Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Demokracine ne Shqiperi nuk e solli Berisha. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3699)
Demokracine ne Shqiperi nuk e solli Berisha.
Shpesh here me qellon te degjoj apo te lexoj se demokracine ne Shqiperi e solli Sali Berisha, ose, po mos te ishte Sali Berisha Shqiperia do vazhdonte te ishim ne komunizem. Nuk mendoni se ka ardhur koha qe edhe ne Shqiperi te vleresohen ata qe e meritojne dhe jo ata qe simpatizojme? Sali Berisha ka meriten, guximin apo dhe fatin qe ne fillimin e ndryshimeve ne Shqiperi udhehoqi Partine Demokratike dhe luajti nje rol shume te rendesishem per shkaterrimin e komunizmit ne Shqiperi. Une mendoje se nje rol te rendesishem ne krijimin e demokracise Shqiptare luajti Ramiz Alia megjithese ishte nje udheheqes komunist sikurse Berisha. Shkaterrimi i kampit komunist ne europen lindore ishte vendimtar per ndryshimet ne Shqiperi dhe Ramiz Alia kishte autoritetin dhe fuqine per te mos e lejuar nje gje te tille.
Me ka qelluar te me thone se po mos te ishte Sali Berisha une nuk do te kisha ikur dot jashte Shqiperise. Une nuk mbaj mend qe Berisha te kete hapur ndonjehere dyert e kufirit apo te kete krijuar mundesine shqiptareve per te qarkulluar lirshem neper bote, perkundrazi, njesoje si Ramiz Alia ka urdheruar oficeret e policise si Sokol Mulosmani me shoke qe te perdornin edhe armet po qe nevoja per te ndaluar shqiptaret qe arratiseshin.
Ramiz Alia hodhi hapat e para te demokracise ne Shqiperi.
Demokracine e sollen studentet dhe populli i thjeshte. Qe dhe merite e Z .Ramiz Alia qe tranzicioni te ndodhte me sa me pak demtime dhe humbje jetesh. Me te vertete ka pasur dhe gjakderdhje por liria nuk vjen pa sakrifica.I perjeteshem qofte kujtimi i atyre ,qe dhane jeten per nje ideal te cmuar sic eshte liria.
Ato qe ndodhen ne Shqiperi ne fund te viteve 80 ishin pasoje e ndryshimit te arenes politike ne gjithe kampin lindor. Nuk e shpiku Sali Berisha gjithe ate ndryshim. Une nuk e kam idene se kush qendronte pas tij ne ato kohe te turbullta, sepse jam e sigurt qe dhe ate iniciative qe mori persiper ai nuk e mori se ishte trim i cartur!
Mendoj se eshte merita e Ramiz Alise, qe ajo periudhe u nda me minimumin e mundshem te demit ne njerez, ndryshe nga gjithe kampi lindor. Pavaresisht se ai i perket nje brezi politikanesh qe trendi i sotem nuk i quan as politikane, ai eshte gjithsesi diplomat profesionist, dhe shqiptaret duhet ta njohin dhe vleresojne.
Po lexoj se rezulton te kete ardhur demokracia pa derdhje te medha gjaku.
Mos e merrni si mendimin personal por vetem si ftese per reflektim. Mendoni per vitin 97. A kishte implikime te demokracise dhe diktatures ne ate vit apo ?????????
Bejani kete pyetje vetes. Nese ka qene e implikuar demokracia ne nje fare menyre atehere duhet te themi se ndertimi i demokracise ka lene pas rreth 2000 te vrare.
Ne te kundert mbetemi tek thenia se demokracia ka ardhur pa derdhje gjaku.
Nuk e di sa mund te lokalizoj ardhjen e demokracise ne nje date te caktuar. Per mendimin tim demokracia ka qene dhe eshte ende shume e brishte ne Shqiperi, me episode manipulimi ne shume sfera. Prandaj duhet marre parasysh se demokracia po MESOHET me cmim te larte nga viti ne vit.
"Lirine nuk ua solla Une por e gjeta ketu mes Jush"- jane keto fjalet e luftetarit Skenderbe, gje qe shpjegon se eshte populli ai qe ne momentet e pjekjes se kushteve permbys c'do sistem, eshte ai qe ndryshon rrjedhen e historise, dhe jo individe te vecante.
Individed kane merite, i japin vlera por nuk kane fuqi absolutizuese, dhe per me teper te mbivleresojme Z.Berisha qe nga pinjoll i te kuqve papritmas shfaqet si maratonomaku i bluve. Nuk ishte Sali Berisha ai qe u shfaq ne ato nete studentore, por studentet e shumte nga gjithe vendi, vajza e djem pa dallim, mes tyre petagoge te ndryshem vec Sali Berisha Jo!
Te gjithe u habiten si doli ne skene ky Njeri!
Dhe sot une jam teper konfuze per pranine e tij ne politike, jo me te pranoj ate si shpetimtarin dhe sjellesin e Demokracise.
Jam plotesisht dakord me Mona-n nuk dua te shtoj asgje se do ta prish fare ............
Per kete argument dua tju tregoj nje artikull qe ma ka postuar kohe me pare nje miku im. nuk e di se sa i vertete eshte ne realitet por sipas llogjikes sime eshte shume i qelluar edhe nese burimi mos ishte me te vertete personi qe flet ne veten e pare.
Nga fjala e Ramiz Alise ne Byrone Politike
*****************************
Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji. Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:
1. Në respektimin e të drejtave të njeriut
2. Në krijimin e pluralizmit politik
Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s'bën.
Kundërshtarët tanë do t'i nxisim që të krijojnë parti sa të duan; të majta, të djathta dhe të qendrës, por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne.Programet e themelimit të këtyrepartive, do t'i formulojmë dhe do t'i miratojmë^Ne.Në krye të këtyre partive, duhet tënxirren njerëz që të përkrahin
Strategjinë Tonë.Partia që do të marrë pushtetin, do të shajë komunizmin në themel e në çati.
Në këtë mënyrë do të fitojmë Simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës Antikomuniste.
Ata që janë nëpër burgje të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë, do të flasin për ne dhe do të na shajnë. Dhe këta dihet
që e urrejnë komunizmin, por do të na afrohen e do të na përkrahin. Neve na intereson karta mprale e tyre. Këta do t'i afrojmë dhe do t'u
japim punë të parëndësishme; por kurrë nuk do t'i. lëmë të na marrin pushtetin, sepse Ata, sa të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren
dhe Ne, kështu, do të bëhemi Yzmeqare te tyre.
Në zbatim të të drejtave të njeriut, duhet që t'u japin një letër në dorë, që "t'u njihet prona" por asnjëherë nuk dp t'ua japim Pronën. e Tyre,
dhe, në forma të ndryshme, do t'i ngatërrojmë me njëri - tjetrin. Ata do të kalojnë nëper gjykata, ku do të zbatohet Rotacioni nga Gjykata e Shkallës së_Parë në te_Dyjën dhe, "difekte teknike", do të kthehen përsëri në të Parën.
Të burgosurit dhe të persekutuarit janë
të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë te parrezikshëm. Duhet të kemi kujdes nga femijët e tyre. Por këta, duke iu dhënë nga një pashaportë dhe duke u bërë presipn, do t'i largojmë nga
Shqipëria. Ata që do të pretendojnë,
kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen. Pasuria etyre na përket Neve, se Ne e bëmë. Materialin që më dërgoi
Gorbaçovi, kam dy vjet që e studioj.Ata(sovjetikët) kanë ecur shumë përpara. Për këtë, Ju jeni në dijeni sikundër edhe i kemi diskutuar më parë këto probleme. Neve kemi kuadro sa për shtatë komitete qëndrore, ndaj nuk ka asnjë
arsye që të kemi frikë. Ne i kemi studimet dhe platformat gati për zbatim. Do të ketë shumë intelektualëqë do të na kundërshtojnë, por këtyre
do t'ua mbyllim gojën dhe do t'u japim nga një copë punë. Një shqetësim mund të na krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do t'u ofrojmë
krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t'u japim nga një minipension dhe do t'u mbajmë ison.
Kosova është në pragun e shpalljes së
Kushtetutës.
Le të bëjnë si të duan, sepse Ne kemi
platformën tonë.
Çdo gjë e kemi të programuar.Strategjinë e keni që të gjithë të qartë. Në përputhje me këtë strategji, kemi përcaktuar edhe rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë. nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa. për _sy_e_faqe, ndaj Nomeklaturës së Lartë Komuniste, Ne, "Komunistët Reformatorë", do të zbatojmë Strategjinë Tonë në Ekonomi, sipas së cilës Kapitalistët dhe Pronarët e Ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe Njerëzit Tanë. Me këtë strategji, brenda dy - tre legjislaturave, do të arrijmë që nga Klasa Komuniste të krijojmë Klasën Kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në Pushtetin Politik të së Ardhmes që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim Vetë.
Të jemi të sigurtë që e Ardhmja do te, jetë e Jona.Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë.E ardhmja e femijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq Gjakjdhe do të derdhim, persëri. potë jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Femijët tanë. Nëse do të ndodhë që të na marrin pushtetin dhe të na rrezikojnë, atëherë haram na qoftë nëse nuk do të dijmë t'i mbroimë Fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si_dikur, në Rininë tonë 'Prandaj, gjithmonë të jemi të përgatitur per të dyja rrugët e mbajtjes së pushtetit; rrugën paqësore dhe rrugën e luftës së armatosur.Ne jemi përgatitur për të dyja rrugët dhe për
kete këmi organet tona të dhunes dhe
njerëz tepër të vendosur e të aftë, që i
kemi përgatitur gjithë këto vite, me mund dhe sakrifica. Mjerë Ata që dotë guxpjnë te na dalin përpara e të na_kundërvihen. Ndaj mbajeni moralin lart dhe mos u frikësoni. Nëse lind nevoja do të kemi edhe mbështetjen e aleatëye të jashtëm ideologjikë në pushtet, të cilët nuk është nevoja t'ua përmend.
Pavarësisht problemeve që na ndajnë me ta, kini parasysh se na bashkon kauza jonë e përbashkët, që është pushteti i komunistëve, pavarësisht nga nuancat dhe diskordancat e përkohëshme. Përveç aleatëve ideologjikë, nëse do të lindë nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e Aleatëve të tjerë në Perëndim, me të cilët kemi ruajtur fijet_e_lidhjeve të vjetra, për hir të interesave të mëdha. Shoku_ Enver dhe Unë, i kemi ruajtur këtolidhje të domosdoshme dhe jetike, që, në fund të fundit, garantonin pushtetin tonë popullor, të cilin do ta ruajmë si sytë e ballit, edhe tani. edhe në të ardhmen. dhe përgjithmonë, pavarësisht nga rrethanat e vështira aktuale, ndaj, sido që të rrokullisen punët, ujë do të rrjedhë në Mullirin Tonë. Për këtë jeni të garantuar, sot dhe përgjithmonë.
Kërkoj nga Ju që të shtrëngoni rradhët dhe të mos dekurajoheni nga këto situata të vështira që po kalojmë, sepse, në fund të fundit rëndësi ka Pushteti, që do të jetë përjetësisht i Yni. Ju ftoj punë të mbarë, mobilizim dhe mendje të kthjellët. Mbajeni mënd; Fitorja dhe Pushteti do të jenë përjetësisht tonat. Do të bisedojmë dhe do të vendosim përsëri, në përputhje me evolimin e situatave. Punë të mbarë. Me kaq mbledhja mori fund. Ditën e mirë dhe mirupafshim.
**********************************
Me keqardhje mund te them se keto "profeci" deri me sot kane qene te sukseshme dhe me sa duket edhe ne te ardhmen. Edhe thote dikush pastaj qe ne jemi fataliste. Po si mund te jesh ndryshe?
Ca s'na degjojne veshet. Delir pa fund.
Delir ai qe e ka shkruar e delir ai qe e beson. Delir dhe kush mendon se po jetojme skenarin e pergatitur nga Ramiz Alia.
Po eshte e vertete Ami
E kam degjuar edhe une kete histori. Nuk di te them se ku po e mbaj mend se dikush ka folur per gjera te tilla mbi Ramiz Aline.
Fajtori!
Nuk do te flisje keshtu nese do te kishe pare me vemendje kasetat e Emisionit "Fokus" qe realizoi dikur Robert Papa. Aty jane filmuar disa nga mbledhjet e Byrose Politike ku shprehet qarte se sa me konsensus ka ardhur demokracia ne Shqiperi. Nese deshiron ta vertetetosh mund te te huaj ndonje nga keto kaseta.
Ky fjalim mesa duket eshte marre ne nje prej ketyre mbledhjeve. Por edhe ne mos qofte e vertete perfundimet llogjike pas nje periudhe te shkurter "demokracie" jane shume ne favor te ketij artikulli.
Ne partite politike u integruan te gjithe nepunesit servile te dores se dyte.
Femijet e ish Bllokmeneve jane te gjithe te pasur dhe jane kthyer ne kapitalistet me te fuqishem.
Ish-Bllokmenet u denuan vetem formalisht per vogelsira.
Pronaret e vjeter i moren pronat vetem me copa letrash se ne te vertete keto prona i mbajten ish-bllokmenet dhe kelyshet e tyre te bindur
Ish- te perndjekurit politike i ke akoma rrugeve qe kerkojne rehabilitimin e tyre moral dhe material. Mos harrojme qe kryeministri per burgun qe ka bere ka marre nje demshpermblim te majme duke luajtuar haptazi me nervat e ish- perndjekurve politike te cilet kane bere nga 20 vjet, 30 vjet e nga 43 vjet burg. Per te mos permendur ata qe kane vdekur ne burg e per te mos thene qe gjate viteve te burgut kane bere punet me te renda.
Pra pikat qe Ramizi permend jane profeci qe deri me sot jane vertetuar.
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.