Forumi Horizont | Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Ndihme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18585)
Ndihme
Pershendetje te gjitheve, ne vecanti veteraneve:p kush do na ndihmoje me nje key per nje program qe quhet Pc Speed Master..nuk eshte se e kam me siklet te madh, gjithsesi po na mbaroi pune ndonje nder na ben, thjeshte me beri kurioz ta provoj se sa i nevojshem eshte per pc-ne!
Une aktualisht nuk kam ndonje key per kete program por di te them qe duhen disa kushte qe nje software te te habisi ne kete drejtim. Shume premtojne cudira perpara se ti instalosh por qe realisht nuk bejne ndonje gje te madhe.
Nese do te shohesh ndonje permiresim shiko per ndonje soft qe pastron regjistrat e Windowsit. Ka plot te tille ne qarkullim dhe mund te gjesh edhe falas.
E dyta qe eshte edhe shume e rendesishme, beji defrag kompjuterit. Edhe programi qe ka Windowsi te ben pune, mos u lodh duke kerkuar ne internet.
E treta, do shikosh te heqesh ca programesh nuk te duhen si edhe do shikosh se cfare programesh ngarkohen kur ndizet PC. Shume prej tyre rendojne kot situaten...
Me pak fjale, te gjitha te mesipermet vlejne kur ke kohe pa i bere format Windowsit. Nese ke Windows 7, situata eshte me e mire nga paraardhesit.
Re: Ndihme
Citim:
Po citoj ato që tha ViRuS^06
Pershendetje te gjitheve, ne vecanti veteraneve:p kush do na ndihmoje me nje key per nje program qe quhet Pc Speed Master..nuk eshte se e kam me siklet te madh, gjithsesi po na mbaroi pune ndonje nder na ben, thjeshte me beri kurioz ta provoj se sa i nevojshem eshte per pc-ne!
flm per zgjidhjen, lordo bera defragment hoqa programet qe me kishin zene udhen + ca te tjera qe startonin kur ndez pc-ne por ka nja dy dit po punon shume avash pc-ja sidomos videot ne youtube mi hap me vones pastaj i jep gjate gjithe kohes me nderprerje max 5-10 sec ecen pa nderprer ... kur hap nje video qe e kam te shkarkuar ne pc ecen per mrekulli ska pengesa .. bera nje prove tjeter qe te sigurohem, mundova te shkarkoj dicka nga interneti shof qe shkarkimi po ecen shume avash ...0.1mb zgjat 10 sec, fajin duhet ta kerkoj te kompania besoj apo me sygjeroni dicka me praktike dhe te shpejte, befshi qef popull!
Nuk eshte cudi te hallakaten modem dhe router. Me ka ndodh 2-3 here qe bllokohet rrjeti dhe nuk gjej spjegim teknik. I heq nga priza i ve prape dhe cdo gje rregullohet. Kshu qe fillo nga kjo njehere.
Nese ke wireless te pakodfikuar mund ta perdore komshiu dhe ti s'merr vesh gje, pervecse interneti ecen avash. Eshte mire te kesh nje kompjuter tjeter qe te provosh definitivisht qe s'e ka kompjuteri.
faje flm per zgjidhjen thjeshte bera veprimet e para, tani cdo gje ne rregull Alles Gute :p
Rrjetin per shpejtesi download/upload e teston kollaj me speed test.net Pastaj, per te pare nese ke ndonje klandestin ne rrjet, ka pat qene nje program Dude nga Mikrotik. Skanon rrjetin tend dhe te nxjerr IPte e c'do pajisje te lidhur ne rrjet.
Me Youtube do kesh pak kujdes se kohet e fundit, nese ti perdor Chrome, ka patur nje problem mes Chrome dhe Flash Player Plugin. Edhe une qe kam nje background teknik deri diku, kam ngrene dynjane deri sa e zgjidha. Mos me pyet se si pasi bera aq shume gjera saqe nuk e di se cila e beri punen.
Ngecte videoja dhe bllokohej komplet Windows dhe nxirrte nje mesazh per Shockwave Plug In Not Responding... Pfffffff....
lordo problemin tend e kam pas dhe une dikur, te them te drejten dhe vet se di si u zgjidh ngaqe nuk lashe gje pa ngacmuar, kurse ky problemi tjeter qe permendi dhe fajtori s'mund ta ket chrome sepse me cdo shfletues po te njejtin problem me nxorri, provova me mozilla, ie, chrome por pa efekt, hoqa gjitha nga priza ndava modem dhe router pasi bera lidhjen perseri cdo gje funksionon si me pare.
Greket kane nje shprehje: Fundi mire, te gjitha mire.
Me behet qejfi qe e zgjidhe tashme problemin
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.