Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Google Nexus 7 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18645)
Google Nexus 7
Me sa duhet te keni degjuar ditet e fundit, Google ka hyre fuqishem ne fushen e tableteve me produktin e fundit, Google Nexus 7, nje tablet 7" i prodhuar nga Asus, me sistem operativ Android dhe me nje cmim te kapshem nga shume prej nesh, 199$.
Per me teper, vizitoni faqen zyrtare ketu.
Nese ndonje e ka blere tashme le te ndaje mendimet me ne ketu.
Ketu (nje nga faqet e mia te preferuara) mund te gjeni pak info dhe disa foto.
Para pak javesh me dhuruan per ditlindje ipad 3 the new one.. Eshte si nata me diten me keto tabletat e tjera, me nxori nga qefi dhe samsung g.. II lol.. KY qe paska dal si cmim sqeka keq
Ipad 3 ka 3-fishin e cmimit. Pyetja eshte, a eshte 3 here me i mire?
Te Djelen, shpresojme, me vjen Nexus 7 ne dore. Pasi ta testoj mire e mire do t'ju jap impresione nga dora e pare.
Disa verejtje te shpejta.
- Nexus 7 duket shume i mire dhe ne dore ndihet shume mire.
- Sistemi operativ eshte i fundit nga Google, Android Jelly Bean.
- Nga eksperienca ime e meparshme me sisteme Android, Jelly Bean eshte me i miri deri tani
- Nexus 7 ka nje CPU Quad-core Tegra 3 processor, 1 Giga RAM, 8/16 GB Memorje dhe te gjitha mbrokullat e tjera qe do mund te prisnit nga nje tablet me perjashtim te:
- Nuk ka antene celulari, dmth nuk ka karte sim qe te punoje kudo nepermjet 3G, EDGE, CDMA bla bla bla bla bla
- Nuk ka porte USB per te lidhur direkt nje flash drive.
- Nuk ka fole per karte memorje.
Ne te mund te instaloni pothuajse c'do program. Them pothuajse pasi Whatsapp dhe Viber duan nja dy kolpa. Nese dikush ka nje tablet te tille dhe i duhet ndihme, le te shkruaje ketu dhe do ti shpjegoj me kenaqesi.
Eshte tmerresisht i shpejte dhe ekrani eshte HD. Performanca e WiFi eshte shume e mire por nuk funksionon me standartin e ri 5GHz.
I vetmi problem qe kam hasur deri tani eshte nje defekt ne pajisje, qe me sa duket e paskan shume perdorues. Ekrani ne disa raste nuk percepton prekjet. Do duhet bere Stand By dhe duhet hapur prap qe te rifilloje funksionin normal.
Te Djelen tjeter do ta kthej serish ne USA dhe le te shpresojme per nje rimbursim ose nderrim te tabletit. Nese me bie ne dore nje model i rregullt nga ana teknike, them se s'do ta nderroj per shuuuume kohe.
Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
..., them se s'do ta nderroj per shuuuume kohe.
Nese ke perdorur me pare Android, shko per Nexus pasi eshte shume i lire per ate qe ofron. Nese ke perdorur iPhone, merr iPad Mini qe do publikohet nga data 23 Tetor ne mos gaboj. Pritet qe te jete midis 199$-399$.
Nese do dicka te ndermjetme, thuhen fjale te mira dhe per Galaxy Tab, ka nja dy versione te ndryshme me duket. Shif buxhetin dhe shiko benchmarks online.
Sapo porosita online Nexus 7 32G. Versioni 16G iu ul cmimi, nderkohe qe 32G shitet me cmimin e meparshem te 16G.
Ka dale edhe nje version 10", Nexus10.
Po, e drejte, dje u publikuan cmimet e reja zyrtarisht. Per mendimin tim, edhe 16 GB te merrje, s'do ishte keq. Tashme qe informacioni po zhvendoset "on the cloud", s'nevojitet te paguash diferencen prej 50$ afersisht per dyfishin e memorjes.
Meqe ra fjala, une porosita 16 GB-shin sot ne UK. Kismet, vjen nga 20 Nentori.
Kam dy dite qe me ka ardhur dhe perdorimi i kompjuterit ne shtepi eshte bere minimal' ngaqe cdo gje qe ka lidhje me online e bej ne tablete.
Te sygjeroj te instalosh dolphin browser, se eshte fantastik.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.