Forumi Horizont | Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Boks (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=223)
-- Boksi. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2970)
Boks
Kampioni botëror i boksit në peshën e lehtë, rumuni Leonard Dorin Doroftei, ka bërë të ditur se dëshiron të unifikojë titujt e të tre versioneve. Doroftei fitoi të premten kundër argjentinasit Raul Balbi, për të ruajtur titullin e tij, sipas Shoqatës Botërore të Boksit (ËBA). Rumuni 31-vjeçar ka deklaruar se dëshiron t'i fitojë edhe titujt e Këshillit Botëror të Boksit (ËBC) dhe të Federatës Ndërkombëtare të Boksit (IBF).
Boks, shkodranët fitojnë ndaj grekëve
Bilanci i miqësores me “Iraklios”: 5 fitore, 2 humbje dhe një barazim
Boks, shkodranët fitojnë ndaj grekëve
Boksi shkodran triumfon mbi atë helen. Në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të qytetit të Shkodrës, të mërkurën në mbrëmje u zhvillua takimi miqësor ndërkombëtar mes boksierëve të Vllaznisë dhe ekipit grek Iraklios, organizuar nga klubi sportiv "Vllaznia" dhe kompania "Lori Caffe". Boksierët shkodranë u treguan më të përgatitur, duke fituar ndaj kundërshtarëve 5-2, ndërkohë që një takim doli në barazim. Paraqitja e boksierëve tanë në këtëo ndeshje ka qenë e një niveli të mirë. Gjatë gjithë aktivitetit boksierët shkodranë janë mbështetur edhe nga boksdashësit e këtij qyteti, të cilët kanë qenë të pranishëm në shkallët e pallatit të sportit. Trajneri i Vllaznisë, Zef Gjoni, u shpreh i kënaqur për rezultatet e boksierëve te tij, duke theksuar se në takimet e ardhshme, ata do të synojnë gjithnjë cilësinë sportive dhe trofetë në takimet kombëtare e ndërkombëtare. Në përgjithësi, boksierët e klubit sportiv “Vllaznia”, kanë arritur rezultate të mira brenda dhe jashtë vendit. Në kampionatet e fundit kombëtare të zhvilluar në Shqipëri, Vllaznia ka qenë një dominues i ringut shqiptar. Gjithsesi, paraqitja në ndeshjet e fundit, tregon përmirësimin e boksierëve shkodranë, ambicjet e të cilëve janë të mëdha. Ndërkohë sikurse është mësuar nga burime brenda kulbit shkodran, një tjetër turne miqësor i pret boksierët e këtij klubi. Pas disa javësh, ata do të zhvillojnë takime miqësore me boksierët e “Klajd Klub”.
Fituesit e turneut
60 kg: Zhega (Vllaznia)
64 kg: Xhokas (Greqi)
69 kg: Dashi (Vllaznia)-Garlis (Greqi) barazim
75 kg: Kraja (Vllaznia)
78 kg: Hoti (Vllaznia)
81 kg; Kasapio (Greqi)
91 kg: Buliqi (Vllaznia)
+ 91 kg; Hysa (Vllaznia)
BOKS
Përfaqësuesja greke e boksit ka zhvilluar testing e parë miqësore me boksierët e klubit Vllaznia. Në një atmosferë mjaft të këndshme të krijuar nga organizatorët në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, tetë boksierë të klubit kuqeblu janë përballur denjësiht me homologët e tyre grekë, duke ringjallur në këtë mënyrë entuzasëm, emocione dhe krenari, tek shikuesit, të cilët me boksin kanë zëvënëdësur zhgënjimin që ka sjellë futbolli në këtë qytet.Në tetë takimet e zhvilluara, boksierë shkodranë kanë qenë fitues në pesë pesha, dy sfida janë fituar miqtë nga Greqia, ndërsa në peshën 69-të kg Sulejman Dashi dhe Kristo Gacis janë ndarë në barazim.Filimi ka qenë mjaft premtues për kuqeblutë, kur në peshën 60-të kg Erjon Zhega ka dominuar mbi Kristo Zambaras, por gjithçka është baraspeshuar kur boksieri grek Vasilis Xhokas ka fituar mbi Besnik Limanin, si dhe për më tepër kur Dashi dhe Gacis e përfundojnë takimin në barazimin.
Entuziasmi tek të pranishimit do të jetë shumë më i madh, kur beniaminët e tyre do të arrijnë dy fitore të njëpasnjëshme me anë të Oltion Krajës dhe Eduart Hoti. Miqtë do të kundëpërgjigjen me triumfin e Petro Kasapis, ndër epilogo do të jetë inkadeshent, pas fitoreve të Sokol Buluqit dhe Nelson Hysës.Ky aktivitet tregoi edhe një herë tjetër rritjen e boksit tonë, entuziasmin që e rrethon atë dhe të ardhmen shumë optimiste të tij.
Dobroshi, një shqiptar në ringun profesionist
Patrik Dobroshi është boksieri tjetër në radhët e shqiptarëve që ka kaluar në profesionalizëm. Ai është lajmëruar se të shtunën do të debutojë në palestrën Bördelandhalle në Magdeburg të Gjermanisë. Dueli i tij ishte paraqitur si njëri ndër më të rëndësishmit, por duket se për debutimin e tij në profesionalizëm, boksieri me prejardhje nga Kosova duhet të presë edhe pak. "Mezi e pres këtë duel, pasi më në fund mund të paraqitem si profesionist", - ka deklaruar për mediat gjermane boksieri i kategorisë gjysmë të rëndë me prejardhje nga rrethinat e Gjakovës. Emri i tij i vërtetë është Petrit Dobroshi, por ai e ka ndërruar këtë në Patrik Dobroshi, që tingëllon dhe shkruhet më shumë në gjermanisht. Në moshën 9-vjeçare, Dobroshi ka filluar të ushtrojë kick-boxing, ndërsa në moshën 16-vjeçare i është kthyer boksit dhe 17 vjeç ka qenë pjesë e ekipit të boksit amator Bajer Leverkusen. Në gusht të vitit 2003 është pranuar si sparing partner i kampionit të botës Sven Otke nga trajneri Ulli Wenger. "Mendoj se ai ishte i befasuar me mundësitë e mia, por trajneri më tregoi se dallimi është i madh ndërmjet asaj që unë kam boksuar dhe profesionalizmit," - pohon Dobroshi. Ai ka qenë katër vjet i lidhur me Forcat Federale Ushtarake të Gjermanisë dhe është shpallur kampion i botës ndër ushtarët në 1997. "Natyrisht, edhe unë do të dëshiroja të jem një ditë kampion i botës," - thotë 24-vjeçari, i cili për idhull ka zgjedhur legjendarin Muhamed Ali. Dobroshi, në 2000 dhe 2001, ka qenë kampion i Gjermanisë në garat individuale.
Golota: Do të ndeshen sipas rregullave.
Andrei Golota ka premtuar të zhvillojë një dyluftim të pastër kur të ndeshet ndaj Kris Bërdit në Nju-Jork për titullin e kampionit të botës sipas IBF-së të shtunën në mbrëmje. Udhëtimi i fundit i Golotës në Medis Skuer Garden në 1996-n përfundoi me skualifikimin e tij në takimin ndaj Ridik Boues, por ai dëshiron ta hedhë pas krahëve këtë ngjarje. "Po kërkoj një takim të pastër. Njerëzit vijnë këtu të shohin boks," - tha polaku. Golota ishte jashtë konkurrimit për 3 vjet, por u rikthye vitin e kaluar për të fituar mundësinë e tij të fundit për t'u bërë kampion bote. Promotori i takimit, Don Kingu, ka insistuar gjithashtu se spektatorët do të shohin një ndeshje të pastër. "Ai është rikthyer dhe kërkon që të jetë i falur. Mendoj se do të bëjmë mirë ta mirëpresim në Medison Skuer. Ai nuk do të qëllojë poshtë rripit, nuk do të ketë bërryla. Do të jetë një ndeshje e madhe," - tha Kingu. Në të njëjtën mbrëmje do të zhvillohet edhe takimi për titullin e WBA-së, mes Fres Okuendos dhe Xhon Ruizit.
"Shkodra 2004" fiton sfidën ndaj kundërshtarëve.
Memoriali ndërkombëtare i boksit ka shpallur dje kampionët sipas peshave.
Është mbyllur me sukses memoriali ndërkombëtar i boksit "Shkodra 2004". Çdo gjë ka shkuar më së miri në këtë aktivitet 2-ditor të organizuar në mënyrë të shkëlqyer nga klubi "Vllaznia" dhe Federata Shqiptare e Boksit, duke pasur edhe ndihmën e pakursyer të bashkisë dhe këshillit të qarkut Shkodër. Memoriali është shoqëruar nga të tjera momente interesante për miqtë, shoqëruar edhe me darkën e lamtumirës shtruar mbrëmë për nder të tyre nga organizatorët në hotel "Argenti". Për sa i takon nivelit të ndeshjeve të zhvilluara ditën e parë, ai ka qenë i pëlqyeshëm dhe kjo është evidentuar edhe nga specialistët e pranishëm në këtë veprimtari. Por mbi të gjitha ajo që është përmendur ka qenë forcimi i marrëdhënieve mes boksierëve të vendeve pjesëmarrëse. E veçanta është deklarata e kryetarit të delegacionit të Bosnjë-Hercegovinës, Beqir Pokerkliç, i cili për këtë aktivitet është shprehur: "Kam ardhur me mjaft dëshirë në Shkodër për këtë aktivitet dhe mezi e prisja një ditë të tillë për t'u kthyer në këtë vend pas 62 vjetësh. Vërtet Bosnja është atdheu im i parë, por Shqipëria mbetet në zemrën time, edhe sepse e konsideroj atdheun tim të dytë. Të tilla aktivitete sportive shërbejnë shumë për lidhjen e marrëdhënieve sportive mes këtyre vendeve." Ndërsa boksieri i madh kosovar, legjenda Mehmet Bogujevski, është shprehur: "Nëse sivjet po marrin pjesë 6 shtete, të jeni të sigurt se vitin tjetër do të jenë 12 të tilla."
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.