Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 42 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Muzika (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=16)
-- Eurovision 2012 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18596)


Postuar nga DrilonS datë 06 Maj 2012 - 18:21:

Eurovision 2012

shiko kenget e Eurovision 2012
http://www.albavideo.net/index.php/eurovision


Postuar nga SHKODRA4001 datë 23 Maj 2012 - 00:13:

http://eurosongshqiperia.blogspot.c...ng-u-eshte.html


EUROVISION SONG ESHTE PER GAY.Declaron kengetari i njohur FREDERIK NDOCI .


Postuar nga Eria datë 23 Maj 2012 - 02:11:

Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRA4001



EUROVISION SONG ESHTE PER GAY.Declaron kengetari i njohur FREDERIK NDOCI .



Mos u vetedeklarua Ndoci si Gay, se ky ka qene ne Eurovision?



Bravo Rona, Shqiperia ne FINALE


Postuar nga Vizioner datë 23 Maj 2012 - 11:15:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Eria





Bravo Rona, Shqiperia ne FINALE


Postuar nga Vizioner datë 27 Maj 2012 - 12:29:

Rona Nishliu ka arritur një rezultat të shkëlqyer në Eurovizion, pasi ka mundur që të renditet e pesta. Ky është rezultati më i mirë i Shqipërisë, që prej kur merr pjesë në këtë festival. Rona ka arritur që të mbledhë 146 pikë, duke marrë vota maksimale nga një sërë vendesh, si Italia, Maqedonia, San Marino etj. Tashmë festivalin e ardhshëm, këngëtari që do të përfaqësojë Shqipërinë, do të kalojë direkt në finale.

Në vendin e parë është renditur Suedia, që pasohet nga Rusia, Serbiadhe Azerbajxhani. Ashtu si dhe në vitet e tjera, rezultati është vendosur nga miqësitë mes shteteve, ndërkohë që Shqipëria ka marrë shumë pika edhe nga vendet që nuk pritej.



####

Rona Nishliu ka shkëlqyer në performëncën e saj në natën finale të Eurovizionit. Këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë është pëlqyer aq shumë, sa nuk kanë munguar komentet pozitive nga vendet e tjera.

Komentuesit italianë të Eurovizion kanë thënë se zëri i Ronës është i mrekullueshëm dhe shpërthyes, gjë që nuk ndodh shpesh me italianët.

“Rona Nishliu, momenti më i bukur që nga fillimi i kësaj nate. Një super zë i mrekullueshem. Bravo! Shqiptarët kudo në botë sot këtë zë e nxjerrin fituese“, thanë komentuesit italianë të festivalit, ndërsa më pas kanë vazhduar duke thënë se, “Rona Nishliu është zëri më shpërthyes i Eurovision-it dhe shqiptarët janë shumë në Europe, t’i ndihmojmë duke votuar, sigurisht duke na ndihmuar dhe ata për Ninën tonë“.

Komentatori i BBC One, Graham Norton, e quajti Ronën “Zëri i jashtëzakonshëm i këtij viti”.


* * *

Komentatori gjerman ne komentin per kengen kur do fillonte Rona te kendonte dha si porosi qe njerezit te heqin nga vitrinat gotat e kristalta pasi zeri i fuqishem i shqiptares mund tju bente deme…
Ne perfundim, kryetaria e zhurise se gjermanise Anke Engelke tha se u vertetua mendimi i saj per ronen qe me zerin e saj eshte e vertet e mahnitshme…
Kenga e Rones u riperserit ekstra ne ekranin gjerman.



p.s. Edhe pse shume e shemtuar si Femer, une votova sepse votova per Shqiperine Gjithashtu, nxita dhe disa gjermane te votojne


Postuar nga al74 datë 27 Maj 2012 - 13:05:

sa objektiv je mer Vizio. eurofestivali nuk o "miss universi" e nqs. e kane votu eshte merite e vokalit te saj.


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 27 Maj 2012 - 13:58:

Ne vend te dyte Rusia?


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 27 Maj 2012 - 14:06:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner

p.s. Edhe pse shume e shemtuar si Femer, une votova sepse votova per Shqiperine Gjithashtu, nxita dhe disa gjermane te votojne


Te lumte Vizioner! Vetem se ajo nuk eshte e shemtuar, eshte thjesht e bukur ndryshe.

Kjo kenga e Rones e bukur, por do kisha preferuar nje kenge me pak "oioioiiiii".. Bukurine kenga e ka vetem te pjesa shperthyese se gjithe pjesa tjeter ngelet si ne hije (per te mos folur per shqipen e saj te anglishtesuar, me fjale si ateheroooo, boooj çaniiii, etj etj..)

Gjithsesi, ndryshe nga heret e tjera, origjinale, aspak banale, e vecante, e fisme.

Ninen e simpatizoj, gjynah qe vetem e nenta.
Ze te bukur kishte dhe fituesja.
Me sa lexova paska qene nje fare clirimi "mosfitimi" per shume shtete, duke pare shpenzimet e bera per nje festival si ky..


Postuar nga Vizioner datë 27 Maj 2012 - 14:08:

Citim:
Po citoj ato që tha al74
sa objektiv je mer Vizio. eurofestivali nuk o "miss universi" e nqs. e kane votu eshte merite e vokalit te saj.


Po AL, ke te drejte. Dhe une per zerin + si e per shqiperine votova (Patriot).
Thjeshte pak humor, rreth jo bukurise se saje.


Postuar nga Eria datë 27 Maj 2012 - 14:37:

Edhe une e votova

Edhe pse isha me Suedine


Ps. Vizio e degjove Anke Engelke ke kishte kenge te preferuar.
Qe dje e kam qejf se e urreja ne kulm


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 42 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.