Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:05:

Mbi disa punime te miat-R.Th.

Pas lejes dhe keshilles se marre ketu nga fajtori, nuk po e zgjas por po hedh ketu pershkrimet e shkurtera dhe te gjata informative te punimeve te miat te botuara deri me tani, e te cilat me kane shkaterruar disi nga ana financiare. Nuk duket e hijshme qe nje autor te flase per librat qe ka botuar, por duhet te prese te flase dikush tjeter per 'to. Mirpo problemi eshte se ne kete katrahure stertranzicioni nuk e merr vesh i pari te dytin; gjithashtu problemi tjeter eshte se punimet e mia i qendrojne ca si teper besnike te VERTETES, keshtu demtojne padashur edhe shume subjekte te ndryshme qe jetojne nga genjeshtrat; dhe e treta, mjaft te reja qe sjellin keto punime, po shfrytezohen ilegalisht nga pseudo-intelektuale te gjithfarllojit. Ndaj keto libra jane klasifikuar nga persona me pozite si non grada, ndaj dhe ato mund ti gjesh vetem pjeserisht nen ndonje banak librarie, apo ne ndonje cep rafti te tejlargem. Ndaj dhe une po i sjell ketu ne dy pershkrime, e kush te doje le ti shperndaj ku te doje.
Por me pare po jap nje e-mailin tim qe ua kam nisur shume e shume mediave para nja tre javesh, mbi problemin ne fjale, keshtu per te kuptuar se si eshte gjendja e informimit mbi librin ne Shq.


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:09:

(Teksti i mëposhtëm ësht i njëjtë për t' gjithë ju) të redaktorë gazetash dhe mediash të tjera.
Kjo është hera e tretë e rregullt, që unë po kontaktoj me ju në lidhje me botimet e mia të reja, dhe me një shpresë edhe më të pakët se ju do të jepni një njoftim qoftë edhe të shkurtër mbi botimin e tashëm. Por unë bëj detyrën time, sepse është e padurueshme të dëgjosh nga ju më pas, se ne nuk kemi marr asnjë njoftim mbi këtë titull të ri. Edhe në dy njoftimet parakaluese që ju kam nisur, atë të "Evolucionit gjuhësor" vëll. i 3 në nëntor 2014, dhe atë me dy novela: "Kush e solli Doruntinin + Gjenerali i ushtrisë së vrarë" në mars (apo prill) 2015, as edhe njëri prej jush dha një njoftim mbi këto tituj të rinj librash!?! Ndoshta ju e konsideroni vendin tuaj të punës si një monopol privat, ku vetëm ju e cmoni nëse publiku duhet të njoftohet ose jo mbi një libër të ri të dalë në treg! Nëse vërtet mendoni kështu, unë ju sqaroj se ju e keni detyrë ligjore të njoftoni publikun mbi cdo lajm kulturor që ju vjen në redaksi. Ashtu sic dhe publiku e ka të drejtën të informohet nga media mbi ngjarjet politike, sociale, kulturore etj. Ndryshe duhet të dyshoj cdo njeri, se mediat dhe njerzit që punojnë në 'to janë kthyer në instrumenta sahan-lëpirse të grupimeve drejtuese të vendit, kështu edhe në vegla qorre diktatoriale.
Unë po ju jap edhe një shanc të fundit të gjithë juve të largoni këtë dyshim, që mund ti ngrihet kujdo në kokë, -sepse nuk kam ndërmend të merrem me vegla qorre dhe sahan-lëpirëse-, duke ju njoftuar juve mbi librin tim më të fundit, gjë që do të thotë, se unë dhe cdo qytetar pret të jepet nga ju një njoftim sado i shkurtër në lajme apo në një emision kulturor, mbi këtë titull të ri, të librit tim më të fundit.
Titulli i librit ësht: "Kuptimi metafizik dhe dialektik i lëvizjes" me nëntituj: nën disa të reja shkencore (të sjella vetëm nga vështrime empirike). Autor: R Th..
Një vend të gjerë në mes të librit ze edhe nënkapitulli: fizika metafizike, ku autori shtjellon përciptas sistemet e hapura dhe të mbyllura, entropinë, duke e kthyer këtë me kokë lart, -sic ai pretendon; gjithashtu aty autori merret sërish me teorinë speciale të relativitetit të Ajnshtajnit, gjë të cilën ai e ka trajtuar gjerësisht në një punim të tij më të hershmëm; në këtë nënkapitull trajtohet edhe teoria e përgjithshme e relativitetit, si dhe drejtimet e mekanikës kuantike sot.
Ky libër ka një gjuhë të thjeshtë, aq sa për ta kuptuar atë mjaftojn disa njohuri mbi natyrën, të cilat njeriu i merr me 8-9 klasë shkollë, apo dhe nga emisione të ndryshëm televizivë. Edhe shpjegimi që autori përpiqet të japë mbi materien, natyrën, kozmosin, është larg teorive të sotme të komplikuara. Ai përpiqet të shpjegojë se si forca gravitacionale është mëma e cdo lloj lëvizje, qysh nga krijimi i materies e deri më sot. Libri ka 320 faqe dhe kushton 700 lek apo 7 euro.
Libri, po si dhe librat e tjerë të autorit, është i botuar nga shtëpia botuese "Vllamasi", dhe nesër deri pasnesër gjindet në bibliotekën kombëtare dhe në librarinë e kësaj shtëpie botuese. E ditë më pas, edhe në dy-tre librari të tjera.
Unë nuk besoj se ju do të jepni qoftë edhe një lajm të shkurtër mbi botimin tim më të fundit, sic dhe nuk dhatë edhe në dy botimet parakaluese. Për mua kjo nuk ka ndonjë rëndësi; cdo njeri ka ndërgjegjen e vet dhe varet nga këmbët e tija. Por nëse ndonjëri nga ju do japë një njoftim kësaj here mbi librin tim më të fundit, të më njoftojë që ta di dhe -mundësisht- ta verifikoj.
Gjithë të mirat dhe suksese në punën tuaj informative. Berti.


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:15:

Vetkuptohet se edhe kesaj radhe nuk duket se eshte dhene ndonje njoftim i shkurter mbi titullin e dale ne treg.
Me poshte pasojne keto pershkrime informacione, lu emri im jepet ketu ne kete portal (si me lart) me iniciale, pra jo i plote.

1. Pa Titull GlobusR T.2005

-vargje 1985÷2005 +esse + disa shkrime historike + përshkrime udhëtimi
(ky është libri i parë i autorit, me të cilin ai nuk pretendon shumë.)

2. Hakmarrja e viktimës GlobusR T. 2005

- 33 tregime (me humor, ironikë dhe sarkaikë nga vite të ndryshme)

3. Teoria e relativitetit në kohë dhe hapsirë –disa sqarime,
keqkuptime dhe përmisime në të kuptuarit e saj– GlobusR T.2007

4. Evolucioni i gjuhës vëll.1 -fillimet e tij- GlobusR T.2009

5. Evolucioni gjuhësor vëll.2 -vazhdimet e tij- GlobusR 2009
-etimollogji, histori; (ky vëllim pati një mbyllje të shpejtë, aq sa nuk i kanë munguar nga fundi i tij disa gabime gramatikore.)

6. Dialektika e arsyes dhe e sugjestionit -apo një copëz jetë në
verën e nxehtë të një kryeqyteti -roman- GlobusR T.2011

7. Të gjithë me Zotin -tregime GlobusR T.2011


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:22:

8. Komplekset shqiptare të inferioritetit Vllamasi T.2012
9. Albanistani ynë -shkrime të ndryshme- Vllamasi T.2012
10. Kursi i servilave -tregime- Vllamasi T.2013
11.A është Bibla dhe Kurani fjalë e Zotit apo e njeriut? Vllamasi 2013
12. Europastani dhe … bibilushi -shkrime te ndryshme- Vllamasi T.2014
13. Evolucioni gjuhësor vëll. 3 -„sekretet“ e historisë së njeriut- Vllamasi 2014
14. Kush e solli Doruntinin? + Gjenerali i ushtrisë së vrarë -dy novela- Vllamasi 2015
15. Kuptimi metafizik dhe dialektik i lëvizjes -nën disa të reja
shkencore- (të sjella vetëm nga vështrime empirike) Vllamasi T.2015

Keto ishin shkurtimisht titujt e mi. nese dikujt i ngjallet interesi, mund te shohi me tej pershkrimet e shkurtera.


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:23:

1. Pa Titull GlobusR T.2005

-vargje 1985÷2005 +esse + disa shkrime historike + përshkrime udhëtimi
(ky është libri i parë i autorit, me të cilin ai nuk pretendon shumë.)

2. Hakmarrja e viktimës GlobusR T. 2005

- 33 tregime (me humor, ironikë dhe sarkaikë nga vite të ndryshme)

3. Teoria e relativitetit në kohë dhe hapsirë –disa sqarime,
keqkuptime dhe përmisime në të kuptuarit e saj– GlobusR T.2007

Në këtë libër autori i qëndron besnik pikpamjeve para-ajshtajniane të principit të relativitetit, duke pranuar shpejtësinë maksimale në hapsirë, atë të dritës, duke pranuar dhe mosndikimin e burimit të dritës në këtë shpejtësi, çfarë mbetet të kuptohet se ekuacionet e Maksuellit nuk mund të fillojnë nga 0 për çdo sistem referimi dhe ruajtur shpejtësin konstante c, ndryshe kemi firim ose shtim kohe për dy trupat e njërit sistem. Mirpo edhe fillimi i ekuacioneve nga plus ose minus zero është pa kuptim. Ndaj këtu qëndron gabimi, sipas autorit R.Th., tek trajtohen dy sisteme të ndryshëm lëvizje trupash, dhe shpejtësitë e të dyve nisin nga zero, në një kohë që këto shpejtësi janë të ndryshme karshi njëri-tjetrit. Problemi është thuajse banal, sipas R.Th., ndaj ai shkon deri tek shpejtësia e dritës c sipas arsyes së shëndoshë, e cila i ruan ekuacionet e Galileit, duke na dhën c², siç e kemi tek E=mc², gjë të cilën Ajnshtajni nuk e ka kuptuar.

4. Evolucioni i gjuhës vëll.1 -fillimet e tij- GlobusR T.2009

-etimollogji, histori. Në këtë libër me tre vëllime autori sjell krahasime fjalësh në gjuhë të ndryshme, në ato „të gjalla“ dhe „të vdekura“, duke vërtetuar kështu me fakte të reja këtë evolim gjuhësh. Përveç kësaj, në libër dalin edhe fakte të reja historike, gjë që e bën librin interesant.

5. Evolucioni gjuhësor vëll.2 -vazhdimet e tij- GlobusR 2009

-etimollogji, histori; (ky vëllim pati një mbyllje të shpejtë, aq sa nuk i kanë munguar nga fundi i tij disa gabime gramatikore.)

6. Dialektika e arsyes dhe e sugjestionit -apo një copëz jetë në
verën e nxehtë të një kryeqyteti -roman- GlobusR T.2011

Ngjarjet e romanit na shpien aty në fillim të viteve ’80 në Tiranë, mes disa të rinjve punëtorë të uzinës Traktori, ku ndërthuren si shfaqjet e huaja, ashtu dhe dashuria e Romeos dhe Mirelës.
Ky roman u shkruajt në verë të 1986-ës, në një kohë rekord prej disa javësh. Pastaj, pasi iu dha për tu lexuar disa personave, ndenji vite të tëra pa u prekur. Vetëm tani në emigrim, autori iu fut edhe një herë ripunimit të tij, duke zvogluar dialogjet dhe përmisuar nga ana artistike.

7. Të gjithë me Zotin -tregime GlobusR T.2011
Këto 33 tregimet të dyta të autorit merren kryesisht me probleme fetare (religjioze) të njeriut. Më saktë, ai mbërthen shpirtin e njeriut në lidhje me besimin apo fetë e tij, pa harruar anën spirituale të tij. Në libër kalojnë personazhe nga më të ndryshëm si Krishti, Muhameti, Osama bin Laden, Omer Khajami, Marksi, Hegeli, Romel dhe Montgomeri, Hitleri, Xhoi Lenon, fshatari Lec, kinezi Lu, macja e presidentit Klinton, etj.


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:25:

8. Komplekset shqiptare të inferioritetit Vllamasi T.2012
-analiza historike. Në këtë libër autori merret me katër pseudo-historianë të rinj, një armatë pseudo-intelektualësh këta të dalë vitet e fundit në Shqipëri, librat e të cilëve kanë ecur në treg shumë më mirë nga çdo lloj libri tjetër, për shkak të përkëdheljes që ata i bëjnë disa komplekseve të kombit të tyre. Këta gjysëm-historianë përpiqen (gjoja) ta ngrenë lart në piedestal gjuhën shqipe, por në fakt e kanë baltosur atë më shumë. Pra, duke dashur të na venë vetulla, na kanë nxjerrë në fakt sytë. Autori R.Th. analizon disa nga veprat e tyre, duke treguar kështu përzgjedhjen e gabuar që ata bëjnë në krahasimin e fjalëve, në mitet e ndryshme, dhe në pasazhet historike të njohura.

9. Albanistani ynë -shkrime të ndryshme- Vllamasi T.2012

Në këtë libër kemi shkrime nga më të ndryshmet, duke filluar me një pyetsor të gjatë, ku autori u përgjigjet pyetjeve, dhe mbaron me disa shkrime shkencore, me të cilat autori mendonte të niste një libër tjetër. Në faqet e mesit gjejmë shkrime dhe tema nga më të ndryshmet.

10. Kursi i servilave -tregime- Vllamasi T.2013

Në 33 tregime të tjera të autorit kemi tema nga më të ndryshmet, ku dallojnë disa sociale dhe politike, si dhe të ndjenjave njerzore. Dallojnë tregimet Kalkulacion i mprehtë, Dashuri vrasëse dhe Tango mbërthyese.

11.A është Bibla dhe Kurani fjalë e Zotit apo e njeriut? Vll 2013

Ky libër i shkruar në vitet 2005-2006 analizon Biblën dhe Kuranin, duke dalluar në ‘to qartë dorën dhe mëndjen njerëzore. Analiza e Biblës tregon qartë gjuhën simbolike të saj dhe ato që quhen „kodet e fshehur“ të saj

12. Europastani dhe … bibilushi Vllamasi T.2014

Ky libër me shkrime nga më të ndryshmet, dhe që hyn në zhanrin e publicistikës, trajton jo vetëm tema shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare, kryesisht europiane. Si në çdo libër të autorit, letrar dhe jo-letrar, edhe këtu del në pah përpjekja e tij për të demaskuar çdo tentativë dhe nyje diktatoriale, që shfaqet në marrdhëniet e përditshme nga subjekte të ndryshme, sidomos ato shtetërorë.

13. Evolucioni gjuhësor vëll. 3 -„sekretet“ e historisë së njeriut-

Edhe në këtë vëllim të tretë të evolucionit gjuhësor, autori sjell fakte të reja në ndihmë të këtij evolucioni, duke ndriçuar kështu edhe më shumë disa fakte të harruara historike të kohrave të lashta. Ky vëllim duket edhe ca më interesant nga dy vëllimet e para. Vllamasi T.2014

14. Kush e solli Doruntinin? + Gjenerali i ushtrisë së vrarë
Ky libër me dy novela sjell ngjarje të viteve ’80. Ndonëse të dyja ngjarjet e novelave janë të trilluara, si në shumicën e krijimeve letrare, ato përmbajnë emra dhe elemente realë, aq sa të dyja ngjarjet duken sikur të jenë të vërteta. Të dyja novelat kanë metaforat e tyre. Vll. T.2015

15. Kuptimi metafizik dhe dialektik i lëvizjes -nën disa të reja
shkencore- (të sjella vetëm nga vështrime empirike) Vll. T.2015
Autori i përket atij grupi njerzish, të cilët vërejnë natyrën me kënaqësi e kureshtje gjatë gjithë jetës. Si valët e detit, ashtu dhe vargmalet, e kanë çuar atë në idenë mbi një forcë rrotullese universale në Hapsirë të çdo lloj trupi, nga grimca të vogla e deri tek trupat e mëdhenj, planetë e diej, të cilët tërhiqen për shkak ndryshimi të polaritetit të tyre, polaritet ky i cili –sipas autorit– duhet të ketë ekzistuar qysh në krijim të materies.
Në këtë libër përmblidhet edhe „Fizika metafizike“, në të cilën autori tregon rrugën e mbyllur ku e ka çuar kjo lloj fizike studimin e Natyrës sot. Në këtë kapitull ai sqaron dhe kthen me kokë lart konceptin e entropisë, sqaron edhe një herë qart me shembuj konceptin e relativitetit, duke i qëndruar besnik arsyes së shëndosh deri tek shpejtësia maksimale në Hapsirë, atë të dritës c, kështu duke e hedhur poshtë të ashtuquajturin paradoks i binjakve. Edhe teorinë e përgjith. të relativitetit të Ajnshtajnit, me gjithë hapsirën e saj dy-dimensionale, autori e hedh poshtë me argu-mente dhe shembuj, duke treguar qartë pse kjo Hapsirë është tre-dimen-sionale dhe si e tillë na i shpalos aq qartë të gjitha fenomenet e Natyrës.
Pas këtyre autori sjell edhe një panoramë të mekanikës kuantike, që lexuesi të kuptojë çfarë ai hedh poshtë nga kjo degë e këndvështrimit të theksuar metafizik dhe çfarë ai pranon nga studimet e kësaj dege.
Në katër forcat kryesore në Natyrë, autori „eleminon“ dy prej tyre, atë të dobët, duke e konsideruar si shenjë të jetgjatësisë së një atomi, elementi, lënde, trupi të caktuar; si dhe atë të fortë, e cila sipas tij nuk duhet të llogaritet, pasi në elementë, lëndë apo trupa të caktuar, të ashtuquajturat grimca elementare përbëjnë tashmë lidhje të caktuara bërthamash atomesh, elementësh, lëndësh, etj. Vetëm e ashtuquajtura forcë elektromagnjetike është bijë e forcës gravitacionale, ku e para ndikon më së shumti në elementë ferrorë (metalikë) dhe e dyta në të gjitha atomet, elementët dhe trupat, qysh nga krijimi i materies.


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:31:

Kjo nuk ishte e gjitha! Nese ndonjeri don me per Belulin, ka akoma variantin e gjate:
Veprat:

1.Pa Titull – 300 faqe, kryesisht me vargje (1985-2005), pak esse, përshkrime udhëtimi, si dhe disa shkrime historiko-etimollogjike, Tiranë, GlobusR, 2005.

Ky është libri i parë i autorit, si i tillë nuk pretendon shumë në vetvete, po të përjashtojmë shumllojshmërinë e temave që përfshijnë vargjet e tij, të cilat ai i rendit me modesti më shumë tek vjershat, se sa tek poezitë, -sipas ndarjes, që ai i bën në parathënie të librit, vargut në përgjithësi.
Këtë ndarje nuk e lë pa e përmëndur edhe një nga poezitë e tij… ah, deshëm të thonim: një nga vjershat e tij:
Vargjet e mia

Ah, këto vargjet e mia,
si lastarë të egër shpërthyer,
të papunuar zvarriten mbi letër,
besnike shpirtit të trazuar,
pa rregulla metrik,
e normat e trurit të poetit,
virgjëresha,
siç i ka bërë Muza-Mëmë,
ndaj ndoshta nuk janë dhe aq të bukura.

Dhe vërtet, në shqetësimet e shpirtit të tij dallojmë si fillim një Muzë të ashpër, e cila duket jo vetëm e politizuar, (…o Zot, ç’ka kërkuar kjo Muzë në shterpësinë e njeriut!?), por edhe e përzier në gjithfarë problemesh shoqërore, kohore, ekonomike, letrare, etj., si bie fjala:
Ç’kohë

Zhurmë, rrëmujë, heshtje, gjallëri!...
Ç’kohë jetojmë!...
Pemë të krisura!...
Lule artificiale!..
Paralizë!..
Emra të harruar, e ca të krijuar!..
As sfinks i vjetër, as sfinks i ri!..

Din Hyka, ç’ka që më kujtohet?!..
Po Dhimitri i tij?!..
Çudi, vdiqën heronjtë!..

Duhen krijuar idhunj të rinj!..

(Fatkeqësisht, kjo vjershë ka dalë e cunguar në botim për faj të botuesit, ndaj autori vetë e ka kompesuar me një shtesë të daktilografuar edhe një herë këtë faqe të librit.)

Duket se mbi 220 faqe vjersha/poezi, autori nuk do ti kish shkruar, po të mos ish përvëluar sado pak nga ajo ndjenjë universale, me emrin dashuri. Ndaj gjejmë në faqet e librit gjurmët e këtij zjarri universal.

***
Lulen që prure,
përherë e ujita.
E ujita dhe me lotët e syve të mi!
Deri më sot arrita…
Akoma lulëzon!
E në është nevoja,
do jap dhe gjakun tim!

Fjalë të pathëna

Fjalë të pathëna,
ngjitur pas shpirtit,
si mjegull mëngjezi lodrojn,
vërtiten rreth meje si flutërza,
të trembura nga afërsia,
më të bukura se vetë poezia,
gjithë dashurinë e ngujojn.

Vërtet, tek ky autor duket se janë ngujuar të gjitha ato ndjenja, emocione dhe afekte, -dhimbja, gëzimi, përkujdesja, mëshira, falja, obligimi, etj.- të cilat Muza e poezisë i nxit të zbrazen në letër. E ndoshta janë ngujuar më tepër sa duhet, gjë që ka ndikuar në nivelin mesatar letrar të shumë prej vargjeve. Sidoqoftë, duke patur parasysh edhe çmimin tepër të ulët të librit, 330 lekë, apo 3 Euro, duke patur parasysh essetë e bukura humoristike, ato përshkrime udhëtimi të autorit në Shqipëri, si dhe ato pak shkrime etimollogjike-historike, mendojmë se ia vlen pasja e këtij libri në bibliotekën personale të lexuesit të rregullt.


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:32:

2 Hakmarrja e viktimës –tregime, 250 faqe, (në librin elektronik: 280 faqe), GlobusR, Tiranë, 2005, çmimi 330 lek.

Ironia, humori dhe sarkazma shoqërojnë thuajse të gjitha këto 33 tregime të para të autorit Robert Thomanikaj, tregime të skicuara dhe shkruara ndër vite. Titullin e librit e ka vënë botuesi, Petraq Risto, nga pëlqimi duket prej tij i njërit prej tregimeve të librit.
Duke qenë padashur tek ky tregim, po nxjerrim një pasazh të shkurtër prej tij, i cili tregon jo vetëm atë kohë të shkuar të monizmit, por edhe „profetizon“ kohën e ardhme të pluralizmit.
(Izeti) „…. U kthye të gjente një vend ku të kishte hapsirë. Ai ambient i merrte frymën. Së fundi duhet të gjente edhe një kosh plehrash ku të hidhte kaushin e mbetur. Nuk ish mësuar ta lëshonte ashtu për tokë, si shumë të tjerë. Po ecte i shkujdesur në kërkim të koshit, kur papritmas flegrat e tij të hundës u ngacmuan nga një parfum i këndshëm femre. Ndërkohë që insiktivisht po kthente kokën nga mrekullia femërore, sytë i panë koshin e plehrave… Për një moment tepër të shkurtër u tundua, sepse nuk po dinte kë të ndiqte, ku të përqëndrohej!.. Të ndiqte farfurimën e parfumit, apo të mos i ndante sytë nga koshi, i cili mund ti humbiste prej lëvizjeve të shumta të turmës!?.. Nuk i përkiste atyre njërëzve që rrinë e vështrojnë gratë kur kalojnë në rrugë. Mirpo kish kohë që nuk kish ndjerë aromë parfumi, për më tepër një aromë aq të këndshme, si ajo që sapo kaloi! Prandaj ai tundim e hutoi krejt! Vazhdoi insiktivisht ecjen pa e kthyer kokën, duke i hapur kështu dritën jeshile fantazisë. Kishte harruar fare seksin femëror dhe i erdhi pak çudi, që në një ditë si kjo do të puqeshin të tria: parfumi, femra dhe harresa e tij. Biles mund të shtonte: edhe vetja e tij me idetë sëbashku. Ufff, bëri njëherë. Ç’tundim!? Tundim i çuditshëm! Më i shkurtëri që kish patur ndonjëherë! E ndoshta më i forti! Jetë tundimesh, i tha vetes pastaj, duke përllogaritur edhe ato që mund të kalonte atë ditë. Ngriti dorën dhe me të përplasur lëshoi në kosh gjysmën e mbetur të kaushit…
Shefi i policisë së lagjes së tij e kish ndjekur nga larg të gjithë skenën e Izetit në koshin e plehrave. I erdhi çudi dhe mirë për atë skenë. Njëkohësisht ndjeu edhe një farë keqardhje për banorin e lagjes, që përmblidhte rajoni i tij. I shkreti, mendoi, fliska dhe me vete! Nuk e kish parë ndonjëherë ashtu. E dinte se ishte i liruar si i sëmurë nga koka, por se qysh e si…, dinte vetëm që i moshuari kish bërë nja njëzet vjet burg politik, …e patjetër atje duhet ta kishte kapur edhe sëmundja!.. Ah po, iu kujtua se i shkreti kishte bërë së fundi edhe disa muaj në psiqiatri. Siç ia kish thënë vetë i sëmuri, i bëheshin gjithsej tek nëntëmbëdhjet vjet e … muajt nuk i mbante mënd. Një jetë e tërë … sidoqoftë, mendoi. Kushedi përse gjith’ ajo odise?!. Gjëra të së kaluarës… Po nejse, tani kish rëndësi që ai banori i rajonit të tij i përkiste njerëzve të rregullt e me kulturë… të ishin të gjithë si ai, pa… pa le të kishte edhe armiq! Të hidhnin mbeturinat në vendin e caktuar, … kjo ishte boll e rëndësishme!.. Si mund të kërkohej zbatimi i ligjeve, kur njerëzit nuk zbatonin ato më elementaret?!. Më të thjeshtat!.. Më të domosdoshmet!.. Zbërtheu kopsën e jakës, duke nxjerrë nga xhepi shaminë e hundëve. Kish filluar të djersinte dhe kjo i ndodhte gjithnjë kur diskutonte me veten. Fshiu pak qafën dhe, njëkohësisht, përshëndeti me kokë një kolegun e tij. Duhej të kish kujdes, ndryshe do të merrte ndonjë të ftohur nga djersa e tharë në trup. Sëmundjet i urrente për qamet dhe, kësaj radhe, duket se po sëmurej edhe nga koka. Po bëhej si ai Izeti, i cili patjetër i gëzohej ardhjes së De Kuejarit!.. Tjetri ti gëzohej kujt të donte, por ai duhej të kish kujdes nga djersa! Kjo ishte e rëndësishme për ’të!.. Të tjerët le ti gëzoheshin ardhjes së perujanit, ai pak kishte të bënte me këtë. Në fund të fundit, edhe sheshi përpara muzeumit nuk i përkiste rajonit të tij!.. Biles nuk i përkiste asnjë rajoni!.. I erdhi çudi për këtë zbulim. Mund të ndodhte ndonjë incident, dhe asnjë rajon policie mbante përgjegjësi direkte për këtë! Përgjegjësia binte mbi të gjithë, edhe mbi ata lart. Pra sheshi, në një farë mënyre, simbolizonte qeverinë. Po të qe sheshi në rregull, qe edhe qeveria në rregull!.. Po të qe sheshi i pastër, qe edhe qeveria e pastër!.. Në fund të fundit, edhe çdo riparim që i bëhej sheshit, profetizonte ndryshimet në qeveri!.. Kështu duhej të kish ndodhur!.. Apo, përkundrazi, ndryshimet në qeveri sillnin edhe ndryshimet në sheshin kryesor të kryeqytetit?!.. Ohh, po i pëllciste koka nga mendimet e shumta!.. Do të përfundonte si ai Izeti, që fliste me vete!.. Po ku, … ku do të ishte tani i shkreti, mendoi për ’të…
Izeti, nga an’ e tij, ishte ulur në trojtuar, disi larg turmës që po rrallohej. Hapte sytë sa majtas e djathtas, por me shumë kujdes, si një i ngeshëm që nuk kishte ç’të bënte tjetër përveçse të shikonte njerëzit përreth, … ose, siç do ti pëlqente ti quante ata njerëz: shëtitësit më të kotë në botë!.. „

Por tregimet e këtij libri dalin edhe nga skenat reale, duke i sigmatizuar ato në pjesëza abstrakte të ngjarjeve irreale, apo më saktë: tematikave simbolike. Në këto tregime, si „Duke kërkuar punë“, „Specialist“, „Ndalohet „Përse-ja“ “, „Fjala“, „I keqi“, etj., metafora dhe hiperbolizimi janë simbiozuar aq shumë me sarkazmën dhe ironinë, sa fantazia e lexuesit përshkon skena reale të një teatri molieran. Këtu qëndron edhe bukuria e këtyre tregimeve të thjeshtë, irrealja flirtohet gjatë gjithë kohës me realen njerzore, kufijtë e tyre shpesh herë përzihen me njëri-tjetrin, aq sa lexuesit i mbetet në fund një idè e qartë në mëndje për botën dhe shoqërinë ku jeton. Ky duket se është dhe piksynimi i këtij libri, paraqitja e shoqërisë, nëpërmjet karaktereve individualë. Narrativja është sa indivi-duale aq dhe shoqërore, ndërthurrja e individit me shoqërinë e natyrshme dhe metaforike, ndikimi i tregimeve tek lexuesi vjen aq natyrshëm, sa ky edhe mund ta ndjejë veten pa kuptuar pjesë e atyre ngjarjeve.
Me karakteret e ndryshme të personazheve, autori fillon ta mbërthejë lexuesin e librit, por akoma jo tërësisht në gjithë shpirtin e tij, gjë të cilën ai e arrin më tej në librat e tij pasues.


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:33:

3 Teoria e relativitetit në kohë dhe hapsirë –Disa sqarime, keqkuptime dhe përmisime në të kuptuarit e saj– 160 faqe, GlobusR Tiranë 2007, Çmimi: 500 lek (shkruar: janar-shkurt 2007, dhënë për botim në fund të marsit 2007, dalë nga botimi në korrik 2007 !).
Mbi principin e relativitetit, siç është quajtur gjithnjë ky botkuptim, siç quhej në fillim me të drejtë edhe nga Ajnshtajni, siç dëshiron ta quajë edhe ky autor i panjohur shqiptar, ishte parashikuar nga ky i fundit vetëm një kapitull i vogël në librin e tij mbi Dialektikën. Mirpo punimi i tij zgjati shumë, ndaj ai e përmblodhi atë në një libër më vete, duke sjellë (ndoshta) një sensacion në lidhje me këtë princip.
Vetë autori nuk pretendon për sensacion, pasi ai vetëm kthehet mbrapsh në kuptimin e principit të relativitetit, duke e lënë kështu, po si në kohën para ajshtajniane, hapsirën dhe kohën të ndarë nga njëra-tjetra. Këtë ai e justifikon, pra ai e kundërshton njehësimin ajnshtajnian të kohës dhe hapsirës, me mospasjen në hapsirë të një pike referuese të palëvizshme për të gjithë trupat, gjë kjo nga ana tjetër, e cila së bashku me pranimin e ekuacioneve të Maksuellit, që pranojnë shpejtësinë maksimale të dritës 300.000 km. në sek., shpejtësi e pandryshuar kjo në zbrazdësirë, e provuar kjo dhe nga eksperimenti i Majkelson-Morlit dhe të tjerë eksperimentues, nxitën Ajnshtajnin në krijimin e një koncepti të ri fizikal, atë të njëhësimit të hapsirës dhe kohës në shpejtësinë maksimale të Universit, atë të dritës.
Ku qëndron problemi dhe si t’ia shpjegojmë lexuesit sa më shkurt. U provua nga Romy 300 e ca vjet më parë, që shpejtësia e dritës është 300.000 km. në sekondë. Kjo u provua dhe nga eksperimentues të tjerë. Rreth dyqind vjet më vonë, u provua nga Majkelsoni dhe Morli se kjo shpejtësi, ishte shpejtësia maksimale në hapsirë. Deri në këtë kohë, çdo trup e mat shpejtësinë në lidhje me një trup tjetër të palëvizshëm. Kështu vetura në lidhje me rrugën automobilistike „të palëvizshme“, aeroplani në lidhje me sipërfaqen e tokës „të palëvizshme“, planetët në lidhje me diellin „e palëvizshëm“, dielli në lidhje me qëndrën „e palëvizshme“ të galaktikës tonë, e kështu me radhë. Shpejtësia e dritës parakuptohej në lidhje me eterin „e palëvizshëm“. Mirpo u provua se nuk kishte eter të palëvizshëm, pasi u provua se nuk kishim interferencë të dritës, në lëshimin e saj në dy drejtime të kundërta, atë të lëvizjes së tokës dhe atë të kundërt të lëvizjes së tokës. Doli pra se drita kishte të njëjtën shpejtësi si në drejtim të rrotullimit të tokës ashtu dhe në drejtimin e kundërt. Pra burimi i dritës nuk influencon në shpejtësinë e dritës; kjo e fundit përhapet në të gjitha drejtimet me të njëtën shpejtësi, panvarsisht sa shpejtë lëviz burimi i saj. Ky efekt e çoi Ajnshtajnin në hedhjen e një ideje gjeniale, atë të njëhësimit të kohës dhe hapsirës.
Në kundërshtim me këtë idè gjeniale të Ajnshtajnit, autori Robert Thomanikaj, duke pranuar gjithashtu shpejtësinë maksimale e të pandryshuar të dritës në hapsirë, pra duke pranuar edhe mosndikimin e burimit të dritës në shpejtësinë e kësaj të fundit, gjithashtu duke u bazuar tek mospasja e një pike të palëvizëshme referuese për të gjithë trupat në hapsirë, –përfshirë edhe dritën– , ai mendon se ekuacionet e Maksuellit nisin drejtësisht nga 0 për një sistem referimi, por padrejtësisht për një sistem tjetër referimi. Pra, ekuacionet e një sistemi referimi nuk mund të fillojnë nga 0 edhe për një sistem tjetër referimi (matjeje, ose të maturi). Çfarë do të thotë, se për ne shpejtësia e dritës është 300.000 km në sek. duke e parakuptuar ne tokën të palëvizshme, por po ti japim ne aparatet tona një sistemi tjetër referimi, ai sistem referimi do i fillojë matjet e tij ose nga – 0 , ose nga + 0, (problem që i doli dhe Lorencit, shkencëtar, bashkohës i -pak para- Ajnshtajnit). Detyrimisht edhe për atë sistem referimi drita ka të njëjtën shpejtësi, por (me të njëjtat njësi matëse), nëse ai sistem tjetër referimi do të nisë nga 0 matjen e shpejtësisë së dritës, do të thotë se ai ka zbritur ose ka shtuar (kjo është pa rëndësi) shpejtësinë e tokës tonë në lidhje me atë vetë.
Mirpo, a nuk ka mundësi në këtë rast që eksperimenti i Majkelson-Morlit të na japë efekt pozitiv, pra një ndikim të shpejtësisë së burimit të dritës tek shpejtësia e kësaj të fundit? -do të pyesë me të drejtë çdo kush. Jo nuk ka pse të na japë, pasi kjo është shpejtësia maksimale në hapsirë, e cila oserbon (përthith) cilëndo shpejtësi t‘burimit të dritës. Pra ne nuk kemi nevojë të njehësojmë një parametër të një subjekti, në këtë rast masat e hapsirës, me parametrat e një koncepti, në këtë rast ndarjet kohore. Njehësimi i këtyre dy lloj parametrave të panjehësueshëm, nuk na shpie gjëkundi, nuk na hap horizonte botkuptimi mbi botën dhe ligjet e natyrës, përveç se na habit për paradoksitetin e vet, sado gjeniale të duket kjo idè.
Leximi i këtij libri, sidomos rreth 50 faqet e fundit, janë interesantë për të kuptuar principin e relativitetit, pa e njëhësuar hapsirën (konkrete) dhe kohën (abstrakte), pra duke e kuptuar hapsirën si fushë konkrete të trupave lëvizës, dhe kohën si abstraksion të lëvizjes së trupit material dhe shpejtësisë së tij.


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:34:

4 Evolucioni i gjuhës v. 1 –në fillimet e tij– 304 faqe, Tiranë, 2009, GlobusR Çmimi: 400 lek/ 4 euro.

Ky libër nuk sjell ndonjë teori të re në pemën evolutive të gjuhëve, përkundrazi, duke u bazuar në ato mësime shkollore të deritanishme mbi evolucionin gjuhësor, ky libër sjell copëza të reja në këtë pemë, kështu i tregon edhe një herë më qartë lexuesit ngjashmërinë dhe të përbashkëtat e gjuhëve. Autori R.Th. bazohet kryesisht në tre gjuhë, shqipja, italishtja dhe gjermanishtja, (rrallë tek anglishtja që e njeh shumë pak), si dhe tek fjalë gjuhësh të vjetra, të cilat ai i nxjerr nga disa libra, ku është referuar.
Qysh në këtë vëllim, me provat që sjell, autori tregon bukur nën këndvështrimin dialektik lidhjen e gjuhëve, kështu relativizon edhe kufinjtë ndarës të grupeve të ndryshme të gjuhve, duke treguar lidhje midis gjuhëve të sotme e të lashta, atyre semite me ato indo-europiane, e biles edhe deri ato latinos të përtej Antlatikut. Këto lidhje gjuhësh dhe grupimesh të tyre janë akoma të vogla në këtë vëllim, e biles disa edhe të ngelura si hipoteza –sipas autorit. Por s.d.q. nxisin kërshërinë e lexuesit të vëmëndshëm dhe atij që merret me histori dhe gjuhësi.
Për t’mos e mërzitur lexuesin me analiza gjuhësor-etimollo-gjike, autori merret dy-tre here në këtë vëllim me disa fjalë, emra dhe toponime të njohur, kuptimin dhe prejardhjen e tyre; kështu lexuesi i librit çplodhet disi. Autori shpjegon edhe kuptimin dhe prejardhjen e emrit të tij: Robert, nga: rob i urt.


5 Evolucioni gjuhësor v.2 –në vazhdimet e tij– 310 faqe, Tiranë, 2009, GlobusR Çmimi i librit: 450 lek.
Në linjën e vëllimit të parë ecën dhe vëllimi i dytë i librit. Autori pasuron me shembuj të ndryshëm panoramën evolutive të gjuhëve, kryesisht asaj shqipe dhe disa të tjerave përreth.
Ndërkohë që vëllimi i parë doli në pranverë të 2009-ës, vëllimi i dytë doli në verë të këtij viti. Biles faqet e fundit autori arriti ti mbarojë me të shpejtë në pushimet e verës në Shqipëri. Ndaj në fund të këtij libri dallojnë shpesh gabime gramatikore.
Edhe ky vëllim është tërheqës, sidomos për ata që interesohen mbi probleme historiko-etimollogjike, përmëtepër sepse autori përpiqet të shpjegojë edhe prejardhjen e disa emrave dhe toponimeve mjaft të dëgjuar. Kjo e çplodh mjaft lexuesin, për më tepër që këto emra dhe toponime lidhen me ngjarje të njohura historike dhe kultura të lashta, si ato afrikane, asyre, akadase, hetite, mesopotamase, egjyptase, ellase (greke), etj.
Në të dy vëllimet autori kritikon teoritë e gjuhës mëmë e bija, duke treguar me shëmbuj se si gjuhët formohen e ndahen, si ato evolojnë në drejtime të ndryshme e me ritme jo të njëjta.
Leximi i këtyre dy vëllimeve i jep lexuesit një kuptim më të qartë të këndvështrimit dialektik në studimin e gjuhëve dhe evolucionin e tyre. Kështu ai mund të kuptojë në çdo libër tjetër gabimet e shumë e shumë etimologëve.
Autori dëshiron ta përfundojë këtë temë me një vëllim të tretë, gjurmët e t‘cilit po vonojn, për shkak të kohës së cunguar të tij.


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.