29:

Zurich, 2 dhjetor – Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, në Zurich të Zvicrës ka vendosur që Rusia të organizojë Botërorin 2018, ndërsa Katari katër vite më vonë në vitin 2022.

Rusia konkurronte për organizimin e Botërorit të futbollit me kandidaturën e Anglisë dhe me kandidaturat e përbashkëta të Spanjë-Portugali dhe Belgjikë-Hollandë.

Shteti arab mundi konkurrencën e ShBA-së, Australisë, Koresë së Jugut dhe Japonisë, aspirantëve të tjerë për të organizuar Botërorin e vitit 2022. Katari do të jetë shteti i parë mysliman i cili organizon një eveniment të rëndësishëm ndërkombëtar.

news-al.com


Postuar nga AngelDevil datë 04 Dhjetor 2010 - 01:04:

Pashe ca foto ne net te stadiumeve ne Katar o zot o zot perralle e vertete ... po e prenotoj bileten qe tani une per atje


Postuar nga lezhjani-82 datë 05 Dhjetor 2010 - 21:27:

.....


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.