Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 141 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga agata datė 08 Prill 2004 - 15:26:

njohuri per semundje e ........

A08042004
Paludisme
Le paludisme eshte nje semundje parazitere shume e perhapur ne regionet tropikale.
Kjo eshte nje semundje e vjeter e mendohet se edhe njeriu prehistorik ka vuajtur nga kjo
Ne ditet tona 500 milion njerez jane te infektuar ne bote e nga keto 2.5 milion vdesin ne vit e 1 milion jan femije.
Njeriu infektohet nga bickimi i nje mickonje ( femel) te infektuar qe quhet anofel.
Egzistojne 4 loje parazitesh qe quhen ne latinisht:
Plasmodium falsiparum (me i rezikshmi)
Plasmodium vivax ( me i perhapuri )
Plasmodium malaria
Plasmodium ovale ( me pak i njohur.)

Evolimi i semundjes e siptomat e njeriut jane:

Mbasi mickonja ka trasmetuar tek njeriu kete parazit protozoere, ai strehoet ne melēi ku qendron 7 deri ne 15 dite e ketu gjithashtu shumohet. Pastaj parazit fiton rruazat e kuqe dhe i shkatron ato duke shkaktuar keshtu nje anemie te thesuar tek njeriu e nje temperature shume te larte, ne rraste te rralla njeriu bien ne koma ose mund te kete disa demtime ne pjesen e trurit.

Trajtimi i semundjes
Ne ditet tona egzistojne ilaēe qe mund te sherojne kete semundje
por ne disa vende ku parazit po krijon resistence kundra trajtimit qe i behet.
Menura me e mire eshte per personat qe punojne ose vizitojne keto zona te rrezikshme te fillojne trajtimin me nje ilaē 1 muaj para vizites ne keto zona e gjithashtu te mbrohen ne maksimum nga bickimi i miēkonjave.
Medikamentet jane:
Mefloquine emri komersjal eshte Lariam
Cloroquinine emri komercjal eshte Nivakine


Egzistojne edhe ilaēe te tjera per kete ju keshilloj qe para se te beni plane qe te vizitoni vendet mahnitese te afrikes apo amerikes se jugut ose azis te keshilloheni me mjekun ose farmacistin tuaj.


Postuar nga agata datė 08 Prill 2004 - 15:30:

keto jan vendet me me rezike ne bote

me te kuqe jan ato me me rezik.
kujdes nga mickonjat


Postuar nga agata datė 10 Prill 2004 - 20:46:

Njohuri mbi Tetanozi

Cod. A10042004
Tetanoz

Tetanozi eshte nje infeksion toksik i ardhur nga nje bakteri qe eshte ne gjendje te jetoj edhe ne mungese te oksigjenit. Kjo bakteri quhet ne latinisht CLOSTRIDIUM TETANI
Bakteria e tetanozit mund te jetoje ne toke shume gjate me dhjetra e qindra vite duke mos infektuar asnje njeri , sapo kjo bakteri ka kontakt me plagen e nje njeriu qofte kjo plage edhe minimale, shnderohet ne bakteri infektuse e leshon nje lende toksike qe pushton me teper nervat.
Personi i infektuar shpall shenjat e para mbas 4 deri ne 21 dite infetimi .
.
Shenjat jane :
Fillon nje levizje e nervave ne pjesen e nofulles e pasienti nuk mund ta kontrolloj kete kontraktim, pastaj kjo kontroktim fillon te perhapert ne te gjith trupin, dhimjet jan te tmershme e pasjenti duhet pa tjeter te shtohet ne spital e te lihet ne nje dhome te eret, e me medikamente qetesuese ne dose te lart.
Per kete semundje nuk egsiston asnje medikament (ilaē)
Ne 80 perqind te rasteve kjo semundje eshte vdekje prurese ose mbas 3 javesh mund te zhdukek vetvetiu.

Si mund te mbrohemi nga kjo semundje?

Egziston nje vaksine qe duhet te jete e detyrushme
ne ēdo vend te europes kjo vaksine eshte e detytushme nga mosha 1 vjeē, e perseritet ēdo 10 vjet
Kujdes kur zbukuroni oborrin tuaj e mbillni lule te ndrysme nese plagoseni eshte ne te miren tuaj te kontaktoni nje mjek e nese nuk jeni vaksinuar te vaksinoheni me urgjence .

Fatkeqesisht edhe pse kjo vaksine kaq efikase egsiston tetanozi sjelle nje numer vdekjesh te madh ne europe..........


Postuar nga amor alucius datė 10 Prill 2004 - 21:41:


Postuar nga agata datė 11 Prill 2004 - 11:01:

amor nese deshiron te me pyesesh per ndonje gje ose te sjellesh ndonje informacion mos hezito te lutem
e nese tema ime nuk te duket interesante me thuaj te lutem.
me respekt sabina.


Postuar nga agata datė 11 Prill 2004 - 16:59:

amor pse me pak mundim do te kuptoni?
un jam munduar te jem sa me e thjesht ne shpjegime,nese vertet nuk kupton ndonje gje me thuaj te lutem.
ēfare nuk kuptoni?
un do vazhdoj te sjell edhe semundje te tjera kur te kem kohe.
pershendetje


Postuar nga dodgy datė 11 Prill 2004 - 18:22:

#####

Sabina tema me duket shum shum interesante fm per informacionet.un ate te tetanozit e kam ber kur kam qen i vogel dhe eshte e vertet qe duhet te behet cdo dhjet vjet dhe un do shkoj ta bej javes tjeter.Me kenaqsi i mirpresim keto informacione rreth semundjeve.You are dhe best


Postuar nga agata datė 12 Prill 2004 - 22:06:

faleminderit dodgy.


Postuar nga agata datė 12 Prill 2004 - 22:09:

Njohuri te pergjithshme mbi semundjet e hepatiteve viral.

Cod. A12042004
Hepatit viral eshte nje inflamation e melēise qe vjen nga nje lloje virusi.
Keto infeksione shoqerohen shpesh me nje zverdhje te lekures qe shpjegohet me kalimin e lengjeve toksike nga melēise ne gjak.


HEPATIT A

Njeriu infektohet me anen e ushqimeve qe perbajne kete virus (mishi , ushqimet e detit me tepet midhjet, uji).
Ku lloj hepatiti nuk eshte i rrezikshemshpesh mund te largohet pa shfaqur shenja.
Shenjat e zakonshme jane:
Nje lodhje e madhe
Humbja e oreksit
Lekura qe vjen si ne te verdhe.
Shqetesime ne sistemin gastrologjike (barke ose te vjella)
Per kete semundje nuk egzistojne ilaēe, e vetmja menure eshte qe pasjenti te ēlodhet sa me shume duke qendruar ne shtrat e te mos perdori asnje lloje pije alcolike.

Si mund te mbrohemi
Egziston nje vaksine kunder hepatit A
Ku virus eshte i perhapur ne vende jo te zhvilluara ku higjiena nuk eshte ne nivellin e duhur.
Per personat qe vizitojne keto vende ose jan me misione bamirese, punojne ne keto vende,
Kjo vaksine eshte e keshilluar.
Kujdes gjithashtu nga uji qe mund te jet i infektuar nga sallatrat e ndrushme e te gjitha llojet e perimeve qe hahen pa u gatuar, si domatja


Postuar nga agata datė 12 Prill 2004 - 22:49:

HEPATIT B

Cod. B12042004
(atrofi flava ose ne gjuhen popullore verdheza e zeze)
ku virus shkakton nje semundje shume me te rende se hepetiti A ,
sepse kjo semundje kthehet ne
10% te rasteve ne nje hepatit kronik
40 % te rasteve ne cirhose ( shkaterim i qelizave te melēise)
5% te rasteve ne kancet te melēise.

Menura e infektimit behet:

Mardhenie seksuale te pa mbrojtura
Nga transfuzioni i gjakut
Nga nena tek femija gjate lindjes.

Shenjat e semundjes

Shenjat e para jane lodhje, mungese oreksi, dhimje koke, temperature.........
Por kjo nuk eshte e njejte nga pasjenti ne pasjent.
Por infeksioni mund te jete gjithashtu edhe pa asnje shenje shqetesuese, personi i infektuar eshte thjesht nje mbajtes i virusit qe mund ta tranmetoje parterit (parteneres) se tij ose partenereve pa e ditur qe e ka kete virus.

Si te mbrohemi ?

Egziston nje vaksin kunder hepatitit B
Behen 2 injeksione me nje muaj interval e nje e trete mbas 6 muajsh.
Per personat qe punojne ne spitale e klinika kjo vaksine duhet te jete. e detyruar.
Mbrohuni nga raporte seksuale ( perdorim i prezervativit ne raste okazjonele)
Perdorimi i njehershem shiringave ne spitale eklinika.
Para dhenies se gjakut ose marjes te asuroheni qe gjaku nuk eshte i infektuar.

Nese nje mashkull eshte i infektuar duhet ne ēdo menure te informoj parteneren e tij keshtu ajo mund te vaksinohet e krijon nje imunitet kunder ketij virusi........
Nese vendosni te beni nje femije sigurohuni me pare me nje analise gjaku qe nuk jeni te infektuar, virusi mund te kalon nga nena tek femija gjate lindjes.
Ku virus eshte vdekje prures per femine.


Postuar nga dodgy datė 12 Prill 2004 - 22:57:

?

NJe shoku im eshte me hepatit dhe ai thot se kjo i erdhi si shkak te mardhenies sexuale qe kishte me nje vajze[ishte vetem nje nate,me nje angleze]eshte e vertet kjo?ai vuan qe prej tre vjeteve lodhet shpejt ka dhimbje ne trup.doktorat i thon se nuk ka ndonje ilac qe ta sheroj por vete organizmi duhet ta luftoj dhe nuk i dihet e kalon apo jo.Ai shpesh shkon per masazh por kjo eshte vetem nje qetesim i trupit per nje moment.esht vetem 25 vjec dhe me vjen shum keq per te mund te them se ka nje karakter jashtezakonisht te fort dhe eshte nje nga njerzit me te mire qe mund te ekzistojn ne kete bote.do jepja gjithshka ta ndihmoja po nuk e di se cfar?Dhe dicka tjeter doktori i ka then se nuk mund te kete femije.


Postuar nga amor alucius datė 13 Prill 2004 - 13:31:

Unhappy

Cod. A13042004

Plotesisht e vertete Dodgy,mesa thua mund te jete Hepatitis B ,virusi hyn ne melcine e zeze dhe shkakton infeksione.
Natyrisht qe mund te merret dhe vetem mbas nje maredhenie seksuale,pervec spermes mund te infektohesh nga gjaku dhe pershtyma( flas gjithmone per rastin e Hepatitis B).
Por me habit pasi ne shumicen e rasteve vaccinohen njerezit,biles kendej qe ne lindje.
Ne fillim kur infektohesh nuk duket gje ne fillim.Vetem nje rast ne tre ka ankesa infeksioni dy jave deri ne disa muaj mbas infektimit,tek te tjeret ndodh me vone.
Ankesat mund te jene:lodhje,mungese oreksi,peshtjellime,dhimbje barku,kruarje.Nganjehere dhe dhimbje muskujsh dhe temp. etj. etj.
Zgjatja e ankesave ndryshon,nga disa jave deri ne muaj te tere.Madje dhe kur s'ndjen dhimbje me vazhdon te ndihesh i lodhur.
Me zhdukjen e virusit nga trupi,melcia e zeze(shpresoj qe eshte termi i drejte qe perdoret ne shqip)e rimerr veten nga infeksioni dhe dhimbjet ikun.Kjo ndodh tek te rriturit ne 9/10.Por nganjehere melcia e zeze qendron e infektuar dhe dhimbjet ngelin,nganjehere me periudha ne mes,rikthehen.Dhe kjo quhet Hepatitis B kronike.(ne kete rast trupi nuk arrin te prodhoje anti-stofe-nuk jam shume e sigurt per termat qe perdoren ne Shqiperi-dhe jane mbajtes te virusit gjate gjithe jetes,dhe mund te vazhdojne te infektojne njerez).
E vetmja gje qe mund te besh nese ke Hepatitis B eshte te pushosh dhe te evitosh kafe dhe alkol!

P.S shpresoj me gjithe zemer qe miku yt nuk eshte kronik!


Postuar nga agata datė 13 Prill 2004 - 16:59:

pershendetje dodgy.

Cod. B13042004

doja te theksoja gjithashtu, qe me kete semundje mund te jetosh e te mos kesh probleme, sigurisht miku juaj duhet te jete shume i kujdesshem per sa i perket higjenes se jetes, ashtu sikur e theksoj amor miku juaj nuk duhet ne asnje menure te pije alkol.
ndesa per diēka nuk jam dakord me ju amor, sepse kjo semundje nuk trasmetohet nga pershtyma ose te puthurat.
ku virus ashtu si shume virus te tjere, eshte i ndjeshem e shkaterrohet kur eshte ne nje kohe pak te gjate ne kontakt me ajrin e driten, keshtu qe ku virus nuk ka jetegjatesi ne goje, e nuk trasmetohet nga goja.(kjo eshte vertetuar 100 per 100 kohet e fundit)

sa per femije, nuk e kuptoj pse mjeku i ka thene qe nuk mund te kete femije. nese partenerja e tij nuk eshte e infektuar mund te vaksinohet e keshtu ato mund te kene raporte seksuale e sjellin ne bote nje femije.

un personalisht njoh shume persona qe jan te kondaminuar me kete virus e qe sot jan me femije.

per sa i perket ilaēeve, eshte e vertet qe nuk ka ilaēe kur pasjenti eshte ne faze pak te rende qe besoj qe nuk eshte rasti i mikut tuaj.
kurse ne faze kronike medikamenti quhet
INTERFERON* dhe ku medikamente eshte i perdorur veten ne 30% te rasteve.
egzistojne gjithashtu Lamivudine* e Adefofir* qe fatekeqesisht jane medikamente qe kushtojne shume shtrejt. (ketu kam dhene emrin internaējona komune qe te njihet per te gjithe personat e mjekesise por egzistojne emra te tjere komersjale).
sigurisht keto ilaēe nuk te sherojne por ndihmojne qe semundja te mos rendohet.

kjo semudje po behet shkaktare e shume vdekjeve ne france.por dhe ne shqiperi, kjo ishte dhe arsya qe vendosa te shkruaj kete teme ne kete forum
sepse mendoj qe sado pak te bej te ndjeshem rini tone qe nuk eshte mire informuar e qe e neglizhon shume ne raportet seksuale te pa mrojtura.
hepatiti B eshte nje semundje e rende e qe po i mer jeten 2 milioneve franceze ēdo vite.
mos harroni egziston nje vaksine shum efikase.

pershendetje dodgy e i uroj mikut tuaj nje shendet sa me te mire, keshilloji gjithashtu qe te ushqehet mire e te mos lodhet shume sepse lodhja mund te behet shkaktare e nje gjendjeje me te rende te semundjes.


Postuar nga amor alucius datė 13 Prill 2004 - 18:19:

Cod. C13042004

Sabrina,absolutisht PO zemra, ne shume raste pershtyma mund te mbaje gjurme gjaku te cilat MUNDE te jene infektuese,nuk kam mundesine qe te te scannoj dicka keto dite nga nje nga librat e mi(jam e sigurte qe aty do gjeje spjegimin).Eshte vene deri para disa viteve ne dyshim nese pershtyma mund te jete infektuese dhe perfundimet kane dalur ne konkluzion pozitiv !

Dicka per disa nga medicamentet qe ju permendet :

INTERFERON-bčta*:Interferonen jane……(nuk di fjalen ne shqip ndaj po e pershkruaj-ne membranen qelizore,e emeruar dhe plasmamembran,eshte nje cipe e lenget e cila qe perbehet nga nje shtrese dubbel me fosfolipe dhe aty ne mes ka molecula(te fjales se famshme) dhe molekula cholesteroli—besoj qe Sabrina do e kuptoje).
Interferonen luajne nje rol tek sistemi mbrojtes si dhe ne luftimin e semundjeve.Ka interferone te ndryshme si psh gamma-interferon(nga disa kerkime qe jane bere,duket qe ka nje efekt negativ ne MS-multiple sclerose—nderkohe qe alpha-interferon s’ka efekt fare.
Dmth,perdoret kryesisht tek MS !

Kurse ALFA-interferon perdoret ne shume raste te rralla per HEPATITIS-B KRONIK!!!(ka nevoje ta spjegoj dhe kete?Ja nisa me zell ti spjegoj te gjitha por u lodha,lool,pastaj jam e sigurte qe s'do kuptohet shume))

Lamivudine:nje nucleoside sintetike e cila eshte analoge me nje veprim antiviral kunder immunodefencis humane dhe virusit te Hepatitis B,dhe Sabrina perdoret per Hepatitis B KRONIKE(ka nje ndryshim radikal ne mes H-B kronike dhe kalimtare).
Deri tani eshte perdorur afersisht ne 23% te rasteve kronike(sipas statistikave qe kam pare une)


Postuar nga agata datė 16 Prill 2004 - 13:44:

Hepatiti C eshte semundje pak me e rende

Cod. A16042004
Hepatiti C eshte semundje pak me e rende

shumica e kalojne ne menyre kronike dhe u shkaterrohet melcia.Zirroza qe zhvillohet tek 30-50% e te prekurve pervecse kufizon aftesite e melcise te kryeje funksionet e veta,ka rrezik te larte per te zhvilluar karcinome hepatocelulare.Transmetimi njelloj si B.
Qe do te thot:
Nga gjaku (gjate nje transfuzioni)
Nga mardhebiet seksuale
Por ka edhe ēa raste te pa shpkegueshme.
Hepatiti B dhe C transmetohen 100 here me kollaj se virusi HIV (sida)

Per kete virus nuk egziston nje vaksine ashtu siē egziston per hapatitin B


Hepatiti D ekziston vetem ne bashkejetese me Hep B.
Infektimi prej te dyve ka prognoze me te keqe se vetem infektimi me B.


Hepatiti E
praktikisht eshte nje gje e rralle.Gjithashtu haset ne koekzistence me Hepatitin B ose C me duket.
Nuk ngjitet ne menure directe ose keto raste jan shum te rralla.
Nuk egziston trajtim as edhe nje vaksine.


Keshilloj cdo lexues te beje analizat serologjike per Hepatit dhe nese ato per A dhe B dalin negative,te vaksinohen sa me pare.Kundra Hep C fatkeqesisht nuk ka vaksine akoma.

Sic e shikoni nuk duhet ruajtur vetem kundra HIV. (sida)
Hepatitet jane nje rrezik i madh potencial per vete jeten e njeriut si dhe te njerezve qe e rrethojne
Egziston edhe nje hepatit G qe meret nga gjaku por ku virus nuk njihet shum e eshte shume i rralle.
pershendetje


Postuar nga agata datė 21 Maj 2004 - 10:39:

menopauze

Cod. A21052004

Ne menopauze djersitja naten mund te zgjasi 30 sekonda deri ne 5 minuta. Jane shkaktuar prej ndryshimeve te shpejta te hormoneve ne gjak. Mund te filloje me nje ndjesi shpimi tek gishtat ose me rrahjen e shpejtuar te zemres. Temperatura e lekures shume shpejt ngrihet nga gjoksi tek fytyra dhe mund te shkaktoje skuqje ne fytyre ose djersitje qe neteve mund te lagin mbulesat e krevatit.

Menyra si mund te qetesosh simptomat

- Trajtimet perfshijne zevendesim hormonesh e ilace te tjera te keshilluar nga doktorri.
- Trajtime per te cilat nuk ka perse te marresh lejen e doktorrit perfshijne: vitamin E, barishte/ereza (herbs), ushqime me soje, e ndryshime te menyres se jeteses si:
(1.) ushtrime fizike, dush te ftohte, pakesim stresi, e dhoma me te ftohta
(2.) pakeso dozen e kafes, alkolit, pijeve te nxehta e ushqimeve pikante
(3.) vishu me shume shtresa te holla te bera prej pambuku, te cilat mund te hiqen me nje here kur trupi nxehet e djersit
(4.) mbaj nje ditar ku shenon ndryshimet e temperatures se trupit, e cila mund te te ndihmoje te kuptosh se cfare shkakton keto simptoma e meso si t'u shmangesh ne te ardhmen
__________________


Postuar nga agata datė 23 Korrik 2004 - 16:19:

Tuberkulozi

Cod. A23072004

C’fare eshte tuberkulozi ?

Turbekulozi eshte nje semundje infektuese, qe shkaktohet nga nje bakteri e quajtur MUKOBAKTERIM TUBERKULOZIS.
Kjo bakteri infekton me shpesh meshkerite, por mund te infektoje ne raste me te rralla edhe organe te tjera.

Kush jane shenjat dhe siptomat e para te tuberkulozit ?

Shenjat dhe siptomat e tuberkulozit mund te ngaterohen me siptomat eshume semundjeve te tjera…por me te shpeshtat jane ;
Humja e theksuar e peshes.
Humja e energjive dhe e forces ne munere te theksuar.
Humja e oreksit.
kolle e theksuar (e njome)

Si mund te transmetohet tuberkulozi ?

Tuberkulozi transmetohet (per vois aérienne) nga kontakti me bakterine, qe eshte prezente ne peshtumen e personave te infektuar. Kur nje person i infektuar kollitet ose teshtine, cikla mikroskomike te peshtumes se infektuar gjenden ne ajer e keto cikle mund te thithen nga nje person tjeter ne afersi….
Mbas thithjes nga goja ose hunda, bakteria lokalizohet ne mushkeri.
Nga mushkeria bakteria mund te shperndahet me ndihmen e gjarkullimit te gjakut drejt pjeseve te tjera te organismit.
Semundje e tuberkulozit nuk deklarohe sistematikisht, nga te gjithe personat e infektuar.
Reth 90% te personave te infektuar, jane thjesht mbartes te kesaj bakterie, gjate gjith jetes se tyre, por nuk shfaqin asnje lloj siptome…
nje person i infektuar, qe nuk e ka deklaruar semundjen, qe nuk ka siptoma, nuk mund t’ia ngjise semundjen personave te tjere, sepse bakteria nuk eshte prezent ne peshtumen e tij..

Si mund te zbullojme, nese jemi apo jo, te infektuar nga tuberkulozi ?

Egzitojne teste qe inzhektohen ne lekure (intradermik)
Radiografia e mushkerive.
Dhe analiza te peshtumes, qe tregojne egzistencen e bakrerise ne te.

A mund te sherohet tuberkulozi ?

Sikurisht dhe fatmiresisht semundja e tuberkulozit mund te sherohet…
Per kete duhet marja ne menure te regullte e disa antibiotikeve..
Ndaj eshte shume e rendesishme te consultohet nje mjek, dhe te zbateohen ne menure shume strikte, marja e medikamenteve, sepse ne raste te kunder baktaria e tuberkulozit krijon resistence ndaj keture medikamenteve (medikementi nuk eshte me efikes), dhe bakteria rifillon te shumohet…

Si mund te mbrohemi nga tuberkullozi.. ?

E vermja menure preventive, per tu mbrojtur ndaj tuberkulozit eshte marja e vaksines BCG (bacille te Calmette et Guérin) qe eshte zbuluar tashme qe ne vitet 1921, dhe eshte perhapur ne te gjithe boten..
Kjo vaksine ne vendet perendimore eshte e detyrueshme,
Vaksinat praktikohen tek bebet, qe mbas muajit te pare te lindjes.
Por cdo person, qe konstaton, mbas nje testi, qe nuk eshte i imunizuar mund te vaksinohet ne cdo moshe…

Edhe pse egzistojne ilace shume efikse dhe nje vaksine preventive, tuberkulozi, eshte akoma nje semundje, qe shkakton shume vdekje ne
bote...


pershendetje...

per me teper per bakterin e tuberkulozit shihni:
-bakteri i tuberkolozit (Cod. A 26112005)


Postuar nga agata datė 21 Dhjetor 2004 - 19:45:

cfare ne besojme te dime dhe cfare duhet te dime...mbi semundjet cardiovaskulare

Cod. A21122004

Keto semundje jane semundje qe shkaktojne demtime ne arter, e veēanerisht mbi arteret e zemres, se trurit dhe te gjumtyreve inferjore..
Nder faktoret qe shkatojne keto semundje, 5 jane me kryesoret.Keto faktore jane quajtur edhe faktore te ndryshueshem per arsyje se secili nga ne mund te reagoje mbi to per te parashikur ose ndaluar keto semundje..
keto faktore jane:
-Kolesteroli i tepert
-hiper tension arteriel (tension i larte)
-diabeti
-pirja e tepert e duhanit
-shendeti i teper ..

A eshte e vertet qe semundjet cordiovaskulare i takojne me teper burrave ..?
JO
nese mendoni se ne femrat kemi hormone qe na mbrojne arteret, ju keni te drejte por jo krejtesisht..
ne fakt qe nga koha qe mjeket po studjojne keto semundje eshte vertetuar qe ne femrat jemi me pak ne rrezik se meshkujt, para kohes se menopazes.
Ne kemi hormonet ne vecanti hormanin eostrogen qe na mbron ateret nga keto semundje, por mbas kesaj kohe, ky hormon nuk prodhohet me nga trupi dhe mbrojtja zhduket..atehere pergjate kesaj perjudhe mund te lindin disa faktore, qe favorizojne semundjet, si psh hipertension arteriel, diabet..
Keshtu qe mbas moshes 55 vjeē, rrisku i aksidenteve cardiovaskulare rritet shume dhe behet i njejte me ato te burrave te te njejtes moshe....



per keto arsyje duhet te jemi shume vigjilent kur arrisim kete moshe, e mbi te gjitha kur kemi nje kolesterol te rritur..
duhet te bejme shpesh nje analize gjaku per te te pare nese cdo shifer eshte normale.
te kemi sa me shume aktivitete sportive, e nje menure te ushqueri ekilibre..

kohet e fundit keto semundje jane arsyja e pare e vdekjeve ne vendet e zhvilluara, por edhe ne Shqiperi ...kam degjuar shume raste..

vazhdon


Postuar nga agata datė 30 Dhjetor 2004 - 15:11:

Eshte vertetuar qe shendeti i tepert eshte nje rriske per semundjet kardio vaskular..
shendeti i teper favorizon presionin arteriel, kolesterolin e tepert, e diabetin, qe jane faktoret e pare per semundjet kardio vaskulare
Eshte shume e rendesishme te eliminojme kilet tona te teperta per te mbrojtur zemrat tona...

ne se keni nje problem te mbi peshes dhe fakti qe shkoni ne pishina cdo fudjave, mendoni se ju mbron nga zemra kjo eshte nje ide e gabuar..

Ne menure te pergjithshme, praktikimi i shpeshte i nje aktiviteti fizik mundesisht i perditshem do te ishte i persosur per shendetin tone..
mjeket keshillojne si minimum nje aktivitet fizik qe mund te krahasohet me ecjen shpejt ne kembe, pergjate 30 minutave cdo dite.
Por ky aktivitet fizik duhet te shoqerohet edhe me nje ushqim te ekilibruar.
humbja e kileve nuk eshte kurre e shpejte.
nje humbje prej 1 kg ne jave, do te ishte e preferushme derisa te arrisim kilet tona normale..

edhe nese kilet e teperta nuk ju pengojne ne jeten e perdishme, duhet vertet, te mendoni ti eliminoni ato, sa me shpejt e mundur per tu mbrojtur sa me mire nga semundjet kardio vaskulare...


Postuar nga Shkodrane82 datė 16 Mars 2005 - 14:18:

Cod. A16032005
DiaBeti-Semundja e Sheqerit!


Njohuri tė pėrgjithshme
1. Diabeti i sheqerit (diabetes mellitus) ėshtė sėmundje qė ka si tipar rritjen e nivelit tė glukozės nė gjak.
2. "Diabet" do tė thotė "urinim i shpeshtė". Nė diabetin e sheqerit, nivelet e rritura tė glukozės nė gjak shkaktojnė rritje tė sasisė tė glukozės nė filtratin parėsor tė prodhuar nga glomeruli; efekti osmotik qė shoqėrohet me sasinė e shtuar tė glukozės shkakton rritje tė sasisė tė urinės dhe urinim tė shpeshtė.
3. Diabeti insipid ėshtė sėmundje krejt tjetėr. Nė diabetin insipid, urinimi i shpeshtė shkaktohet nga mungesa e hormonit antidiuretik ose nga paaftėsia e veshkave pėr t'iu pėrgjigjur hormonit antidiuretik.
4. Diabeti i sheqerit ėshtė 2 llojesh:
a. Diabeti tip I shkaktohet nga mungesa e insulinės, qė vjen si pasojė e shkatėrrimit tė ishujve tė Langerhansit nga sistemi imun. Kėta pacientė janė zakonishtė fėmijė ose adoleshentė tė dobėt.
b. Diabeti tip II shkaktohet nga mungesa e insulinės, qė vjen si pasojė e nevojave tė shtuara pėr insulinė. Pacientėt me diabet tip II janė zakonisht tė rritur dhe mbipeshė.
5. Komplikimet:
a. Infeksionet: Candida, Mucor, S aureus.
b. Sėmundja vaskulare: (i) Prekja e enėve tė mėdha: infarkt cerebral, sėmundje koronare. (ii) Enėt e vogla: retinit, nefropati diabetike, ulcera tė kėmbėve.
c. Neuropatia: pakėsim i ndjeshmėrisė nė gjymtyrė, parestezi, djegie e duarve, pamjaftueshmėri autonomike -- parezė gastrike dhe impotencė.

per me teper rreth diabetit:
-pergjigja e pyetjes 81 dhe 82 (Cod. A 26112006)
-pergjigja 34 (Cod. A 15052006)


Postuar nga Shkodrane82 datė 16 Mars 2005 - 14:27:

DiaBeti-Semundja e Sheqerit!

Cod. B16032005

Diabeti tip I
1. Prek zakonisht moshat e reja.
2. Njihet edhe si diabet qė s'trajtohet dot pa insulinė (angl: insulin dependent diabetes mellitus).
3. Shkaktohet nga shkatėrrimi i qelizave beta tė ishujve tė Langerhansit prej sistemit imun.
4. Shenjat dhe simptomat: pacienti ha shumė, pi shumė, urinon shpesh, humbet peshė, dhe mund tė ketė kriza tė ketoacidozės diabetike.
5. Diagnoza:
a. Glukoza mbi 200 mg/dl, ose...
b. Glukoza esėll mbi 125 nė 2 raste tė ndryshme, ose...
c. Testi i tolerimit tė glukozės: glukoza mbi 200 mg/dl 2 orė pas marrjes tė 75 g glukozė.
6. Trajtimi: insulinė (shih mė poshtė).
7. Ketoacidoza diabetike:
a. Ketoacidoza shkaktohet nga mungesa e insulinės. Nė mungesė tė insulinės, mėlēia prodhon trupat ketonikė (beta-hidroksibutirat, acetoacetat, aceton).
b. Shenjat dhe simptomat: dhimbje barku, dehidrim, frymėmarrje e tipit Kussmaul (frymėmarrje tė ngadalta e tė thella), rritje e hendekut anionik (anion gap), prani e ketoneve nė gjak dhe nė urinė, hiperkalemi, hiperglicemi.
c. Trajtimi i ketoacidozės diabetike: lėngje intravenoze, kalium, dhe insulinė. Insulina jepet pėr tė frenuar ketogjenezėn, jo pėr tė trajtuar hipergliceminė. Prandaj, nėse glukoza normalizohet, insulina vazhdohet e shoqėruar me glukozė.

Diabeti tip II
1. Prek zakonisht moshat e rritura, tė sėmurėt shpesh kanė histori familiare me kėtė sėmundje.
2. Njihet edhe si diabet qė nuk varet nga insulina (angl: non insulin dependent diabetes mellitus).
3. Shkaktohet nga:
a. Mosfunksionimi i mirė i qelizave beta, ose...
b. Nga rezistenca e indeve ndaj insulinės; ishujt e Langerhansit fillimisht pėrpiqen tė kapėrcejnė rezistencėn periferike ndaj insulinės duke prodhuar mė shumė insulinė. Me kalimin e kohės, ishujt e Langerhansit bėhen tė paaftė pėr tė prodhuar insulinė (plaken para kohe).
3. Shenjat dhe simptomat: dehidrim, polidipsi, polifagi, poliuri, humbje peshe, lodhje.
4. Diagnoza:
a. Glukoza mbi 200 mg/dl, ose...
b. Glukoza esėll mbi 125 nė 2 raste tė ndryshme, ose...
c. Testi i tolerimit tė glukozės: glukoza mbi 200 mg/dl 2 orė pas marrjes tė 75 g glukozė.
5. Trajtimi:
a. Dieta ėshtė shumė e rėndėsishme. Pacientėt me diabet duhet tė kontrollojnė peshėn, duhet tė kufizojnė sheqernat e rafinuara, dhe duhet tė rrisin sasinė e fibrės nė dietė. Yndyrnat duhet tė jenė vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).
b. Hipoglicemikėt oralė pėrdoren pėr trajtimin e diabetit tip II, por jo pėr diabetin tip I.
c. Insulina pėrdoret edhe me diabetin tip II nėse sėmundja nuk i pėrgjigjet trajtimit me hipoglicemikė oralė.
d. Inhibitorėt e ACE-s e frenojnė pėrparimin e nefropatisė diabetike.
6. Mbikqyrja:
a. Trajtimi i diabetit ėshtė i suksesshėm nėse parandalohen ose vonohen e komplikimet.
b. Studimi i quajtur DCCT (Diabetes control and complications trial) tregoi se ėshtė e rėndėsishme qė niveli i hemoglobinės tė glikoziluar tė mbahet rreth 7-7.5%.
c. Hemoglobina e glikoziluar (HbA1c) ėshtė treguesi kryesor i kontrollit afatgjatė tė glukozės. HbA1c tregon pak a shumė vlerėn mesatare tė glukozės nė gjak gjatė 3 muajve tė fundit.
d. Fruktozamina e serumit tregon vlerėn mesatare tė glukozės gjatė 2 javėve tė fundit.
7. Ketoacidoza diabetike nuk ėshtė e shpeshtė nė pacientėt me diabet tip II.
8. Koma hiperosmolare hiperglicemike:
(a) Shkaktohet nga hipovolemia, stresi (infeksionet, trauma).
(b) Glukoza shpesh ėshtė mbi 1000 mg/dl, pa acidozė, me konfuzion ose komė, me pamjaftueshmėri akute tė veshkave.
(c) Trajtimi = rehidrim, mortaliteti arrin 50%.


Barnat antidiabetike
1. Insulina
(a) Nė treg gjenden shumė lloje insulinash, por parė nga ana fiziologjike ka vetėm 4 lloje insulinash:
(b) Insulina ultra e shpejtė (Insulina lispro, humalog): Nėse merret para buke, injektimi bėhet 20 minuta para ngrėnies. Pas injektimit, niveli maksimal nė gjak arrihet brenda 1 ore dhe efekti zgjat 3-4 orė.
(c) Insulina e shpejtė (Regular humulin): Nėse merret para buke, injektimi bėhet 60 minuta para ngrėnies. Efekti zgjat 5-7 orė.
(d) Insulina e ndėrmjetme (NPH, lente): Efekti fillon rreth 2 orė pas injektimit, arrin kulmin rreth 8-12 orė pas injektimit, dhe zgjat mė pas se 24 orė. Zakonisht pacientėt marrin 2 doza nė ditė.
(e) Insulina afatgjatė (Ultralente humulin): Farmakokinetika ėshtė e ngjashme me insulinėn NPH: efekti fillon pak mė ngadalė dhe zgjat pak mė shumė. Insulina ultralente shpesh pėrdoret pėr tė krijuar njė nivel bazal tė insulinės nė trup, dhe pastaj jepet insulinė ultra e shpejtė para ngrėnies; kjo strategji pėrpiqet tė imitojė fiziologjinė normale.
2. Dukuria 'Dawn' (agimi i diellit) dhe efekti 'Somogyi':
(a) Dukuria Dawn: rreth orės 5-8 tė mėngjesit niveli i glukozės nė gjak rritet. Mendohet se kjo ėshtė pasojė e sekretimit tė hormonit tė rritjes nė kėto orė. Dukuria 'Dawn' ndodh nė njerėzit normalė, nė ata me diabet tip II, dhe nė 75% tė atyre me diabet tip I.
(b) Efekti Somogyi: Dozat e larta tė insulinės nė darkė mund tė shkaktojnė hipoglicemi gjatė natės; pėrgjigja hormonale kompensatore e trupit pastaj shkakton hiperglicemi rreth orės 7 tė mėngjesit.
(c) Si dukuria Dawn dhe efekti Somogyi shkaktojnė hiperglicemi nė mėngjes. Pėr tė dalluar njėrėn nga tjetra, bėhet matja e glukozės gjatė natės. Nėse niveli i glukozės gjatė natės ėshtė i lartė, shtohet doza e insulinės nė darkė. Nėse niveli i glukozės gjatė natės ėshtė i ulėt, duhet ulur doza e insulinės nė darkė.
3. Hipoglicemikėt oralė:
(a) Metformina i pėrket klasės tė biguanideve. Vepron me mekanizėm tė panjohur. Mendohet se ul rezistencėn periferike ndaj insulinės. Si efekte anėsore pėrmenden pėshtjellimi dhe tė vjellat, dhe acidoza laktike. Shpesh shkakton humbje nė peshė, dhe prandaj preferohet pėr trajtimin e diabetit tip II.
(b) Klasa e sulfanilureve (p.sh., glyburide, glypizide): kėto barna shkaktojnė rritje tė sekretimit tė insulinės nga pankreasi. E bėjnė kėtė duke bllokuar kanalet ATP-sensitivė tė kaliumit nė qelizat beta.
(c) Tiazolidinedionet: troglitazoni ėshtė hequr nga pėrdorimi pėr shkak tė efekteve anėsore (hepatit fulminant). Rosiglitazoni dhe pioglitazoni janė barna mė tė reja nga kjo klasė. Mekanizmi i veprimit ėshtė i panjohur por mendohet se ulin rezistencėn periferike ndaj insulinės.
(d) Glinidet: Nateglinidi dhe repaglinidi. Kėto barna shkaktojnė sekretim tė shpejtė tė insulinės. Merren para buke dhe ndihmojnė nė kontrollin e glukozės postprandiale (pas ngrėnies).
(e) Akarboza: frenues i alfa-glukozidazės intestinale qė ngadalėson ritmin e pėrthithjes tė glukozės nė gjak. Nuk ėshtė shumė i pėrdorur.


Postuar nga agata datė 16 Mars 2005 - 18:26:

DiaBeti-Semundja e Sheqerit!

Cod. C16032005

[QUOTE]Po citoj ato qė tha Shkodrane82

a. Ketoacidoza shkaktohet nga mungesa e insulinės. Nė mungesė tė insulinės, mėlēia prodhon trupat ketonikė (beta-hidroksibutirat, acetoacetat, aceton).


Se pari te pergezoj per temen...

Dy sqarime te vogela.
Acidocetoza ose ketoacidoza, formohet ashtu sikurse keni thene ju, ne melqi nga mungesa e insulines. Melēija tranformon rezervat ushqimore ose yndyrnat ne trupa ketonike

Keto trupa formohen edhe tek njerzit e thjesht, psh nga degradimi i albumines (nje tip proteine), por tek personat normal ato eliminohen, kurse tek diabetiket eliminohen me ane te urines..
Rritja e perqindjes se ketyre trupave ne gjak shkakton gjendje e komes, ndaj diabetiket duhen te bejne shume kujdes duke kontrolluar shpesh, glisemine (perqindjen e sheqerit ne gjak), dhe urisemine (perqindjen e sheqerit ne urine).

Sqarimi tjeter eshte, per sa i perket trajtimit.

Ashtu sikurse keni thene me lart..
Ka nje trajtim per diabetin tip I, qe eshte insulinaterapie, dhe per Diabetin tip II qe eshte regjimi ushqimor qe shpesh eshte i mjaftueshem dhe ilacet qe administrohen nga goja, hypoglicemiantet.
Per grate shtazane cilado qofte tipi i diabetin, ato trajtohen vetem me insulinoterapi.

Doja te flisja edhe per glukagon*por nuk kam kohe



me respekt sabina


Postuar nga Indrit datė 06 Prill 2005 - 09:56:

Pak njohuri mbi Anthraksin.

Cod. A06042005

ĒC'eshte Anthraksi ?

Anthraksi eshte nje semundje me infeksion te mprehte shkaktuar nga bacteria spor-formuese e quajtur “ANTHRAKS BACILLUS”. Anthraksi ndodh zakonisht tek vertebroret shtepiak dhe te egra si: bagetite e trasha, delja, dhia, deveja, antilopa dhe barengreneset, por ai mund te ndodhe tek qenjet njerezore kur ato jane te ekspozuara tek kafshet e infektuara ose ind prej kafsheve te infektuara.

Pse anthraksi eshte teme e dites?

Sepse anthraksi konsiderohet te jete ndermjetes (agjent) potencial per perdorimin ne luften biologjike. Departamenti i mbrojtjes ka filluar dhenjen e vaksinave per personelin ushtarak aktiv te cilet mund te perfshihen ne konflikt.

Si eshte perhapur anthraksi dhe kush mund te infektohet me te?

Anthraksi eshte perhapur me shume ne zonat bujqesore ku ai ndodhet tek kafshet. Kjo perfshin Ameriken qendrore dhe jugore, Europen jugore dhe lindore, Azine, Afriken dhe Lindjen e Mesme. Anthraksi infekton njeriun kur ai ekspozohet tek kafshet e ifektuara ose tek produktet e tyre. Punetoret qe ekspozohen tek kafshet e ngordhura dhe produktet e tyre nga vendet e tjera ku Anthraksi eshte me i perhapur mund te infektohet me bakterien Bacillus (anthraks industrial). Anthraksi ne bagetite e egra ka ndodhur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Si eshte transmetuar Anthraksi?

Infeksioni i anthraksit mund te ndodhe ne tre forma: nepermjet lekures, frymemarrjes dhe gastrointerik. Sporet e Anthraksit mund te jetojne ne toke per disa vjet, dhe njeriu mund te infektohet me prekjen e produkteve te kafsheve te infektuara ose nepermjet frymemarrjes se sporeve te anthraksit nga produktet e ndotura. Gjithashtu mund te perhapet nepermjet konsumimit te mishit jo te gatuar mire te kafsheve te infektuara.

Cilat jane simptomat e Anthraksit?

Shenjat e kesaj semundje varen ne rrugen se si eshte infektuar, por shenjat zakonisht ndodhin brenda shtate diteve.

Nepermjet lekures: rreth 95% e infeksioneve te Anthraksit ndodhin kur bacteria deperton ne te ēarat e lekures si psh kur prekin leshin e kafshes se infektuar apo lekuren e saj dhe vecanerisht qimet e dhise se infektuar. infeksioni i lekures fillon si nje ngritje e lekures ne forme zgjebje qe i ngjan te pickuarit te ndonje insekti por brenda dy ditesh zhvillohet ne nje fshigez dhe pastaj ne forme gangrene (plage) pa dhimbje zakonisht 1-3 cm ne diameter, qe karekterizohet me nje qender te zeze siperfaqesore. Gjendrat limfatike ne afersi te zones se prekur mund te fryhen. Rreth 20% e rasteve te lekures te pa mjekuara shkaktojne vdekje. Vdekjet jane re rralla me therapi antimikrobale te duhura.

Nepermjet frymemarrjes: Simptomat e para jane te ngjashme me shenjat e te ftohurit. Pas dita ditesh shenjat mund te avancojne ne problemet e frymemarrjes dhe shok (traume). Marrja e Anthraksit nepermjet frymemarrjes eshte zakonisht fatale.

Nepermjet zorreve: Semundja e zorreve nga anthraksi mund te filloje me kunsumimin e mishit te ndotur dhe eshte karakterizuar me pezmatim te mprehte te gypit te zorres. Shenjat e para jane te perziert, humbja e oreksit, te vjellurit dhe dhimbje koke qe pasohen me dhimbje barku, te vjellura te gjakut dhe me diarre te rende. 25%-60% e Anthrakseve te shkaktuar nepermjet zorres rezultojne ne vdekje.

Ku gjendet zakonisht anthraksi?

Anthraksi mund te gjendet ne gjithe boten. Ai eshte me i perhapur ne vendet e pa-zhvilluara ose ne vendet pa program veterinary shendetsor. Disa zona te botes si Amerika jugore e qendrore, Europa jugore e e lindore, Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme kane reportuar me shume raste te anthraksit ne kafshe se vende te tjera.

A mund te kaloje Anthraksi nga nje person ne tjetrin?

Perhapja e anthraksit direkt nga nje person ne tjetrin eshte e pamundur te ndodhe. Komunukimi i kesaj semundje nuk eshte i lidhur me vizitimin e personave qe e kane marre anthraksin nepermjet frymemarrjes.

A gjendet ndonje menyre per ta parandaluar kete infeksion?

Ne vendet ku Anthraksi eshte i perhapur dhe vaksinimi i kafsheve te infektuara eshte i ulet, njerezit duhen te menjanohen nga kontakti me bagetite dhe produktet e tyre dhe patjeter duhen te menjanohen nga konsumimi i mishit i cili nuk eshte there ne kushte normale . Gjithashtu vaksina e Anthraksit eshte lejuar te perdoret tek njerezit. Kjo lloj vaksine sipas raporteve te bera eshte 93% efektive per mbrojtjen kunder Anthraksit.

C'eshte vaksina e Anthraksit?

Vaksina e Anthraksit eshte prodhuar dhe shperndare nga BIOPOT e cila eshte nje shoqeri aksionare. Vaksina eshte e filtruar nga qelizat qe dmth ajo nuk permban baktere as te ngordhura dhe as te gjalla ne pergatitje. Pergatitja finale e saj nuk permban me shume se 2.4 mg te hidroksid aluminit si adjuvant. Vaksina e anthraksit qe perdoret per kafshet nuk duhet perdorur per njerezit.



Kush duhet te marre vaksine kunder Anthraksit?




Komuniteti i keshillimit prane drejtorise se imunizimit ka rekomanduar per vaksinim kunder Anthraksit grupet e meposhtme:

1-Personat qe punojne direlt me lende ne laboratore.

2-Personat qe punojne me importin e kafsheve per groposje ne vende ku standartet jane te pamjaftueshme per te parandaluar ekspozimis ose gjendjen e sporeve te Anthraksit.

3-Personat qe prekin produktet e kafsheve te infektuara ne zona ku aksidendet jane te larta.

4-Trupat ushtarake te dislokuara ne zona me rrezik te madh per ekspozimin e bakteries. psh. (Kur ai perdoret ne armet luftarake biologjike.)

5-Grate shtatezane duhen vaksinuar vetem ne raste shume te nevojshme.



Cili eshte protokoli i vaksines se Anthraksit?

Imunizimi permban tre injeksione te dhena gjate dy javesh te pasuara me tre injeksione te tjera qe jipen ne muajin e 6, 12 dhe 18-te.

A ndodh reaksion ne vaksinen e Anthraksit?

Reaksione locale te lehta ndodhin ne 30% te pacienteve qe perbehen nga ndjeshmeri dhe skuqje te vogla te lekuren ne anen e injeksionit. Ndersa reaksione te renda jane jo te perseritura qe perbehen nga frerje te krahut pervec reaksionit local. Reaksione sistemike ndodhin me pak se 0.2 % te pacienteve.

Si diagnostikohet Anthraksi?

Anthraksi diagnostikohet me izolimin e Bacillus Anthracis nga gjaku, nga carjet e lekures ose sekrecionet e frymemarrjes ose duke vene kundertrupa ne gjakun e personit qe eshte i dyshuar.

A ka mjekim per Anthraksin?

Doktori mund te keshilloje anti-biotik efektive . Qe te jete efektive duhet marre heret. Nese lihet pa mjekuar semundja mund te jete vdekjeprures.


Postuar nga Indrit datė 06 Prill 2005 - 10:01:

Edhe dicka!

nese keni ndonje pyetje, mos mu drejtoni mua pasi s'ja them per mjekesi, keto i gjeta ne nje broshure kur isha ne spital dhe mu duk e rendesishme ta perktheja.
nese ka ndonje gabim ne te pranohet pasi jam i dobet ne fjalorin mjekesor.

Megjithate uroj qe te mos kem bere gabime te medha.


Postuar nga agata datė 06 Prill 2005 - 10:33:

Thumbs up

Bravo..

cdo gje eshte mese e kuptueshme.


Postuar nga Indrit datė 07 Prill 2005 - 09:34:

Smile Sabine

Hhahaah per pak kohe do te behem infermier te pakten, fundja tere kjo provoje...
Me vjen mire qe spaskam bere ndonje gabim trashanik.
Flm per leximin.


Postuar nga NS-6 datė 20 Prill 2005 - 22:59:

gjithmone ne lidhje me antraksin nje informacion qe kam lexuar para ca kohesh ne nje reviste:
nese e keni parasysh qe eshte nje shpend qafrjept qe ha mbeturinat e kafsheve qe lejne luanet(nuk po me kujtohet emri per qamet ,kujt i kujtohet aman te ma thoje,noshta me vone gjej ndonje foto te atij shpendi nese nuk ju kujtohet): shkencetaret jane duke bere eksperimente per te kuptuar si eshte e mundur qe megjithse hane mish me bakterin e anktraksit nuk semuren.nuk e di se cfare rezultatesh kane arritur deri tani...


Postuar nga Isra datė 17 Gusht 2005 - 09:25:

Alarmi, mjeket: Lambia po perhapet ne mase

Cod. A17082005

Pa dallim moshe ne fshat dhe ne qytet, Lambia apo krimbat po perhapen ne menyre te shpejte duke rrezikuar shendetin. Infeskionistja: Ndotja e ushqimeve, mungesa e higjenes vetjake, arsyet e semundjes infektive. Pacientet te kryejne analiza te shpeshta per kapjen e parazitit


Disa e quajne Lambia, te tjere askaride apo krimba parazitare te gjendur ne organizmin tone dhe qe kercenojne shendetin ne rast se nuk mjekohet ne kohe. E rrezikshme dhe e pakapshme ne shume raste, Lambia nuk po njeh kufij moshe dhe krahine apo dhe stine, duke u perhapur njesoj ne vere apo dimer kudo ku gjen ambient. Mjekja infeksioniste ne Ambulancen e madhe ne Tirane tha per "Korrierin" se cdo dite vijne me ankesat per Lambia nje numer i madh pacientesh nga mosha parashkollore e deri te rritur. Dhimbje barku, te prera te forta madje dhe diarre keto jane shenjat klinike te cilat kerkojne me patjeter nje analize fece apo ujet e trashe per te verifikuar llojin e parazitit i cili gjendet tashme ne organizem. "Mungesa e higjenes jo vetem vetjake por dhe ne komunitet, ne ushiqmet e lokaleve apo ne kopshte dhe cerdhe, shtojne rrezikun e infektimit nga Lambia, semundje qe po njeh rritje nga viti ne vit"-tha mjekja. Sipas saj, semundja e Lambias nuk verifikohet menjehere ne analiza, prandaj nevojiten shume analiza per te izoluar parazitin. E pranishme ne gjithe boten, lambia cilesohet e shpeshte ne vendet ne zhvillim po ashtu dhe ne ato te perparuara. Perhapja e e parazitit varet nga faktore te ndryshem epidimiologjike dhe sociale, ku me shpesh mund te shfaqet si infeksion sporadik, por njihen dhe mikroepidemi si dhe shperthime epidemike te saj. Rreziku i perhapjes se Lambias shihet me shqetesim nga mjeket si pasoje e mosmarrjes se kures se duhur apo me keq akoma e moskryerjes se vizites tek mjeku specialist. "Neglizhenca e prinderve ndaj femijeve apo te rriturve ndaj vetes setyre, mjekimi popullor apo deir ne ambulancen e lagjes, pa shkuar te mjeku specialist, shton rrezikun e perhapjes se semundjes infektive sidomos nese femija apo i rrituri punon ne komunitet dhe ka marredhenie te drejtperdrejta me te tjeret"-perfundoi mjekja infeksioniste.


Cfare eshte Lambia?

Eshte semundje infektive qe merret me rrugen fekal-orale, zakonisht duke gelltitur cistet e parazitit. Mekanizmi i transmetimit mund te jete si direkt (kontakti i duarve te ndotura te nje te infektuari me ato te nje personi te painfektuar, qe nuk zbaton higjenen ushqimore) ashtu dhe indirekt ( kur njeriu infektohet duke pire uje apo ngrene ushqime te kontaminuara nga Lambia).
Ne rastin e fundit faktor tansmetues mund te jete uji, qumeshti, zarzavatet e frutat apo produktet e ndryshme ushqimore te infektuara dhe te paperpunuara si duhet para ngrenies. Ne perhapjen e lambias kane rol dhe mizat si dhe praktikat homoseksuale.
Uji konsiderohet nje faktor shume i rendesishem transmetues pasi klorinimi nuk i demton cistet e Lambias. Rreth 35-37 perqind e njerezve qe gelltitin cistet e Lambias nuk shfaqin shenja klinike; 30-35 perqind e tyre shfaqin diarre akute, dhe 5-15 perqind mbeten mbartes asimptomatike te cisteve.
Forma me e njohur dhe e shpeshte e Lambias eshte enteriti akut qe zgjat mbi 7 dite dhe karakterizohet nga dhimbjet e barkut, nauzea. Diarreja e ujeshme, keqtretja, fryrja e barkut dhe astenia e shprehur. Vertetimi i diagnozes kryeht nepermjet ekzaminimit mikroskopik.


Postuar nga Isra datė 21 Tetor 2005 - 10:37:

Semundja e ostepoerozes??

???Ju lutem mund te na thoni ndonje gje me teper per kete semundje kockash dhe si mund te kurohet???


Postuar nga ~Enigme~ datė 21 Tetor 2005 - 19:42:

Re: Semundja e ostepoerozes??

Citim:
Po citoj ato qė tha isra
???Ju lutem mund te na thoni ndonje gje me teper per kete semundje kockash dhe si mund te kurohet???


Cod. A21102005

Pershendetje Isra,

Ostepoerozes (osteoporosis) eshte nje semundje kockash. Kockat dobesohen dhe humbin fuqine e tyre prandaj dhe kane tendence te thyhen. Njerez me kete semundje kane nje risk per plasaritje edhe ne levizje te perditshme si psh. duke u perkulur akoma dhe duke kollitur.

Kjo semundje nuk futet ne familjen e arthritit mgjs mund te shkaktoje plasartije te cilat mund te ndikojne ne shfaqjen e arthritit. Ostepoeroza eshte pare te shfaqet me shume ne gra sesa ne bura per shkak te ndryshimeve te hormoneve si (menopause). Kjo semundje fillon me plasaritjen ose thyerje e kyceve te duareve reth nje moshe si 50-70 vjet. Mgjt. plasaritja ne legen dhe ne shtyllen kurizore jane me te shpeshta reth moshes 70 vjet.

Pra zhvellimi i kesaj semundje mund te shfaqet per shkak te ndryshimeve te hormoneve qe grate kalojne, mungesa e kalciumit, presenca e tiroideve ose konsumimi i madh i alkolit dhe duhanit.

Simtomat:

Kjo semundje nuk shfaq dhimbje para se te plasariten ose thyhen kockat. Mgjt. shenjat e para mund te jene humbja e gjatesise pasi shtylla kurizore kopresohet sepse vertebrat (vertebres) dobesohen. Kur keto te fundit zhvillojne thyerje te vogla do shkaktojne rezimin vertikal te shtylles kurizore pasi forma drejtkendeshe e tyre shndrohet ne trekendeshe.

Ostepoeroza eshte nje semundje kronike megjithse mjekim i pershtatshem mund te jape perparime ne mirembajtjen e sasise se kockave dhe mund te pakesoje simptomat qe mund te shfaqen. Por sasia e kockave nuk kthehet ne normalitet por me mjekime risku ulet dramatikisht.

Si mund ta ndalojme?

Calciumi dhe vitamina D, gjimnastika, ndalimi i konsumimit te shumte te duhanit dhe alkolit. Doktoret mund te rekumandojne :
(estrogen) pasi kjo ulen zhvillimin e thyerjes se kockave
(aledronate) dhe (risedronate) qe jane ne familjen e (bisphosphonate) nje familje ilacesh qe ngadaleson qelizat te thyen gjithashtu si dhe (estrogen) qe perdoret me shpesh.

PS. Ftoj sabinen (ndoshta dhe gaboj por kam lexuar diku qe studion per farmakologji) te flase me shume per keto ilace qe jam sigurt kane efekte negative (side effects) ne trupin e njeriut.


Postuar nga Cindi datė 21 Tetor 2005 - 20:09:

Kjo semundje nga statistikat eshte me e perhapur ne grate e races se bardhe dhe te verdhe (aziatike). Eshte me e rralle ne grate e races se zeze. Pervec ilaceve metoda me e mire e zevendesimit te estrogenit eshte ajo dietike, duke pire sa me shume produkte qumeshti (djath, kos, etj) dhe portokaladha, cdo gje me ngjyre portokall (karrota, portokalle, etj) te cilat jane edhe permbajtes se vitamines "D".


Postuar nga NS-6 datė 21 Tetor 2005 - 21:39:

shtesa mbi osteoporozen

Cod. B21102005

Disa gjera shtese:
Pra ne osteoporoze kemi pak a shume nje ndryshim te raportit ndemjet materialit qe perben kockat dhe mineraleve.Duhet te kemi parasysh qe ajo qe ndryshon ketu eshte perqindja e materialit(fibrave te kolagjenit) sepse ne fakt mineralizimi i kockes eshte normale.
Nje menyre e mire per te diagnostikuar osteoporozin eshte analiza qe quhet densitometri qe mat perqindjen e materialit te kockes dhe ne fakt kjo analize eshte ne gjendje te gjeje nje osteoporoze para se te behet e dallueshme ne radiografi.Me falni por me duhet te largohem per momentin...


Postuar nga Isra datė 24 Tetor 2005 - 09:19:

Ju falenderoj per komentet tuaja...
E hapa kete teme sepse mami im ka ca dite qe diagnostikuar me kete semundje, dhimbjet e se ciles i erdhen krejt papritur dhe te forta deri ne renie te fikti. Aja ka te demtuar pak kocken e supit.Doktori i ka rekomanduar, voltaren, kalcium, neurobex, dhe fizioterapi...
kerkova mendimet tuaja per te pare nese ka ndonje ilac me te efektshem ne luften ndaj kesaj semundje...


Postuar nga NS-6 datė 25 Tetor 2005 - 21:44:

terapia e osteoporozes

Cod. A25102005

Une po te jap ketu nje shkrim qe kam hasur ne nje liber endokronologjie (Manuali i Endokrinologjise dhe i Metabolizmit me autor Andreolin) i cili si terapi ne rastet e osteoporozes jep keto alternativa:
Per te rregulluar mungesen e kalciumit dhe te vitamines D qe mund te vijne nga nje mungese ne diete e ketyre dyve behet nje dhenie e ktyre ne menyre endovenoze.

Ilacet perdoren atehere kur jane marre masat e pergjithshme dhe kerkohet nje shtim i mases se kockes dhe rezistences se saj.
-Perdoren stimulues te formimit te kockes qe jane paratormoni dhe kriperat e fluorit.
-Bllokues te thithjes (riassorbimento)te kockes qe jane kalcitonina,kalciumi,estrogjenet dhe bisfosfonatet.kalcitonina(qe ne fakt eshte edhe nje hormon i prodhuar nga qelizat C te tiroides) psh ka aftesi te veproje direkt mbi ato qeliza qe quhen osteoklaste qe kane aftesi te gerryejne kocken ne procesin qe con ne riperteritjen e kockes.

Per sa i perket terapise me estrogjene,me kalcitonine dhe me alendronat(keto jane ilace te aprovuara nga Food and Drug Administration ne Amerike) keto varen edhe nga vlera qe ka dhene densitometria dhe mund te jene qe kombinohen njeri me tjetrin per te dhene nje rezultat sa me te mire...

Keto jane kryesoret qe jane permendur ne kete liber.Sidoqofte mund te kete edhe te tjere qe mund te japin nje efekt dhe keto varen nga analizat qe kane bere andej.

Kush ka per te shtuar gje ta beje...per momentin keto kam si informacione!


Postuar nga NS-6 datė 26 Tetor 2005 - 15:31:

Citim:
Po citoj ato qė tha naimi
diqka lidhje me Zorren e trashe edhe me Hamoridet si mundemi te kujdesimi me mir qe mos te vine deri te ato flm .

naim kete mesazh e spostova ketu meqenese ka lidhje me kete teme...nje gje: hamoridet duhet te jene hemorroidet apo jo?

p.s mundohu te jesh me i qarte ne shkrime se ka raste qe eshte shume e veshtire me te kuptuar.pershendetje prej meje....


Postuar nga NS-6 datė 11 Nëntor 2005 - 00:40:

hemorroidet

Cod. A11112005

Hemorroidet jane nje semundje qe ka te bej me enet e gjakut ne zonen anale.Kjo vjen si pasoje e nje zmadhimi te venave dhe me pas brenda tyre mund te mpikset gjakut.
Mendohet se formohen si pasoje e presionit te madh te barkut i cili mund te bllokoje nje levizje normale te gjakut neper vena ose ose me thjesht mund te themi qe cfare do gjoje qe mundohet te bllokoje levizjen normale te gjakut neper venat e asaj zone shkarkon hemorroidet.Ketu mund te futen infeksione,kancere,shirroza e melcise etj).
Shenjat qe paraqet jane kryesisht dalje gjaku,dhimbje.Kjo e fundit paraqitet me teper kur kalon ne nje faze me te avancuar semundja,por nuk eshte gjithmone e thene kjo gje.Kjo nuk do te thote edhe qe hemorroidet formohen shpejt keshtu qe mos te trembet askush nga ato qe mund te jene shkaktaret e semundjes.
Diagnoza behet me teper bazuar mbi detajet qe jep personi qe eshte paraqit tek mjeku dhe mbi ate qe quhet eksplorimi retal.po ashtu nje endoskopi e kesaj zone mund te jape informacione te tjera rreth situates.
Terapia ne pergjithsi varet iher nga faza qe eshte situata ne momentin qe diagnostikohet kjo semundje.Ka terapi farmakologjike qe ta them te drejten nuk e di se cfare ilacesh perdor(ne kete rast kerkoj ndihme)si dhe terapia tjeter ajo kirurgjikale qe eshte nje operacion i thjeshte qe ka si synim te lidhe venat dhe ne kete menyre te shkaktoje nje vdekje te qelizave te zones qe eshte zmadhuar.Megjithse kjo nuk eshte e vetmja menyre sepse ka disa lloj formash operacioni qe varen nga kirurgu dhe nga metoda qe ai perdor me teper.Rezultati sidoqofte eshte i njejte...

Nese ka ndokush qe do me shtu ose me heq rreth kesaj semundjeje ...bujrum...


Postuar nga ~Enigme~ datė 11 Shkurt 2006 - 16:13:

Nje cregullim i ralle te forcon te jetosh ne erresire!

Cod. A11022006

Imagjinoni te jeni te mbyllur gjate dites dhe te beni aktivitetet e dites naten.
Mendoni se po flas per persona qe pelqejne nje jete nate ....
po keqkuptoheni......
Kemi te bejme me ata qe vuajne nga nje cregullim gjenetic shume te ralle te quajtur Congenital Erythropoietic Porphyria (CEP). Exposita ne diell (sunlight, fluorescent, halogen) dhe cdo lloj drite ultaviolet mund te shkaktoje djegie dhe flluska. Ky cregullim porphyria ka 8 manifestime te ndryshme te gjitha resultat nga nje deficint ensime ne prodhimin e heme-s qe eshte e domosdoshme per te metabolisuar disa proteina. Ky deficint shkakton lende helmuse qe grumbullohen ne palca e kockave (bone marrow) ne qelisat e kuqe te gjakut dhe disa organe dhe lekure.
I vetmi sherim te kesaj semundje te ralle eshte bone marrow transplant nje process shume i veshtire (transplotimin e palces se kockes ose blood transfusion (Transfusionin e gjakut).


Postuar nga Cindi datė 11 Shkurt 2006 - 23:53:

Hemangiomat

Di ndonje te me shpjegoje shkakun e krijimit te hemangiomave, zakonisht tek femijet e vegjel gjate lindjes.
Menyrat e eliminimit dhe perse jane te zhvilluara me teper ne pjeset e siperme te kokes.


Postuar nga Shtojzovalle datė 16 Shkurt 2006 - 12:59:

Hemangiomat

Cod. A16022006

Football,

hemangiomet tek femijet e posalindur apo pak dite pas lindjes jane totalisht te parrezikshme, rreziku i vetem qe eshte i humbe pamjen optike foshnjes se bukur, per ndryshe asnje arsye nuk ka te kete ndonej shqetesim.....zakonisht jane ne fytyre, pas kokes, rreze qafes, por edhe ne gjithe trupin...

terapia me e mire eshte terapia me ftohje(nuk di si i thone shqip, por ne gjermanisht i thone Kältetherapie) kjo terapi behet keshtu=> mbi hemangiom vendoset nje metal me temperature shume te ftofte, kujdes me shume se 7 sekonda nuk duhet te mbahet..kjo terapi duhet bere disa here dhe me besoni, qe nuk do mbetet asnje shenje/njolle.... dhe pa asnje pasoje negative....

Kuptohet qe kjo terapi behet vetem ne klinike nga nje specialist i mire, nuk e di tash se ne vendin ku jetoni ne mund te praktikohet kjo metode...

Ndersa sa i perket pyetjes se kush eshte shkaktari, pergjigjen as une nuk e gjej dot, eshte thjesht nje fenomen qe ndodhe ne procesin e shtatzenise, ose i trasheguar...

gjithe te mirat..


Postuar nga Cindi datė 21 Shkurt 2006 - 14:12:

Shtojzovalle shume faleminderit per info ne lidhje me hemangiomat.
Gjithmone kisha nje fare dyshimi qe ato ndikojne ne aftesine e te parit tek femijet, por sa me shume doktore pyesja aq me teper pergjigje negative merja. " Jo" me thoshin "nuk ka asnje lloj ndikimi"
Kete metoden e re te eliminimit me metal mund te me thuash kur e kane zbuluar gjermanet? Ne vitet 80 ekzistonte ajo e metodes plastike dhe ne vitet e mevonshme ajo me lazer. Kjo e fundit (me metal) me duket teper e volitshme.
Tani aftesia e te parit qe dobesohet tek femijet shkakton miopi apo hipermetropi. Dhe do te ishte kenaqesi sikur te me shpjegoje diferencen qe ekziston midis ketyre dy lloj dobesive te syrit. Di qe hipermetropia sherohet me kalimin e viteve dhe femija kur rritet nuk ka nevoje te veshe me syze.

Shume faleminderit per kohen dhe konsideraten. Me hoqet nje pikepyetje te madhe qe kishte vite, qe ekzistonte brenda meje.


Postuar nga Shtojzovalle datė 22 Shkurt 2006 - 09:51:

Tungjatjeta e nderuara Football,

te lutem me trego konkretisht se a ka te bej vetem me sy apo ne lekure...???

meqe nuk kam kohe sot fare per info me shume, megjithate e pash te arsyeshme te beje me dije se kam lexuar shkresen Tuaj...

mire u lexofshim


Postuar nga Cindi datė 22 Shkurt 2006 - 13:11:

Hemangioma nuk dukej fare menjehere mbas lindjes. Filloi te cfaqej 2 jave mbas lindjes ne skalpin e siperm te kokes dhe rritej me permasa mund te themi te konsiderueshme. Per gjashte muaj nga nje koker kikiriku e vogel arriti deri ne nje koker are. U be operacioni plastic ne krye te gjashte muajve dhe doli me shume sukses. Asnje tjeter lloj shenje perseritjeje.
Mbas tre vjetesh u cfaq nje lloj dobesie tek syte, e cila u emertua hipermetropi dhe ishte e nevojshme venja e syzeve. Kane kaluar vite dhe syzet nuk jane me te nevojshme.
Por ajo qe me hante kureshtjen ishte nese kishte ndonje lidhje midis hemangiomes dhe dobesimit te syve, mbasi dobesimi i syve nuk eshte ne gen te familjes dhe mbeti nje pikepyetje per mua per shume vite.

Perseri faleminderit dhe urime per seriozitetin e ketij nen-forumi qe keni nen patronazh juve dhe NS-6


Postuar nga Shtojzovalle datė 24 Shkurt 2006 - 20:51:

detaje mbi hemangiomat

Cod. A24022006

Mire se te gjejne keto shkronja football,

po ne te shumten e rasteve hemangiomet shfaqen pas lindjes se femiut, mund te jene 2 dite, 3 dhe siq thuani Ju pas dy jave...
Ka femije tek te cilet keto rriten me nje shpejtesi te pakontrolluar, por ka edhe asosh tek te cilet ato vetvetiu largohen ose mbeten nga madhesia te njejta. te pjesa dermuese e femijeve keto hemangiome terhiqen me kalimin e kohes, dhe puthuajse deri ne fazen e pubertetit humbin teresisht.. Por si gjithnje ne mjekesi, fatkqesisht ka edhe perjashtime negative ku nje perqindje e vogel, tek te cilet keto nderlidhen me defekte te brendshme trupore, dhe si rezoltim mund te kete ndonje rrezik per demtimin e organeve te tjera si psh. syte, veshkeve etj. etj. etj..Por te jem e qarte, keto lendime ne organe te ndryshme mund te ndodhin vetem nese hemangiomi eshte thelluar nen lekure dhe vazhdon rritjen e tij perbrenda e jo mbi lekure(hemangiomi mbi lekure eshte siq kam thene me lart totalisht i parrezikshem, duke menduar se ne rastin tuaj ka te beje me lekuren). Ne kete rast nuk duhet pritur asnje moment, duhet intervenuar permes lazerit, sepse kjo terapi eshte me e mira per largimin e hemangiomeve qe rriten nen lekure, dhe shkaterrohen rrenjesisht.

Kurse hemangiomi qe eshte mbi lekure, dhe prishe estetiken e foshnjes, preferohet qe me mire te largohet sa me heret (qe te qetesohen te gjithe), eh, menyra me e mire e largimit te H. ne lekure eshte ajo me terapine e ftohjes(Kontaktkryochirurgi), sepse kjo nuk ka pothuaj asnje pasoje negative dhe nuk shkakton dhimbje tek femiu....

Kjo terapi behet keshtu: mbi hemangiom vendoset nje metal qe eshte i ftohur deri ne 196 grad minus, nese eshet i vogel mbahet 7 sekonda(15 sekonda, nese ka madhesi shume) Tek shumica e femijeve mjafton vetem nje trajtim, pra varet nga madhesia, nese eshte me i madh duhet te perseritet... me kete metode shkaterrohen te gjitha qelizat e demshme ne menyre krejt mekanike...
Ne Gjermani kjo metode praktikohet pothuajse ne secilen klinik ete dermatologjise..

Ndersa sa i perket asaj me te pamurit, ka shume arsye te ndryshme, ne kete rast nuk besoje assesi se ka te beje me hemangiom. Pothuaj secili i dyti femije ka nevoje per syze, por ka prinder qe dobesite e tilla nuk i hetojne deri ne moshen madhore te femiut, pra asgje per brengosje. Me hemangiom do kishte te beje, ne rast se e ka direkt ne bebezen e syrit, ku munde te rritet dhe ta mbuloje te pamurit. te kuptoje krejtesisht, se edhe une kam hasur ne mendime te tilla, ku thuhet se gjoja hemangiomi mbi lekure ndikon negativisht ne organet e te pamurit, por kjo teori eshte per mendimin tim e pajustifikueshme, vetem shkakton frike e hiq me shume..

***Kur te kam kohe heren tjeter do te shkruaj per nje semundje tjeter te quajtur Recklinghausen-Syndrom, (njolla ngjyre kafe ne tere trupin e femiut).***

Sa me heret qe barte syze femiu, aq me teper shpejtohet procesi i sherimit...kuptohet nese ka te beje vetem me largpamesine dhe shkurtpamesine, nese ka defekte tjera athere duhet metoda tjera adekuate: une per vete nuk preferoje kurre nderhyrje me lazer, sepse pasojat jane me permasa fatale....

Kaq per sonte e nderuara football, shpresoje te kem ndihmuar sadopak.

shume shendet per te gjithe...

PS: nuk do thote aspak, nese ne familje nuk ekziston ndonje mangesi gjenetike, te mos paraqitet ndonje semundje tek brezat e ardhshem. cdo gje mund te ndodhe, asgje nuk perjashtohet...duke pasur parasysh shkaterrimin e ambientit, menyren e jeteses, ushqimit etj.. etj...


Postuar nga Cindi datė 24 Shkurt 2006 - 21:06:

Shpjegimi ishte me se i qarte. Me mire do te prishej.
Mendoj se kemi vepruar shume drejt dhe nuk ka pse te kemi me shqetesime.
Qesh mire kush qesh i fundit :p Fund i mire i ben te gjitha te mira.

Shume faleminderit.


Postuar nga freespirit datė 04 Mars 2006 - 01:33:

Kam vene re se Gjermania eshte shume perpara ne kurimin e disa semundjeve p.sh nje dite degjova per kurimin e infeksioneve ne vesh tek femijet me ane te nje sprej qe permbante bakterje te mira. Ky ilac hidhesh ne vesh nga mjeku si tip terapie dhe ka vlera shume te medha pasi ul sasine e perdorimit te antibiotikeve te cilet gjate perdorimit pervec bakterieve te keqia shkaterrojne edhe ato te mirat. Fatkeqesisht kjo terapi dhe ajo e permendur me siper nuk egzistojne akoma ketu ne usa pasi sherbimi shendetesor ketu hyn me shume ne fushen e biznesit.
pershendetje


Postuar nga Shtojzovalle datė 12 Mars 2006 - 22:07:

Neurofibrimatoza!

Cod. B12032006

te nderuar lexues, dashamire te temave mjekesore,

kam verejte ne shume raste gjat vizitave te mia ne vendlindje kete semundje tek femijet shqiptare. Kam pyetur prinderit se cfare ka femiu, pergjijet pasonin aq palidhje saqe vertet njeriu ven gishtin ne koke dhe thote: ne cilin shekull jetojme????

duke pasur parasysh kete fenomen, mendova ta hap kete teme.

Nese dikush nga ju ka ne familje raste te tilla, i lus qe te shkruajne, sepse pasojat jane fatale, vdekjeprurese...sepse farmakologjia ne kete drejtim stagnon me mbeshtetje financiare per te bere studime shkencore rreth kesaj semundje te ralle, pra, per te prodhuar nje medikament adekuat mungojne pacienetet...

***

neurofibrimatoza eshte nje semundje trasheguese( defekt ne gjene)e cila paraqitet ose pas 6 mujorit te lindjes se femiut, ose me kalimin e jetes... shenja e pare qe mund te shihet zakonisht tek femiu, eshte nje njolle e zeze ne forme trekendeshi ne bebezen e syrit, ajo ndodhe me kalimin e kohes te largohet, dhe pas saj shfaqen njolla ngjyre kafe ne tere lekuren e femiut....
Kjo semundje fillon te shfaqet ne lekure ne forme pigmentesh me madhesi te ndryshme, duke perfshire tere lekuren..

Ne te shumten e rasteve ne mjekesi kjo semundje vuloset si nje semundje jo e rrezikshme per organizmin dhe jeten e njeriut. Por ka raste qe te lindin komplikacione si psh, formime tumoresh ne trurin e njeriut, ne boshtin kurrizore, si dhe si ngecje mentale ne fazen e pubertetit, gjoja agresiviteti i saj arrin deri tek verberimi i njeriut, bllokimi i funksionit te veshkeve, tumore ne tere lekuren dhe trupin. Pra pasoja te papara...

Nese diagnoza konstatohet ne vitet e hereshme te jetes, athere mund te ndikohet pozitivisht ne evitimin e pasojave te renda shendetesore..

shendet dhe gezime ne jete

Une


Postuar nga Dr_Devil datė 13 Mars 2006 - 16:48:

Eshte me te vertete shhqetesuese nese keto njollat ngjyre kafe ndyshojne me shume madhesine e tyre me kalimin e viteve.

Dhe sidomos kur keto njolla gjenden ne vende qe normalisht nuk duhet te jene si per shembull ne shpatulla.


Postuar nga NS-6 datė 14 Mars 2006 - 23:11:

Citim:
Po citoj ato qė tha naimi
Nese mundeni te spjegoni dicka ne lidhje me Shnetken si pershembull formimi i gurve Galle .


Postuar nga NS-6 datė 14 Mars 2006 - 23:23:

te them te drejten une nuk kam degjuar per gure ne shpnetke...ndoshta i je referuar gureve ne veshka?per ato ke informacione ne temen e semundjeve e veshkave dhe aparatit urogjenital.jane disa mesazhe ne seri qe flasin gjeresisht per kete ceshtje.


nese i je referuar gureve ne temth atehere pergjigjen do ta bej se shpejti...gjithmone nese nuk e ben dikush para meje

per me teper shih:
-guret ne veshka dhe ne aparatin urogjenital (Cod. B 16072005)


Postuar nga Isra datė 21 Mars 2006 - 14:45:

Ns6 dhe Agata, zoti ju shperblefte per durimin qe na sillni informacione te tilla, te cilat jane disa nga informacionet mė me vlere ne kete forum.

kam nje pyetje:

Cfare eshte semundja e neurozes?Cilat jane shenjat e saj?


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 141 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.