Forumi Horizont
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Shkolla shqipe ne periudhen e Diktatures (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3595)


Postuar nga Ami- datë 06 Janar 2004 - 18:44:

Shkolla shqipe ne periudhen e Diktatures

Pavarësisht nga këndvështrimi I sotëm I mohimit radikal të periudhës 45 vjeçare, arritjet, po t’I gjykojmë me paanësi janë tepër të mëdha. Pastaj mohimi I një rendi, I ideologjisë që përfaqëson dhe I praktikave që zbaton dhe rindërton, janë pjesë e historisë së një kombi. Asgjë nuk niset nga e para. Përndryshe, qeveria e I.Qemalit, me kujdesin e jashtëzakonshëm për hapjen e shkollave, do të mohonte punën e rilindasve që hapën dhe përparuan shkollën shqipe. As qeveria që u instalua në 1944 nuk mohoi ç’ishte arritur, veçse nga 860 shkolla në 1938, hapi dhe shumëfishoi shkollat e kështu me rradhë gjithë reformat që kreu. Por mësuesi mbeti përsëri në qendër të vëmendjes. U hapën shkolla të shumta, nga kurset gjer në shkollat më të larta për përgatitjen e mësuesve. Mësuesia u bë profesioni më masiv dhe ndër më të pëlqyerit. Kërkesat themelore që përcaktonin personalitetin e tij, ishin kryesisht dy: a)statusi I tij si person me ngarkesën maksimale ideologjike, të partisë në pushtet; b)përgatitja dhe puna e përkushtuar profesionalisht. Personaliteti I mësuesit vihej në një morsë tepër të ashpër, shpesh pa rrugëdalje, gjë që do tëq thotë nënshtrim të politikave të kohës. Shumë mësues u denigruan si të papërshtatshëm ideoligjikisht. Kjo në aspektin profesional pati shpërfytyrime të dëmshme tek ata me përvojë. Është e panevojshme të zgjatemi me këtë pamje sepse ai realitet nuk mohohej. Mbeti e paluajtëshme kërkesa profesionale. Për këtë gjithashtu ushtrohej një kërkesë dhe kontroll I rreptë mbi përgatitjen, punën dhe produktin e mësuesit, nxënësin. U ngrit një sistem I tërë: shkolla, institucione kualifikuese, kontrolli, emërtesash, vlerësimesh etj. Paga në raport me profesionin dhe nëpunësit e tjerë, ishte relativisht e mirë. Mësuesit e përkushtuar dhe që dashuronin mësuesinë,e përballonin me lehtësi tërë ngarkesën. Ata bënë një punë shumë të madhe në përfaqësimin me dinjitet të profesionit dhe të dëshirës për arsimim. Prandaj, mësuesi, edhe pse përballej me vështirësi të ndryshme, pati një shtysë të dyfishtë, si për të mbijetuar, ashtu edhe për të shfaqur dinjitetin dhe idealizimin e vet. Atë të përkushtuarin, nuk e pengoi diktatura ose diktati ideologjik e politik për t’u shfaqur në shoqëri, në veprimtaritë e shumta shkencore, kulturore-artistike, me atë dinjitet që gjithsesi I është vlerësuar. Vlerësimi natyralisht ishte nxitës, përkrahës, si nga strukturat zyrtare, por më tepër nga prindërit dhe nxënësi. Mbvi këeta të fundit u forcua një bashkëjetesë dhe një bashkëvlerësim I spikatur me gjithë aspektet e jetës shkencore dhe kulturore. Shkolla, si institucion, si dhe mësuesi si shëmbëlltyra e saj, kishte grumbulluar një autoritet të madh në komunitet. Këtu, edhe për këtë, kan ndikuar edhe një faktor, ose disa, që lidhen me faktin se arsimimi ishte strumbullari bazë ku niste synimi I çdo njeriu për të mbijetuar e për të shfaqur personalitetin e vet. Pa arsimim personaliteti I individit shtypej dhe nëpërkëmbej dyfish. Prandaj mësuesi, edhe kur për shkaqe ideologjike opse të programeve dhe lëvizjeve partiake, ishte vetë në mëdyshje, pra për nxënësit mbeti njeriu I vlerësuar më tepër se të tjerët. Ai me të drejtë përfaqson diturinë, iedalin, prespektivën e gjithësecilit, duek mbetur shëmbëlltyra e idealit, pavarësisht e prësërisim nga vlerësimi I dyshimtë I nomenklaturave. Është me vend të kuptojmë vijën e masave, llogaridhënie gati gjyqësore para nxënësve dhe prindërve, ose kontroll I quajtur punëtor, që synonte djallëzisht ta çmitizonte, dhe e depersonalizonte mësuesin. Ta kthente atë si një qënie, ose si një zanatçi të rëndomtë. Për gjithë atë periudhë kemi dy pamje: mësuesin me vlerat e padiskutueshme dhe detyrimet për të zbatuar shpesh programin dhe për të kryer punë që të dalin jashtë misionit fizik të tij.


Postuar nga unforgiven datë 12 Janar 2004 - 22:01:

Ami teper interesante tema juaj!
Gjithmone kam vleresuar vlerat e shkolles dhe te mesimdhenies gjate periudhes Enveriane.Pavaresisht nga politika qe u ndoq, rezultatet kane qene te admirueshme.
Thjesht te mendojme qe popullsia shqiptare ishte nje popullsi analfabete, dhe per me teper mbi 70% e saj ishte nga zonat rurale.Pavaresisht nga diferencimet e dukshme veri-jug, rezultati ishte i shkelqyer. Dhe pjesen me te madhe te ketij suksesi e paten mesuesit tane, qe punuan pa u lodhur, pa asnje lloj shperblimi moral apo material.I vetmi shperblim per punen e tyre ishte nje armate e tere intelektualesh, qe vershuan ne cdo sektor te jetes, i dhane tjeter pamje ketij vendi te rrenuar dhe pse jo, ngriten nivelin intelektual te popullsise.
Figura e mesuesit pavaresisht nga politika ka qene nder figurat me te nderuara, qe populli e vuri ne zemren e vet, ne kengen e vet. A mund te harroje ndokush 7 Marsin, festen e Mesuesit, ku thjesht nje tufe lule ishte me se domethenese, ku fytyrat e gezuara te nxenesve rendnin me vrap drejt mesonjesve te tyre, me nje ndjenje te thelle respekti dhe dashurie.
Ndryshe ndodh ne ditet e sotme, dhe kjo eshte dhe nje prove tjeter per vlerat e shkolles dhe mesimdhenies gjate periudhes Enveriane.


Postuar nga trojani datë 14 Janar 2004 - 01:04:

ami

I dashur Ami po e ndaj edhe une mendimin tim me ty.
Disa nga shoket e mi jane sot mesues ne Shqiperi ( dmth. e njoh gjendjen nga brenda) , dhe do te thoshja qe eshte turp dhe per faqe te zeze qe ky profesion ishfisnik te kete rene ne disa duar bashibozukesh dhe te jete katandisur ne nje gjendje hiq dhe mos keput.
Sot jam perseri ne bangat e shkolles ne Danimarke, por ate angazhim te mesuesve qe pashe ne kohe e Dulles nuk kam per ta pare ndonjehere.
Kur bisedoj me disa nga shoket e mi te shkolles ketu, dhe u tregoj se qe nje dicka shume e natyrshme, qe mesuesit te punonin jashte orarit, dmth konsultime, olimpiada etj.( besoj se pa rroge) nuk me beson asnjeri, dhe dikush tha se vuaj nga ostalgia.


Postuar nga jimmy84 datë 19 Janar 2004 - 05:13:

Edhe une jam plotesisht dakort me ju.Megjithe politizimin e padrejte te shkollave duhet te pranojme qe jo vetem niveli i shkollave dhe nxenesve qe teper i larte por u nriten edhe shume institute dhe institucione shkencore vertet te specializuara dhe moderne (sigurisht moderne per kohen e tyre).Fatkeqesisht niveli i shkollave ka rene jashtezakonisht shume.Ky eshte nje fakt qe nuk duhet t`a fshehim por te kembengulim ne ringritjen e atij sistemi teper i vlefshem asimor ose t`a modernizojme ate.


Postuar nga Endri datë 02 Prill 2005 - 00:40:

Eshte e vertet qe shkolla ne kohen komuniste ka qene teper e forte nga ana teknike e saj. Shqiptaret jane njerez te afte, por nuk kishte liberalizm dhe larmi lendesh sic jane sot ne perendim. D.m.th njerezit mesonin vetem teori te nguturr. Shpendarja e informacioneve sic eshte ketej shume e lire dhe teknologjia e perhapur, nxenesit nuk e kishin si opsion. Gjithashtu duhet dhene kredit aty ku duhet, qe pjesa me e madhe e popullsise u edukuan, duke konsideruar gjendjen ne kohen e Zogut.


Postuar nga flori_dr datë 29 Prill 2005 - 04:16:

edhe une mendoj qe shkollat ne shqiperi jane ne gjendje te mjerueshme sidomos pagat e mesuesve qe jane shpirti i nje vendi te jene kaq te ulta


Postuar nga Cindi datë 08 Nëntor 2005 - 05:09:

Thumbs up

Te uroj Ami per temen.

Dua ta theksoj se fale atij sistemi shkollor mund te canim ne gjithe boten pa na u trembur syri.

Kesaj i thone rri shtrember e flasim drejt.

Pershendetje _ football


 
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.