Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Droga ne shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6893)


Postuar nga rrushi datė 07 Dhjetor 2004 - 21:34:

Droga ne shqiperi

Kam degjuar qe droga eshte perhapur shume ne Shqiperi kohet e fundit. Ka ndonjeri nga ju ndoje eksperience te afert me drogat?
Arsyeja pse kjo teme eshte hapur ketu dhe jo tek diskutime shoqerore eshte sepse jam me teper e interesuar ne aspektin psikologjik dhe eksperiencat personale me drogat po ashtu edhe suport per ata qe kane nevoje per ndihme. Sigurisht edhe ambienti politiko-shoqeror eshte shume i rendesishem.


Postuar nga agata datė 08 Dhjetor 2004 - 07:26:

Pershedetje rrushi.
Me duket nje teme shume inreresante,
un personalisht nuk kam asnje esperjence te tille,
dhe nga afer nuk njoh asnje te tille, flas per shqiptare.. sepse kam kohe qe jam larguar nga shqiperia..
Kam degjuar gjithashtu, qe droga ne Shqiperi eshte perhapur shume, e marin te rinje por edhe adult e sinqerisht do ta lexoja me shume vemendje, nese ndonjeri ketu do fliste per ekperjencat e tij..
Jam pak pesimiste, se shqiptaret edhe ne virtualitet me sa shoh, kane pak ndrojtje...megjithate le te shpresojme..

Ne nje emision i dhene nga televisioni shqipptare, (nuk me kujtohet kanali) u skandalizova, kur degjova deshmine e disa personave, behej fjale ketu edhe per nje grua, qe kishte dy a tre femije, nuk me kujtohet, e qante se donte ta lente drogen por e kshte te pa mundur. Ajo detyrohej te behej prostitute per te gjetur te ardhurat, qe te blente droge


Postuar nga GENTI_the_KING datė 08 Dhjetor 2004 - 22:46:

Re: Droga ne shqiperi

[QUOTE]Po citoj ato qė tha rrushi
[B]Kam degjuar qe droga eshte perhapur shume ne Shqiperi kohet e fundit.

kohet e fundit ??? ktu me shpejt eshte perhapur droga se sa demokracia


Postuar nga rrushi datė 08 Dhjetor 2004 - 22:47:

Votoni njerez, sondazhi eshte krejtesisht anonim.
Dhe nese keni ndrojtje te shprehni eksperiencat personale ndoshta mund te na tregoni per njerez te tjere qe njihni.


Postuar nga Fajtori datė 17 Dhjetor 2004 - 02:00:

Interviste me nje te droguar

Nqs doni te kuptoni si ndihet nje i droguar degjoni intervisten e meposhtme. Eshte marre rreth vitit 95-96 per nje seminar ne gjimnaz.
Ne fund gjeni nje leter te shkurter qe nje i djale me probleme droge i ka derguar se dashures.



Nqs nuk e degjoni provoni ketu http://www.forumihorizont.com/atach/DrogaInterviste.ram
ose shkarkojeni ketu http://www.forumihorizont.com/atach/DrogaInterviste.rm


Postuar nga déją-vu datė 17 Dhjetor 2004 - 17:32:

Re: Droga ne shqiperi

Citim:
Po citoj ato qė tha rrushi

Arsyeja pse kjo teme eshte hapur ketu dhe jo tek diskutime shoqerore eshte sepse jam me teper e interesuar ne aspektin psikologjik dhe eksperiencat personale me drogat po ashtu edhe suport per ata qe kane nevoje per ndihme.



Perjashtojme te fundit sepse nuk ndihej nevojen dhe kalojme tek qellimi i vertet i temes.
Kam perdor ne menyre te vetedijshme dhe ne kulmin e aftesive te mia mendore dhe fizike : cannabis , kerpudha haluēinogjene,hashish, vaj hashashi...mariuhana,LSD, mescalina, morphina,MD-MA, kokaine.
Ne distance kohe, keto kane ngelur kujtime dhe eksperienca ndaj nuk besoj se jam ai qe kerkoni.

Vota ime shkon tek haluēinogjenet.


Postuar nga déją-vu datė 17 Dhjetor 2004 - 17:44:

Citim:
Po citoj ato qė tha sabina
Pershedetje rrushi.
Kam degjuar gjithashtu, qe droga ne Shqiperi eshte perhapur shume, e marin te rinje por edhe adult e sinqerisht do ta lexoja me shume vemendje, nese ndonjeri ketu do fliste per ekperjencat e tij..



Se tani e vura re dhe mu kujtua diēka.
Gjate udhetimit te vetem qe pata vjet ne keto kohe ne Shqiperi, 6 vjet mbasi isha larguar vura re nje fakt.
Ne shume vende te se ashtuquajtures ''Shoqeri te Civilizuar'' kohet e fundit lufta ndaj duhanit dhe ē'eshtjet multi-miliardere qe u behen shoqerive qe prodhojne duhanin jane ne urdher te dites.

Tek ne jo!Ne Shqiperi lulezonte ne ēdo cep bisnesi i duhanit dhe faqe te tera pallatesh ishin mbushura me reklama . Ne Shqiperi behen pislleqe ne kurriz te shtetasve mbasi vete shteti qe eshte aq '' i vendosur'' ne kete mision mbeshtet keto shoqeri per hir te taksave qe hyjne ne arkat e tij (le te themi per nje moment qe shkojne ne xhepat e shtetit dhe jo ne vend te tjera...) behet bashkepunetor.
Perse ??

Perse ben me shume lajm nje grua me dy femije qe eshte nen varesi fizike dhe jo politika e nje klase drejtuese?


Postuar nga SUNBELOVED datė 17 Dhjetor 2004 - 21:10:

Droga eshte fenomen shume i keq. Kush pi droge vdes. Me drogen jam njohur tek filmi "Nese nje dite do trokasesh ne porten time" ku ajo vajza qe pinte droge u shkatarrua nga vetja, shkatarroi nenen, edhe babain, edhe motren. Te gjithe te droguarit mbajne floke te gjata, vishen me te zeza, edhe nuk rruhen. Mos i besoni atyre qe shperndajne drogen, sepse heren e pare jua japin drogen pa leke, sa ju te mesoheni fillojne edhe jua shesin gjithmone e me shtrenjt, keshtu qe ju detyroheni te shisni rrobat e shtepise per te blere droge.

Dy pyetje kam une :

1. Cne kjo teme te psikologjia, kur duhet te ishte te pedagogjia.

2. Pse te sondazhi nuk mund te votojme ne 2 opsione njekohesisht?


Postuar nga rrushi datė 17 Dhjetor 2004 - 22:08:

"Dy pyetje kam une :

1. Cne kjo teme te psikologjia, kur duhet te ishte te pedagogjia.

2. Pse te sondazhi nuk mund te votojme ne 2 opsione njekohesisht? [/B][/QUOTE]"

Me fal po nuk e kuptoj cfare lidhje ka kjo teme me pedagogjine. Une kam interes profesional te di cfare lloje droge perdoret me shume ne shqiperi. Do ishte mire sikur te mund te zgjidhnit dy ose me shume opsione dhe po mendohem se si mund te behej sondazhi ndryshe. I mirepres sygjerimet tuaja. Nderkohe votoni per ate opsion qe mendoni se keni perdorur me shume. Ne nje forum tjeter qe jam futur kishte shume postime me pervoja personale te njerezve dhe konfliktin psikologjik qe kalojne ne perpjekje per ta lene. Me duket se tema nuk duket ngaqe eshte tek psikologjia. Mendoni se mund te kete me shume pergjigjje po te jete ne ndonje fushe tjeter?


Postuar nga déją-vu datė 21 Dhjetor 2004 - 22:05:

Rrushi, ē'thone studimet mbi kete argument?

Me ke bere kurioz dhe doja te dija me shume. Mos i vish studimet me vello misteri por ndriēome.


Postuar nga ENISS datė 22 Dhjetor 2004 - 17:58:

Citim:
Po citoj ato qė tha rrushi
Une kam interes profesional te di cfare lloje droge perdoret me shume ne shqiperi.


Nese vertet te duhet nje informacion i mirefillte profesional mbi perdorimin e drogave dhe statistika perkatese mbi kete fenomen ne shqiperi, mund te kontaktosh me drejtuesit e Qendres Emanuel ne Tirane. Kane kohe qe punojne ne kete drejtim dhe jane nder te paktet qe punojne seriozisht.
Vizito edhe http://www.komunitetiemanuel.com/

Ne kete qender jane rehabilituar nje numer i madh perdoruesish droge dhe aplikohen programe te susksesshme.

Nuk e kam idene se ku dhe si qendron interesi yt profesional ne lidhje me kete teme, apo eshte thjeshte nje teme per tu hapur ne forum, por mund te them se me te dhenat ketu nuk mund te nxjerresh nje konkluzion mbi drogat dhe perdoruesit ne Shqiperi, pasi shume ne kete forum jetojne edhe jashte por edhe sepse ketu ne forum nuk eshte target grup i pershtatshem studimi nga prej mund te perfitosh ndonje te dhene...

c ya


Postuar nga durrsake_topolake datė 23 Dhjetor 2004 - 15:23:

Citim:
Po citoj ato qė tha insOmnia

Ne shume vende te se ashtuquajtures ''Shoqeri te Civilizuar'' kohet e fundit lufta ndaj duhanit dhe ē'eshtjet multi-miliardere qe u behen shoqerive qe prodhojne duhanin jane ne urdher te dites.

Tek ne jo!Ne Shqiperi lulezonte ne ēdo cep bisnesi i duhanit dhe faqe te tera pallatesh ishin mbushura me reklama . Ne Shqiperi behen pislleqe ne kurriz te shtetasve mbasi vete shteti qe eshte aq '' i vendosur'' ne kete mision mbeshtet keto shoqeri per hir te taksave qe hyjne ne arkat e tij (le te themi per nje moment qe shkojne ne xhepat e shtetit dhe jo ne vend te tjera...) behet bashkepunetor.
Perse ??......



jam dakort me ty insomnia kur thua qe ne shqiperi lulezon biznesi i duhanit, ku femijet shesin paketat e tyre ne vend qe te jene ne bankat e shkolles , problemi eshte qe kto shtete qe thua ti, po arrine ne ndonje zgjidhje konkrete??
mos eshte vete proibicionizmi qe shtyn me shume kuriozitetin e personave?'
kam bere shkollat ktu ne itali ku perdorimi i droges(lte lehta apo te renda) eshte mese normale ku adoleshntet 13 vjecare sisitematikisht marrnin la loro kanna (droge te lehta) gjate ores se pushimit te madh.jam e sigurt qe ky numer shumefishohet persa i perket moshave 18vjecare e siper.
gjithsesi jam sigurisht kundra kapmagnave, publiciteteve pro cigares apo pro droges duhet shume informacione mbi drogen mbi pasojat etj etj.

rrushi s'e kuptova kte sondazh per cfare te sherben??'jam dakort me enissin, sigurisht ky s'eshte vendi i duhur per te konstatuar se cfare droge perdoret me shume ne shqiperi.


Postuar nga dejavu datė 28 Dhjetor 2004 - 23:55:

Exclamation Lexoni librin e Frojdit "Koka dhe Kokaina"

Kam hyre shpesh te ky forum por eshte hera e pare qe po shkruaj prandaj te me falni por nuk jam shume praktik me forumin.

I bej komplimente ideatores se kesaj teme, jo sepse eshte argument pozitiv po me aq sa lexova ketu nuk me duket i drejte injorimi thuajse total per nje fenomen qe ka tronditur boten me shekuj perpara dhe sot me shume se kurre.
Duke lexuar se kush drogohet vdes, vishet me te zeza apo mban mjeker, me duket sikur eshte shkruar ne vitet 70. Mendoj se informazione dhe tema te tilla i mungojne kultures tone te krijuar nga shkollat apo nga shoqeria dhe, per kete forme "injorance" ne lidhje me drogat jemi viktimat me te lehta duke mos patur informazion konstruktiv qe duhet bere qe ne shkolle. Ne ditet e sotme droga nuk eshte me nje fenomen qe i perket shtresave te varfra sic ndodhte 50 vjet perpara neper bote. Perdoruesit moderne i perkasin shtresave te mesme e te larta (pervec shqiperise) qe punojne dhe drogohen ne fundjave.
Ka shume per te folur mbi kete teme qe eshte shume e nevojshme per te githe por ne shqipetaret e kemi si bezdi te flasim hapur per drogen se eshte "turppp".


Postuar nga rrushi datė 29 Dhjetor 2004 - 00:27:

Nga eksperienca ime ne fushen e drogave skenari tipik zhvillohet pak a shume keshtu. Fillimisht personi fillon te pije alkool tek tuk ne party, te shtunave dhe perpara se ta kuptoje edhe vete e gjen veten me nje shishe birre ne tavoline nje te hene ne dreke, hej, s'ka problem thjesht nje pije me shoke, right. Me pas i prezantohet marjuana, qe ne shqiperi eshte me bollek ose Acid, LSD, club drugs basically. Fillimisht eshte shume qejf sigurisht. Pas perdorimit te drogave te lehta, tipikisht personi njihet me kokainen por ne shqiperi eshte shume e shtrenjte dhe nuk e kam idene nese ka crack apo jo (nje forme tjeter e kokaines qe pihet me llulle) qe priret drejt cmimeve me te arsyeshme. Drogat jane nje biznes, mbi te gjitha, dhe kushtet ekonomiko-politike percaktojne cfare droge do jete me e perdorshme. Ketu ne amerike trafikantet e heroines po prezantojne heroine gjithmone e me te paster pasi po e humbisin klientelen tek kokaina per shkak se mund te merret me hunde dhe nuk ka nevoje per IV (injeksion). Po te thithesh me hunde heroine qe eshte, le te themi, 30% e paster dhe "e prere" me lloj lloj pislliqesh nuk ndjen ndonje high kushedi se cfare. Me heroine 90% te paster puna eshte krejt ndryshe. Por kjo do te thote gjithashtu qe me shume te rinje po vdesin per shkak te overdozave. Heroina konsiderohet si stacioni i fundit edhe sepse kenaqesia qe te jep eshte e pakrahasueshme me drogat e tjera sidomos kur behet me inxheksion, kur arin aty nuk te hyjne ne sy drogat e tjera.
Shume te rinje po vuajne ose po shohin shoket e tyre te vdesin prej drogave. Prandaj eshte e rendesishme te flasim per drogat, ne shqiperi jane nje realitet i perditshem dhe ka shume pak ndihme per keta persona. Drogat jane kudo dhe cdo kush mund te behet i varur prej tyre, nuk ka rendesi nese je i pasur, i varfer, i zgjuar apo jo, i bukur apo jo, me probleme apo krejtsisht normal. Eshte shume e thjeshte. It's all about the high. E provon njehere dhe perpara se ta marresh vesh ke rene ne kurth. Sigurisht skenari nuk eshte kaq linear dhe per cdo person ndodh ne menyra nga me te ndryshmet, ne lloj lloj rrethanash, per arsye nga me te ndryshmet.
Duke mos folur per drogat nuk e c'bejme realitetin, thjesht e bejme te padukshem, but it's there, jam e sigurte.


Postuar nga rrushi datė 29 Dhjetor 2004 - 01:25:

Se harrova, ENISS faleminderit per linkun, interesant. Nje term hasa tek faqja dhe nuk e di nese ti mund te me jepje me shume informacion "detoksifikim me terapi simptomatike" Di gje cfare eshte?


Postuar nga ENISS datė 29 Dhjetor 2004 - 17:22:

Citim:
Po citoj ato qė tha rrushi
Se harrova, ENISS faleminderit per linkun, interesant. Nje term hasa tek faqja dhe nuk e di nese ti mund te me jepje me shume informacion "detoksifikim me terapi simptomatike" Di gje cfare eshte?


Ne mjekesine e toksikodipendences (varesise nga droga) me detoksifikim kuptohet procesi ne te cilin personi qe eshte nen varesine e droges, clirohet nga ajo.
Terapia simptomatike eshte nje lloj terapie e cila aplikohet nepermjet medikamenteve qe godasin simptomat qe shfaq pacienti ne raste krizash te forta ne momentin qe eshte vendosur te mos e per**** me ate. Ne te tilla raste, kjo eshte nje terapi e domosdoshme.
Trajtimi zgjat per nje kohe relativisht te shkurter, dhe dy menyrat me te perdorshme jane UROD qe zgjat 24 ore dhe ROD qe zgjat nje jave. Keto menyra terapeutike shoqerohen me efekte anesore tek pacienti si diarre, humbje te lengjeve te trupit, probleme ne melci, etj. ndaj krahas medikamenteve te zakonshem te kesaj terapie perdoren edhe medikamente shoqerues per te zbutur keto efekte.
Gjate trajtimit UROD, nje trajtim emergjent, personi eshte i pavetedijshem, ne anestezi dhe nen kura intensive. Kurse trajtimi ROD perdoret kur pacienti eshte ne nje stad me pak te varur nga droga dhe kerkon te clirohet teresisht prej saj.
Disa nga medikamentet me te perdorshme per aplikimin e terapise simptomatike jane klonidina dhe lofeksidina.

Me siper kam bere nje shpjegim shume te thjeshte, por po te studjosh literatura dhe te shohesh ne internet gjen pa fund dhe nga me te rejat ne lidhje me kete terapi.
Me sa kuptova, ju punonit ne nje qender rehabilituese te toksikodipendenteve. Vertet nuk e keni hasur kuptimin e asaj qe kerkuat me siper?

pershendetje


Postuar nga rrushi datė 08 Janar 2005 - 02:07:

Oh, jo, jo sigurisht qe e dija konceptin, isha me shume e interesuar te dija per ilacet qe perdoren. Faleminderit per informacionin. Besoj se e kishe fjalen per detoksifikimin nga heroina ose opiate te tjera. Di gje per perdorimin e klonopines? A ekzistojne detokse per alkolin apo benzodiazepinat?

te pershendes


Postuar nga ENISS datė 11 Janar 2005 - 14:38:

Klonopin eshte nga familja e benzodiazepinave. Quhet ndryshe dhe
klonazepam. Mund te perdoret ne raste ankthi dhe crregullime te panikut, vetem ne fazen me te rende te crregullimit. Klonopin perdoret si sedativ, perdoret gjithashtu edhe per te kuruar epilepsine (sic i themi semundje e tokes), por trupi i njeriut fillon ta toleroje shpejt dhe si rezultat duhet te shtohet doza qe te beje efekt. Gjate epilepsise duhet patur kujdes te mos harohet asnje doze pa u marre. Nese ndalohet trajtimi me klonopin kur eshte i nevojshem, atehere pacienti do kete pasoja.
Mund te shkaktpje pergjumje, marrje mendsh apo kriza. Nuk duhet perdorur nese keni glaukoma.

Citim:
Po citoj ato qė tha rrushi
A ekzistojne detokse per alkolin apo benzodiazepinat?


Te sygjeroj kete link, i ke madje me detaje http://www.fpnotebook.com/PSY33.htm

Dicka e gjen edhe ketu http://www.ibogaine.net/drug-detox2.html


Shpresoj te te mbarojne pune. Ah edhe dicka... mos perto te besh research edhe ne internet nai here. :p

ciao


Postuar nga rrushi datė 15 Janar 2005 - 14:35:

ENISS, e kisha fjalen per ne shiperi.


Postuar nga ENISS datė 15 Janar 2005 - 14:42:

Hey o rrusho, me duket se pyetjet e tua njera pas tjetres kerkonin shpjegimin e termave, me pas perdorimin e nje lloj terapie, me pas ilacet e perdorura... Tani meqe po kthehesh ke Shqiperia, une me duket se te dhash nje website ku ti mund te drejtohesh e te kontaktosh me persona kopetente qe punojne ne kete drejtim, kontaktet e te cileve i ke aty.
Une nuk punoj fare me rehabilitimin e perdoruesve te droges apo alkolit.
Une cfare te thash i kam me te lexuar, gje qe fare mire mund ta beje vete ti, pasi njerezit vetem deshiren per dije te kene, te dine si te kerkojne dhe me siguri do te gjejne. Sigurisht kur e kane edhe te qarte cfare duan te dine.
Kisha pershtypjen se po merreshim disi vesh... te sygjeroj te kontaktosh me personat e Komunitetit Emanuel.

ciao... dhe pune, studim te mbare


Postuar nga Aljohin datė 19 Janar 2005 - 16:08:

Kritika thote se ne romanet e Petro Markos shqipetaret nuk ndihen fare provinciale...ne lidhje me te huajt...me italianet psh, me jugosllavet, me grekerit, anglezet apo bostonianet...
...rrezik Petraqi nuk ka jetuar ne shqiperi kur shkruante

Smiles


Postuar nga oliinter datė 01 Mars 2005 - 15:15:

Citim:
Po citoj ato qė tha Aljohin
Kritika thote se ne romanet e Petro Markos shqipetaret nuk ndihen fare provinciale...ne lidhje me te huajt...me italianet psh, me jugosllavet, me grekerit, anglezet apo bostonianet...
...rrezik Petraqi nuk ka jetuar ne shqiperi kur shkruante

Smiles



me sa kam degjuar une ky petrua sa here qe bente romane ishte tape nga rakija...


Prandaj eshte kaq i famshem ky


Postuar nga Mr-Adilondon datė 04 Mars 2005 - 14:31:

cjan keto fjal qe thoni mer amon

ore pash ket tek kot po flas nja dy fjale
ku smerni vesh nga droga pse hani M*** kot mer pisanjose
u bet dhe ju me fol reth droges mer langaraqa shkoni mer qi*ni veten tuaj ne by*the se plehra muti jeni gjith bythqira muti


Postuar nga rrushi datė 05 Mars 2005 - 03:43:

Disa figura te shquara qe kane perdorur droga:

Luis Armstrong- Cannabis (Marjuana)
Marcus Aurelius-Opium
The Beatles-marjuana, LSD
John Belushi-marjuana, LSD, Kokaine, Heroine
Ray Charles-heroin
Stephen King- kokaine
Abraham Lincoln-marjuana
Pablo Picasso-opium
William Shakespeare-cannabis
Lorence Nightingale (the founder of american red cross)-opium
Janice Joplin-heroin (meaning everything under the sun, by the way)
Sigmund Froid- kokaine


Postuar nga dracula datė 05 Mars 2005 - 21:56:

Complimente x temen.Me beri pershtypje alternativa e dyte e sondazhit:po dhe me pas kam kaluar tek Heroina apo Kokaina.Nga studime shkencore nuk ka asnje lidhje mes drogave te "lehta" si Marihuana(emri ne gjuhen Meksikane)qe ne gjuhen shkencore njihet me emrin Cannabis sativa(latitisht) o hashashit(vaji i pastezuar i Marihuanes)dhe atyre te renda,Asgje neurofiziologjike,kimike apo psikologjike.Thjesht njerzit provojne para Marihuanen dhe meqe nuk gjejne ate qe kerkojne,provojne te tjerat,eshte ligj i merkatit.Nga keto studime rezulton gjithashtu se eshte shum here me pak e demshme se duhani e alcoli.
Pse nuk ndalohen edhe keto???
Nuk krijon dipendence,d.m.th je i lire te vendosesh ne cdo cast nese ta vazhdosh apo jo.
Nuk shtyn ne veprime te dhunshme,perkundrazi e ben personin me te kendshem.
Nuk rezulton asnje i vdekur nga Marihuana ne gjithe historine e njerzimit.
Doza mortale eshte 40.000 here dozen normale(reth 4 kile)qe eshte e pamundur per tu konsumuar njekohesisht.
Eshte e ndaluar ne te gjithe vendet e botes,ben perjashtim Hollanda dhe pjeserisht Zvicra.Ktu ne Itali po discutohet nje projektligj ne keshillin e ministrave.Sipas zev.kryeministrit FINI:"TUTTE LE DROGE SONO UGUALI.NON ESISTE 1 DIRITTO DI DROGARSI"Thenie me te cilen nuk jam aspak dacort.
Po ju???
X me shum informazion mbi Marihuanen vizitoni www.marihuana.it ose lexoni librin:MARIHUANA te GUIDO BLUMIR.
...Continua


Postuar nga belgium datė 08 Mars 2005 - 11:11:

Re: Re: Droga ne shqiperi

Citim:
Po citoj ato qė tha insOmnia


Perjashtojme te fundit sepse nuk ndihej nevojen dhe kalojme tek qellimi i vertet i temes.
Kam perdor ne menyre te vetedijshme dhe ne kulmin e aftesive te mia mendore dhe fizike : cannabis , kerpudha haluēinogjene,hashish, vaj hashashi...mariuhana,LSD, mescalina, morphina,MD-MA, kokaine.
Ne distance kohe, keto kane ngelur kujtime dhe eksperienca ndaj nuk besoj se jam ai qe kerkoni.

Vota ime shkon tek haluēinogjenet.


inso pastaj ne pyesim veten pse sje normal ti hahahahahha


Postuar nga durrsake_topolake datė 08 Mars 2005 - 13:13:

Citim:
Po citoj ato qė tha dracula
Ktu ne Itali po discutohet nje projektligj ne keshillin e ministrave.Sipas zev.kryeministrit FINI:"TUTTE LE DROGE SONO UGUALI.NON ESISTE 1 DIRITTO DI DROGARSI"Thenie me te cilen nuk jam aspak dacort.
Po ju???


Ne te vertete, rrushi e hapi kete teme per te pare cfare lloj droge merrnin ne Shqiperi. Meqe shume nga ato qe kane shkruar jane jashteshtetit, flasin per realitetin mbi drogen ne vendet perkatese ku kane emigruar, do doja te pergjgjesha pyetjes.
Nese kam provuar ndonjehere droge??
Duke pas bere shkollat ne Itali, duke pasur shoqeri italjane, pergjgjja eshte Po. Por per mua ben dallim droga e lehte (qe kam provuar une) nga ajo e renda, ndersa per Fini-n s'beka asnje lloj ndryshimi, sepse droga eshte droge, edhe nese mund te dalin sancioni per perdoruesit e drogave te renda duhet te jene te njejta me ato qe marrin droge te lehta, pastaj drogimi nuk eshte nje e drejta e njerezve. Une mund ta kem te drejten( por s'eshte e thene qe ta mar drogen) po per te pire cigare e paskam??(te 2ja jane te demshme per njeriun)
Meqe sapo eshte aprovuar ligji per ndalimin e cigares ne vendet e mbyllyra publike, ku senatoret apo parlamentaret votuan me cigare ne dore, ku eshte drejtesia?.
Une s'jam aspak dakort per probicionizmin, por jam shume dakort (sic e kam thene me siper) qe te mbeshtes tezen qe droga apo duhani jane te demshme per njeriun. Perse nuk organizon ndonje gje me inteligjente Fini, ne vend qe te thote kush jane te drejtat e mia? psh pse nuk merren me shkollat (ku jane shumica e perdoruesveve) duke bere takime te organizuara nga shoqata per informacion mbi drogat e pasojat, 1 ore psh ne jave, duke i hequr nje ore lendes se FESE apo Fiskultures?? Sigurisht, jo te gjthe personat por te pakten disa nga ata te rinj do te ndergjgjesoheshin edhe do mendonin 2 here para se pinin marjuane te oborri i shkolles apo te merrnin pastilie neper diskoteka.
Kete e them sepse, mjaftoi nje dokumentar 2 oresh mbi pasojat e duhanit ne shkolle, qe pas ketij takimi te pakten gjysma e personave te pinin cigaret gjysem sepse s'hiqnin dot nga mendja ate qe kishim pare pak me pare, ku te pakten 8 persona thane se donin qe te linin duhanin.
Por te nesermen, cdo gje si me pare, ato qe lane cigaren gjysem filluan te 2ten, ndersa ata 8 veta qe thane qe do e linin vazhduan ta pinin si me pare. mendoj qe sikur ato takime te ishin perseritur per disa here, te pakten 4 nga ata 8 persona qe donin ta linin, ndoshta, e them ndoshta s'do e kishin pire me.

Pra s'jam dakort qe dikush te vendose kush eshte e drejta ime, eshte mire qe gjerat mos te imponohen, por te kete sa me shume informacione.


Postuar nga Fajtori datė 08 Mars 2005 - 15:34:

Mesa di une nuk diskutohet si projektligj por eshte bere ligj prej disa kohesh tashme. Nese te gjejne me 100 gr mariuhane eshte njesoj si te gjejne me 100 gr kokaine. Denimi eshte per te dyja 8 vjet.


Postuar nga eng_girl datė 08 Mars 2005 - 16:35:

Citim:
Po citoj ato qė tha rrushi
Disa figura te shquara qe kane perdorur droga:

Luis Armstrong- Cannabis (Marjuana)
Marcus Aurelius-Opium
The Beatles-marjuana, LSD
John Belushi-marjuana, LSD, Kokaine, Heroine
Ray Charles-heroin
Stephen King- kokaine
Abraham Lincoln-marjuana
Pablo Picasso-opium
William Shakespeare-cannabis
Lorence Nightingale (the founder of american red cross)-opium
Janice Joplin-heroin (meaning everything under the sun, by the way)
Sigmund Froid- kokaine



Per ti shtuar kesaj liste edhe presidentin George W. Bush, i cili pranon te kete perdorur marijuane. Kjo audiotape, e incizuar gjate periudhes elektorale te tij, u publikua para ca javesh.


Postuar nga durrsake_topolake datė 08 Mars 2005 - 22:34:

eh, cti besh me ligjet jam akoma shume mbrapa, s'e dija qe ishte bere ligj, jam akoma te periudha romake:p


Postuar nga rrushi datė 10 Mars 2005 - 00:22:

Ketu ne amerike kur te kapin me heroine eshte class A, cocaine eshte class B e keshtu me rradhe dhe denimi eshte me i rende per keto te dyja krahasuar me marjuanen. Sigurisht denimi varet nga rrethanat, historia e meparshme me drogat etj. AA (Alcoholics Anonimous) ka nje shprehje "A drug is a drug is a drug" pra ideja eshte qe nuk konsiderohesh "clean" nese perdor droga te tjera pervec alkoholit edhe nese perdor metadon ose ilace qe pershkruhen nga doktori per te menaxhuar varesine nga opiatet ose semundje mendore, nuk ka rendesi se cfare perdor, te gjitha drogat jane njesoj te demshme. Kjo eshte vetem nje pikepamje, ka nga ata qe e besojne dhe kjo filozofi i ndihmon te mos perdorin droga apo alkohol. Ka njerez te tjere qe nuk bashkohen me kete pikepamje.

Nje fryme e re ne fushen e trajtimit te personave qe drogohen ose perdorin alkohol eshte "harm reduction model" qe supozon se per sa kohe qe efektet negative te perdorimit te droges zvogelohen qofte edhe sado pak, ka progres, trajtimi pra funksionon. Une kam kliente qe kane ndaluar se perdoruri heroine, kokaine, crack, benzos, alkohol (and everything else under the sun) po vazhdojne te pijne marjuana. Edhe klienti edhe une e shohim kete si progres. Nga ana ligjore klienti eshte serish i perfishire ne "aktivitet kriminal" meqenese marjuana eshte ilegale.

Une i shoh ligjet mbi drogat si nje perpjekje per te kontralluar biznesin e trafikimit te tyre. Fakti qe drogat jane te jashteligjshme mban ne pune nje sistem gjigand qe perfshin policine, gjyqet, burgjet, keto nje tjeter lloj biznesi. Efektet negative te drogave do minimizoheshin jashte mase nese ato do ishin te ligjshme.

Megjithate nga ana tjeter, shume persona nuk do ndalonin perdorimin e tyre nese nuk do kishin frike nga pasojat. Jam dakort qe edukimi dhe keshillimi ndihmon jashte mase por shume shpesh une shoh ne punen time se njerezit kerkojne ndihme dhe trajtim (te pakten ne fillim) kur kane arritur fundin dhe jane te detyruar nga pasojat negative te ndalojne perdorimin e droges. Por qe ndryshimi i sjelljes te jete i qendrueshem personi duhet te doje te ndryshoje. Sapo presioni i ligjeve apo mungesa e lekeve, apo presioni i fese, prinderve, shoqerise qe nuk aprovon largohet perkohesisht personi i rikthehet perdorimit.

Tipikisht personit i duhen shume e shume perpjekje te tilla te njepasnjeshme per te pakesuar ose eliminuar perdorimin qe te arrijne ne ate pike qe duan vertet te ndryshojne dhe arrijne te qendrojne "clean" per nje kohe me te gjate. Sherimi vjen zakonisht permes shume relapses, rikthimesh tek droga pasi personi eshte larguar per pak kohe wich is OK, perdorimi i drogave eshte nje sjellje e mesuar dhe do shume kohe, perpjekje dhe pune me veten dhe te tjeret per tu c'mesuar
.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.