Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Shpifjet Per Mjaft-in (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3717)
Shpifjet Per Mjaft-in
Pasi lexova nje mesazh qe permendete MJAFT-in ne kete forum i dergova mesazhin e me poshtem drejtorit ekzekutiv te levizjes:
Erion,
Ne nje mesazh tek Forumi Horizont, lexova paragrafin qe vijon. "Nje nga moderatoret ne Shqiperi mund te hapi llogari bankare ku te tjeret te dergojne leke per viktimat e Karaburunit (pasi lexova faktin se nje nga drejtuesit e Mjaftit kishte hapur nje klub me leket e fondacionit, nuk mendoj se eshte ide e mire te angazhohet Mjafti)"
Edhe ne deklaraten e KESH-it permendej klubi i nje drejtuesi te MJAFT-it. Per c'klub behet fjale? Per ke drejtues?
Ja dhe pergjigjja e tij:
Edhe une kete pyetje kam, per cilin klub behet fjale? Ketu s'te ndihmoj
dot, por shashkat qe ka hedhur KESH-i dhe njerzit e PS-se gjejne terren dhe mbijne.
I vetmi nga bordi qe ka nje klub eshte Bardhi Kadilli, i cili e ka
hapur para nja 5-6 vjetesh, plus qe si anetar i bordit s'ka asnje
shperblim financiar nga MJAFT-i.
S'e di, ndoshta duhet sfiduar ne forum ai personi, qe ose te thote
kush e paska kete klub me parate e MJAFT-it ose te mos perhape
thashethemnaje. Nga ana tjeter, keto lloj sulmesh banale sa po vijne e
po shtohen, keshtu qe s'habitem edhe kur te ma nxjerrin mamane ish-
gruan e Miloshevicit.
Hmmm
Filloi dhe gjuetia e shtrigave ndaj MJAFT. Epo, helbete ne Shqiperi po te jesh i ndershem dhe te tregosh realitetin je njeriu me i ndyre ne kete bote, po te jesh me kusari (politikan psh), krimineli, etj. je engjelli gabriel.
Forca MJAFT.
Cituar nga Zaloshnja:
(pasi lexova faktin se nje nga drejtuesit e Mjaftit kishte hapur nje klub me leket e fondacionit, nuk mendoj se eshte ide e mire te angazhohet Mjafti)"
E lexova edhe une kete ne nje nga temat e nenforumit ''Interneti dhe Shqiperia''. Madje kishte edhe shpjegime te metejshme qe te linin te kuptoje se behej fjale per ''Apartament 11'' tek shallvaret. Kam degjuar edhe une qe eshte lokali i familjes se nje prej te rinjve te ''Mjaft''.
Kam shkuar madje, sigurisht jo per kete qellim, dhe kushdo qe do te shkoje mund te shohe qe aty nuk eshte bere as edhe investimi me i vogel. Gjera rastesore te ketij lloji mund ti koincidojne kujtdo, te kete nje lokal aq te thjeshte edhe ndonje ze i papergjegjshem te thote, e ka bere me parate e marra nga donacionet per ''Mjaft''. Keto goja nuk do kene te mbaruar kurre.
Pervec kesaj, e di cfare me beri te prononcohesha? Sepse para disa ditesh pata nje diskutim te tille:
Isha me nje mikeshen time e cila kishte bere kopje te pafundme per te ndergjegjesuar njerezit te protestonin kete te Djele per rritjen e tarifave te KESH me 10 min fikje te dritave dhe Albtelekom me mosperdorimin e telefonit fiks per gjate gjithe dites. I kishte me vete ne cante keto fletushka dhe duke ua shperndare njerezve rruges, po shkonim ti conim tek ''Mjaft'', qe ti shperndanin nje pjese edhte te rinjte aty per te qene ne kohe, pasi edhe ata per te njejten gje po mundoheshin ne menyra te tjera, per ndergjegjsimin e qytetareve per kete lloj proteste.
Rruges takojme nje kryetar te nje rrjeti rinor qe ka vite qe punon ne te gjithe shqiperine ne fushen e te rinjve. Po shkojme te realizojme kete i thame. Na u hodh ne gryke duke ngritur zerin ne rruge. - Nuk e kuptoj pse i perkrahni te rinjte e ''Mjaft'', ata kane vjedhur tere donacionet per veten e tyre pa bere asgje. Nuk eshte e drejte, jemi ne qe po punojme per kete fushate kunder KESH dhe Albtelecom. Ju duhet te bashkangjiteni me ne. Jemi ne dhe Zyra e Mbrojtjes se Qytetareve qe po merret pikerisht me kete. - etj etj
Debati nuk ishte aspak i kendshem. E vetmja qe me erdhi nder mend ne ato momente ishte nje analize e shkurter me vete. Te gjithe keta jetojne nje kontradite te madhe ne punen e tyre. Kush e kush te kete sa me shume pas vetes njerez qe i mbeshtesin, qe tu dali me shume zeri, qe te kene me shume donacione. Do te shajne njeri tjetrin, do hedhin balte mbi punen e njeri tjetrit qe te dalin vete mbi krye.
Ka shume organizata, shoqata te cilat jane dashakeqe, qe shohin organizatat paralele qe punojne ne fushen e tyre, pikerisht per te njejtat qellime, dhe e kane shume te veshtire per shume arsye te bashkohen e te bashkepunojne per ti arritur ato qellime se bashku. Madje as per 9 Janarin, as per Kesh apo Albtelecom, nderkohe qe po per te njejtat protesta, ulje cmimesh, apo per te njejten dhimbje po flasin te gjitha palet.
Nisur nga kjo, pikerisht nje eksperienca ime, po ju them dhe te tere ju, se nuk eshte cudi te hasesh goje te tilla qe vjellin vrer per punen e dikujt. E kane fare te thjeshte per njemije e nje arsye ta bejne kete. Sepse kane perplasje interesash, sepse jane te vegjel nga mendja dhe nuk arrijne te kuptojne, ndaj detyrimisht do bien prehe e ketyre gojeve, sepse skane deshiren e mire e vullnetin ti bashkangjiten per te punuar te gjithe per te njejtat qellime, etj etj...
Thjeshte duhet te jemi me te pergjegjshem, me te drejte ne vleresim, me te afte te respektojme dhe duam punen e tjetrit, e mos biem viktime e llafeve te rruges e kafeneve, se boll e kemi bere kete gjithe jeten...
Ciao
Citim:
Po citoj ato që tha ENISS
Nisur nga kjo, pikerisht nje eksperienca ime, po ju them dhe te tere ju, se nuk eshte cudi te hasesh goje te tilla qe vjellin vrer per punen e dikujt. E kane fare te thjeshte per njemije e nje arsye ta bejne kete. Sepse kane perplasje interesash, sepse jane te vegjel nga mendja dhe nuk arrijne te kuptojne, ndaj detyrimisht do bien prehe e ketyre gojeve, sepse skane deshiren e mire e vullnetin ti bashkangjiten per te punuar te gjithe per te njejtat qellime, etj etj...
Ciao [/B]
Une nuk kam asnje arsye te dyshoj qe pergjigjia e Erion Veliajt te jete e pa sinqerte. Po te kisha qofte edhe me te voglen arsye, nuk do ta percillja ne kete forum.
Ok pra BUCS, ti ke te drejten tende te dyshosh e te pretendosh ne menyren tende se levizja Mjaft ka anetare te saj njerez te korruptuar.
po do na ndergjegjesoje edhe ne me ndonje argument per te qene, se keshtu ne tym edhe sa kohe do ecim ne???
Me vjen mire qe ne na paska lindur deshira te godasim njerezit e korruptuar. Po pse nuk po ndiheni e te hapni goje per qeveritaret tane qe vene e bejne pushime, blejne makina, helikoptere me parate tona?
Edhe nje levizje apo mase qe godet me menyrat e saj korrupsionin dhe politikat e gabuara qeveritare sic eshte levizja ''Mjaft'', nisemi dhe e godasim. Po ata po jua marrin leket ju? Pse po e lodhni frymen ne drejtim kaq te gabuar? Spo ju marrin leket ju levizja ''Mjaft'', edhe nese po marrin para, jua marrin donatoreve, qe nuk eshte se sdine te monitorojne se ku shkojne keto para.
Gjeni nje mase tjeter te pakten qe po ngre zerin per te drejtat e qytetareve e pastaj merruni me tymin dhe zjarrin e Mjaft.
Ciao
Looooolllllll.
Me duket se ata donatore i japin parate ne interesin e pergjithshem dhe jo per nje levizje apo dike tjeter. Me nje fjale ketu i bie; le te rrembejne keta , ça keni ju, te tjereve po jua marrin, paçka se eshte per te gjithe ne. Apo jo?
Se une se kuptova mire kete gje, dikush mundet ta sqaroje?!
Pastaj me duket sikur po krijohet pershtypja qe ne duam te godasim kete levizje dhe jo sikur duam te shohim qe gjerat te ecin perpara. Keshtu shkon per se mbari ajo parrulla" ose me ne ose kundra nesh".
Une jam ndeshur jo pak me njerez qe kapen ne cingerima, dhe bejne sikur kane zbuluar te verteten e fundme. Qe duan ti bejne tjetrit te ditur se po ngaterrohesh me kembet e tua. Sepse i lexojne gjerat shabllon dhe nuk vejne hic trurin ne pune. Jam mesuar te has edhe ne njerez qe nuk kuptojne realisht cfare shkruhet, por sipas qejfit. Mgjth nuk me kushton te ta citoj edhe nje here:
Spo ju marrin leket ju levizja ''Mjaft'', edhe nese po marrin para, jua marrin donatoreve, qe nuk eshte se sdine te monitorojne se ku shkojne keto para.
Pra, cdo donacion monitorohet nga donatori. Nejse, ndoshta ben vaki qe atyre tju shpetoje e ju jo.
Jeni me raste te lezetshem...
Ciao
Ne pjesen me te madhe te rasteve jemi serioze,si tani...
Me fal Eniss nqs ne po kapemi me fjale boshe dhe me supozime te kota,sic thoni ju,atehere mund ti pergjigjesh kesaj pyetje..:
-Cfare keni bere gjate gjithe kesaj kohe ju si levizje Mjaft..??(Ketu nuk dua fjale fjale fjale...Me jep vepra..)
P.S.Do te jap kundershembullin..Do te te them personin ose institucionin qe ka BERE dhe nuk eshte marre me llafe,gje qe po e beni MJAFT mire juve...
Nuk jemi kuptuar. Une nuk jam organizatore e levizjes Mjaft, jam thjeshte qytetare qe e mbeshtes mesa mundem ne protestat dhe fushatat e saj.
Nje anetare e ketij forumi qe thjeshte po diskutoj ne baze te informacionit qe kam une per kete levizje. Pas ketij sqarimi se besoj se do preferoje ndonje pergjigje prej meje.
Desha te sqaroja dicka... te gjithe jemi per te diskutuar ketu mbi te drejtat tona, rastet abuzive dhe korrupsionin. Une flas ne baze te eksperiences sime dhe menyres sime te te njohurit te gjerave, ne rastin konkret per ''Mjaft''. Nese ka dikush ketu qe kundershton nje prononcimin te caktuar, qe kerkon te na hape syte per temen ne fjale, duhet ta bej me argumenta, jo me besimin se ''ku ka tym, ka dhe zjarr''. Jemi te gjithe te hapur per te mirekuptuar dhe pranuar eksperiencat tuaja por jo ne ajer...
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.