Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- Zbulohet “Grimca e Zotit” (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18520)
Zbulohet “Grimca e Zotit”
Zbulohet “Grimca e Zotit”
14/12/2011
Shkencëtarët e “Përplasësit të Madh të Hadrone”, po mundohen të jenë të përmbajtur, për të thënë se kanë zbuluar gjurmë të të ashtuquajturës, “Grimca e Zotit”. Të dhënat u paraqitën në Gjenevë të Zvicrës në një seminar të organizuar nga CERN.
Grimca, konsiderohet si mjeti nga i cili cdo gjë në Univers merr masën e vet. Në fakt, kjo ka ngjallur entuziazëm, por shkencëtarët thonë se ende mungojnë disa të dhëna për ta quajtur “Zbulim”. Por nëse i tillë do jetë, atëherë do të ishte hapi më i madh shkencor në këto 60 vitet e fundit.
Është e rëndësishme sepse do t’na lejojë ta kuptojmë universin, i vëzhguar përmes eksperimenteve. Ekzistenca e saj mund të shënojë hapa përpara në teoritë e unifikimit, të verifikuara nga forcat bërthamore dhe eletromagnetike, por që ende përjashtojnë gravitetin.
Kjo grimcë ishte një përbërës që i mungonte të ashtuquajturit “Standart Model”, që njihet në fizikë si udhërrëfyesi që përshkruan ndërveprimin e grimcave apo forcave të ndryshme.
Kërkimi u bë nga dy ekipe të ndryshme dhe eksperimentet u pagëzuan CMS dhe Atlas. Rezultatet e eksperimenteve ishin thuajse të njëjtë, për të njëjtën masë, nga 124-125 gigaelektron/volt.
Zëdhënësi i eksperiment CMS, Guido Toneli tha se tejkalimi përputhet me “Modelin Standart” Higs, afër 124 gigaelektronvolt, por ende nuk mund ta themi me gojën plot”.
“O Zot”, ky ishte komenti i parë i 82 vjecarit Peter Higs, i befasuar nga dy përfundimet e përafërta të dy eksperimenteve.
Po nuk e kane zbuluar akoma o shkodrani.
Dhe duke degjuar nje koment te nje shkencetari amerikan (jane dhe xheloze per Europen keta jankit) me beri pershtypje qe ai nuk para besonte se mund te ekzistoje nje grimce e tille. Dhe nese ai ka te drejte, gjithshka duhet te ndryshoje ne menyres se si shkencetaret e kane pare deri tani kozmosin dhe mjaft koncepte baze te fizikes jo vetem kuantike
Hmm
Citim:ne konferencen per shtyp keto shkencatare jane tregu shume te rezervuar duke lene te kuptojme s eato kerkojne edhe nje prove te vogel dhe ta shfaqin realisht...se ekane gjetur e kane gjetur se kur do e tregojne kete do e marim vesh shume shpejt....e amerikanet te sorollaten mbas irakut apo afganistanit ate t bejne ato ....
Po citoj ato që tha shelgu
Po nuk e kane zbuluar akoma o shkodrani.
Dhe duke degjuar nje koment te nje shkencetari amerikan (jane dhe xheloze per Europen keta jankit) me beri pershtypje qe ai nuk para besonte se mund te ekzistoje nje grimce e tille. Dhe nese ai ka te drejte, gjithshka duhet te ndryshoje ne menyres se si shkencetaret e kane pare deri tani kozmosin dhe mjaft koncepte baze te fizikes jo vetem kuantike
Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRA4001
ne konferencen per shtyp keto shkencatare jane tregu shume te rezervuar duke lene te kuptojme s eato kerkojne edhe nje prove te vogel dhe ta shfaqin realisht...se ekane gjetur e kane gjetur se kur do e tregojne kete do e marim vesh shume shpejt....e amerikanet te sorollaten mbas irakut apo afganistanit ate t bejne ato ....
kshu me fjale te thjeshta ca ben kjo "grimca e zotit" ?
Citim:Ne baze te lajmit qe kam ndjekur une besoj se eshte e vertete.....une besoj tek shkenca dhe kurre tek feja!ju e dini ndoshta sa probleme ka kisha e vatikanit me shkencetaret neper bote??shkenca e vertete po injoron predikuesit e shtire tash 1500 vjet duke na hedhur pluhur ne sy ..se ka mrekulli, e mrekullite vetem dora e njeriut te mir ei ben..i ben ti kur ndihmon nje te varfer, i bej une kur nuk harroj nene time plake atje ne shkoder....i ben dikush duke dhene kontribut financiar ne ndihme te femijeve jetime, i ben ai qe ka mundesi pe rte investu ne punedhenje dhe disa njerez fale tij kane siguru buken e gojes e jo kisha exhamia ku asgje nuk te jep perve cse ne hyrje tek porta e tyr ekane nga nji kuti druri te madhe ku ti dhe une duhe tte derdhim sa do pak para per kishen e xhamine.....qeverite ne boten e zhilluar kot nuk investojne ne shkence e dashur....ato e dine te ardhmen tyre me mire se ne!
Po citoj ato që tha shelgu
Kete mendim ke apo e thua ashtu si me marifet?
![]()
Mire e ke o shkodran, por feja nuk eshte kaq e thjeshte. Kjo eshte nje teme tjeter dhe nuk ka pse e diskutojme. Megjithate sa per debat po te them qe feja ka mbijetuar per mijra vjet dhe eshte akoma shume e fuqishme. E pra dicka do kete qe qendron akoma. Por nuk ke pse konkuron shkencen me fene. Ato nuk e ekskludojne njera tjetren. Eshte si te krahasosh Kg me Km. jane pra gjera te ndryshme. Feja eshte nje institucion social-shpirteror, e shkenca eshte materialiste, pra krejt tjeter. Ndoshta feja mund te krahasohej me filozofine.
Nejse, tek tema. E bera ate koment ku ironizoje ameriken. Amerika akoma eshte lider ne shkence dhe kjo nuk ka diskutim.
Persa u perket grimcave. le te shpresojme te dalin te verteta, ndryshe do te na duhet t'i hyjme fizikes nga e para.
feja e dashur ,eshte molla e sherrit ne boten e humanizmit dhe shkenca eshte armiku kryesor i betuar per fene!shkenca eshte siguria dhe ardhmeria e humanizmit ,ku cdo dite po ofron raste dhe prova te reja e feja vetem riperserit data mijevjecare ....jemi ne 2012 edhe pak dite dhe mendoj se njerezimi ka me shume nevoje per zgjidhje te reja se sa te rrijme duke shpresuar deri ne vdekje sic na meson feja.....fale shkences njerezit zbuluan se bota ishte e rrumbullaket e jo e rrafesht sic thoshte kisha.fale shkences doli ekrani i vogel ,ku per kishen ishte djalli aty brenda.....eee une e admiroj dhe shpresoj ne shkence!

Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.