Forumi Horizont Gjithsej 141 faqe: « E parė ... « 94 95 96 97 98 99 100 101 102 [103] 104 105 106 107 108 109 110 111 112 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga MARSMED datė 15 Shtator 2007 - 01:46:

shenjat e semundjeve tek thonjte

Cod. B15092007

Po mundohem te jap disa shembuj se si mjafton nje shikim i mire i thoit qe te te jap nje ide mbi funksionimin e organizmit ne teresi.

Crregullime ne rritjen e thonjve.

Ne kete foto paraqitet ndertimi i thoit,pjeset e tij perberes.


Tek fotoja e dyte jane te permbledhura disa nga crregullimet kryesore te thoit qe pershkruhen poshte.



1.Gishtat si xham sahati (Pjesa qendrore e tyre eshte e fryre sic duket dhe ne figure .Nje karakteristike dalluse eshte vendosja perballe njeri tjetrit e dy thonjve te gishtave tregues dhe do shihet si ne figure qe eshte zhdukur hapesira ne forme rombi qe normalisht duhet te ishte ne nivelin e dy lunulave,qe eshte ajo gjysem heneza e bardhe qe dallojme ne rrenjen e thoit)E hasim kete crregullim ne keto semundje: semundja inflamatore e zorreve/semundje malinje te mushkerive/asbestoze/bronkit kronik/cirroze/semundje te lindura te zemres/endokardit/malformacione atrio-ventrikulare.



2.Koilonikia(thonj si govate) -mungese hekuri-anemi/hemokromatos/ semundja thua-patela.

3.Onikoliza (prishje e thoit) -( Sic duket dhe ne figure ne cepin e djathte te thoit ai eshte i shkeputur nga baza e tij.-psoriasis/infeksione /hipertiroidisem/sarkoidoz/trauma/Amiloidos/crregullime te indit lidhor


4.thoi me gropa (Ketu ne te tere siperfaqen e thoit gjejme disa gropezime pikesore, te vogla)-psoriaz/sindroma reiter/alopecia areata.

5.Beau’s line (Jane depresione horizontale qe i korespondojne momentit te kalimit te nje semundje te rende ose te traumes etj) - semundje te renda sistemike/semundja e raynaund/pemfigus/trauma.


6.Thoi I verdhe - limfedema/efuzione pleurale/imunodeficenc/bronkektazi/sinuzit/artrit rheumatoid/sindroma nefrotike/tiroiditis/turbekulos/semundja e raynaund

Crregullime te ngjyres

1.Thoi I bardhe - insuficens hepatike/cirroz/diabet melitus/insuficens kronike e zemres/hypertiroidisem/kequshqyerje.

2.Heneza e kalter- semundja e Wilsonit/helmim me argjend/terapia me quinacrin

3.Thoi gjysem-pergjysem- specifike per insuficensen renale


4.Muehrcke’s line (jane vija te bardha te vendosura ne cifte qe pershkrojne tere gjeresine e thoit,nuk zhvendosen me rritjen e thoit)- specifike per hipoalbuminen.

5.Mees line(vija te bardha transversale qe zhvendosen me rritjen e thoit)- helmim me arseniku/semundja Hodgkin/insuf kronik e zemres/lepra/malaria/kemioterapi/helmim me monoksid karboni/

6.Vija te errta longitudinale -melanoma/nishan beninj/variant normal tek zezaket

7.Kanaleza longitudinal -alopecia areata/vitiligo/dermatitis atopik/psoriasis

8.Splinter hemorragji - endokardit subakut bacterial/lupus eritematoz sistemik/artrit rheumatoid/sindromi antifosfolipid/ulcer peptike/tumore/perdorimi I kontaceptiveve oral/shtatzania/psoriasis/trauma



9.Telangiektazia - artrit rheumatoid/lupus eritematoz sistemik/dermatomiosit/sclerodermia

10.Leukonikia(Jane ato pikat apo viza te vogla horizontale ose vertikale te bardha qe shohim shpesh neper gishta .Nuk kane asnje lidhje me ndonje crregullim te organizmit,jane te parendesishme.)

Per secilen nga crregullimet ka nje shpjegim mjeksor por nuk po ndalem sepse personat e kesaj fushe i dine ose dine ku ti gjejne,kurse per te tjeret sdo ishte me shume interes mendoj


  Gjithsej 141 faqe: « E parė ... « 94 95 96 97 98 99 100 101 102 [103] 104 105 106 107 108 109 110 111 112 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.