Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Nje i madh ka thene- Ç'DO POPULL KA QEVERINE QE MERITON - A E MERITOJME NE VERTET ATE (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5410)
Nje i madh ka thene- Ç'DO POPULL KA QEVERINE QE MERITON - A E MERITOJME NE VERTET ATE
TE DASHUR MIQ JU LUTEM JEPNI MENDIMET TUAJA PERSAI PERKET POLITIKES DHE POLITIKANEVE SHQIPTARE.
A e meritojme ne vertet ate qeveri ? Pse populli yne eshte nje nga popujt me te varfer dhe me te diskriminuar ne bote?
Ku ka shkuar forca e inteligjences shqiptare?
Mirepres mendimet tuaja.
Sado te mundohet secili te shfajtesoje veten mendoj se populli shqiptar, ashtu si cdo popull tjeter, e meriton qeverine qe ka ne koke. Ekzistojne shume dinamika te mentalitetit tone si shqiptare qe na sjellin te kemi qeverite qe kemi patur, duke filluar nga pamundesia per te dale nga bardhe e zia Nano-Berisha e deri tek vektorizimi i politikes se jashtme ne funksion te amerikes. Nderkohe qe neper Evrope po bien qeverite (Angli, Spanje) per gabimet qe keto bene ne lidhje me luften e Irakut, popullli yne i pamoralshem nuk ndjen asnje pike pergjegjesie ne arenen nderkombetare, por shan dhe hedh qeverite vetem per aresye banale ekonomike. Keto ishin sa per te permendur disa gjera, por ka dhe shume te tjera. Nuk dua te ofendoj ne asnje menyre elektoratin shqiptar, megjithate duhen mbajtur pergjegjesite per qeverite qe kemi mbi koke e mos shkarkohen si zakonisht ne ajer.
Pra ne meritojme ate qeveri qe kemi qofte per aresye te votave qe i jane dhene, qofte dhe per aresye te mungeses alternativave qe nuk kemi mundur te krijojme.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
.....por shan dhe hedh qeverite vetem per aresye banale ekonomike..... Nuk dua te ofendoj ne asnje menyre elektoratin shqiptar, megjithate duhen mbajtur pergjegjesite per qeverite qe kemi mbi koke e mos shkarkohen si zakonisht ne ajer....
Citim:
Po citoj ato që tha tresh
Fajtor:ne cilin vend te botes nuk bien qeverite per arsye ''banale ekonomike'' ose per ''skandale banale'' ose per ''korrupsion banal''????
Nje gje e tille ndolle vetem ne shtete diktatoriale dhe jo ne ato demokrake.
Ti e di shume mire lekundjen e madhe qe pati Forza Italia ne zgjedhjet e fundit per shkak te arsyeve ''banale ekonomike'' dhe jo si rrjedhoje e luftes ne Irak.
Sic e dime Shqiperia nuk ka nje pjekje politike te tille ose ne nje mireqenie te tille ekonomike sic e ka europa e cila i lejon te shohe me sy kritik situaten nderkomberare....
Gjendja ekonmike ne shqiperi s'me duket edhe aq banaledo te thoja tragjike e skandaloze me mire...
ne jemi ne nje shkalle te tille ku
Primum vivere,deinde philosophari----perpara te jetohet pastaj te merremi me filozofi
Me vjen keq, por nese do ishte keshtu sic thoni ju, nuk do kishim qeverine qe kemi aktualisht.
Cdo qeveri qe hipen eshte pjelle e jona ne cdo forme te saj. Shumica e njerezve mendojne akoma se ikja e Nanos sjell Berishen, merreni me mend sa horizont te ngushte kemi.
Tresh po te sjell dy raste qe qeverite nuk kane rene per aresye banale ekonomike.
1. Renia e grupit Parmalat morri me vete miliarda euro nga ekonomia italiane. Megjithate qeveria nuk ra...
2. Renia e grupit Enron ne Amerike nuk mori me vete qeverine presidenciale te Bush-it...
Keto nuk jane fakte sa per te bllokuar ty Tresh . Perkundrazi, mendoje mire cfare domethenie ka ne ekonomine e nje vendi te bjere nje industri si Parmalati me koke poshte. Aq me keq Enroni qe bllokoi shume fabrika nga mungesa e energjise. Popujt perendimore ndoshta kane me shume hapesire per te korrigjuar gabimet ekonomike pa shkuar thika ne kocke sic na shkon neve, megjithate fakti qe Sali Berisha ra VETEM pasi rane firmat piramidale tregon se ishte ekonomia ajo qe vleresohej, ndersa politika ajo qe injorohej.
Sidoqofte duhet te kuptojme se pergjegjesite nuk jane aspak te Nanos dhe Berishes, ata jane vetem dy persona fizike. Nje afermacion i tille eshte shume i veshtire per tu gelltitur por me vone ndoshta do kuptohet se vertet cdo popull ka qeverine qe meriton. Qe t'ju ndihmoj te kuptoni se kjo eshte e vertete ju kujtoj se dy personat fizike qe permenda lart kane nje kavaleri te tjeresh qe i shkojne prapa per ti dhene forme dy partive PS dhe PD. E pra shkoni ne nje kongres ju lutem dhe shikoni nivelin e pergjithshem te delegateve... Disa e quajne veten kongresmene... Te tjere votojne me direktive nga lart... Keta jemi ne, populli, qe formojme keto parti dhe kete qeveri Rrjedh cdo gje natyrale dhe natyrisht qe duhet nje kulture e pergjithshme me e larte qe te formojme parti dhe qeveri me eficente.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
.....Nderkohe qe neper Evrope po bien qeverite (Angli, Spanje) per gabimet qe keto bene ne lidhje me luften e Irakut, popullli yne i pamoralshem nuk ndjen asnje pike pergjegjesie ne arenen nderkombetare, por shan dhe hedh qeverite vetem per aresye banale ekonomike. ......
Nuk ka asnje dyshim
une mendoj qe nuk ASNJE DYSHIM qe e meritojme ate qeveri.
E zgjodhi populli, prej popullit, per popullin.
Them pa asnje dyshim, sepse ne vete si popull jetojme dhe llogjikojme ne te perditshmen tone metoda e ide mesjetare.
Ne mesjete qenia njerzore, e veçanerisht femra ka qene "plaçke" diçka qe shitet e blehet.
Sot ne shoqerine tone, qenie njerzore a gezon valle respectin dhe trajtimin qe meritoN?????
Une them se JO.
Ne shqiptaret jemi ata qe nxjerrim femrat tona ne rruge.... a nuk eshte kjo mesjetare???
Ne shqiptaret jemi qe e vrasim qenien njerzore per ""te drejtat"" tona... a nuk eshte kjo mesjetare?
Ne shqiptaret per interesin personal nuk bejne syte drite...
a nuk eshte kjo mesjetare???
e sa e sa ....
Atehere pse te shpresosh qe nga nje popull i tille te dale nje qeverri ndryshe nga ajo qe kemi???
Les ta mbajme me shendete , miq te dashur.
Perderisa ç'donjeri nga ne nuk ndryshon ne veteveten e tij, pse te shpresojme qe shoqeria jone te ndryshoje?
pse te shpresojme per qeveritare te ndershem?
Re: Nuk ka asnje dyshim
Citim:
Po citoj ato që tha erzeni_be
une mendoj qe nuk ASNJE DYSHIM qe e meritojme ate qeveri.
E zgjodhi populli, prej popullit, per popullin.
Them pa asnje dyshim, sepse ne vete si popull jetojme dhe llogjikojme ne te perditshmen tone metoda e ide mesjetare.
Ne mesjete qenia njerzore, e veçanerisht femra ka qene "plaçke" diçka qe shitet e blehet.
Sot ne shoqerine tone, qenie njerzore a gezon valle respectin dhe trajtimin qe meritoN?????
Une them se JO.
Ne shqiptaret jemi ata qe nxjerrim femrat tona ne rruge.... a nuk eshte kjo mesjetare???
Ne shqiptaret jemi qe e vrasim qenien njerzore per ""te drejtat"" tona... a nuk eshte kjo mesjetare?
Ne shqiptaret per interesin personal nuk bejne syte drite...
a nuk eshte kjo mesjetare???
e sa e sa ....
Atehere pse te shpresosh qe nga nje popull i tille te dale nje qeverri ndryshe nga ajo qe kemi???
Les ta mbajme me shendete , miq te dashur.
Perderisa ç'donjeri nga ne nuk ndryshon ne veteveten e tij, pse te shpresojme qe shoqeria jone te ndryshoje?
pse te shpresojme per qeveritare te ndershem?
Citim:
kur shoh klasen inteligjente shqiptare, (nuk flas per politikanet).
pershendetje sabina
Un per vete mrekullit ne shqiperi i pres nga ndonje person i vetem qe ndoshta del i zgjuar dhe mer ashtu aksidentalisht frenat e popullit ne doer dhe me zgjuarsin e tij e udheheq ashtu si duhet.Gje qe eshte e veshtir po me gjith zemer e uroj kete.
Qe te kthehemi tek qeveria do te thoja qe e meritojm sepse ky eshte kapaciteti yn.Nuk kemi politikan nuk kemi eksperienc,injorance,kjo eshte te politikanet ton.Nuk mund te presesh qeveri tjeter.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.