Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Globalizimi, pro apo kunder? (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=180)
-- Globalizmi dhe Antiglobalizmi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4349)
globalizem versus globalizim
globalizmi pershkruan realitetin e lidhjeve ndersa globalizimi shpjegon shpejtesine ne te cilen keto lidhje rriten apo pakesohen.
Globalizmi ne thelb si koncept perpiqet te shpjegoje nje bote e cila karakterizohet nga rrjete te komunikimit te cilat i tejkalojne distancat multikontinentale, peroqet te kuptoje te gjitha nderlidhejt e botes moderne dhe te nxjerre ne pah menyrat ne te cilat zhvillohen keto lidhje.
Globalizimi i referohet ndryshimeve dinamike te ketyre marredhenieve.
kater dimensionet e globalizmit:
dimensioni ekonomik
globalizmi ekonomik perfshin levizjen e lire te mirave, sherbimeve kapitalit informacionit dhe te gjitha fenomenet qe lidhen me shkembimet tregtare dhe liberalizimin e tregut nderkombetar.
i gjithe ky qarkullim si rrjedhoje organizon proceset e tjera qe lidhen me to. qarkullimi ekonomik, tregjet dhe organizimi boteror njelloj si ne firmat multinacionale shkojne te gjitha se bashku
dimensioni ambjental
globalizmi ambjental i referohet transportit te distancave te gjata te materialeve ne atmosfere oqeane apo substancave biologjike qe mund te influencojne shendetin e njeriut dhe mireqenien e tij.
Dimensioni ushtarak
glomalizmi ushtarak i referohet rrjeteve te distancave te gjata, ne te cilat aplikohet forca, kercenimi apo perdorimi i forces. terrorizmi eshte nje efekt global
efekti i 11 shtatorit ishte mese global.
dimensioni i fundit eshte socialo kulturor dhe perfshin levizjen e ideve, informacionit figurave njerezve te cilet mbartin keto ide.
interneti dhe zhvillimi i teknollogjise ka influencuar shume ne tejkalimin e barrierave kombetare shteterore.
per mua globalizmi eshte UNITY of MANKIND BASHKIMI I NJEREZIMIT me gjithe shumellojshmerine e tij.
mire a keq, e verteton koha
ceshtja eshte se globalizmi vertet ofron mundesine qe kulturat vlerat dhe identitetet te bashkohen, por duket mbajtur parasysh dicka qe eshte vertet sa e mire per disa aq edhe problematike per disa te tjere. ne boten ku aq shume perplasen vlerat, ceshtja shtrohet se kush vlere do te mbisundoje dhe kush vlere do te bie. ceshtja nuk eshte se bota do te unifikohet. nese flasim per unifikim te botes, domosdoshmerisht flasim per dhunen e nje kulture ndaj nje tjetre, sepse nenkupton ngritjen e disa vlerave kunder disa te tjerave dhe jo plotesimin e tyre, sepse ato vete nuk mund te plotesohen ngaqe burimet i kane krejt te ndryshme. nese perendimori ben para per te sunduar, budisti ben para per te mbajtur frymen gjallen, muslimani ben para per hir te Zotit, etj. dhe e verteta eshte se ky lloj globalizimi, qe ne te vertet eshte mjaft dhunues, eshte i ndertuar mbi baza lufte dhe kolonializimi dhe jo mbi bazen e pranimit te vlerave dhe as mbi bazen e shqyrtimit te vlerave. Kam pershtypjen se njerezit merren me demagogjine e zakonshme te fjalve boshe se "bota e globalizuar eshte e mire per te gjithe" e te tjera si keto, por ne asnje menyre nuk e shqyrtojne globalizimin nga kendveshtrimi dhe e kaluara e tyre.
nuk do ta shikoja kaq zi. nuk do te thote domosdoshmerisht qe nje kulture te sundoje tjetren. perkundrazi mendoj qe per hir te globalizimit te gjitha kombet jane shume me prane njeri tjerit. kuptohet qe globalizimi ka te mirat dhe te keqijat e veta.
e mira kryesore do thosha eshte nderkombetarizimi i ceshtjeve te cilat kane rendesi globale me shume se kombetare. kjo vlen per krizat, vlen per problemet qe mund te destabilizojne rajone te tera etj.
dmth eshte shtuar varesia e shteteve ndaj njeri tjetrit si ne aspektin ekonomik, si ne aspektin politik, si ne gjerat e tjera.
veshtire tashme te mos kete nderhyrje ne punet e tjerit sic ka qene dikur
Po Globalizimit te vlerave!
Po Globalizimit te kulturave dhe respektimin dhe ruajtjen e shumedimesioneve te shoqerive dhe te vlerave te tyre!
Jo Globalizimit te Shoqerive Multinacionale shfrytezuese te vendeve te pazhvilluara te Globit!
Jo Globalizimit te Varferise dhe te ndarjes se Globit ne Zona te pasura dhe te varfera!
Jo Globalizimit te kapitalit!
Citim:????????????????????
Jo Globalizimit te Kapitalit
pershendetje
Eshte thjeshte ne interesin e multinacionaleve te mbeshtesin ,dhe kur nevojiten mbeshtesin me lobe te caktuara ne klasat politike te vendeve perkatese.....Behet thjeshte per tregje te reja!Kerkojne te ndajne fatet e popujve te ndryshem ne tavoline,duke harruar qe jane duke cenuar cdo princip ne emer te nje Globalizimi qe jo te gjithe duan!!!
Globalizimi erdhi si pasoje e zhvillimit ekonomik dhe te kerkimit per fitim, jo si pasoje e ndjekjes se idealeve utopiste per nje bote te barabarte etj, etj, etj. Ashtu si cdo proces tjeter, ka te humburit dhe te fituarit e tij.
absolutisht kunder globalizimit.
Pro nje globalizmi, pa dashur te hyj ne "new empire addition" apo ne budallaqe te tilla si giovanni arrighi ne " the longth tweentith century " etj etj them se jam pro nje globalizmi, por gjithmone PRO nje globalizmi te drejte.
:)
s'ka nje globalizim te drejte, per kete e kerkojne me aq ngut fuqite e medha .... prandaj dhe perralllat jane perralla e asnje nuk i beson
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.