Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=209)


Postuar nga Endri datë 16 Janar 2003 - 02:43:

Gjuha Shqipe: A po deformohet ajo?

Sic e dini shume veta ne gjuhen shqipe kane hedhur fjale anglisht, greke, italisht pikerisht edhe un vete jam nje nga ata qe e flas te deformuar si psh kur themi nganjehere "kull fare" cool ne anglisht
Si mendoni rreth kesaj ceshtje?


Postuar nga Eri datë 19 Janar 2003 - 00:00:

Eshte e vertete megjithese fjalet e huaja ketu sidoimos ato ne anglisht jane bere si ne "mode". Kjo nuk eshte gje dhe aq e mire sepse fjale te tilla e varferojne shume gjuhen shqipe biles shumices se fjaleve i hum dhe kuptimi. Nuk mund te flas me kopetenca ne kete fushe megjithate disa gjera bien shume ne sy


Postuar nga Kont URANI datë 19 Janar 2003 - 12:33:

Gjuha duhet te jete ne lartesine e kerkesave te te shprehurit!

Mos te bejme si puritane te shqipes,gjuha jone duhet te jete ne lartesine e kerkesave te te folurit te sotem kur shqiptaret jane te detyruar te gjejne fjale nga jane e nga s'jane qe te shprehen vecanerisht ne raport me te huajt!Prandaj edhe kemi ate fluks fjalesh te huaja sepse bartin ate kuptim qe pretendohet nga folesi a sa per puritanizem akademiket duhet te shkunden e te bejne pune e jo debate sherrxhinjsh per gjuhe letrare e tema pa buke!Sot shqipja asnjehere me shume nuk eshte gjendur para kesaj kerkese sepse shqiptaret jane perhapur anembane e po sjellin bashke me parate e huaja edhe fjalet e huaja!Ndaj akademike shkunduni e mos flini mbi titujt tuaj sillni fjale te reja siç benin dikur kristoforidhi apo logoreci!


Postuar nga Anton datë 17 Shkurt 2003 - 22:27:

Gjuha shqipe

Eshte e vertete qe ka nje tendence te pergjithshme ne perdorimin e fjaleve te huaja ne shqip, shpesh te panevojshme, dhe here te tjera te papershtatshme per konceptimin e idese qe personi kerkon te shprehe.Une mendoj qe gjuha nuk eshte dicka e dhene, por eshte nje proces i panderprere, pra ajo transformohet, pasurohet, duke dhene e duke mare ne kontaktet me te tjeret.Bie fjala, Anglishtes po ti heqesh fjalet latine dhe ato te mirefillta frenge, nuk mbetet gje tjeter vecse nje dialekt i vjeter gjerman i ngjashem me flamandishten.Desha te them qe nese pasurimi i gjuhes behet ne menyre akademike, esht per te ardhur mire, por kur cilitdo i teket te flasi sipas qefit, atehere kemi probleme.Per shembull, fatkeqesisht persona qe shkruajne ne gazeta ose flasin ne radio-televizion, shpesh perdorin fjale te cilave nuk i dine as kuptimin.E them kete sepse ka raste qe brenda te njejtes fjali perdoret e njejta fjale, nga shqipja dhe nga gjuha tjeter, ose e njejta fjale nga du gjuhe te huaja.Nuk e kuptoj pse duhet perdorur fjala "PARTECIPIENT" ne shqip kur ne kemi fjalen pjesmares?Por nuk dua te vazhdoj me shembuj te tille se me prishet humori i dites kur i kujtoj.Pra shqiptare, flisni shqip me shqiptaret dhe italisht me italianet,ose anglisht me anglezet, mos flisni budallalleqe kur nuk i dini as kuptimin fjaleve.Nuk mjafton te dish disa fjale te nje gjuhe tjeter, qe te pretendosh se e njeh ate mire, por edhe ne rastin kur e dini mire nuk eshte e nevojshme te futen ne shqip fjale qe nuk jane te adaptueshme per shqipen.Perndryshe shqipja do te transformohet ne "ESPERANTO"Mos ta lejojme pra qe Shqiperia te kthehet ne nje mish-mash, ne nje "BABILONI" moderne.Me respekt Antoni.

Philadelphia, 17 AShkurt 2003


Postuar nga goockie datë 21 Shkurt 2003 - 00:03:

gjuha shqipe

se pari ju pershendes se sapo u regjistrova ne kete forum, dhe gjeja e pare qe me interesoi ishte tema mbi gjuhen shqipe!

Plotesisht pajtohem me prapambeturine tone mbi njohurine e gjuhes sone, duke mos e fajesuar asnjerin sepse kemi qene nen sundime te njepasnjeshme, dhe diapazonin shume te vogel te fjalorit tone qe perdoret ne perditshmeri. Shumica e fjaleve, me origjine jo-shqipetare, qe ne i perdorim eksistojn edhe ne shqipe por ne nuk kemi njohuri sepse nuk hasim shpesh ne to(ketu flas pervete se jam nga kosova por as ne shqiperi nuk eshte fort me mire). Por, ne anen tjeter edhe nese nuk i kemi pse mos te bejme emra te rinj!
Ne gramatiken e gjuhes angleze,pjeset e ligjerates ndahen ne te hapura dhe te mbyllura, por jo si tek nbe te ndryshueshme dhe te pandryshueshme me definicionin:"pjeset e ndryshueshme e ndrojne formen kur bien neper rasa............"por mos ta zgjas, ne anglishte quhen te hapura ato pjese ne te cilat eshte e mundur futja e fjaleve te reja te cilat formohen me kombinimin e shkronjave te cilat ne i kemi 36 ne gjuhen tone dhe mundesojn kombinime te pakufijshme! por fatmiresisht kemi albanolog te medhenj qe fatkeqesisht merren me pare me politike se me punen e tyre!
Deri me vone


Postuar nga Tani datë 11 Mars 2003 - 00:16:

Gjuha Shqipe

Ky ehste nje nga forumet e para shqipetare qe kane nje teme per gjuhen shqipe. Doja te thoja se eshte e vertete qe gjuha shqipe po humbet shume fjale te bukura te cilat po zevendesohen me fjale te huaja. Une mendj qe nuk eshte ndonje gje e keqe kur une apo ju e flasim gjuhen shqipe me fjale te huaja se ne fund te fundit neqeofte se ne jetojme jashte dhe shumicen e ditese e kalojme duke folur anglisht opo italisht domosdo qe do te perdorim shume fjale te huaja dhe kur flasim shqipe. Por gjeja me e keqe ehste kur gazetare dhe redaktore shkruajne gazetat me flaje te huaja.


Postuar nga goockie datë 11 Mars 2003 - 01:18:

gjuha shqipe(prape se prape tani)

une nuk jam kunder mesimit te gjuheve te huaja, ne te kunderten jam shume i terhjekur nga gjuhet boterore dhe ndoshta kjo eshte ajo qe me shtyri te behem me kritik ndaj atyre qe perdorin fjale te huaja!Eshte me te vertet e udhes dhe e dobishme te dihen fjale te huaja, por me mire eshte ato te perdoren ne ate gjuhe ne te cilen jane, sepse ne kemi mjaft fjali te cilat fatkeqesisht nuk i perdorim!e nese ne jemi jashte, ku nuk flasim shqip aq shume, ateher ajo duhet te jete vete shtytja qe ne te dime gjuhen tone!
per tanin pyetja

Nese ti perdor fjale te huaja duke folur gjuhen shqipe, ateher sa do te di femiu yt shqip???
une te them nese mendon ashtu ateher nipoi yt do ta kete nje dijeni qe i gjyshi kishte preardhje shipetare dhe hiq me shume!
nuk jane te gjitha gjerat e lehta te mira. Te mundohemi pak!!!
Ju pershendes


Postuar nga Ersa datë 22 Mars 2003 - 05:14:

Ja dhe mendimi im......

Sa per mendimin tim Endri, gjuha shqipe sa me shume kohe kalon aq me shume deformohet. Ne psh qe jetojme ne USA nuk themi nje fjali te teren ne shqip, por rri rri edhe i themi 3 ne shqip edhe nje llaf ne Anglisht. nuk eshte puna se e bejme me qellim, por thjesht na duket me e lehte. Per ne sidomos qe kemi ardhur ketu te vegjel, mund te thuash qe ne shqip nuk i dim ato "llafet e medha" Ka pasur raste qe kam lexuar artikuj gazete ne shqip edhe qe nuk kam pas ditur kuptimin e shume fjaleve. Nuk eshte per te qeshur po per mendimin tim eshte per te qare. Keshtu si puna ime ka edhe shume te tjere qe une i njoh.

Ciao!


Postuar nga mjellma datë 26 Mars 2003 - 11:26:

Eshte e pamundur ne kushtet kur nga Shqiperia eshte larguar me shume se gjysma e popullsise se saj,te ruhet i paster fjalori i gjuhes shqipe.Duhet pranuar fakti qe nje gjuhe eshte gjithmone ne proces te vazhdueshem ndryshimesh dhe se nuk mund te perballoje me shprehjet e saj te gjitha termat qe jane shfaqur dhe do te vazhdojne te shfaqen,sikurse edhe gjuhe te tjera kane tashme fjale te perbashketa,te detyruara pikerisht nga nevoja e pershkrimit te termave te caktuara,por ajo qe duhet te bejme eshte vertete mosbastardimi i atyre shprehjeve apo zevendesimi i te tjerave qe jane plotesisht te afta te shprehin konceptin qe ne duam te shfaqim ne mendimin tone.Kaq mund te bejme ne qe thjeshte jemi perdorues te kesaj gjuhe,pa profesoreve,studiuesve dhe mesuesve te gjuhes shqipe sigurisht qe u takon shume me teper se kaq per te bere...t'ua mesojne brezave te rinj sakte gjuhen shqipe.


Postuar nga Ana datë 27 Mars 2003 - 00:53:

Thumbs up

Ja po e them edhe une mendimin tim.
Ne radhe te pare tema eshte shume interesante dhe personalisht me intereson shume, sepse mendoj qe origjnaliteti yne si komb varet 90% nga gjuha jone unike.
Kam vene re me trishtim se si po shformohet gjuha jone perdite e me teper, jo vetem nga te rinjte, por nga figurat qe dalin perdite ne televizor dhe qe u duket vetja akoma me intelektuale kur perdorin fjale qe shumica e popullit edhe nuk i kupton mire. JO pak faj kane dhe mediat ne gjuhen qe zgjedhin per te servirur lajmet, ku perdoren shume fjale qe po te mednohesh pak, ua gjen simotrat ne shqip. Nuk po flas ketu per fjale qe jane me origjne latine dhe shumica e vendeve ne Europe i perdorin dhe qe nuk kane perkthimin origjinal shqip, si intelektual, profesionist, universitet etj, por flase per fjale te tjera qe po t'i degjonin i madhi Lasgush Poradeci e Andon Zako Cajupi do ngriheshin atje nga prehen dhe do gjemonin me perbuzje ne fytyre te atyre qe i perdorin. KUsh i ka lexuar keta dy autore ( nuk po permend dhe Fishten e Migjenin, se do zgjatesha shume) ka hasur nje thesar te pacmuar fjalesh shqip, dhe shume emertime qe ne nuk i dinim qe mund te egzistonin ne shqip, ata vecse shkrimtare te medhenj, jane dhe fjaleformues te medhenj, jane ata per te cilet ne sot kemi nevoje.
Ndaj mediat kane rol vendimtar ne perhapjen e kultures dhe gjuhes shqipe, ata qe punojne aty, duhet te kene nje njohje te thelle te gjuhes tone, jo te na servirin fjale te sajuara per te na treguar qe kane bere nga nje specializim jashte.
TEma eshte shume e gjere dhe e gjate per te folur, por une per ta lehtesuar sadopak dhe per ta kanalizuar biseden dhe ne pika te tjera krejtesisht te lidhura me kete ceshtje, po hap nje nenteme tjeter qe besoj jep dhe nje ide mbi ate se si mund te zgjidhet kjo situate e krijuar.
Mirupafshim ne temen tjeter.


  Gjithsej 13 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.