Forumi Horizont | Gjithsej 22 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ne na krijoi nje krijues po krijuesin kush e krijoi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6777)
Ne na krijoi nje krijues po krijuesin kush e krijoi?
Miredita!
Fillimisht dua te them se e besoj Zotin me gjithe zemer dhe besoj se ai me krijoi ne formen me te bukur.
Nderkohe qe po dialogoja me nje shok timin mbi ceshtjen e krijimit ai me tha qe nuk besonte se egziston nje krijues.
AI midis te tjerash me tha:
Ju me thoni se cdo gje ka nje shkak pra, ndertesa deshmon se ka nje ndertues, piktura deshmon piktorin, gravura gravuesin... etj.
Po ashtu ju pohoni se perpikmeria ne natyre dhe krijimi i cdo gjeje deshmon egzistencen e Krijuesit qe i thoni Zot.
Deri ketu tamam, po a nuk me thoni ju atehere se kush e krijoi kete krijues?
A nuk eshte kjo llogjike qe perdorni nje argument kunder jush?
Atehere te nderuar po te ishit ne kete pozite so do te pergjigjeshit ju?
Miqesisht Fati.
Fati pershendetje!
Miku yt paska shume mendje te mprehte dhe nuk e di nese mund te bindet apo jo megjithate une do te postoj dicka ne lidhje me kete ceshtje dhe shpresoj te jete efikase e te te vije ne ndihme.
Ps. mund te ta kisha derguar edhe privatisht pa qene nevoja te beje kaq zhurme.
Fati pershendetje!
I themi Mikut tend qe Pyetja jote është e gabueshme - në të nuk ka asnje kontradite për pohimin tonë. Ti, së pari, e pranon Krijuesin e pastaj pyet kush e ka krijuar Atë, duke ia nënshtruar Krijuesin ligjeve të cilat dominojnë në botën e krijesave. Kjo sofistika jote thuaj i ngjan kukullave të cilat lëvizin me ndihmën e zemberekut - spirales. Po qe se kundrohen (kurdisen)në rrafshin e lëvizjes së tyre, pason se edhe njeriu, i cili i ka bërë, lëviz sipas parimit të zemberekut. Sikur, me ndonjë rast, të ishte e mundur t’u thuhet kukullave se njeriu lëviz me vetveten, do të përgjigjeshin se kjo është e pamundur, sepse në botën e tyre çdo gjë lëviz me ndihmën e zemberekut. Kështu edhe ti, i kufizuar dhe i zhytur në botën vetjake ku çdo gjë që ekziston, domosdo parashtron Krijuesin, nuk po arrin të kuptosh se Zoti ekziston vetvetiu.
Filozofi i njohur gjerman Emanuel Kanti në veprën e tij Kritika e mendjes së pastër ka zhvilluar idenë se me mendje nuk mund të përfshihet e verteta e pafund. Sipas natyrës së saj, mendja i arrinë vetëm partikularitë ndërsa është e paaftë të kuptojë të ekzistuarit absolut siç është ekzistimi i Zotit. Ne e kuptojmë Zotin me ndërgjegje (damîr) e jo me mendje (‘akl). Dëshira jonë për drejtësi është dëshmi e ekzistimit të së drejtës, sikur që është etja për ujë dëshmi për ekzistimin e ujit.
Aristoteli shumë më herët ka shtruar një varg të tërë shkaqesh duke thënë: karrigia është nga druri, druri nga trungu, trungu nga fara, kurse fara është nga mbjellësi, që në fund të tregojë se si numërimi i tillë i shkaqeve medoemos shpie tek shkaku i parë. Shkakun i cili nuk ka nevojë për shkak, lëvizësin i cili nuk ka nevojë për lëvizës, krijuesin i cili nuk ka nevojë për krijues, që i përgjigjet të kuptuarit tonë të All-llahut xhel-le shanuhu.
Ibni Arebiu konsideron se në pyetjen kush e krijoi Krijuesin aspak nuk duhet përgjigjur. Zoti e dëshmon ekzistimin dhe është jokorrekte me ekzistim të dëshmohet Zoti. Drita e dëshmon ditën e jo e kundërta...
All-llahu nuk ka nevojë për dëshmi, sepse Ai çdo gjë e dëshmon. All-llahu shfaqet në ligjet, rendin, bukurinë dhe normat, në gjethin e drurit, pendën e palloit, krahun e fluturës, erën e trëndafilit, këngën e bilbilit, lidhshmërinë e yjeve, në simfoninë e kozmosit. Sikur të thonim se e tërë kjo është krijuar rastësisht, do t’i përngjanim njeriut i cili konsideron se me vetë hedhjen e shkronjave në ajër, prej tyre mund të krijohet vargu në të cilin do të gjenim një poezi të Shekspirit, do të thotë poezi pa poet.
Kur’ani na liron nga shkoqitjet e këtilla me një dëshmi mjaft të qartë dhe të saktë:
"Thuaj: Ai All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë". (El-Ihlâs, 1-4).
Thoshte dikush mbi Krijuesin ose më mirë mbi Perëndinë: Nqs ai do të ishte krijuar atëherë nuk mund të jetë i plotfuqishëm ose i gjithëfuqishëm por thjesht i fuqishëm. por thoshte edhe anjshtanji një gjë të bukur: "një gjë që mua më mrekullon është misteri i përjestësisë". Nqs dikush do të kuptonte përjetësinë do të kuptonte se në përjetësi gjërat nuk janë të krijuara sepse ato nuk kanë asnjë fillim dhe asnjë fund gjithashtu sepse në përjetësi nuk ekziston koha.
si mund të jetë i krijuar Krijuesi nqs Ai është i përjetshëm...është pyetja jonë e gabuar. në fakt ne duhet të pyesi se ç'është përjetësia dhe atëherë do të kuptojmë gjithçka.
me respekt....Zoti ju bekoftë të gjithëve
Nje pyetje per ju te tre mesiper
Mesa shoh qenka mbledhur gati tere grupi i besimtareve te medhenj ne kete teme ndaj po e perdor( ) i cike kete fakt per te pyetur dicka: Si e imagjinoni ju Krijuesin?Me krahe,pa krahe,i bardhe,i zi,i kuq,i verdhe...ca vetish fizike ka ne mendjen tuaj?Ha(i pelqen spinaku?),pi,lahet,ku fle,ku lan rrobat,ku i "planifikon" mrekullite ditore?
Gjitha keto ishin pyetje qe i beja vetes e vogel kur degjoja ndokend te fliste per Zotin dhe sinqerisht dhe tani me vjen te bej pyetje te tilla njerezve qe me flasin tere madheshti per fete e ndryshme.
(dhe AMAN mos mu pergjigjuni me citate te gjetura kush e di se ku,eshte pyetje ne lidhje me konceptimin tuaj te nje krijese qe s'keni pare nojhere)
Zoti eshte i falur nga vetvetja, eshte krijuar vetvetiu, as e ka lindur kush, as qe eshte krijuar me ndonje shpifje. Ishte ai qe erdhem ne, po te mos qe ai, ne nuk do te ishim ne mesin e botes rutinore...Eshte fuqi ne vete, dhe reagon ne boten e perditshme.. Une kam sy qe shoh veprimet dhe ekzistencen e zotit, sepse ai eshte gjithcka, dhe vepron ne aftesine time, dhe reagon ne qenien time te qete.....,ai nuk ha, nuk pi, as nuk fle, eshte panderprere ne "online". Ai krijoi boten sepse deshironte qe t'i jepte nje ngjyre me te bukur tere kesaj natyre duke shtuar, me krijesa, me lumenj, liqene, kodra, male, qiej, toke, planete, sisteme etj, etj.
Re: Nje pyetje per ju te tre mesiper
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Mesa shoh qenka mbledhur gati tere grupi i besimtareve te medhenj ne kete teme ndaj po e perdor() i cike kete fakt per te pyetur dicka: Si e imagjinoni ju Krijuesin?Me krahe,pa krahe,i bardhe,i zi,i kuq,i verdhe...ca vetish fizike ka ne mendjen tuaj?Ha(i pelqen spinaku?),pi,lahet,ku fle,ku lan rrobat,ku i "planifikon" mrekullite ditore?
Gjitha keto ishin pyetje qe i beja vetes e vogel kur degjoja ndokend te fliste per Zotin dhe sinqerisht dhe tani me vjen te bej pyetje te tilla njerezve qe me flasin tere madheshti per fete e ndryshme.
(dhe AMAN mos mu pergjigjuni me citate te gjetura kush e di se ku,eshte pyetje ne lidhje me konceptimin tuaj te nje krijese qe s'keni pare nojhere)
Ketu u permend ai rasti i bimes: Bima del nga fara, fara mbillet nga njeriu. Por njeriun? Zoti do thoni ju. Po Zotin? Ai ishte edhe me perpara. Po si ta vertojme ne kete kur per ne eshte e paimagjinueshme? Po ky Zoti po na e ben me ta futme, edhe nuk na ka bere te afte qe ta imagjinojme edhe do qe ta besojme.
Sa thelle qe e paska menduar. Po populli yne ka nje shprehje "Mos hyr ne uje te turbullt". Keto qe thoni ju i thone te krishteret, (katolike, ortodokse dhe nja 700 sekte te ketij kallepi), Zotin propogandojne edhe budistet. Dhe e dini kush eshte me e bukura: TE GJITHE JANE TE LUMTUR ME ZOTIN E TYRE. Por meqe Zoti thote qe une jam VETEM NJE dhe une i ndeshkoj ata qe besojne ne fe te rreme, atehere i bie qe nuk qenka Zoti ai qe i ben te lumtur por eshte besimi. Besimi se do behen me mire, i ben te ndihen mire, besimi se Zoti nuk do i braktisi i ben te kene besim ne vetvete dhe te perballojne me lehte streset dhe hallet e tyre, besimi se Zoti do i sheroje i ben qe te kene imunitet me te larte ndaj semundjeve dhe kur punet u shkojne keq apo shendeti u keqesohet kalojne nga "dega" Zoti do me ndihmoje tek "dega" ky eshte vullneti i Zotit dhe une duhet te perulem. Dhe kjo i ben ata qe ta perballojne me mire te keqen qe u ka rene ne dere. Kjo eshte arsyeja se pse ka dale shprehja "Zoti nuk ekziston por duhej shpikur".
Jimmy ti e sheh shpirtin? Po gjakun kur leviz? Po lengun e trurit? Po "petalet" e mendjes? Po imazhin e ajrit i sheh te gjitha keto? JO te madhe, por e mira eshte se te gjitha keto qe nuk i shohim i besojme...
pershendetje .
Tani une gjakun e shoh megjithate t`i leme keto sofizma.
Cfare eshte Shpirti? Ne fakt te gjithe thone qe Shpirti ka ekzistuar gjthmone, por si ka ekzistuar para se te lindte trupi? S`ma ha mendja se ke ndonje pergjigje.
Shpirti ka ekzistuar gjithmone, ekziston dhe do ekzistoje gjithmone sepse Shpirti eshte baraz me Zotin. Por para lindjes se trupit Shpirti ka ekzistuar por ne nje forme tjeter. Zoti (Shpirti) eshte kudo. Ne nuk mund ta shohim Zotin por mund te shohim kudo VEPREN e saj (Vini re gjinine). Te shohim Biblen: Zoti krijoi DRITEN, pastaj krijoi QIELLIN pastaj krijoi YJET, DIELLIN, PLANETET (gjithesine) pastaj Zoti krijoi AJRIN (eren), UJIN (shiun) pastaj krijoi BIMET, KAFSHET dhe ne fund krijoi NJERIUN.
Eshte teper e sakte. Ne fillim ne Gjithesi nuk pati asgje. Ishte nje hapesire BOSH. Pastaj u formua DRITA, dhe me driten u formuan YJET PLANETET ,etj. Dhe ne fund u krijua ajri (nga fora terheqese e Tokes, pastaj me ngrohjen nga efekti sere i atmosferes u formua uji (nepermjet shiut) pastaj lindi JETA (bimet, kafshet dhe pastaj njeriu) POR si u krijua gjithe kjo nga HICI? Zgidhja eshte madheshtore sepse eshte e thjeshte:
NUK U KRJUA NGA HICI POR NGA ... ENERGJIA .
Eshte Energjia ajo qe ka ekzistuar gjithmone dhe qe gjithmone do ekzistoje.Energjia nuk ka moshe. Eshte Energjia ajo qe ne na mban gjalle dhe qe ne e quajme SHPIRTI. Eshte Energjia ajo qe ndodhet kudo, qe ne nuk e shohim dot por shohim vepren dhe pranine e saj. Eshte Energjia ajo qe krijoi gjithshka.
Sigurisht ne Bibel Zotit (energjise)ju veshen edhe karakteristika filozofike, dhe njerezore (fakti qe Njeriu ka pamjen e Zotit, Zoti eshte i drejte me te gjithe (tamam si Energjia ). Sigurisht qe Zotit ju veshen edhe karakteristika te tjera me karakter filozofik, legjislativ (10 Urdheresat e Zotit) karakter ekzekutiv (vetem te zgjedhurit e Zotit kishin te drejte te ishin mbreter) karakter shoqeror (percaktonte poziten shoqerore te burrit dhe te gruas duke vendosur "diktaturen" e burrit) karakter politik (percaktonte strategjine politike te mbreterve te Izraelit qe "cuditerisht" ne Dhjaten e Vjeter politika eshte tipike naziste (vra,zhduk,ther,shkaterro) kurse ne Dhjaten e Re ka politike tipike socialiste (nqs ke 2 kemisha njeren falja te varferve) se dhe karakter historik. (pra Bibla eshte HISTORIA e popullit te Izraelit( Dhe vertet ne Bibel nuk permendet asnje kinez, asnje shqiptar, dhe asnje zezak (thua te jete racist Zoti
).
Megjithate une nqs do behesha ndjekes (jo besimtar, se besimtar dmth te besosh verberisht) i nje feje atehere do zgjidhja fene e vertete shqiptare. Do adhuroja (jo besoja) Diellin, Token Meme, Heren (eren), Aferditen (perendeshen e dashurise dhe te shpreses), Athinen (perendeshen e mendimit dhe te luftes per liri) dhe perendite e tjera te Parajses Pellazge, Olimpit.
Pershendetje Plloshtani. Besoj qe te pakten te kem bindur sado pak.
Gjithsej 22 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.