Forumi Horizont | Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shqiperia: Statusi kandidat ne BE (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18767)
Shqiperia: Statusi kandidat ne BE
Sot me 24.06.2014, me ne fund,
Shqiperise i jepet stausi i vendit kandidat per ne BE.
Tashme, Shqiperia jone, shikohet me sy tjeter. Shqiperia jone vlersohet!
Urime popullit shqiptar!
Urime qeverise Socialiste qe, punen e saje, per nje periudhe te shkurter ne qeveri, ka arritur shume por, dhe shume pune ka perpara per te bere.
Urime Edi Rames, kryeministri me vizione per Atdheun dhe shqiptaret.
Kryeministri i Rilindjes Shqiptare!
Me kete Kryeminister, nuk do te jete vone, ku Shqiperia, do te jete nje "emer" me vlera ne Europe, pse jo, edhe ne Bote!
Ky eshte vizionari. Ky eshte progresi.
Kryeministri i vendit, Edi Rama në një konferencë për shtypin:
“Nga sot ka më shumë shpresë e perspektivë për shqiptarët. Unë shpresoj që të gjithë së bashku mund ti gëzohemi këtij momenti, nuk është fundi i rrugës sonë drejt anëtarësimit të plotë, por një hap i rëndësishëm përgjatë kësaj rruge. Është një shenjë shumë e qartë për drejtimin e rrugëtimit tonë, që nga sot ka më shumë shpresë dhe perspektivë për të gjithë shqiptarët kudo që janë jo vetëm në Shqipëri", tha Rama.
“Çiljeta nuk do të këndojë, por do të ftojmë ata që duhen ftuar, edhe Sali Berishën. Festë dinjitoze dhe modeste. Nuk do të monopolizojmë dhe privatizojmë statusin për qëllime politike. Shqiptarët janë të stërvitur mjaftueshëm politikisht për të kuptuar kush ka bërë shumë dhe kush ka bërë pak për statusin”.
Ai gjithashtu falënderoi opozitën e vendit, dhe theksoi se nuk do të mungojë vlerësimi për atë që opozita ka bërë përpara se të bëhej opozitë:_
“Falënderoj përfaqësitë e opozitës në Komisionin e _Integrimit dhe kryetaren Bregu, _e cila ka dhënë një kontribut të posaçëm. Shpresoj që opozita të angazhohet në procesin që vazhdon, në marrjen përfundimtare të vulës për anëtarësim në BE”, tha Rama.
Kryeministri ritheksoi se ende ka një punë të madhe me reformimin e sistemit tonë të drejtësisë:_“Besoni se me këtë sistem drejtësie nuk do të hyjmë në be, as me dylbi as me teleskop”, tha Rama.“Ne do godasim. Mandati ynë i 23 qershorit është një mandat për të goditur, dhe do ta përdorim fuqishëm, se nuk mund të turpërohemi së bashku në sytë e botës, se si “Gatet” me çekiç lëshojnë “Gatet” me armë , e këta vrasin njerëz”, tha Rama.
“Ne jemi përgatitur për muaj të tërë, theksoi Rama, një përgatitje me profesionalistet mbresëlënës ,dhe arritëm të bëjmë atë që na ka ngritur sytë drejt botës, aleancën e pathyeshme përballë “Gates”._
Nuk mund të çojmë në rrugën e rrezikut për jetën trupat e policisë, për të arrestuar “Gatet” tha Rama, dhe pastaj me “Gatet” të bëhet pazari dhe këta _të kthehen përsëri në rrugë që të vrasin.
Sa e fuqishme eshte Pashaporta juaj?
Me Pashaporten tuaj, ne sa shtete mund te shkoni lirshem, pa vize?
Pashaporta me e fuqishme eshte ajo e Suadise, Britanise, Finlandes ku mund te shkojne pa vize ne 173 shtet.
Me pas jane nder te tjera Gjermania, USA me 172 shtete.
Vizioner jepi lajmet tamam, se qerrova syte te gjej Shqiperine
Meqe ra fjala, ku bie ky shteti i Grenades, se deri me sot sma ka zene veshi dhe aq?
Per te tjeret, jemi tek nr. 88
Citim:
Fajtori pyet:
Meqe ra fjala, ku bie ky shteti i Grenades, se deri me sot sma ka zene veshi dhe aq?
Une shkokam ke 38 vende, po as nuk e di se cilet jane.
ti them une raid e kam listen
Re: Kryeministri i Rilindjes Shqiptare!
Citim:Optimizem real.
Po citoj ato që tha Vizioner
Me kete Kryeminister, nuk do te jete vone, ku Shqiperia, do te jete nje "emer" me vlera ne Europe, pse jo, edhe ne Bote!
Ky eshte vizionari. Ky eshte progresi.
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.