Forumi Horizont Gjithsej 32 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 315 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- A jeni ateista apo besimtare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5338)


Postuar nga azurro datë 07 Qershor 2004 - 00:59:

A jeni ateista apo besimtare

Duke pare qe kohet e fundit me vend dhe pa vend ne disa nenforume po diskutohet me zjarr per besimet fetare te ndryshme do te doja te dija te dija nga antaret e forumit se:
Kush eshte ateist (d.m.th nuk beson)
Kush beson por nuk eshte praktikant
Kush beson dhe eshte praktikant.

Po e filloj une i pari .Une bej pjese ne grupin e pare d.m.th jam ateist dhe nuk besoj ne zot


Postuar nga red-dragon datë 15 Qershor 2004 - 06:25:

kjo tema jote pom pelqen azurro

kjo tema jote pom pelqen azurro me shum se ca tema te tjera qe merren me nderrim feje une per vete jam mysliman por nuk jam praktikant besoj vetem ne zot sepse per mendimin tim 1 zot kemi te gjith nuk besoj as te hoxha as te prifti per mua ka vetem 1 zot byee all


Postuar nga melina@pra datë 05 Mars 2005 - 01:30:

hmmm

Jam besimtare edhe praktikisht mundohem ti perbahem fes dhe natyrisht besoj shume ne zot.edhe pse ndoshta nuk mund ti permbahem te gjitha gjerave te cilat jan te parapara me fejen islame ,besoj se kam arritur ti permbahem shume gjerave. Kaq nga une


Postuar nga UnKn0wN datë 05 Mars 2005 - 04:55:

Edhe une po!

Edhe une jame besimtar ne zot.
Cdo njeri Beson ne Dicka.
Qoft edhe nje here ai do e thote fjale "zot me ndihmo"


Postuar nga ESHI datë 05 Mars 2005 - 07:59:

Une mes grupit te pare dhe te dyte.


Postuar nga i_krishteri datë 08 Mars 2005 - 10:14:

çfarë do të thuash me fjalën besimtar por jo praktikant?
Për mua është gjë e pa mundur një gjë e tillë(të jesh besimtar dhe të jetosh si jobesimtar)? Unë nuk besoj në Zot por unë e besoj Zotin në atë çka AI thotë, premton dhe bën. Pra besimtar do të thotë: "të pranosh atë çka Zoti të thotë dhe jo të pohosh thjesht ekzistencën e Tij".
(Unë besoj në babain tim në çka Ai më thotë dhe jo thjesht në ekzistencën e Tij..unë ekzistencën e tij as nuk e vë në dyshim).

nga vet pseudonimi që kam vendosur tregon që besoj e jetoj Zotin.

me respekt nga i krishteri..ah nuk doja të ofendoja asnjë me atë që kam shkruajtur më lart...


Postuar nga azurro datë 08 Mars 2005 - 11:02:

Citim:
Po citoj ato që tha i_krishteri
çfarë do të thuash me fjalën besimtar por jo praktikant?
Për mua është gjë e pa mundur një gjë e tillë...



Me kete shprehje doja te thoja se besoni ne zot por nuk e i ndiqni ritet perhere si psh, nuk shkoni ne meshe cdo te shtune ose te djel, para se te hani nuk i luteni zotit, nuk rrefehni per mekate etj e tjera si keto.
Po nuk me thua ne c`zone te Italise banon dhe ku i kryen ritet e tue fetare ortodokse sepse ne disa zona qe une njoh si psh Pjemonte, Veneto dhe Friuli Venecia Giulia skisha degjuar qe te behej ndonje meshe ortodokse.

Per ty eshte e pamundur por ja qe ka edhe shume te till


Postuar nga dodgy datë 08 Mars 2005 - 20:47:

me shum besoj ne vetvete,me intereson me shum ta kem mir me veten.
besoj te nji dicka ose si mund ta them te gjith duam te besojm tek dicka, duam te besojm tek dicka qe i ve gjerat ne rregull tek dicka qe rrotullon jetet tona.te paret tane i vune emrin zot.
besoj tek ajo qe te gjith besojn ne pergjithsi.

Besimin tim e kam brenda meje dhe e krijoj ate me veten .

Nuk jam kundra feve dhe nuk dua te imponoj njeri qe e ka gabim qe do kete fe apo ate fe ,per mua personalisht fete nuk me interesojn nuk me inetresojn kishat apo xhamiat njuk me interesojn idete e tyre,keshtu jam mesuar qe i vogel ,me pelqen te jem keshtu dhe nuk besoj te ndryshoj,
nuk me pelqen ta mbush veten time me iluzionet e feve.
me pelqen ta gjej vete menyren time se si flas me ate qe e quajm zot.


Postuar nga wydra datë 08 Mars 2005 - 21:06:

edhe une identik si dodgy lidhur me fene dhe besimin


Postuar nga agata datë 08 Mars 2005 - 22:27:

Pershendetje.

Shqiptaret dolen nga nje sistem qe e ndalonte fene. Brezi i ri i shqipetareve nuk eshte edukuar me frymen e fese.
Kam arritur ne konkluzionin qe shqiptaret nuk jane besimtare, edhe ato qe thone jemi besimtare edhe ato nuk i rrespektojne ligjet e fese, ndoshta sepse nuk eshte e lehte..

Per t'ju pergjigjur temes, un kam pasur gjithmone deshiren te besoj ne zot, ndoshta e kisha te nevojshme per te plotesuar ate boshllikun qe me krijoj humbja e disa njerve shume te dashur.
por deshira ime e mire nuk mjaftonte qe te me bente nje besimtare.
megjithate kur kam momente te veshtira, ose te gezueshme.. e ngre koken lart e them, me ndihmo o zot ose faleminderit o zot..

Feja qe me terheq eshte ajo budiste, por nuk guxoj ta them, se shume shqiptare nuk do me kuptonin.
Shkurt nuk e di ne jam besimtare apo ateiste.


  Gjithsej 32 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 315 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.