Forumi Horizont Gjithsej 141 faqe: « E parė ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 91 92 93 94 95 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga ~Enigme~ datė 04 Tetor 2006 - 13:53:

Problemet me Sinozitin

Cod. A04102006

Per parandalimin dhe trajtimin e ketyre problemeve:

Sinozitet me te shpeshta jane ato qe vijne nga pezmatimi i mukozes se hundes qe njihet si rufa dhe rrugeve te siperme te frymemarrjes ku e jep virusi i gripit i cili shkaterron sistemin mbrojtes te hundes duke bere te mundur aktivizimin e mikrobeve qe ndodhen ne rruget e frymemarjes.
Sinozitet mund te krihojen dhe nga semundjet e ndryshme infektive, si skarlatina, tifo, pneumonia etj ose nga dhemballet e semura te nofulles se siperme qe mbeshteten ne murin e poshtem te zgavrave te nofulles apo nga traumat e jashtme, si dhe nga nderhyrjet kirurgjike ne hunde, vecanarisht ne rastin e tamponateve te hundes.

Cili eshte funksioni i sinuseve?
Sherbejne per lageshtimin dhe ngrohjen e ajrit qe thithet, keshtu qe kur ato se bashku me hunden jane te pezmatuara, japin nje te folur me hunde. Pezmatismi i sinuseve e merr emrin sipas sinusit qe eshte prekur pra kemi sinozit frontal ose ballor, sinusit maxillar. ose te nofulles se siperme, sinozit etmoidal dhe sinozit sferoidale ose i mbrapa hundes.

Ka faktor favorizues per shfaqjen e sinoziteve?
Cdo pezmatim akut ose i mprehtedhe kronik ne hunde nuk jep sinozit. Sistemi i shtresave mukoze ushtron nje mbrojtje te vazhdueshme ne kanalet perkatese dhe ndalon hyrjen e mikroorganizmave ne mbulesen mukose te sinuseve. Sinozitet me orgjine nga hundet e semura favorizihoen nga rritja e mishit te huaj, nga shtremberimet e perdes koskore te hundes si dhe nga proceset e tjerane zgjafet a hundes, te cilat ne menyre mekanike pengojne zbrazjen normale te lengjeve nga sinuset ne hunde

Sherohen plotesisht?
Pezmatimet e lehta ne sinuse sherohen pa lene gjurme, ashtu si rrufa e thjeshte. Ato nuk shkaktojne shenja te renda te semundjes pervec rasteve kur porcesi behet qelbezues dhe pengohen ruget e shkarkimit te sinuseve ku si rezultat shtohet presioni brenda tyre dhe si rrjedhoje dhe dhimbjet behen me intensive. Shpeshhere formohen dhe mishra ne hunde qe dalin nga sinuset. Ato jane te madhesive te ndryshme por qe kane te bejne me fenomenin e alergjise

Cfare shenjash klinike shfaq?
Shenjat subjektive te sinoziteve jane ankese per cregullimet te gjendjes se humorit, lodhje e paaftesi ne pune, shpesh cregullime ne pamje e ne nuhatje.  Ankesa kryesore eshte dhimbja ne faqe, balle dhembe etj. Dhimbja e kokes ne sinozitet e mprehta eshte gjithnje prezente, ndersa ne sinozitet e vjetra mund te mungoje.
Karakter dhe intesiteti i dhimbjes ndryshon sipas ndjeshmerise se personit dhe vrullit te procesit inflamator.  Disa here te semuret ankohen per rendim te kokes ose gjendje hutimi. Ne shumicen e rasteve dhimbjet jante te forta dhe therese. Dhimbje te tilla provokohen ne levisje aktive kur i semuri ulet ose ngrihet ose kur shtrengohet etj. Ne pergjithesi kur sekrecionet nuk mund te derdhen jashte dhimbja ka karakter lokal dhe kufizohet ne pergjithesi ne faqe, balle ose ne temtha. Nga lokalizimi i sinusit nuk mund te zbulohet ne cilin sinus ndodh pezmatimi, pasi dhimbja mund te perhapet edhe ne anen e kundert. Sekrecionet ose rjedhja e hundes eshte shenje tjeter e sinoziteve, i semuri nxjerr sekrecione te ujshme ose te trasha, te verdha nga hundet. Por mund te shfaqet bllokim i hundeve dhe flluska ne hyrje te hundes, ne varesi nga gjendja e pergjithshme e oranizimit e cila eshte e koprementuar dhe manifestohet dhe me temperature. Ne rast se i semuri vuan nga rufa dhe kjo zgjat deri ne 2 jave duhet menduar per sinozit. Nje rendesi te vecante merr sinoziti i mprehte i qelbezuar te femijet e vegjel madje edhe tek te porsalindurt. Kur zinusi maxilare eshte i vogel ne formn e nje te care ky sinozit karakterizohet dhe me kompremetim te gjendjes se pergjithshme: temperature e larte enjtje te faqes dhe qepalles se poshte te syrit, shtimin rrjedhjeve te qelbit. Semundja kalon ne gjendje te rende dhe operacioni e mjekimit me antibiotike eshte e vetmja metode kurimi. Ne 90 % te rasteve sinuziti maxillar eshte me origjine nga pezmatimi i hundeve.  Shenjat e permendura jane prezente ne te gjitha llojet e sinoziteve por me lokalizime te dhimbjes ne vende te ndryshme te kokes ne varesi nga sinusi qe eshte prekur: balle faqe mbrapa syve mbrapa kokes etj.

Cfare ekzaminnimesh behen?
Mjeku ve diagnozen, duke u bazuar ne menyren e fillimit te semundjes ne shenjat subjektive te semurit dhe duke bere ekzaminime objektive te te semurit, vecanerisht ne shikimin e hundes nga brenda te mukozave e sekrecioneve purolente ne mes te palave te saj ne radiografi.

Si mjekohet?
Radiografia e sinuseve ka per qellim te krijoje mundesine per zbraszjen e sekrecioneve nga sinusi ne hunde prandaj ne radhe te pare duhet te largohen pengesat mekanike te kesaj zbrazetie, kur keto ekzistojne duke bere korrigjim kirurgjikal te perdes se hundes, largimi i mishrave si dhe perdorimi i barnave me pika qe ulin enjtjen e mukozave te pesmatuara. Gjithashtu perdoren procedura fizioterapeutike dhe punksionit (futja direkte ne zgavren e semure) me gjilpere speciale qe thith sekrecionet e krijojne mundesine per lavazhe me antiseptik dhe antibiotik. Shpesh perdore antibiotik nga goja ose ne rruge muskulare i analgjezikeve Kjo ka mjaft rendesi pasi mjekimi jo korrekt ben qe procesi te marre karrkater kronik i cili eshte me i veshtre te mjekohet ne ruge konseravative dhe qe kerkon operacion kirurgjikal

Si mund te parandalosh semundjen?
Shmangni qendrimin ne ambiente te ftohta
Shmangni daljen ne dite me temperature te uleta
Qendroni larg personave te prekur nga infeksionet e rugeve te frymemarjes
Qendroni ne ambiente te ngrohta dhe te lageshta

Bazuar nga shkrimi i mjekut Petrit Stafa (otorino-laringolog)


  Gjithsej 141 faqe: « E parė ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 91 92 93 94 95 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.