Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 53 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Ibrahim Rugova konvertohet ne fene e ... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3159)


Postuar nga Anton datë 30 Nëntor 2003 - 10:19:

Ibrahim Rugova konvertohet ne fene e ...

Ibrahim Rugova konvertohet ne fene e te pareve te tij, me konkretisht ne ate katolike.Ai indirekt pergjigjet pozitivisht pyetjes se gazetarit italian ne lidhje me vertetesine e ketij fakti.Por edhe burime te tjera e vertetojne terthorazi kete fakt, ose te pakten nuk e pergenjeshtrojne.
Rugova vete thote se kjo eshte dicka personale, pra dicka qe nuk ka te beje me ate qe disa te tjere mundohen te paraqesin si nje orvatje e turpshme per ti pelqyer perendimit.Per perzgjedhjen e tij si njeri, pra si individ, askush nuk ka te drejte te gjykoje.Por ne nje kendveshtrim tjeter lindin shume pyetje.
Duke pasur parasysh influencen e Rugoves dhe pozicionin e tij aktual si president i nje vendi me popullsi tejet dominuese muslimane, konvertimi i tij ne fene katolike nuk besoj se do te kaloje pa u vene re, pra thjesht si nje perzgjedhje personale e nje individi.
Nuk besoj qe ai ta kete bere kete per ti pelqyer perendimit, per te vetmen arsye se ai nuk eshte kaq idiot sa te medoje se konvertimi i tij do te kete nje nxitje pozitive ne pavaresimin e Kosoves.Arsye tjeter eshte dhe fakti qe duke qene nje perzgjedhje personale, nuk ka se si te influencoje pozitivisht ne procesin e pavaresimit te Kosoves, perndryshe ai do te dilte si nje nxites per te tjeret, pra do te duhej te konvertohej e gjithe Kosova, ose te pakten nje pjese e madhe e popullsise.Pra ketu kemi nje kontradikte.
Ndoshta eshte rastesi qe nje nga bashkepuntoret e tij me te ngushte eshte konvertuar ne katolicizem, por personalisht jam skeptik.
Mar shkas edhe nga disa veprime te tij ne te kaluaren dhe ne te tashmen qe me lene dyshime.Nuk do te zgjatem me analiza te gjata qe lidhem me majmunlleqe politike, por desha te ndalem ne nje fakt tjeter qe ka te beje me etiken.
Ne flamurin e"ri" te Kosoves pevec ndryshimeve te tjera nga flamuri i vertete, eshte vendosur edhe nje yll me gjashte cepa.Ketu qendron edhe misteri.Shume vete mund ta kalojne kete thjesht sipas versionit Rugovian, qe ky eshte nje simbol i Kastrioteve.
Aktualisht nje shtet i formuar vone sic eshte Izraeli, ka pikerisht kete simbol. pra yllin e Davidit, qe eshte identik me Yllin e Rugoves.
Mos ndoshta Rugova perpiqet ti pelqeje edhe cifuteve?
Eshte e kuptueshme qe dy shtete me nje flamur te njejte nuk mund te jene.pra meqe Shqiperia ka flamurin e vet, atehere Kosova duhet ta modifikoje kete flamur perkohesisht(them perkohesisht sepse vete eksperienca e 50-vjeteve te fundit tregoi se sa here mund te modifikohet nje flamur) dhe ne nje te ardhme ai flamur do te kthehet ne origjine, nuk kam kurrfare problemi per kete.Por pse kaq shume modifikime?
Ngjyra blu per ti pelqyer Europes,emri Dardania per nostalgji,ylli i Davidit per ti pelqyer amerikaneve dhe cifuteve, por te pakten shqiponja mbetet me dy koka.
Ndoshta ju mund te me jepni pikpamjet tuaja ne lidhje me kete teme.
E nisa me konvertimin e Rugoves dhe dola te flamuri, por ajo qe me shqeteson lidhet pikerisht me keto.

Pyetja e madhe eshte kjo:

A ka kush te drejte te vendosi per ndryshimin e ketij flamuri per te cilin jane vrare me mijra shqiptare qe prej pese shekujsh.
Per kete flamur jane vrare Azem Galica e Adem Jashari dhe mijra kosovare te tjere.Nuk e di se c'do te mendonin ata per kete ceshtje?
Nuk e di se c'mendoni ju te dashur bashkekombas?

Sidoqofte sot eshte festa e flamurit dhe desha t'ju uroj te gjitheve gezuar per shume vjet.
Miqesisht Antoni


Postuar nga i_pafajshem datë 30 Nëntor 2003 - 23:57:

Pershendetje Anton

Po e nis nga fundi duke ju uruar gjithashtu si dhe te gjitha shqiptareve te tjere Festen e Pavaresise.

Nese e shikojme vertet nga nje kendveshtrim realist, une do te thoshja se zgjedhja e besimit fetar eshte nje e drejte individuale dhe nuk ka te beje aspak me postin qe zoteron personi ne fjale. Aq me teper qe ne Kosove ashtu si dhe ne Shqiperi, feja nuk ka te beje me politiken.
Por duke patur parasysh disa deklarata te disa figurave te njohura shqiptare mbi fene ne ne viset shqiptare(kryesisht ate myslimane), duke patur parasysh konservatorizmin e skajshem te Europes, i cili doli ne pah me rastin e krijimit te Kushtetutes se saj, atehere me te drejte lind dhe dyshimi juaj dhe i shume shqiptareve te tjere.
Personalisht mendoj se Rugova eshte çorientuar plotesisht ne rrugen e tij politike dhe me teper po qendron aty ku eshte, ngaqe komunitetit nderkombetar i nevojitet nje dore vendase per te "korrigjuar" shqiptaret ne Kosove. Dhe per te krijuar sadopak dhe nje mbeshtetje nga te tjeret , ai po nderrmer veprime te cilat ashtu si dhe ju , une do ti cilesoja majmunlleqe. Nuka ka rendesi se me sa cepa kerkon te vendose yllin ne flamur, se ç'fare ngjyre do te kete dhe sa i ngjashem do te jete ai me flamurin kombetar shqiptar.
Nese shqiptaret ne Kosove duan te qendrojne edhe me tej shqiptare, atehere flamuri kombetar do te mbetet ai qe kane shqiptaret ne te gjithe rruzullin. Nesa ata nuk do te pranojne emrin shqiptar, atehere eshte e drejta e tyre qe te zgjedhin nje flamur te tyre, me ngjyrat qe deshirojne dhe me simbolet qe deshirojne. Nuk besoj se kjo gje do te ngelet ne doren e nje presidenti apo nje politikani tjeter ne Kosove.

Pra me pak fjale, eshte e drejta e shqiptareve te Kosoves qe te vendosin per kete gje dhe e askujt tjeter ne kete bote, kushdo qofte ky person, shtet apo grup shtetesh.

Ju pershendes dhe ju uroj nje dite te mbare te gjitheve.


Postuar nga unforgiven datë 07 Dhjetor 2003 - 19:26:

A jane shqiptaret ata qe e kane zgjedhur Rugoven?

I lexova shkrimet tuaja dhe per disa gjera jam dakord , per disa jo.
Persa i perket fese askush nuk ka te drejte te gjykoje fene e Ibrahim Rugoves, Sepse ai eshte presidenti i nje Kombi dhe jo presidenti i komunitetit Mysliman.Arsyeja tjeter eshte sepse kurre ceshtja kosovare nuk eshte trajtuar e plote ne thelb si lufte fetare, ajo eshte e tille por asnjehere nuk eshte publikuar si e tille.
Dhe e dyta per sa i perket ceshtjes se flamurit, ne cdo vend ne cdo cep te botes instancat e larta jane ato qe vendosin per probleme te ketij rangu, dhe jo populli. Cdo qeveri ka simbolet e veta, shenjat e veta.
Dhe e treta perderisa Rugova eshte njeriu me i votuar sot per sot ne Kosove, besoj se i takon kjo e drejte.


Postuar nga i_pafajshem datë 10 Dhjetor 2003 - 02:06:

Ndoshta ajo qe thoni eshte e vertete, por nuk besoj se po ti teket qeverise se tanishme ne Shqiperi, do te mundet te na ndryshoje flamurin kombetar. Eshte e vertete se Parlamenti Shqiptar para disa vitesh beri ndryshimin e flamurit, por me te vetmin ndryshim, se rikthyen flamurin kombetar nga rruga e zhberjes se tij. Nese do te ishte ne doren e Rugoves ndryshimi i simboleve kombetare, ju siguroj qe do te qe bere me kohe.

Nje diçka qe me beri pershtypje ne shkrimin tuaj Mona; vertete e konsideroni luften e Kosoves si lufte fetare?
Nese do te qe se Shqiperia i ka humbur territorret e veta per shkak te fese, une jam gati qe kete moment qe te behem dhe me djallin e jo me ndryshimin e fese, por nuk eshte keshtu, me vjen shume keq qe keni kete mendim.
Jane deshirat e pangopura grabitqare te fqinjeve tane dhe interesat e Fuqive te Medha ,ato te cilat na kane katandisur ketu ku jemi sot. Dhe ndoshta kalvari i vuajtjeve per ne do te vazhdoje akoma, nese nuk e kapim fatin e ta mbajme ne duart tona.

Si mendoni, se ka te drejte te na nderroje simbolin tone kombetar nje teke e nje presidenti apo e nje kryeministri, pa marre mendimin e popullit? Do te ishte pak e çuditshme qe te mendohej per mendimin tim.


Postuar nga unforgiven datë 10 Dhjetor 2003 - 02:43:

Black-eagle une jam perseri dakord me ty, qe nuk kane pse gjerat te varen nga tekat e kokave, por faktet dhe e verteta e ka treguar qe shqiperia eshte peng i tekave te politikaneve, perndryshe nuk do te ishim ketu ku jemi, te copetuar, te varferuar, te sakatuar dhe te poshteruar ne shume raste.E kam pare qe ti je njohes shume i mire i historise, dhe besoj c'do gje e ndodhur me Kombin Shqiptar eshte pasoje e sjelljes politike.Nuk e di a e ke lexuar thenien e Fan Nolit mbi simbolin-Politikan Shqiptar:

I kerkuan te linte Fronin, morri shpaten
E ulen ne fron dhe i prene duart, mbahej fort me kembe pas fronit
I prene kembet, mbahej me koke, me gjuhe
I prene koken, hija qe kishte lene mbante fort Fronin

me dy fjale nuk eshte vetem Ibrahim Rugova, por nje kaste e tere politikanesh qe kane mbajtur peng c'do gje, dhe ata jane te afte dhe identitet te ndryshojne
kurre nuk do te deshiroja te tilla gjera, perderisa kemi nje gjuhe, nje fe, nje histori, ne jemi nje.
Ok, te uroj gjithe te mirat, bye


Postuar nga Ana datë 16 Dhjetor 2003 - 23:16:

Mendimi im, pa u futur ne hollesira, eshte qe qe ne momentin qe vendos t'i futesh politikes, per me teper kur zgjidhesh president i nje vendi, i nje kombi, i nje shteti, quhesh person publik, nuk je me i vetvetes, je perfaqesues i nje kombi, i nje shteti etj. Dhe cdo veprim qe ben ti ka kuptim politik, dhe konsiderohet si i tille nga te tjeret, dhe politikanet kete e dine mire, sepse keto situata shfrytezojne edhe per te fituar elektorat.

Dhe per me teper feja, qe kosovaret e respektojne shumefish me teper nga vellezerit e tyre shqiptare, eshte nje pike shume nevralgjike per te luajtur me te. Zgjedhja e president Rugoves nuk mendoj kurre se eshte nje zgjedhe e pafajshme, personale, shpirterore, sic i lind nje adoleshenti ne kerkim te identitetit, qe thote me pelqen budizmi dhe do behem budist per gjithe jeten time. Ai eshte mbi 40 vjec ( ne fakt nuk e di sa vjec eshte, po floket i kane rene gjithsesi, lol ), dhe politikan me eksperience, dhe cdo levizje e ka te llogaritur mire e mire, per te mos thene qe politikanet kane keshilltare personale te cilet paguhen per t'u sugjeruar taktika politike, ndaj personalisht nuk me shkon fare mendja qe kjo eshte nje hap personal drejt paqes shpirterore te Ibrahim Rugoves.

Sa per ndryshimin e flamurit, une besoj qe kjo eshte ne vazhdim te cirkut qe shqiptaret kane shfaqur dhe do vazhdojne te shfaqin per arenen nderkombetare, qe ata te kenaqen e te tallen sic historikisht kane bere dhe te thone vazhdoni, se per ne mire do behet. Cirk falas. Cool!!!


Postuar nga MEDVEGJALIJA datë 13 Janar 2004 - 09:45:

Thumbs up FEJA E INKVIZICIONIT KATOLIK E IBRAHIM RUGOVES

Ibrahim Rugova ka drejt ta zgjedhë cilen do fe ko drejt çdo vit ta ndron fen e vet.Pasi ta ndron fen i duhet ta ndron edhe emrin,sepse feja katolike dhe emri Ibrahim nuk shkojn.Unë nuk e due fenë katolike për dy arsye:

1.Kisha katolike,priftat katolik në vitin 1603 në qendër të Romes në Itali e kan kallë,djegë,sosë për së gjalli shkenctarin e madhë XHordano Bruno.Këtë aktë makabër...anti njerzor...anti zotë...anti civilizues...e kan bërë priftat katolik në Romë ku sot gjindet Vatikoni.Ky aktë barbar në historin e njezimit quhet...INKVIZICIONI KATOLIK...Gjat këti inkvizicioni katolik në Evropen Perendimore shumë e shumë shkenctar e kan humbë jetën e tyre.

2.Priftat katolik sot e kësaj dite nuk kanë drejtë të martohen dhe të krijojn famile,të lan pas veti pasardhëst e vet.Në mal mbi ligjin e natyres që e ka kriju i madhi Zot,kafshtë e egra lan pas veti pasardhëst e vet ,kurse priftat katolik nuk kanë të drejt.Kjo dukuri negative ndodhë vetëm te feja katolike.Për fen protestane...ortodokse...muslimone...budiste...etë tjera kamë simpati.

Sa i përket...FLAMURIT KOMBËTAR SHQIPËTAR...Ibrahim Rugova nu guxon dhe as nuk mundet ta ndryshon ...FLAMURIN SHQIPËTAR...sepse për këtë flamur është dredhë...GJAK SHQIPËTARI...dhe në qofse duhet dot derdhet prap...GJAK SHQIPËTARI...për ...FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPËTAR...I.Rugova
mundet me e bërë një flamur tjetër të shtetit të Kosoves në qofse bëhet aj shtet dhe në Kosovë të përdoren dy flamura.Flamuri kombëtar shqipëtar dhe aj flamuri i shtetit të Kosoves.Për mendimin tim Ibrahim Rugova është një politikan shqipëtar shumë i dobët ky ende nuk ka qen në Prekazë.Me 28 nëntor të vitit 2002 kur burat shqipëtar u tubuen në Vlorë për ta festue festën që i bashkon të gjithë shqipëtaret.I.R. u futë në salen e teatrit kombëtar në Prishtinë dhe i paraqiti do flamura do skema do vula të shtetit të Kosoves.Po të mos kishte qen Adem Jashari dhe UÇK-ja për politikën e I.R. Kosova kuren e kures nuk ish çlirue.

ju përshëndes

MEDVEGJALIJA


Postuar nga dena datë 12 Mars 2004 - 14:21:

meqe Rugova heziton ti pergjigjet pyetjeve se cfare feje i perket, dhe me sa duket paska nderruar fe, nuk e shoh te arsyeshme te mos e deklaroje fene e tij nese ai eshte i sigurt ne zgjedhjen e tij. Kam mendimin se nese ai eshte kthyer vertet katolik, atehere ka frike ta deklaroje, sepse populli eshte mysliman dhe mund te kete replika nga me te ndryshmet, megjthate kam dyshimin se mos e kthen fytyren nga cifutet, cfare nuk pritet tani...
Nje president duhet te kete patjeter krahas strategjise se ideologjise politike duhet te kete dhe ideologjine perkatese fetare,,,dhe nese ai ka vendosur vertet ka zgjedhurte ndryshoje fene per ta ndihmuar perendimi, atehere e ka gabim dhe ska per ta patur te gjate, sepse myslimanet aq fetare sa dhe atdhetare...Kot ska thene profeti Muhamed a.s: Nje komb pa fe eshte pa atdhe.

-------------------
Ashtu si hena nuk e tregon faqen tjeter te saj, ashtu dhe njeriu e fsheh..


Postuar nga SUNBELOVED datë 13 Mars 2004 - 00:11:

Nuk me kujtohet shume intervista e Rugoves sepse behet fjale per nje interviste te dhene 7 muaj me pare, apo mos me shume ne mos gabohem. Qe ta shohim te plote edhe te diskutojme me konkretisht Anton, ose dikush tjeter mund ta postoje intervisten ju lutem?


Postuar nga trojani datë 13 Mars 2004 - 18:11:

Ciao dena

Me sa me kujtohet mua qene perendimoret qe i dhane lirine Kosoves.

Cudi qe asnje nga "vellezrit" myslimane nga arabistani nuk degenisi te ndihmonte "vellezrit" myslimane kosovare.

Apo mos valle profeti Muhamed ka thene qe kosovaret te mos ndihmohen kur ata te shfarrosen nga Milloshevici???


  Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 53 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.