Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 171 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 17 Shtator 2005 - 00:11:

koncepti i gjenit (1)

Cod. A17092005

pak a shume keto ishin gjerat qe kam per te thene per momentin per sa i perket dyfishimit te ADN.por me sa dijme dyfishimi nuk eshte i vetmi funksion qe kryen ADN.dijme qe cdo proteine qe funksionon ne trupin tone dhe cdo enzime perftohet nga nje gjen i cili ndodhet ne ADN qe kemi ne cdo qelize.por cfare eshte gjeni?gjeni ne fakt si perkufizim i ka shpetuar here pas here gjenetisteve sepse sa me shume shtoheshin informacionet rreth ADN aq me shpesh duhet te rishiheshin idete qe kishin pasur deri ne ate kohe.mendeli ne fakt i ka pase quajtur tipare keto dhe kishte pare qe ishin ne forma te ndryshme.kur nje anglez po studjonte nje semundje ne fillim te shekullit te kaluar vuri re qe nje enzime mjaftonte qe te shfaqej nje semundje sic ishte ne ate kohe alkaptonuria,nje semundje qe vinte si pasoje e difektit te nje enzime.ky qe i pari qe tha qe nje gjen mutant do te thonte nje bllokim i metabolizmit ose me fjale me ndryshe nje gjen-nje enzime.kjo mbeti per shume kohe si rregull por me kalimin e kohes u hodh poshte dhe sot nuk ka me vlere por vleresohet si kalim ne menyren e konceptimit te gjenit.me zbulimin e kromozomeve filluan te mendonin qe gjenet duhet te jene te vendosur njeri mbi tjetrin ne kromozom.pastaj rreth viteve 70 filluan te kerkoheshin gjenet neper kromozome.

tani bie fjala po si ta perkufizojme?ta marrim shtruar:nje gjen mund te themi qe eshte nje sekuence ADN.normale kjo gje por jo e gjithe ADN perdoret,sic e dime me informacionet qe kemi sot.atehere shtojme dicka tjeter: sekuence ADN qe mund te formoje nje proteine.edhe ketu nuk jemi plotesisht te sakte sepse ka gjene qe formojne ARN dhe nuk shkojne pertej dhe kjo ARN vlen si strukture kontrolluese.atehere themi qe gjeni eshte nje sekuence ADN-je qe eshte ne gjendje te formoje nje proteine ose nje zhinxhir ARN-je...epo kjo ishte ca mendohej deri para nja 4 vjetesh( perjashtimet ishin te pakta)...kur u po maronte deshifrimi i gjenomes te gjithe po perpiqeshin te gjenin numrin e gjeneve qe mund te kishte...ideja ishte rreth 90.000 gjene sepse kaq ishte pak a shume edhe numri i proteinave qe formoheshin...ne 2003 doli shkrimi i pare qe tregonte qe numri i gjeneve mund te ishte rreth 35.000 dhe ne 2004 doli nje tjeter shkrim qe thonte qe numri i gjeneve kishte zbritur ne 20-25.000...sipas ketij shkrimi kishim me pak gjene se miu dhe aq gjene sa kishte gjenoma e gjelit!!!....


Postuar nga NS-6 datė 20 Shtator 2005 - 22:05:

koncepti i gjenit (2)

Cod. A20092005

ta them te drejten kur i kam pare ato rezultate qe dolen nga deshifrimet e gjenomave te gjelit dhe miut thashe "hej bela se poshte paskemi rene"...nejse e keshtu puna.pra kemi afersisht 90.000 proteina dhe afersisht 20-25.000 gjene.duke konsideruar faktin qe gjenet japin si produket proteina(po i leme menjeane iher ARN qe japin) ateher i bie qe cdo gjen te jape nga 3-4 proteina...ne nje fare menyre eshte e drejte kjo gje...ose ne menyre me te thjeshte...jo gjithmone nje gjen ka si produkt perfundimtar nje proteine te vetme.ka mekanizma sic eshte "splicing" ,qe do ta kap me detajisht me vone por qe per momentin po ju them qe eshte nje proces qe perpunon ARN qe formohet nga ADN e gjeneve dhe e pergatit per ta kthyer ne nje sekuence proteine,qe kane bere te mundur qe me kap pak gjene te arrihet nje numer proteinash aq i madh dhe te ushtrojne te gjitha funksionet qe i duhen trupit per te ecur ne menyre normale.
pra konceptit te gjenit i shtuan edhe nje copez tjeter dhe tani mund ta perkufizojme deri ne nje fare pike si "sekuence ADN qe eshte ne gjendje te formoje te pakten nje proteine(kur them formoje duhet te nenkuptojme jo ne menyre te drejteperdrejte,por duke kaluar neper etapa te ndryshme) ose ARN ,e cila ka nje funksion te caktuar ne trupin e njeriut."me kete definicion mund te themi qe perfshijme aq gjera sa na nevojiten per te ditur rreth natyres se gjenit.nodshta ndokush do te beje ndonje definicion tjeter por patjeter keto gjera nuk mund ti anashkaloje.

pra koncepti i mesiperm eshte qe nese nje sekuence ADN do jape nje sekuence ARN qe do trasformohet ne fjalen...BASHKEBISEDUES,si proteine mekanizmi i slicing eshte ne gjendje te ndryshoje ARN qe te jape si produkte fjalet BASHKE, BISEDUES ose te jape fjalen e plote pa e ndare.pra 3 produkte per i njejti gjen (nje analogji e varfer sidoqofte...:p)

ne te njejten kohe mund te nxjerrim edhe nje gje tjeter nga ato numra qe pame me siper...nuk ka rendesi numri i gjeneve per te treguar se sa kompleks eshte nje organizem.kemi me pak gjene se minjte por ne shkalle kompleksiteti jemi shume me te larte...ku qendron sekreti atehere?beh,nese themi qe ato 20-25.000 gjene tona(numer i publikuar ne revisten "nature") jane vetem 2% e ADN totale(numer i marre nga revista "le scienze" ashtu si edhe informacionet rreth gjenomave te miut dhe gjelit) qe ndodhet ne berthame te gjithe do te me thoni qe 98% tjeter nuk rri kot.ne fakt nuk rri kot....vazhdon

p.s: ju kujtoj te gjithve se kjo eshte faqja 6 e temes e qe po flasim gjithmone per nje strukture te dimensioneve te 1/10 se mikrometrit (0.0000001 m)qe ndodhet ne nje berthame te qelizes.qeliza,e cila vete eshte nje strukture qe ka 200 vjet qe po i habit shkencetaret me gjerat qe i tregon...


Postuar nga NS-6 datė 30 Shtator 2005 - 00:33:

koncepti i gjenit (3)

Cod. A30092005

ne fakt me cudit pak fakti qe deri para pak vitesh mendohej qe ai 98% mund te ishte hedhurine...duhet tu kishte shkuar ne mendje fakti qe qeliza harxhon jashtezakonisht shume energji per te dyfishuar gjenomen e vet...nese kjo gjenome nuk paska kuptim cfare kuptimi paska ky dyfishim.
duhet te kemi parasysh qe nuk ka veprim qe kryen qeliza e te mos kete nje kuptim,ku nje pjese jane zbuluar dhe nje pjese nuk jane zbuluar akoma.
pastaj ka edhe shume arsye te tjera qe te cojne ne konkluzionin qe nuk eshte edhe aq hedhurine si psh menyra se si kontrollohet shprehja e ketyre gjeneve,semundjet e ndryshme qe ndodhin megjithse mutacionet ose problemet jane jashte gjeneve etj.
ne ate pjese jane pare qe ndodhen pikat e kontrollit te gjeneve dhe mjaftojne edhe mutacione me te vogla per te shkaktuar probleme ne shprehjen e gjeneve.ka raste qe kontrolli i gjeneve kryhet ne distance,mund te jete edhe 30.000 a me shume nukleotide me larg dhe prap te influencoje gjenin vete.
sot per sot ne shume laboratore te ndryshme te botes behen kerkime per gjetjen e gjeneve dhe jo vetem kaq por edhe te gjehet funksioni i tyre...puna ne fakt nuk eshte e lehte ne nje fare menyre dhe eshte e gjate por rezultatet qe po perftohen jane shume te vlefshme dhe ne nje menyre te thelle do te influencojne jeten tone ne te ardhmen.
kur them qe puna nuk eshte e thelle e them per faktin se duhet te gjesh gjenin qe shprehet por edhe kjo shprehje varet nga situata,koha etj...nuk eshte qe shprehet ne cdo kohe...pastaj kur gjen gjenin duhet te kuptosh funksionin...ketu futen ne pune modifikimet gjenetike qe kryhen ne kavie,kryesisht minj,me ane te inxhinjerise gjenetike qe modifikon sekuencat e ADN(ndoshta procedurat do ti shpjegoj me vone kur t shpjegoj gjenomen e njeriut)
dhe si per te bere punen me te veshtire eshte ajo qe quhet epigjenetike ose sic kane qejf ta quajne disa "funny genetics"(gjenetike per te qeshur) qe eshte nje shkalle me e larte organizimi pervec atyre tradicionaleve,dhe qe kontrollon shprehjen e gjeneve.ketu futet edhe metilimi qe kam shpjeguar me perpara.

pra te gjitha keto gjenden ne ate 98% qe nuk ka gjene.
mbaruam me kaq ne karakterizimin e gjenit?jo,ky eshte vetem fillimi ne fakt...dhe per te treguar qe nuk po tallem po ju them nje tjeter karakteristike te gjenit: gjeni ekziston ne forma te ndryshme qe jane quajtur alele...

p.s: per te gjithe ato qe kane durim ne lexim,ketu do te gjeni disa informacione me teper per gjenin dhe menyren se si trasmetohet ai (megjithse une do ti bej nje pershkrim edhe ketu).per me teper eshte edh nje lloj loje qe mund ta beje secili ne fund pasi te kuptoje thelbin e shkrimeve(vetem se do ju duhet ta lexoni deri ne fund kshu qe mendohuni mire se jane ca si shume si shkrime ....aaaaa po me degjuat merrni edhe nje laps e nje flete :p)


Postuar nga NS-6 datė 08 Tetor 2005 - 22:12:

alelet recesive,dominante dhe kodominante

Cod. A08102005

pra sic thashe alelet jane forma te gjenit...psh nese marrim ngjyren si gjen atehere bluja,e kuqja,jeshilja etj mund te quhen alele te tij.

zakonisht fjalen alele do ta degjoni te bashkangjitur me fjale te tjera si dominante,recesive ose kodominante.
atehere themi qe nje alel eshte dominant kur mjafton prezenca e tij per tu bere e mundur qe tipari per te cilin eshte pergjegjes te shprehet.psh nese marrim rastin e ngjyres se syve aty mjaftonte qe njeri alel te ishte kaf dhe ngjyra do te ishte kafe,pa pasur shume rendesi se si jane alelet e tjera (kini parasysh nje gje: ne trupin e njeriut kromozomet i kemi cift dmth kemi 2 kromozome 1,2 kromozme 2 etj.vetem kromozomet seksuale i kemi te vecanta.atehere duke pasur parasysh kete gje themi qe ne secilen pale te kromozomeve do te kemi nje alel te nje gjeni.nese themi qe ne kromozomin 1 kemi alelin per filan tipar,atehere ne te njejtin pozicion ne kromozomin tjeter 1 do te kemi alel te te njejtin gjen.perjashtim per kete gje mund te jete gjeni i grupeve te gjakut per grupin 0 megjithse per kete me duhet ta verifikoj me mire qe te jem me i sigurte dhe pergjigjen me te sakte do ta jap kur te merrem me gjenetiken e grupeve te gjakut)

nje alel eshte recesiv kur per te shkrehur tiparin per te cilin eshte pergjegjes i duhet te jene te gjithe alelet ne ate forme: nese marr prap punen e syve aleli blu ishte recesiv sepse duhej qe te gjithe alelet te ishin blu qe te mund te shprehej ai tipar.alelet recesive kane nje karakteristike qe mund te zhduken nga nje gjenerate ne tjetren dhe te dalin me vone,pra ne nje fare menyre rrine te fshehur.kjo eshte arsyeja qe ndokush nuk ka nje tipar te babait ose nenes por ka ate te gjyshit ose gjyshes.

ne rastet kur alelet nuk jane ne gjendje te fshehin njeri tjetrin (duhet te kemi parasysh qe aleli dominant mund ta bllokoje alelin tjeter ose duke vepruar direkt mbi te ose duke prodhuar me shume sasi proteine)dhe shprehen te 2.ky eshte rasti i grupit te gjakut AB ku te dy alelet jane te shkrehur dhe te dy formojne nga nje enzime e cila shkon dhe modifikon nje strukture mbi siperfaqen e qelizave te kuqe te gjakut nga ku vjen edhe grupi i tyre...

ne pergjithsi me keto terma do te haseni shpesh nese lexoni artikuj gjenetike sepse ne gjenetike zene nje vend shume te rendesishem duke qene se me gjene ka te beje nje pjese mjaft e mire e saj.
kam harruar te permend edhe nje rast tjeter kur nje alel nuk e shprehe veten plotesisht per faktin se aleli tjeter arrin te zbehe tiparin e tij...rast per kete kam degjuar per nje lule qe ngjyra e petaleve ishte e zbehte per faktin se aleli dominant nuk ishte ne gjendje te fshihte komplet tiparin e alelit recesiv...kete lloj karakteristike do ta hasni ne disa lloj semundjesh gjenetike te cilat megjithse mund te llogariten si te trametueshme ne menyre dominante ka raste qe nuk shprehen plotesisht ne formen e tyre...
megjithse per momentin kini parasyhs vetem se cfare jane recesivi,dominanti dhe kodominanti...per te tjerat me vone

po si trasmetohen gjenet?ketu futet ne loje mendeli dhe meioza...


Postuar nga bendis datė 17 Tetor 2005 - 16:58:

Thumbs up

ok shume mir deri ketu po dua dicka me konkrete ku mund ta gjejme kete DNA si behet nje analize e adn hapat qe ndiqen po ta dish kuptohet hajt tung


Postuar nga NS-6 datė 17 Tetor 2005 - 21:25:

si mund te mbledhim nje sasi ADN-je

Cod. A17102005

ku mund ta gjejme ADN?normalisht neper qeliza(do thush ti tani EUROP EUROP ).duke qene se te gjitha qelizat kane te njejtin informacion dmth sekuence ADN-je atehere mund te merren ato qeliza dhe te mbidhet ADN-ja qe ka brenda tyre...zakonisht menyra me e mire eshte qe te merret ADN-ja gjate kohes qe qeliza eshte duke u ndare,dmth gjate mitozes dhe sidomos gjate fazes qe kromatina kondensohet.ketu mund te perdoret nje substance ne gjendje te bllokoje mitozen(nese nuk gabohem substanca qe perdoret me shpesh eshte kolkinina)dhe ne kete faze jemi te afte te dallojme mire ADN sepse eshte ne formen e kromozomeve.kjo eshte e rensesisshme per arsyen qe mund te behet ai qe quhet kariotipi(dmth shikimi i te gjithe kromozomeve dhe rregullimi i tyre sipas gjatesise).kariotipi mund te jete i rendesishsem per rastet e semundjes Down(trizomi e kromozomit 21)ose ne rastet e mungeses se ndonje kromozomi seksual ose ose edhe ne rastet kur kemi kalime te copave te kromozomeve nga njeri kromozom ne tjetrin,procese qe quhen traspozicione.

po ashtu ekzistojne metoda te ndryshme qe jane ne gjendje te zmadhojne fushen vizive te secilit kromozom(ne nje fare menyre si puna e streceve qe mund ti zgjasesh)dhe kjo eshte e rendesishme per rastet kur mendohet qe ka nje humbje e nje sekuence ADN-je(deletion),ose mutacione te ndryshme.

menyre tjeter per te marre ADN eshte duke i plasur qelizat me ane te nje solucioni hipotonik.ne kete menyre qelizat nuk do jene te afta te ruajne te paprekura membranat e tyre te jashtme per faktin se duke qene ambienti hipotonik dhe brenda qelizes do te kete nje perqendrim me te madh jonesh,keto jone do terheqin uje brenda deri ne ate pike qe qeliza do shpertheje...pastaj me centrifuge eshte e mundur te ndahen organelet nga materiali gjenetik...procedurat kerkojne disa faze te ndryshme kur perdoren solucione me perqendrime te ndryshme qe kane si qellim nje pastrim sa me te madh te ADN...rezultati qe kam pare vete ne fund ka qene qe ADN-ja mbidhej rreth nje shkopi nese ti e trazojene fund ketu nuk jam i sigurte per nje gje: se si mund te jete e mundur te ndash materialin gjenetik te berthames se qelizes nga ai i mitokondrive (ose sic quhen ndryshe uzinat e qelizes...)prandaj nuk mund te te jap pergjigje per kete detaj per momentin pa pyetur ndonje...

metodat e analizes se ADN sot per sot behet duke pasur parasysh te njejtin princip qe kam treguar tek postimi rreth metodes se sekuencimit te ADN-s.avancimi eshte bere ne perdorimin e kompjuterave si dhe substancave fluoreshente(pak a shume eshte ajo qe sot njihet si metoda imunohistokimike).pra pergatiten nukleotide qe shenohen me substanca fluoreshente te ngjyrave te ndryshme dhe pasi vendosen ne reaksion ne prani te enzimave te nevojshme qe duhen per te formuar zinxhiret e ri te ADN-s futen ne nje lloj tubi qe permban nje xhel dhe duke vendosur nje diference potenciali ne 2 anet e tubit copat levizin duke shkuar drejt fundit te tubit.pak perpara fundit ekziston nje lazer qe e lezon ngjyren e substances me te cilen eshte shenuar nukleotidi dhe e nxjerr ne ekran si nje sekuence ngjyrash...pak a shume kjo eshte si procedure (detajet normalisht jane shume me te teperta por qe nuk i kam mesuar me detajisht se kaq.nese ne te ardhmen do me bien informacione te tjera do ti shkruaj)...shpresoj qe te kete qene sa do pak nje pergjigje per pyetjen tende...


Postuar nga bendis datė 20 Tetor 2005 - 16:59:

shum faleminderit per informacinin po fol me qart se un nuk studjoj per mjekesi. skemen po te dush dhe po te doli koha me emertime me nencvizime, etj.do ta ti per nder n.q s.me sqaron akoma me shume per teorit neodarviniste te kohes se fundit per dna ok hajt tung


Postuar nga NS-6 datė 20 Tetor 2005 - 21:52:

rezultati i Mendelit per ndarjen e aleleve

Cod. B20102005

ku e lashe iher?po,e lashe tek pika se si ndahen gametet...idene e pare per kete gje e dha mendeli i cili deri ne nje fare pike konsiderohet si babai i gjenetikes duke qene se ishte i pari qe u mundua me eksperimente te provonte dicka...ky mo i kishte fiksim bizelet dhe ne fakt ato perdorte si subjekt per eksperimentet e veta.keto kishin vetine qe mund te rriteshin shpejt dhe mund te perdoreshin ne mase(dmth me nje numer te madh).po ashtu kishin edhe nje diferencim te mire ne trajtat qe paraqitnin...e nejse iher se per momentin nuk po merremi me mendelin(do ta shofim me vone kete),por me rezultatet e tij: ai kishte vene re ne eksperimente qe gjenet paraqiteshin ne kopje(dmth ishin 2) per secilin tipar...me fjale pak me te ndryshme mund te themi qe ishin 2 alele perderisa aleli eshte forme e gjenit.ne eksperimentet e tij ai u mundua te formonte bizele qe ishin homozigote (kur te dy gjenet jane identike atehere themi qe jane homozigote,nese nuk jane identike atehere quhen heterozigote...psh nese kemi 2 gjene blu dhe blu eshte homozigot,nese jane 2 gjene njeri blu tjetri jeshil themi qe eshte hetrozigot (shifni mire se tipari eshte i njejti,ne rregull?))dhe pa qe ne gjeneraten qe pasonte keto kopje pergjysmoheshin...
dhe rezultatet qe ai tha ishin qe :
-gjate formimit te gameteve,ne nje heterozigot alelet e ndryshem ndahen njeri nga tjetri...(normalisht kjo ndodh edhe tek nje homozigot)
dhe ne nje perfundim tjeter:
-alelet e gjeneve te ndryshem ndahen ne menyre te pavarur njeri nga tjetri.(pra nuk ka lidhje fare ndarja e aleleve te gjatesise psh me ato te ngjyres,ose te formes se lules etj)
normalisht qe mendeli deri ketu mund te shkonte sepse nuk kishte akoma ne dore te gjithe arritjet qe erdhen si pasoje e ketij zbulimi...per me teper qe keto gjera qe ai tha u mbulun nga pluhni per nje kohe te gjate sepse nuk iu kuptua vlera qe kishin...

qe ti kthehemi asaj qe po thonim: gjate formimit te gameteve alelet ndahen njeri nga tjetri..dhe kjo gjo ndosh gjate meiozes.kjo eshte menyra qe con ne trasmetimin e aleleve nga prindi tek femija...
une tani po mundohem te kap meiozen se proces dhe te shpjegoj se ne cilen pike ndahen keto alele dhe si trasmetohen...

p.s: rezultatet e mendelit ketu jane dhene shkurtimisht sepse nuk desha te ndalesha shume iher per iher...po ashtu nese ju duken si te pakuptueshme,do tu qartesohen me postimin qe vijon...ose ose mund te shifni edhe nje here tek tema e trashegimise,me punen e syve ate skemen tek faqja 4 nese nuk gabohem se si ndahen alelet gjate meiozes dhe se ne cilen moment...sidoqofte une do ta them prap ketu...


Postuar nga NS-6 datė 20 Tetor 2005 - 22:56:

Citim:
Po citoj ato qė tha bendis
shum faleminderit per informacinin po fol me qart se un nuk studjoj per mjekesi. skemen po te dush dhe po te doli koha me emertime me nencvizime, etj.do ta ti per nder n.q s.me sqaron akoma me shume per teorit neodarviniste te kohes se fundit per dna ok hajt tung


se pari me fal qe nuk ktheva pergjigje direkt pas pergjigjes tende por cuditerisht nuk doli ne fillim dhe vetem tani e pashe...
kujtova se isha treguar i qarte,sodoqofte do mundohem te jem edhe me shume,gjithmone brenda limiteve te gjerave qe di une...si do qofte informacione te tjera do te shohesh edhe ne vijim sepse me vone do mundohem ti bej nje analize gjenomes se njeriut dhe nder te tjera do te them edhe nje here kariotipin,sekuencimin etj qe kane lidhje me ate qe pyete ti!une mundohem ne fakt me qene sa me i thjeshte qe mundem ne shpjegimin e gjenetikes sepse e di qe ne disa pika ka shume ngaterresa por duhet me pase parasysh arrin nje moment qe nuk mund ti shmangem terminologjise...por do mundohem qe te bej sa mundem per ti thjeshtuar gjerat edhe me shume...keshtu qe pergjigja jote ka akoma ne vazhdim


Postuar nga NS-6 datė 25 Tetor 2005 - 00:35:

procesi i meiozes dhe detaje te tjera rreth saj

Cod. B25102005

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6

une tani po mundohem te kap meiozen se proces dhe te shpjegoj se ne cilen pike ndahen keto alele dhe si trasmetohen...



atehere...meioza ishte nje proces qe lejonte formimin e gameteve qe jane baze per vijueshmerine e species dhe te cilet trasmetojne informacionet tek pasardhesit..meioza ndryshon ngamitoza per disa arsye ku nder me kryesoret permend:
-mitoza sherben per rritjen ne numer te qelizave te trupit kurse meioza sherben per formim gametesh.
-nderkohe qe ne mitoze qelizat qe formohen kane te njejten numer kromozomesh si ajo nene,me meioze ato qe formohen kane nje numer te pergjysmuar te kromozomeve.
-mitoza perbehet nga nje faze,kurse meioza perbehet nga 2.
-vetem ne meioze ndodh ai proces qe quhet krossing over i cili con ne aty ndryshime qe hasim nga prindi tek femija dhe qe e bejne secilin prej nesh te vecante.
-mitoza nxjerr 2 qeliza ne fund te procesit kurse meioza nxjerr 4 qeliza ne fund te procesit...etj etj

pak a shume gjerat qe ndodhin ne meiozen I jane ato qe ndodhin edhe gjate mitozes,ajo qe eshte me e rendesishme(per momentin po heqim procesin e krossing over-it te cilin do ta shpjegoj me vone)eshte momenti kur kromozmet vendosen ne ate qe quhet ekuatori i qelizes dhe eshte momenti kur ato do te terhiqen nga fijet qe leshohen nga centriolet dhe qe lidhen ne lartesine e centromereve qe jane zonat ne qender te secilit kromozom....ne kete faze duhet te kemi nje gje parasysh dhe qe eshte shume e rendesishmeOZICIONIMI I KROMOZOMEVE NE EKUATOR.

dmth kur keto kromozome vendosen ne ekuator nuk eshte qe vandosen sipas nje rregulli por vendosen ne menyre qe kromozmet qe vijne nga nena dhe nga babai jane te perzier...secila pale e kromozomeve vendoset ne ekuator dhe ne baze te anes qe ato kane mbajtur ne ate pozicionim varet edhe se cilin alel te secilit gjen gametet do te marrin....po marr nje shembull:

te themi qe po ndodh spermatogjeneza(procesi per formimin e spermatozoideve)dhe eshte momenti i meiozes se dyte.personi ka grupin e gjakut AB dhe gjate meiozes kromozomet qe kane kete gjen jane pozicionuar njeri siper tjetrit ne ekuatorin e qelizes...ne kete moment fillojne dhe ndahen kromozmet dhe si pasoje nese kromozmi me alelin A eshte poshte do te shkoje tek gameti poshte,nese eshte siper do te shkoje tek gameti siper...pra varet se ne cilin pozicion eshte...e njejta gje vlen edhe per gjenet e tjera...ne fund pastaj varet se cili gamet lidhet me tjetrin qe te formoje zigoten...

me pak fjale kur marrim te gjithe alelet ne pergjithsi ka nje numer shume te madh kombinimesh dhe ne baze te ketyre formohen individe me shume llojshmeri gjenesh te marre nga prinderit...vazhdon...

p.s per skeme referohuni skemes tek tema e trashegimise per pozicionimin e kromozomeve ne ekuator...te me falni qe marr shume here si shembull ate teme por ka shume gjera qe mendoj se mund ti marr si reference pa u nevojit qe ti shkruaj ketu prap dhe qe shtojne infot per sa i perket asaj qe dua te shkruaj...


Postuar nga NS-6 datė 26 Tetor 2005 - 23:51:

percimi i gjenit ne gamete

Cod. A27102005

pashe qe ketu duhet patjeter nje skeme per te pergjithsu gjerat qe po them...une e bera nje ishallah eshte e mjaftueshme...me falni per vizatimet verrem qe bej po skam ca me i bo

atehere per sa i perket shpjegimit te figures:
ketu kam marre nje qelize me 2 kromozome dhe ku kemi 2 gjene te ndryshem A dhe B...ketu kemi heretozigot per gjenin A (Aa) dhe heterozigot per gjenin B (Bb)...ketu kam paraqit 2 variante qe mund te ndodhin ne meioze...shifni mire qe secili kromozom eshte dyfishuar para meiozes keshtu qe ato kromozomet ku nuk kam shenu shkronja jane kopja e atyre siper tyre.
ne variantin e pare kemi qe kromozomet qe mbajne alelin dominant(qe e kam shenu me shkronje te madhe)jane ne te njejten ane.sic e shifni gjate ndarjes perfundojne qe ne gametet perfundimtare kemi alelin A dhe alelin B ne te njetin gamet (dhe keto pastaj do bashkohen me gametin tjeter dhe serish do te kemi nje kopje alelesh per secilin gjen) dhe alelet a dhe b jane ne 2 gametet e tjera...

ne versionin e dyte kemi qe ne pozicionimin ne ekuator te qelizes jane aleli a dhe aleli B jane ne te njejten ane keshtu qe ne gamete do dalin prap bashke dhe po ashtu edhe per alelin A dhe b qe jane poshte...

me pak fjale si jane vendos alelet ne ate moment ashtu do te dalin edhe ne gametet perfundimtare....ne fakt kjo gje qe po them nuk eshte e vertete 100% sepse nuk duhet te harrojme procesin qe na ben te ndryshem njeri nga tjetri dhe qe quhej krossing-over por qe per momentin merreni sikur nuk ndodh sepse do bonte lomsh situaten(e cila osh bo pothuajse me kete vizatimin tim )....hajer ishallah...

ne kete lloj rezultati ne fakt arriti edhe mendeli deri ne nje fare pike...mund te themi qe gjeja qe beri ai dhe per te cilen njihet si inovator ishte qe demostroi qe mund te themi me metoden e probabilitetit se cfare mundesie ka nje gjen qe te gjendet tek pasardhesit...gje qe nuk e kishte bere njeri deri atehere...ne fakt duke pare kete lloj skeme dhe duke i pershtat edhe nje skeme tjeter qe mund ta gjeni ne faqen e fundit tek tema e trashegimise (ajo skema me tabele qe quhet tabela e punnet-it) mund te themi se cfare probabiliteti ka gjeni ose edhe aleliu qe te shfaqet me pas,si dhe duke njohur vecorite e alelit mund te themi se kur shfaqet dhe kur rri i fshehur etj...

pra keto gjona per here te pare u gjeten me bizelet...ej se mos ju shkon ne mendje kjo gjo kur hani bizele mer ...perzijini me groshe me mire qe ta harroni kete gje ...

besoj se pak a shume kjo gje eshte e qarte ketu...po i kthehem me nja 2 fjale edhe mendelit edhe nje here sepse e kane akuzu per mashtrim.kur e kam pa per here te pare kete gje tek revista "focus" te para 2 vjeteve ne nje artikull "shkencetare mashtrues" me erdhi per te qesh por shume shpejt me hypen dyshimet edhe mua...ti bej nje analize te shpejte punes se mendelit dhe te dal tek dyshimet...

degjohena pas nja 10 ditesh se po i tjek nje rruge per shqipni neser une ishallah ...mirmbetci te gjithe.


Postuar nga NS-6 datė 14 Nëntor 2005 - 15:58:

prologu i nje terapie dhe nje frike...(1)

po shkeputem pak nga rrjedha e ngjarjeve se kam pa ca lajme interesante...

"ftojme teleshikuesit te ndjekin lajmet e ores 16.00 ketu ne telesport.vazhdojne bemat e sportisteve tane ne lojrat olimpike londer 2012...pas rekordit te djeshem te rrem gogozhares ne hedhjen e shtizes,sot e pati rradhen peshengritesi yne cen tymi qe me lehtesi ngriti peshen 370 kile me nje dore,nderkohe qe me doren tjeter hante bykerun me presh qe ja kishte meshtjelle nona me gazeten "Zeri i Popullit"...ky rekord u shoqerua me protesta nga trajnerei i peshendritesve grek pirros dhimas i cili kerkoi te riperseriteshin analizat e antidopingut te cilat heren e pare kishin dale negative.
nje rekord tjeter u vendos edhe ne vrapin 100 m me pengesa nga lym kepi i cili arriti qe mos te kalonte asnje nga pengesat por ti terhiqte te gjitha me vete deri ne finish...per me ndalu vrapin ju desh te bente edhe 150 m te tjera...ne kete menyre shqiperia kryeson renditjen e medaljeve me 15 medalje ari dhe asnje argjendi ose bronxi.

po ashtu per te gjithe sportistet e tjere u ribene analizat e unines dhe te gjakut per arsye antidopingu por keto nuk nxorren asgje ne drite ndryshe nga cfare akuzuan trajneret e shteteve te tjera.si rast ekstrem u be edhe nje biopsi e muskujve dhe e vetmja gje e dyshimte qe u pa ishte nje rritje e perqendrimit te nje lloj virusi te klases se adenoviruseve por qe nuk kishte ndonje rezultat persa i perket dopingut sepse lojtaret tane me sa duket kishin pase kaluar nje semundje te shkaktuar nga ky virus,dhe normalisht ky virus mund te gjendej pa problem edhe ne muskuj...

nje muaj me vone...

"po ndiqni lajmet ne Top Channel:
ministria a shendetsise hapi rrugen per eksperimentimin ne mase te terapise se re te zhvilluar nga oskar shtellunga,kerkuesi me me fame shqiptar qe njihet edhe ne shkalle boterore.kerkimet e tij te gjata kane sjelle rezultate te vyera nderkohe qe rezultatet e fundit te arritura prej tij me disa kavie laboratori nuk lene me dyshime ne efikasitetin e terapise se tij.ju ftojme te ndiqni intervisten e marre prej tij..."...vazhdon


Postuar nga NS-6 datė 16 Nëntor 2005 - 23:37:

prologu...2

Cod. B17112005

gazetari: profesor,me falni mund te me thoni dicka se si filluat kerkimet dhe kur ?
Dr.shtellunga:beh,mund te them qe ne shqiperi po punoj qe nga 2008...me fal e cun por deri ne 2006 nuk kishim drita,edhe nuk kishim dite clirimi...sic e shef stabiliteti nuk ishte i madh dhe mu desh te punoja diku tjeter...ne Harvard...por sapo filloi projekti " Te mbledhim tru neper bote" ju pergjigja menjehere...na u dha nje projekt per formimin e nje qendre kerkimore por si gjithmone kaloi ne tender dhe sic ka thene ai gjermani "keni gjetur menyren me legale per te vjedhur leket..."fondi u zhduk...u detyrova te bej alla shqiptarce dhe fale dijes qe kisha tani fondet nuk me mungojne,per me teper,jemi bere nje qender kerkimore all profit!!!!
gazetari: profesor ne cfare konsiston puna juaj?
Dr.shtellunga: puna ime eshte me principe te thjeshta.duke pasur parasysh qe qelizat tona e marrin informacionin nga ADN atehere mund te themi qe perdorimi i kesaj ADN-je mund te perdoret si terapi.me pak fjale nese kemi probleme te gjeneve te ndryshem atehere ne mund ta shtojme ate nga jashte dhe mund ta kompensojme kete gje...kjo gje deri para pak vitesh nuk mund te behej por fale kompletimit te sekuences se ADN ne 2001 dhe formave komplete pa pasur hapesira duke filluar nga vitet 2003-2006 kemi nje bagazh goxha te madh informacioni.nga 2006 deri me sot,pra plot 6 vjet shkencetaret kane kerkuar gjenet neper gjenome dhe flasim per pak a shume per rreth 30-60 milion nukleotide qe eshte vetem 2% e ADN.kur te arrijme te gjejme te gjithe keto gjene atehere mund te nisim edhe terapi duke perdorur keto...deri tani jemi ne nje pike goxha te mire sepse kemi bere nje hap perpara me terapine gjenike qe kam eksperimentuar...deri para pak kohesh eksperimentet bazoheshin tek minjte e laboratorit,por mu desh te kaloja tek disa "kafshe" me te avancuar...
gazetari: qe jane....
Dr.shtellunga:me falni,jane detaje qe nuk mund ti nxjerr!mund te them qe rezultatet ishin shume te mira.
gazetari:me cfare kane te bejne keto terapi gjenike?
Dr.shtellunga:une ne pergjithsi jam marre me studimin e muskujve si dhe semundjeve te tyre.nese keni parasysh semundjen e distrofise se dushenit psh qe eshte nje semundje ku ka mungese te nje proteine qe eshte distrofina qe funksionon si tip amortizatori ne brendesi te qelizes dhe ndalon demtimet e muskulit nga forca qe formohet nga tkurrja e tyre...mungesa e kesaj con ne nje demtim te vazhdueshem te muskulit dhe kemi nje demtim goxha te rende...ne te njejten kohe kemi edhe nje problem tek keto paciente sepse nuk funksionojne mire sistemet e riparimit...atehere mund te cfare mund te bejme?mund te provojme te shtojme stimujt kundrejt gjeneve qe mund te riparojne keto qeliza sa me shpejt dhe te minimizojme demet...jemi ne gjendje edhe qe duke stimuluar gjenet e qelizave muskulare te arrijme te zgjedhim edhe cfare tipi qelize do te donit ne ate muskul...fibra qe kane njetkurrje te shpejte por leshim te ngadalte qe do te duhej per dike qe kerkon nje baze te fuqishme,ose fibra qe tkurren dhe leshohen shpejt sic mund ti kerkoje ndokush qe ka vetem me vrapu...
per rastin e riparimit u munduam te stimulojme nje gjen qe quhet IGF-1 (insulin-simil growth factor)qe eshte ne gjendje te stimuloje qelizat satelit qe luajne rolin e riparimit tek muskujt...po ashtu jemi te afte te heqim bllokun per sa i perket permasave te muskujve thjesht duke bllokuar bllokimin qe i ben miostatina...pra me nje fjale shtim dhe pakesim te gjeneve...me nje gjen sintetik...
gazetari: profesor,po si mund te behet kjo gje?
Dr.shtellunga:normalisht qe per te arritur kete duhet te kemi te pakten nje kopje te gjenit sintetik ne cdo qelize...si mund te cohet ne cdo qelize?pergjigjen e gjetem ne ato qe jane armiqt e perhershem te njerezimit...viruset....manipulimi gjenetik ka arritur deri ne piken sa te mund te heqim sekuenca gjenike nga gjenoma e virusit,dmth ato qe mund te shkaktojne nje semundje dhe mund te shtojme nje sekuenc te gjenit sintetik qe ne e prodhojme...normalisht nuk heqim ato sekuenca gjenesh qe i duhen virusit per tu fut ne qelize...gjetja e virusit te duhur na lejon te futemi deri ne berthame te qelizes dhe jo te lihet jashte...pra e gjithe ideja eshte te perdet nje vektor qe te trasportoje gjenin sintetik deri ne ate berthame...avantazhi tjeter qe kemi eshte qe po te arrijme atje mund te perdorim enzimat e traskriptimit te qelizes qe te shumfishojme prodhimet e gjenit...kshu qe nuk kemi nevoje qe ti fusim qe ne fillim tek virusi i modifikuar...megjithse po mendojme te shtojme edhe disa proteina ose gjene te disa proteinave qe quhen kaperonina,keto per rastet ekstreme kur kemi nje mungese edhe te enzimave qe duhet te trasformojne sekuencat e proteinave ne versionin 3D qe eshte edhe forma funksionale e proteines...vazhdon...

p.s: nese dikush prej jush eshte trembur me fjalet qe keni hasur ketu mos te merzitet,sepse te gjitha gjerat do te shpjegohen ne postimet qe vijojne.ketu thjesht po permend nje prolog te asaj qe mund te permend kur te flas me vone per terapine gjenike...


Postuar nga NS-6 datė 19 Nëntor 2005 - 23:36:

prologu...3

Cod. B20112005

gazetari: profesor,me duket se ja humba fillin muhabetit...mund te jeni pak me te qarte?
Dr.shtellunga: sigurisht!edhe nje here ne menyre te pergjithshme.pra kemi nje problem gjenik qe mund te jete nje gjen i prishur,ose i bllokuar etj...nese marrim rastin e distrofise muskulare te dushenit qe po flisnim mungon distrofina.nga kjo muskujt demtohen...tani,ne mund te bejme 2 gjera si alternativa: mund te cojme gjenin qe mungon ose ose te mbrojme ato muskuj me aktivizim te gjeneve qe i riparojne...per ta bere kete duhet te cojme gjenet tek vendi ku eshte problemi.per kete perdorim viruset qe kane avantazhin qe mund te futen brenda ne qelize,mund te leshojne materialin ne berthame dhe ky material ka aftesi te futet brenda gjenomes se qelizes dhe te perdori enzimat e saj per tu shumfishu...nga kjo ne perfitojme qe gjeni yne te prodhohet nga enzimat e qelizes vete.ne rastin tome perdorem nje lloj virusi qe ka emrin origjinal nga anglishtja adenoassociated virus (AAV) dhe ne te kemi futur gjenin IGF-1 qe mund te stimuloje qelizat satelite ne muskuj per te riparu muskujt e demtuar.IGF-1 ka aftesi te heqe ate bllokimin qe ben miostatina ne limitet e muskujve dhe si prove ju jap foton e mesiperme ku kemi bere fiks ate gje.pra rezultatet jane edhe rritje ne dimensione te muskujve.ky eshte e gjith ideja....por sic thashe nuk eshte vetem kjo ajo qe mund te bejme...me gjenet e duhura mund te zgjedhim llojin e muskujve etj...pra nje fushe shume e gjere qe rezervon akoma shume gjera per te gjetur...une jam marre edhe me qelizat burimore ose staminale qe mund ta keni degjuar si dhe ne mekanizmat e klonimit sepse aty shifen qarte edhe se si bllokohet nje gjen,kur dhe pse...per sa i perket klonimit besoj e keni lexu gazeten "forumi horizont nr.2" tek "Qeveria e re" ku u detyrova te fshi te dhenat nga frika se mos bienin ne duar te politikaneve tane
gazetari: profesor,me falni,po efekte kolaterale ka kjo lloj terapie?
dr.shtellunga: ne pergjithsi efekte kolaterale nuk ka por gjithmone duhet te kemi parasysh se cilin gjen ke ndermend te stimulosh dhe cfare funksioni ka ne trup...ne rastin e terapise qe kam zhvillu,po behen akoma kerkime dhe nuk mund te te jap rezultate te sigurta.per kete po dua te bej nje studim ne fushe me te gjere...dime qe IGF-1 eshte edhe nje stimulues kanceresh goxha i forte dhe duhet te marrim parasysh edhe mundesine qe mund te kete kete efekt kolateral...ne te njejten kohe duhet te konsiderojme raportin bereqet/fukarallik qe ne rastin e distrofise me duket i qarte qe anon nga bereqeti duke qene se kanceret sot kemi goxha arme te mira me te cilat mund ti luftojme duke filluar qe nga readioterapia,kemioterapia si gje gjenerata e 3 e nanoroboteve me identifikim sekuencash te caktuara qe se shpejti do te futen edhe ne shqiperi.prototipat jane prodhuar qe ne 2006 dhe nuk jam duke folur per fantashkence.(universitete amerikane jane duke bere kerkime ne mbi 10 lloj nanorobotesh duke fillu qe nga ato kunder kancereve e deri tek ato qe shperndajne nje ilac me precizion te jashtezakonshem,ose duke njohur sekuenca ne sieprfaqe ose duke u futur ne brendesi te qelizes)...po ashtu me screening (mundesine e gjetjes se kancerit para se te mberrije nje faze te demshme) kemi bere progrese te papara...pra sic e shifni me mire te injektojme nje kancer se sa ta leme pacientin me distrofi....
gazetari: cilat jane perspektivat per te ardhmen?
dr.shtellunga: imagjinoni te gjithe emigrantet qe kthehen ne shqiperi,dhe kerkojne nje terapi ku mund te zgjedhin llojin e muskujve qe duan,te riparojne muskujt nga demtimet qe kane pesuar nga puna...mund te them qe do te ishte nje avantazh i madh si per ata,per ekonomine e shtetit (sot per sot e dime mire qe varet vetem nga emigrantet) si dhe per Albgenetics,shoqerine time!!!pra the future is so bright...
gazetari: faleminderit per intervisten profesor dhe pune te mbare ne kerkimet tuaja!!!
dr.shtellunga: gjithashtu edhe juve! ma pershendet pak sonila mecon se e kom fiksim...

sonilane studio: pershendes edhe une profesorin dhe i uroj pune te mbare!!!kalojme ne lajmet e tjera....maxhoranca e ballit kombetar i ka kerkuar kryeministrit nderrimin e dates se clirimit...per te treguar qe nuk jane si demokratet dhe socialistet ata kane kerkuar si dite clirimi daten...(me falni por iken dritat....)...vazhdon edhe pak se nuk morem vesh ca ka ndodh me sportistet!

p.s:falenderoj revisten "le scienze",firmen nokia per prodhimin e versionit 6600 si dhe firmen EPoX per prodhimin e dispozitivit blutooth qe kam qe bene te mundur nxjerrjen ketu ne kete teme te kesaj fotoje!!!

p.s: per info te tjera per kete teme qe trajtohet ne kete postim shihni mesazhin A-18042006 (kerkojeni me ane te butonit "Kerko" siper.shkruani kete kod tek fjala qe kerkoni.kur te shkruani kodin hiqeni vijen qe ndan shkronjen nga numrat...pra bejeni A1804...deri ne fund numrin)


Postuar nga wydra datė 20 Nëntor 2005 - 00:17:

shume interesante NS-6

Po me hiq kuriozitetin, cfare kafshe eshte ajo ne foto? Dem?!


Postuar nga NS-6 datė 20 Nëntor 2005 - 10:44:

po.foto nuk eshte e plote aty seps perpara demit ishte edhe nje njeri dhe te shifje si duket para tij ...ate demin dmth e kane perdor ne eksperiment ku i kane blloku miostatinen dhe shif se cfare efektesh jep!


Postuar nga NS-6 datė 23 Nëntor 2005 - 22:20:

prologu...4

e lame tek sportistet...beh,nuk besoj se ka shume nevoje per shpjegime ne kete rast ...ky problem ne fakt eshte duke u konfrontuar edhe ne te vertete sepse organizatoret e lojrave olimpike i tremben nje gjenerate te re te dopingut i cili mund te jete ai i terapise gjenike...e vetmja menyre qe do te arrihej te behej te pakten nje dyshim per kete lloj dopingu do te ishte biopsia,te cilen shume vete do ta refuzonin sepse mund te demtoje sportistin perpara nje gare por edhe nese behet pas gares nese perdoren si vektore viruse si tipi i AAV (adeno associated virus) nuk o te mund te arrihej ne nje konkluzion se eshte perdorur doping per faktin se keto viruse mund te gjenden edhe ne muskuj nese sportisti eshte semure neiher afer...po mundohen te gjejne menyra se si mund te njihen keto lloj dopingjesh qe me te vertete kane per tu bere nje problem...mendoni akoma se fraza "rendesi ka te marresh pjese" vlen akoma?leeeeesht ...ta thona troc te gjithe duan me fitu kshu qe do gjejne cdo menyre per ta bere...ne kete rast pa dashje shkenca u vjen ne ndihme dhe me te vertete nje ndihme qe nuk le shenja...me pak fjale,e vetmja gje qe ngelet e pamundur ne skenarin e mesiperm eshte vetem skuadra...megjithse shpresa vdes e fundit!!!:p
e kshu punet ne fillim te ketij mijevjecari...e te besosh qe gjithe keto gjera vetem per rreth 100 vjet...por te kthehemi edhe nje here tek kopshti i bizeleve dhe tek ai qe merrej me to...112 vjet me para nga lojrat e londres...ai person nuk e dinte qe pa dashje ishte duke i shtuar programin e mesimeve shume gjeneratave (dhe ka shume qe ndoshta edhe e mallkojne per kete )...por ishte edhe duke hapur nje shkence qe ne fillimet e ketij mijvjecari ka zene nje vend te rendesishem ne jeten tone te perditshme...


Postuar nga NS-6 datė 29 Nëntor 2005 - 23:36:

2 ligjet e para te mendelit

Cod. A30112005

atehere cfare beri mendeli: ai merrej me bizele sic e thashe.mendeli arriti te formonte ato qe quhen linja te pastra qeme fjale te thjeshta ishin bizele qe ne gjeneratat pasardhese nuk paraqitnin ndryshime...psh nese themi qe nje bizele kishte trup te shkurtet,te gjitha gjeneratat pasardhese qe vinin nga ato bime ishin te shkurtra!
ai kryqezonte keto linja dhe shihte rezultatet.marrim nje shembull te atyre qe beri ai.psh marrim qe bimen e gjate dhe e shenojme me A dhe bimen e shkurter e shenojme me a nje nder kryqezimet qe beri mendeli qe
AA x aa
te dyja jane linja te pastra (normalisht qe me shkronjat neve na duken me te thjeshta por imagjinoni si i ka gjet mendeli ).
mendeli vuri re qe ne gjeneraten e pare te bimeve te gjitha ishin te gjata...sikur karakteristika e bimes se shkurter ishte zhdukur.kur ai kryqezoi bime nga gjenerata e pare ne fund doli qe ne nje numer te vogel paraqitej karakteristika e bimes se shkurter...ai vuri re qe proporcioni i fenotipit (fenotip quhet karakteristika qe ne shofim,kurse gjenotip eshte forma si jane gjenet per ate karakteristike dhe normalisht ne kete nuk e shofim por mund ta gjejme) ishte 3:1 dmth 3 bime te medha dhe 1 e vogel...kete gje ai e vuri re edhe per rastet e tjera kur merrte tipare te tjera ne eksperiment.duhet te kemi parasysh qe kete gje e shifte vetem kur bente kryqezime per 1 tipar dmth ose per lulen,ose per formen e kokrres etj...ne eksperimentet e tij ai beri prova me 7 tipare te bizeles.
kur merrte parasysh 2 tipare shihte nje propircion tjeter : 9:3:3:1 (9 bime me 2 gjenet dominante njekohesisht,3 bime ku njeri tipa kishte gjenin dominant,3 ku tipari tjeter kishte gjenin dominant,1 bime ku te dy tiparet paraqisnin alelet recesive) (ndoshta per kete duhet nje skeme per ti pergjithsu ato qe po them sepse keshtu duken pak te ngaterrueshme)...sidoqofte mbani mend keto proporcione:
kur merrnim nje tipar 3:1
kur merrnin 2 tipare 9:3:3:1
me keto arritje mendeli beri te njohur 2 ligje:
ligji i pare thonte qe ne nje heterozigot njeri alel eshte ne gjendje te fshehe alelin tjeter.
ligji i dyte thonte qe ne nje heterozigot alelet ndahen njeri nga tjetri (kete mund ta kuptoni se si e ka gjet perderisa nuk po shifte me linjat e pastra i binte qe njeri alel te mos ishte me prezent tek lulja apo jo?)...per momentin po e le iher ketu...po mundohem te pergatis nje skeme ku te pergjithsoj keto qe kam shkruajtur ketu dhe pastaj vazhdojme...


Postuar nga NS-6 datė 03 Dhjetor 2005 - 00:26:

eksperimentet e mendelit...2

Cod. B03122005

qe ku osh edhe skema dhe me pak fjale per ti pergjithsuar ato qe thashe:
pra kemi rastin ketu qe ka bere eksperimente me nje gjen dhe eksperimente me 2 gjene.kur i ka bere me nje gjen ai ka marre linjat e pastra qe ne kete rast jane AA dhe aa (normalisht nese kryqezon bime AA me njera tjetren pasardhesit do jene te gjithe AA,pranaj dhe quhet linje e paster)dhe ne gjeneraten e pare mendeli pa qe tipari i bimes se shkurter ishte zhdukur por ne gjeneraten e dyte u rishfaq (kini parasysh qe mendeli nuk kishte arrit akoma me thene ate qe kemi ne AA ose aa por thjesht shihte fenotipet).pa qe fenotipet e biemeve per tiparin qe merrte ne analize ishin 3:1 (dhe ne normalisht me shkronjat dhe skemen mund ta kuptojme fare mire se pse del ashtu).kur mori 2 tipare ne analize vuri re qe prap ne gjeneraten e pare humbnin tiparet qe ishin recesive(bima e shkurter dhe kokrra e rrumbullaket) por qe shfaqeshin ne gjeneraten e dyte...me nje raport njeri me tjetrin 9:3:3:1 (normalisht jane 4 sepse kemi 4 fenotipe te mundshme ne kete rast)...e keshtu me rradhe.ate qe beri mendeli si i pare ishte qe keto gjera i analizoi dhe i shkruajti ne forme ligjesh ku 2 te paret i dhashe ne postimin e mesiperm.
ligjin e trete e kam permendur tek tema e trashegimise por edhe ne rastin e skemes se mesiperme ne meioze dhe ishte qe gjenet e ndryshem ndahen pa pasur ne menyre te pavarur njeri nga tjetri...nese marrim rastin tone me analize 2 tiparesh atehere themi qe gjeni i gjatesise ndahet ne menyre te pavarur gjate meiozes nga gjeni i kokrres.prandaj edhe dalin fenotipe si tipi bime e gjate me kokerr te rrumbullaket dhe bime e shkurter me kokerr te rrumbullaket ose edhe rastet e tjera...
shpresoj qe me kete gje te kem qene pak a shume i qarte ne ate qe gjeti mendeli megjithse neper libra japin shume detaje...jo sa bime gjeti,jo po ca tiparesh morri ne analize etj...ketu u mundova te jap ne forme te thjeshte ato qe jane pak a shume gjerat qe duhen si dhe konkluzionet qe jane 3 ligjet e tij...keto qene fillimi i gjenetikes dhe ai u quajt babai i gjenetikes.
para rreth 2 vjetesh ne revisten "focus" tek nje artikull mbi shkencetare hajdute dhe mashtrues ishte nje paragraf qe permendte mendelin si nje shkencetar te mundshem qe mund te kishte mashtruar...mu duk shaka ne fillim...


Postuar nga agata datė 09 Dhjetor 2005 - 00:15:

te uroj per temen NS-6


Postuar nga NS-6 datė 09 Dhjetor 2005 - 22:14:

shum shum faleminderit agata...


Postuar nga NS-6 datė 13 Dhjetor 2005 - 23:53:

te dhenat e mendelit

Cod. A14122005

sipas atij atikulli dilte mundesia qe mendeli te kete fshire nje pjese te te dhenave qe gjente,ato te dhena qe ishin kunder mendimeve te tij...nje statisticien amerikan ronald fischer thonte qe probabiliteti per te arritur ne rezultate si ato te mendelit ishin 1/1000000...dhe se ka me shume mundesi qe ai ti fshinte disa rezultate...te lexosh kaq gje ne nje reviste mund te mendosh edhe qe ajo pjese eshte shkruajtur per te bere pak buje ne ate qe eshte quajtur "babai i gjenetikes"
libri i gjenetikes...kapitulli mbi lidhjet (asocime)ndermjet gjeneve hapet me nje eksperiment te kryer nga W.Bateson dhe R.C.punnet(ky i dyti eshte ai qe beri per here te pare ato tabelat me gjenotipet,si ajo qe kam dhene pak me siper.mos me pyesni per emrat se nuk ja di )bene eksperimente po me bizelet dhe morren ne analize 2 tipare: lulet dhe formen e kokrrizave.normalisht pritej nje rezultat i tipit 9:3:3:1....por nuk qe ashtu...rezultati doli 23.3: 1 : 1 : 6.8...shume me ndryshe nga ato qe kishte gjetur mendeli...kjo u morr me vone si nje perjashtim i rastit te mendelit por qe e pasuan shume raste te tjera tiparsh nga bime a kafshe,edhe shume semundje qe nuk ndiqnin rregullat e mendelit...normalisht nuk do gjenim ndonje gje te cuditshme por ajo qe me cudit (me aq sa kam lexu une)eshte qe mendeli nuk ka paraqit asnje rast qe te tregoje nje "anomali" te tille...dhe qe ka shume probabilitet qe ta kete pase sepse ka marre ne analize me shume se 7 detaje...
epo thashe...prit se mos nuk i kam une te gjitha informacionet.atehere vendosa te pyes ne nje sit ne internet dhe pergjigja qe me dhane:
ketu po ju paraqes origjinalin:
------------------------------------------
Quando Mendel scoprģ il modo in cui si trasmettevano le caratteristiche genetiche dai genitori ai figli, come mai non incontrņ mai casi di associazione di geni (geni linkage) pur facendo molti esperimenti, mentre Punnet (il genetista inglese che costruģ particolari tabelle, dette appunto “quadrati di Punnet”, che rappresentavano i risultati di Mendel) nei suoi esperimenti ne trovņ alcuni casi con lo stesso tipo di piselli che usņ Mendel (mi riferisco ad alcuni argomenti trattati nel libro Principi di genetica di Snustad).

Posta da NS-6
Ricevuta il 10 marzo 2004
--------------------------------------------------------------------------------
Risposta
Č una cosa che si sono chiesta in molti. Come č possibile che Mendel abbia scelto tutti caratteri localizzati su cromosomi diversi?

Ma c'č di pił. Un'analisi accurata dei dati dimostra che sono troppo buoni, cioč troppo in accordo con i valori teorici. Qualcuno ha insinuato che Mendel stesso o un suo servitore, avendo capito tutto, gettavano via i piselli che non si accordavano con la teoria. Potenza del genio!

A cura di Edoardo Boncinelli
SISSA, Trieste
-----------------------------------------------------------
me pak fjale tek pergjigja thuhet qe shume vete ja kane pyetur kete gje!si eshte e mundur qe mendeli ka marre ne analize tipare qe jane ne kromozome te ndryshme(qe do ishte i vetmi shpjegim per ato rezultate).por ka edhe me shume: nje analize e detajuar i te dhenave nxjerr qe jane shume te mira,dmth ndjekin shume vlerat teorike.dikush ka hedhur mundesine qe mendeli vete ose ndonje sherbetor i tij,pasi i kishte kuptuar te gjitha,i hidhte bizelet qe nuk perputheshin me teorine.Fuqi gjeniu!!!!

te shofesh kete gje ketu,dyshimet te shtohen edhe me shume...sidoqofte,neve na mjafton fakti qe mendeli gjeti dicka dhe hapi nje shkence te re!!!te tjerat te jene si te duan
hmmm....ketu u permend edhe dicka qe quhej "lidhje (asocim) gjenesh"...


Postuar nga NS-6 datė 25 Dhjetor 2005 - 11:38:

asocimi i gjeneve: ideja baze

Cod. A25122005

ajo qe pritej nga rezultatet e mendelit,ishte qe te kishte ndonje shenje te atyre qe quhen rikombinante...normalisht gjenet ndodhen ne kromozomet qe ka secila qenie ose bime dhe jane te pozicionuar pergjate ketyre kromozomeve ose ne fillim ose ne mes ose ne qender te tyre (per kromozomet do kete shpjegime te tjera me vone)...por nuk eshte qe kemi nje gjen te vetemne nje kromozom...kemi shume gjene te cilet jane te ndare mes tyre nga sekuenca ADN-je te cilet nuk perdoren por qe kane funksione qe te rregullojne perdorimin e gjenit si dhe funksione ne largesi duke influencuar shprehjen e gjeneve qe mund te jene edhe me mijra nukleotide larg...pra imagjinoni qe gjenet jane te vendosur neper kromozome si rruazat ne nje varse (ky ne fakt ka qene nje shpjegim qe i behej gjeneve,ne vitet '30)...ne(dmth ju dhe une) dime qe ekziston nje mekanizem qe quhej krosing over qe ndodhte ne mejoze,qe kishte si funksion te shkembente segmente ndermjet kromozomeve (te kemi parasysh qe kur vendosen ne ekuatorin e qelizes vendosen kromozomet do kemi nga 2 kromozome siper njeri tjetrit ku njeri e kishte origjinen nga nena tjetri nga babai) dhe kjo ndihmon ne formimin e atij origjinalitetit qe ekziston ne secilin prej nesh...ky mekanizem con edhe ne shkembim te gjeneve ndermjet ketyre kromozomeve...dhe duhet te them qe jo gjithmone keto ndjekin rregullin e mendelit...ajo qe influencon numrin e tyre eshte largesia qe kane ne kromozom si dhe nese jane ne te njejtin kromozom apo jo...gjenet qe jane shume afer njeri tjetrit ne te njejtin kromozom kane me shume mundesi te shkojne bashke ne te njejten ane kurse ato qe ndodhen ne kromozome te ndryshme normalisht qe do te ndjekin ate ligjin e ndarjeve ne menyre te pavarur njeri nga tjetri...per kete ka pasur edhe nje formule ta them te drejten,por qe nuk me kujtohet ....
mbi bazat e rikombinanteve jane gritur edhe hartat gjenike duke psur si princip qe distanca ndermjet 2 pikave ne nje harte gjenike ishte mesatarja e krosing overave qe ndodhnin...(duke pasur parasysh qe krosing over nuk ndodh vetem ne nje pike por mund te kete shkembime ne disa pika brenda te njejtit kromozom dhe duke pasur parasysh kete gje atehere sa me larg gjenet aq me shume rikombinante do kete...)...(per hartat gjenike me vone)...
pak a shume kjo eshte asocimi i gjeneve...ate qe dua te keni parasysh me shume per momentin eshte qe krosing over eshte ne baze te ketij procesi dhe se gjithcka varet nga largesia ose qenia e gjeneve ne te njejtin kromozom...per te tjerat do dalin shkrime te tjera me vone qe do te qartesojne gjerat...(per disa gjera shpresoj te mi qartesojne edhe mua )...

p.s: me falni nese fjalori i temes ka filluar te veshtiresohet por po bej te pamunduren per te qendruar brenda te thjeshtes...aty ku nuk mundem,nuk kam cti bej...

por ka edhe raste te tjera qe rregullat e mendelit nuk jane plotesisht ne rregull...gjenet jo gjithmone e shprehin veten ashtu sic e kerkon mendeli dhe kjo ndodh psh ne rastet kur i njejti tipar varet nga me shume se nje gjen...eshte ajo qe quhet penetrance jo komplete...sidoqofte...flasim prap pas vitit te ri...


Postuar nga NS-6 datė 09 Janar 2006 - 23:33:

perjashtime te rregullave te mendelit

Cod. C10012006

pra me asocimin e gjeneve doja te tregoja qe kur kemi gjene ne te njejtet kromozoma atehere duhet te llogariten edhe aftesija qe kane kromozomet qe te shkembejne copeza ADN njeri me tjetrin dhe se,nuk dalin rezultatet sipas atyre te mendelit...po ta vini re edhe tek ajo pyetja qe bera ne sitin e uliksit,tek pergjigja kishte qe vetem po te ishin ne kromozome ne ndryshme rezultatet e mendelit do te ishin te justifikuar...une do mundohem te bej nje skeme qe ta shpjegoje pak me mire kete koncept por per momentin nuk mundem sepse nuk e kam fotoshopin te istaluar...
pra po thonim edhe qe mund te jene perjashtime te tjera te rregullave te mendelit sic eshte rasti me i mire ai i kodominances ne grupin e gjakut AB.
kemi pastaj ate qe quhet penetrance jokomplete qe eshte ne rastet kur nje tipar edhe pse eshte dominant nuk arrin ta shprehi veten 100% sepse tipari recesiv e bllokon aktivitetin e ketij...nese marrim psh nje ngjyre si dominante dhe nje tjeter si recesive dhe themi qe keto jane penetrance jokomplete atehere ngjyra dominante do dilte si e zbehte...
tjeter perjashtim eshte rasti kur nje tipar nuk eshte i kidhur me nje gjen te vetem por jane disa gjene qe e shkaktojne dhe vetem ne rastet kur keto gjene jane bashke ai tipar behet i dukshem...etj etj...pra ka shume perjashtime te rregullave te mendelit qe dolen me pas si pasoje e rritjes se informacioneve qe kishim rreth trashegimise se tipareve...normalisht qe per secilin per keto tani ekziston nje shpjegim qe tregon se pse njeri gjen ka penetrance jo komplete,ose kodominance etj...kete e beri te mundur vetem kur u arrit qe te gjehej struktura e ADN dhe mekanizmat e funksionimit te saj...
duke vazhduar ne shkrimet qe kane si qellim te plotesojne konceptin e gjenit,pa u futur ne menyren se si funksionon ai,futemi ne vendosjen e gjeneve ne ADN...gjenet ndodhen ne kromozome por jane te ndare nga sekuenca ADN-je te cilat nuk kodifikojne per proteina,por qe sherbejne si pika kontrollimi te funksionit te gjenit...ato sherbejne si pika ku vendosen enzimat ose pika ku lidhen substance te ndryshme qe kane si qellim te modifikojne shprehjen e atij gjeni etj...jane keto pika qe mund te kalojne ne anomali gjate proceseve te ndryshme dhe mund te cojne ne rritje te sasise se prodhimeve te gjeneve qe cojne pastaj ne semundjet e ndryshme qe dalin...koncepti i gjenit ne vitet e para te gjenetikes ka qene si ato perlat qe lidhen ne varese,por qe u detyruan me vone ta modifikojne sepse u gjeten gjera te reja....
beh,besoj se ka informacione te mjaftueshme per tu futur ne detaj menyres se si shprehen gjenet ose sic quhen ndryshe traskriptimi dhe perkthimi...por me para duhet te shohim si eshte i strukturuar nje gjen dhe cfare ka ndonje karakteristike...(mutacionet dhe analizat e gjeneve do i shpjegoj me vone kur te kem mbaruar me keto)...


Postuar nga NS-6 datė 14 Janar 2006 - 23:57:

info shtese

Cod. A15012006

nje gjen sic thame eshte i perbere nga nje sekuence ADN-je...problemi me i madh qe hasim sot eshte qe duhet ti gjesh ne brendesi te nje gjenome qe arrin deri ne 3 miliard nukleotide...nje gjen pra nuk eshte qe mund te gjehet lehte...metodat e sotme nisen me konceptin nga bishti,dmth duke perdorur rezultatin te arrihet tek shkaktari...pra duke perdorur proteinen ose ARN qe formohet nga gjeni atehere kerkohet sekuenca ne brendesi te gjenomes qe i perputhet asaj ARN-je ose proteineje...ketu perdoret nje koncept qe ARN-ja eshte ne gjendje te formoje nje helike nese bashkohet me nje sekuence ADN-je ne formen e nje zinxhiri te vetem...pra formohen helika te hibridizuara ARN-ADN dhe ne baze te tyre gjehet se ku ndodhet sekuenca e gjenit si dhe pozicioni i tij...ajo qe vihet re eshte se ne shume raste nuk kemi nje perputhje te plote te ARn me ADN dhe kjo per faktin qe kam permendur me para qe ARN-ja i nenshtrohet nje procesi qe heq sekuenca ne brendesi per te dale ne fund nje ARN qe do jape proteinen...pra gjeni ne formen e tij permban si formen qe do jape proteinen edhe copat qe do hiqen nga prodhimi i tij,ARN.normalisht gjeja tjeter qe ka si karakteristike nje gjen eshte qe duhet te behet i afte te njihet nga enzimat e ndryshme qe do ta perdorin...per kete gje mund te them qe ka copeza sekuencash ADN-je qe ndodhen para se te filloje nje gjen qe ne nje fare menyre i tregojne enzimes qe eshte duke u afruar ne zonen ku ndodhet gjeni si dhe i tregojne se ne cilen pike ndodhet ai fillim (jane ato qe quhen TATA-box etj)pra jane sinjalizues...normalisht nje enzime kalon siper ADN-s dhe kur takon sekuenca te tilla merr informacionet e duhura per pozicionin ku duhet te filloje traskriptimin e gjenit...e njejta gje ndodh edhe per mbarimin e gjenit...pra ajo qe me shume na intereson te mbajme mend ne kete rast eshte qe gjeni permban si pjeset qe do kodifikojne proteinen,edhe ato qe nuk do e kodifikojne,si dhe qe njohja e gjenit nga enzimat behet per arsyen se jane disa sekuenca qe ja tregojne enzimes se ku ndodhet gjeni (keto jane edhe vendet ku veprojne nje pjese e ilaceve: te bllokojne mundesine qe enzima te njohe keto vende sinjalizuese si dhe te prishe vendlidhjet e enzimave...
tani procesi i traskriptimit dhe rendesia e tij...

p.s: nese kam harruar informacione ose kam bere gabime u lutem te tjereve ti korregjojne ose ti shtojne ne menyre qe te dale sa me i sakte informacioni...te tjera informacione do shtohen me vone...


Postuar nga NS-6 datė 19 Janar 2006 - 00:21:

roli i mundeshem i ARN-s

Cod. B19012006

sapo u gjet ADN-ja direkt u dha nje ide se si mund te dyfishohej por ajo qe i shqetesoi me shume shkencetaret ishte se si formoheshin proteinat ne trupin e njeriut...ne fillim askujt nuk i shkonte ndermend per nje ndermjetes qe mund te ishte ARN-ja por qe me vone nga eksperimentet e kryera arriten te zbulonin qe ishte nje forme lajmetare (mARN)qe ne fakt kishte rolin themelor per faktin se nje gjen kur formonte mARN nuk kishte me nevoje te perdorej per pak kohe sepse nga kjo ARN mund te formoheshin shume kopje proteinash...po ashtu kjo ARN kishte edhe funksione te hiqte ato pjeseza qe nuk ishin prezente tek proteina...gjerat qene shume te komplikuara ne arritjen e deshifrimit e mARN...duhet te kuptohej se si lexohej ajo forme dhe se cili ishte kodi i aminoacideve...po ashtu lindte pyetja se si silleshin aminoacidet dhe si zinin vendin fiks naty ku duhej...si ishte e mundur...

ne trupin e njeriut jane rreth 90.000 proteinat...shume me teper se sa jane gjene...ideja fillestare ishte qe cdo gjen nje proteine,por qe nuk eshte me e vertete...kjo si pasoje e zbulimit te mekanizmave te ndryshimit te mARN qe quhen splicing dhe splicing alternativ...themelore ne procesimin e mARN-s fillestare....

pra,traskriptimi dhe perkthimi paraqiten nje revolucion ne pikpamjet e informacioneve qe dhane...po e le me kaq se qeka bo vone


Postuar nga NS-6 datė 29 Janar 2006 - 01:01:

hyrje ne procesin e traskriptimit(1)

Cod. A29012006

ndoshta postimi i fundit mund tu jete dukur pak i ngaterruar por ishte thjesht per te tregu se sa koncepte ka qe perfshihen ne procesin e shprehjes se gjenit....
qe te fillojme me traskriptimin...nje definicion qe mund ta shprehe kete proces eshte ky qe vijon "proces me ane te se cilit enzimat lexojne ADN dhe nga ky lexim perftojne nje sekuence ARN-je e cila me pas do ti nen shtrohet nje perpunimi per te arritur tek produkti final i traskriptimit qe eshte mARN-ja (messenger ARN ose sic mund te quhet ne shqip ARN lajmetar)...me pak fjale ketu perfshihen ato qe duhet te dihen per sa i perket nje perkufizimi te traskriptimit....eshte ky proces i cili ben qe 2 binjake homozigote,edhe pse kane 100% te gjenomes njelloj te kene shenjat e gishtave te ndryshme...sepse tiparet varen nga sasia e prodhimeve te shprehjes gjenike...
pra informacionin e ADN do ta percoje ARN-ja qe ndryshon nga ADN-ja kryesisht per faktin qe ka riboze ne vend te deoksiribozes,ka uracil ne vend te timines dhe mund te gjendet ne forme te nje zinxhiri dhe jo helike...jane keto karakteristikat qe e bejne kete strukture te pershtatshme per te kryer ndermjetesin...
ARN-ja ekziston ne disa lloj format qe do ti hasni ne vazhdim e siper sic jane mARN,tARN (trasfer ARN),rARN(ribosomal ARN),snARN(small nuclear ARN)...
duke qene se kemi te bejme me ARN normalisht qe edhe nukleotidet qe do vijne te lidhen nuk do jene deoksiriboze trefosfat por riboze trefosfat,ndersa lidhja eshte e njejta lidhje qe ndodhte edhe tek formimi i ADN ku do shkeputen 2 gruper fosfat dhe do lidhet grupi i trete me pozicionin 3 te nukleotidit te meperparshem...nje gje me teper eshte qe zinxhiri i ARN ka aftesi te filloje direkt dhe nuk kerkonte nje sekuence primer ne fillim,per faktin se ARN-polimerazi ka aftesi me fillu ne zinxhir nga fillimi ndersa ADN polimerazi nuk kishte kete aftesi...
nje tjeter karakteristike qe verehet tek ky proces eshte fakti qe helika e ADN-s do hapet ne piken qe enzimat do lexojne dhe pasi keto kalojne rimbyllet dhe nuk ndodh si tek dublikimi i ADN ku helika hapej nje here e pergjithmone dhe secilit zinxhir i bashkohej nje zinxhir tjeter....ketu do formohet zinxhiri i ARN dhe do ndahet nga ADN-ja...nuk do rrije e lidhur me te.kjo gje eshte shume e rendesishme edhe per faktin se keshtu eshte me e lehte qe te perpunohet nga enzimat e mevonshme si dhe te dale nga berthama per te vazhduar punet per te cilat eshte e kerkuar...pika ku hapet zinxhiri quhet pika e hapjes dhe aty ku mbyllet quhet pika e mbylljes (europ europ )...pra sic shihet ka disa gjera per te cilat ndryshon ky proces nga ai i dublikimit te ADN...vazhdon...

p.s: me falni se nuk po arrij dot te vendos foto


Postuar nga NS-6 datė 01 Shkurt 2006 - 22:52:

hyrje ne procesin e traskriptimit (2)

Cod. B01022006

mARN-ja eshte mjaft i mire si ndermjetes edhe per faktin se kur formohet ka aftesi qe te dale nga berthama dhe te shkoje ne citoplazem ne ato vende ku kerkohet.pra nuk ka nevoje te rri ne berthame si produktet e dyfishimit te ADN-s.
gjetja e ketij procesi i dha nje hov te madh kerkimeve ne fushen e gjenetikes sepse nderkohe qe deri ne ate kohe nuk dihej se si te benin qe te gjenin se cilet jane gjenet,limitet e tyre dhe si mund ti pershkruanim ose klononim,me gjetjen e mARN kjo gje u be e mundur...me pak fjale imagjinoni qe nga produkti te arrihet tek lenda e pare...pra nga mARN te arrihet tek sekuenca e ADN qe eshte pergjegjes per ate mARN...ARN-ja ka nje aftesi te veten qe mund te lidhet me sekuencen e ADN ashtu sic lidhen 2 zinxhiret e ADN njeri me tjetrin megjithse lidhja nuk eshte po aq e forte,sidoqofte eshte goxha e qendrueshme per tu perdorur si mjet kerkimi...pra menyre eshte te ndash ADN ne zinxhire vecmas dhe te futesh mARN...kjo do lidhet me sekuencen e ADN qe ka qene "prind" per te...por jo komplet!kjo gje ishte dicka qe i kishte shqeteuar shkencetaret rreth viteve '70.ka raste qe copeza nga sekuenca e ADN-s nuk lidheshin me mARN por qendronin si forme xhepash...me vone kerkimet treguan qe mARN-ja ishte rezultat i nje modifikimi qe i nenshtrohej hnARN-ja(heterogeneus ARN) si pasoje e se ciles hiqeshin disa sekuenca qe u quajten introne qe nuk kodifikonin gje...pra nga nje kerkim u gjeten informacione te tjera
tjeter qe duhet te kemi parasysh eshte qe procesi i traskriptimit mund te ndodhe ne cdo moment gjate jetes se qelizes dhe se kontrollon cdo stad te jetes se qelizes...edhe vdekjen me apoptoze e ben duke aktivizuar disa gjene sic jane ato te familjes se Blc,gjene te apoptozes...edhe hyrjen ne mitoze e bejne duke aktivizuar gjene te tjera...me pak fjale eshte procesi qe ben te mundur cdo operacion ne brendesi te qelizes qe nga formimi i enzimave,trasportatoreve,receptoreve,segnaleve etj...
tjeter gje per te thene si hyrje nuk po me kujtohet por si gjithmone do ti shtoj me vone nese me kujtohet ndonje gje e re...po ashtu do te shifni qe nje pjese e termave do riperseriten duke qene se jane koncepte qe ne disa raste do kerkojne qe te zgjerohen,e ne disa raste sepse kane lidhje me procese te tjera qe ndodhin,prandaj me durim te gjitha ishallah...kjo teme eshte shume e gjate dhe ketu jemi duke shpjeguar vetem shkronjat njehere per njehere...
do ishte mire qe te permendja enzimat qe bejne pjese ne kete proces iher ne menyre qe te formohet nje pamje me e qarte e procesit pastaj!
ne foton e mesiperm keni nje konfront ndermjet ADN dhe ARN si struktura!


Postuar nga NS-6 datė 04 Shkurt 2006 - 00:51:

enzima ARN polimerazi dhe format e saj

Cod. A04022006

ARN polimerazi: eshte enzima baze ne kete proces sepse ka aftesine te kryeje shume funksione pernjeheresh.ka aftesine te gjeje vendin ku duhet te lidhet ne sekuencen e ADN-s (nje nga perberesit e enzimes qe quhet sigma gjen pikat sinjalizuese mbi ADN dhe ben te mundur lidhjen.ky eshte i vetmi funkzion i pjeses sigma)...duhet te kemi parasysh qe enzima lexon vetem ne nje drejtim,ate 3'->5' kshu qe vetem njeri zinxhir do vleje per origjinalin nga do dale edhe hnARN qe do kete nje drejtim zgjatjeje 5'->3'....po ashtu eshte vete polimerazi qe do kryeje zgjatjen dhe ne fund do njohe pikat ku mbaron gjeni dhe te kryeje keputjen e hnARN-s....normalisht qe gjerat tek eukariotet do jene pak me te ngaterrueshme sepse kemi nje ndryshim baze qe ndoshta kam harruar ta them...nderkohe qe tek prokariotet nuk kemi nje berthame te mirfillte keshtu qe sa po behet traskriptimi direkt vazhdon edhe perkthimi ne proteina...nuk eshte si tek eukariotet qe duhet te dale nga berthama qe te jete e mundur traskriptimi ne citoplazem.kursim kohe dhe energjie ne te njejten kohe...pra per eukariotet sic eshte njeriu gjerat jane ndryshe...jane nese nuk gabohem 3 lloje polimerazesh qe japin nga nje produkt te vetin qe do perdoret edhe ne procesin tjeter qe eshte perkthimi duke qene se keto procese jane te lidhura njera me tjetren.

me pak fjale enzimat qe marrin pjese ne kete proces jane te te njejtes familje por jane disa forma...secila me nje karakteristike te veten qe e ben origjinale sidoqofte!
pra nderkohe qe ne dyfishimin e ADN kishim nje numer te madh enzimash ketu mjafton nje qe i ka te gjitha...dhe mos te harrojme edhe nje gje: ARN polimerazi nuk ka nevoje per primer per te fillu nje segment ARN-je,e fillon ex novo...

p.s: nje pjese e informacioneve jane te huazuara nga libri i gjenetikes(snustad)


Postuar nga Dr_Devil datė 17 Shkurt 2006 - 20:01:

Besoj se detajet e metejshme te struktures se RNA Polimerazes dhe se procesit te transkriptimit duke perfshire edhe kontrollet e shumta per aktivizimin apo shuarjen e gjeneve do te jene objekt i temes tjeter BIOLOGJIA MOLEKULARE


Postuar nga NS-6 datė 17 Shkurt 2006 - 23:49:

shume interesante Dr.D

me te vertete interesante ato informacionet tek tema tjeter...une ketu do vazhdoj me shpjegime te tjera,nderkohe qe here pas here mund te hidhni syte edhe tek tema tjeter per te pare detajet edhe me te gjera qe do e permbushin edhe me mire kete teme


Postuar nga NS-6 datė 18 Shkurt 2006 - 01:18:

procesi i traskriptimit (1)

Cod. A18022006

atehere per sa i perket procesit te traskriptimit...
pra sic thame eshte ARN polimerazi ajo qe do e beje te gjithe punen pothuajse duke qene se i ka ne brendesi te saj te gjitha pjeset e duhura per te bere vete kete proces.normalisht qe do pyetjet qe lindin jane te shumta dhe e para qe do mund te mendonit eshte si arrin kjo enzime qe te gjeje vendin e duhur per te filluar qe te hape heliken dhe te filloje traskriptimin?duhet te kete nje pike si sinjal qe te tregoje se ku duhet te lidhet kjo enzime...me pak fjale,disa zona qe i kane gjenet para vendit ku fillon qe te lajmeroje enzimen...keto quhen promotore dhe jane nukleotide (ndonjehere jane 4 neiher me shume a me pak) dhe pozicionet jane rreth 35 nukleotide dhe 10 nukleotide para se te filloje gjeni.per kete arsye ne pergjithsi promotoret shenohen me shenja minus perpara...pra promotret per gjenet jane ne pozicionet -10 dhe -35....nuk po them emra sepse thjesht do ngaterroheshin gjerat me teper (nese doni emrat dhe info me te gjera eshte tema e biologjise molekulare qe ka hap Dr.Devil)....nese me vone do te duhen do ti them...ju vetem mbani mend keto pozicione.
pra enzima ecen mbi sekuencen e ADN-s dhe kur has me keto sinjale merr informacionet e duhura per pozicionin e gjenit qe duhet te traskriptoje...normalisht qe ne kete njohje luajne rol edhe shume e shume faktore te tjere sepse duhet te kemi parasysh qe edhe nje nukleotid me para ose me pas do kishte pasoja te medha ne procesin e me pasem te perkthimit te mARN...
zonat e promotoreve behen te njohura nga pjesa sigma e ARn polimerazit dhe ky eshte i vetmi funksion qe ka ajo pjese...pas kryerjes se ketij funksioni ajo ndahet nga enzima (informacion i marre nga libri i gjenetikes se snustadit)....dhe ne kete menyre fillon traskriptimi....enzima eshte lidhur dhe fillon te hape heliken,ne kalimin e saj...nderkohe qe ecen pjeset e tjera te enzimes fillojne dhe te lexojne sekuencat e ADN dhe te formojne ARN...duhet te kemi parasysh edhe nje here qe zinxhiri i ARn qe formohet zgjatet te drejtim 5'->3' dhe se zinxhiri i ADN lexohet me drejtim 3'->5' (zinxhiri tjeter mund te perdoret per traskriptimin e gjeneve te tjera)...
po e le me kaq iher se po me mbyllen syte


Postuar nga NS-6 datė 21 Shkurt 2006 - 00:13:

zgjatja dhe mbarimi i ARN dhe ruajtja e ketij produkti

Cod. A21022006

me pak fjale thame se si fillon traskriptimi...enzima qe gjen pozicionin +1 ne baze te promotoreve dhe aftesia qe ka ajo te filloje nje zinxhir ARN-je komplet te ri pa nevoje te primer-it...
per sa i perket procesit te zgjatjes se ketij zinxhiri nuk ka shume me thene pevecse qe gjate ecjes enzima hap zinxhirin a ADN-s perpara vetes (kete duhet ta beje duke perdorur energji qe te arrije te hape heliken megjithse do te me duhet te verifikoj kete informacion) ndersa pas saj zinxhiri mbyllet (do ju keshilloja te shifni edhe informacionet qe po jep Dr.D tek tema e BIOLOGJISE MOLEKULARE megjithse ato mund te duken pak te ngaterrueshme...jane informacione qe plotesojne edhe me teper keto qe them,nderkohe qe po mundohem ti them me fjale te thjeshta informacionet rreth gjenetikes)...zinxhiri i ARN-s qe zgjatet del pas enzimes....nese eshte qelize prokariote atehere direkt ne ate moment qe del nga enzima ky zinxhir i ARN-s fillon te perkthehet ne proteine,dhe kjo per faktin qe thashe qe nuk ka berthame te mirfillte ne ato qeliza dhe ne kete menyre kursejne kohe dhe energji (qe do shpenzohej per te nxjerre ARN nga berthama,per trasportuesit,per poret e berthames etj)...ne fund,kur enzima mberrin fundin e gjenit (edhe kjo bazuar ne sinjale te ndryshme qe enzima has ne semuencen e ADN-s ajo do shkeputet nga helika e ADN dhe te njejten gje ben edhe ARn-ja e sapo formuar....deri ne kete pike jemi ne rregull besoj...ketu duhet te shtojme disa gjera me teper nese marrim parasysh qe qelizat e eukarioteve jane shume me te specializuara dhe duke qene se kane per te bere me shume veprime se sa ato eukariotet duhet te bejne te mundur qe prodhimi i ketij traskriptimi te mbijetoje per nje kohe te mjaftueshme per tu perdorur nga qeliza...per kete arsye pervec gjerave qe thame me siper ndodhin edhe disa procese me teper sic jane shtimi i nje nje sekuence te shkurter ne fillim te ARN-s qe po formohet dhe ne fund te saj...ne fillim te saj(dmth ne pozicionin 5' te ARN-s) shtohet nje 7-metil guanozine qe ne fakt eshte nje guanine qe ne pozicionin 7 ka nje grup metil dhe azoti qe ndodhet ne ate pozicion ben 4 lidhje,nderkohe qe tek guanina normale ka 3 lidhje (do mundohem te gjej nje figure per te)...kjo ka funksionin qe ta mbroje ARN-n nga enzimat e ndryshme qe jane ne gjendje ta shkaterrojne(informacioni i bazuar ne librin e gjenetikes se snustad-it)...ndersa ne fund te zinxhirit te ARN do te shtohet nje grup adeninash qe normalisht ka funksionin qe ta beje sa me te qendrushme kete produkt te traskriptimit...vazhdon...


Postuar nga NS-6 datė 10 Mars 2006 - 00:33:

funksioni i poliAdeninave te shtuara

Cod. B10032006

ketu po ju jap edhe figuren e atyre qe thashe dmth te asaj qe shtohet ne pozicionin 5' dhe 3'.pjesa me te kuqe eshte nje intron qe do te hiqet ne procesin e perpunimit...(figure e modifikuar nga gjenetika e snustad-it)...pra sic e shifni 7 metil guanozina ndryshon nga guanozina normale vetem per ate grup metil(-CH3) qe ndodhet pikerisht ne pozicionin 7 (qe e kam shenuar brenda kuadratit... qe te vazhdojme me ate qe po thonim...pra pervec asaj qe vendoset ne fillim ka edhe nje sekuence adeninash ne fund te ARN qe po formohet...procesi qe ben te mundur kete gje eshte nje proces kompleks.pas ketij shtimi enzimat qe duhet te presin mARN qe eshte formuar lidhen pikerisht ne kete zone qe eshte shtuar dhe drejtojne edhe prerjen e produktit te ARN-s.duhet te themi edhe qe shtimi i adeninave e ben edhe me te qendrueshme ARN,si jep kontributin edhe ne rrugen kur mARN-ja del nga berthama dhe shkon ne zonen ku do te formohet...ne fakt ky proces i fundit mbeti enigem deri para pak kohesh kur u gjet nje pergjigje gjithsesi parciale por qe e lezetshme...me qelloi ta lexoja tek revista "le scienze" ku tregonte per nje fakt qe ndodhte tek fibroblastet,qelizat qe kur ka ndonje infiamacion i duhet te levizin shpejt ne zonen e goditur dhe kete levizje e bejne me nevojen e nje perberje te quajtur aktine e cila formohet dhe shkaterrohet me nje shpejtesi te madhe...por ajo qe interesonte me shume kerkuesit ishte fakti qe mARN-ja qe do te formonte aktinen ishte shume e perqendruar ne zonen qe do te drejtonte rrugen e fibroblastit...pyetja qe lindte ketu ishte: nese marrim qelizen si nje dhome,kush mekanizem e con mARN e aktines ne njerin cep por jo ne cepin tjeter?...


Postuar nga NS-6 datė 11 Mars 2006 - 13:39:

rruga e mARN

Cod. A11032006

pasi qe formohet mARN-ja ajo kalon ne citoplazem dhe atje drejtohen ne zonat ku ato do te trasformohen ne proteina.pyetja qe qendron ketu eshte si eshte e mundur qe keto mARN e gjejne rrugen e duhur he perfundojne ne zonat ku duhen.pergjigja e nje pjese te kesaj pyetjeje eshte treguar ne revisten "nature" me 24 nentor te vitit te kaluar.rezultati ishte pare tek qelizat e quajtura fibroblaste qe per te shkuar ne drejtim te plagave te ndryshme qe jane ne trup duhet te prodhojne nje sasi te madhe aktine qe formohet nga nje sasi e madhe mARN-je qe mblidhet ne zonen ku do te ndodhe levizja.sipas saj del qe sapo fomohen mARN dhe del nga berthama shoqerohet nga nje proteine si tip roje qe e drejton ate per ne vendin e duhur dhe ne te njejten kohe ndalon edhe qe gjate rruges te ndodhe perkthimi i kesaj derisa kjo te arrije ne vendin e duhur.kur arrin atje,nje proteine tjeter ndahen proteinen roje nga mARN-ja dhe fillon perkthimi dhe formimi i proteinave te nevojshme.
proteina roje qe e bente kete funksion eshte quajtur ZBP1 dhe eshte e afte te lidhet me mARN e aktines.ne destinacion nje proteine tjeter qe e ndante u identifikua: Src e cila shtonte nje grup fosfat ZBP1-it dhe e ndan ate nga mARN-ja. (Src ishte onkogjen bazuar ne ate qe lexova para pak kohesh ne nje liber farmakologjie)
me pas u kalua ne verifikimin e kesaj gjeje duke formuar qeliza me mutacione te ketij gjeni qe formonte proteinen roje dhe u pa qe kishte nje ulje te sasise se aktines qe formohej.ndoshta kerkime te mevonshme mund te tregojne nese ndodh e njejta gje edhe tek neuronet ne zonen e sinapseve.

p.s: keni parasysh se akoma nuk kam filluar te flas per modifikimin e mARN.thjesht ketu tregova se cfare si behet e mundur ky fakt.


Postuar nga NS-6 datė 19 Mars 2006 - 11:09:

perpunimi hnARN->mARN

Cod. A19032006

ne vitin 1902 nje mjek anglez nese nuk gabohem hodhi nje definicion per gjenin duke thene qe ndryshimi i nje gjeni conte ne ndryshimin e nje enzime dhe keshtu qe nje u be koncepti "nje gjen nje enzime"...ky do ishte nje nder koceptet qe shoqeruan historine e gjenit deri ne kohet tona te aferta por qe gjetjet e reja e hodhen poshte dhe sot mund te thuhet me plot gojen qe ky koncept ka vdekur per faktin se nuk kemi gjithmone nje gjen per nje proteine (enzimat jane proteina)....rreth viteve 70 kur shkencetaret filluan te kuptonin edhe me mire menyrat se si punonte gjenoma dhe se informacionet rreth ARN po shtoheshin filluan edhe tkenikat e reja sic qene ai e gjetjes se vendndodhjes se ketyre gjeneve...perdorej metoda ku perderisa ARN-ja ishte produkti nje gjeni atehere mjafton ta vendosje ne nje solucion ku ka ADN njefilamentoze dhe kjo do lidhej vete me te duke gjetur edhe se ku ndodhen segmenti "prind"...gjerat dukeshin te thjeshta dhe logjika ecte...por shume shpejt u pa qe nuk ishin gjerat aq te lehta...me te vertete qe ARN-ja lidhej me ADN por formonte edhe disa hapesira si forma xhepat ku segmente te ADN mbeteshin pa lidhur...sikur ajo zone te mos ishte traskriptuar...

vitet e fillim shekullit te ri treguan qe numri i gjeneve te njeriut nuk mund te ishte me 100.000 sic mendohej por rreth 25.000...nje numer qe shume kerkues e gjeten te vogel duke u nisur nga fakti qe trupi i njeriut ka rreth 90.000 lloj proteinash dhe se secila prej tyre duhet te perftohej nga nje gjen...kjo gje tregon edhe qe nuk eshte se mund te kemi vetem nje proces ku keputet segmenti i caktuar por se mund te ishin disa lloj keputjes brenda te njejtit gjen...

2 pjeset me siper mjaftojne per te futur konceptin e splicing dhe splicing alternativ...nese do te marrim nje term shqip me i pershtaturi me duket perpunim megjithse ne me te shumten e rasteve termi amerikan ehste ai qe perdoret...gjithsesi une do mundohem qe ti perdor te dy.

ndoshta shume prej nesh ky mekanizem mund ti duket si i panevojshem por thjesht po te mendojme qe antitrupat tone formohen si pasoje e nje splicing alternativ qe u behet gjenit te tyre,na mjafton te themi qe ky proces eshte shume i rendesishem (info te te teperta do shifni me vone,ose gjate shpjegimit te ketij procesi ose kur te shpjegoj sistemin imunitar nga pikpamja gjenetike)...

por cfare jane keto mekanizma dhe si funksionojne?cfare efektesh kane ne trupin e njeriut dhe ne semundjet qe formohen si pasoje e nje mosfunksionimi te tyre?

postime qe mund tu vijne ne ndihme per nje kuptim edhe me te mire te ketij postimi:
-enzimat 1 & 2 (Cod. B 06042005 & Cod. A 13042005)
-koncepti i gjenit (Cod. A 17092005)


Postuar nga DORALBANI datė 25 Mars 2006 - 15:54:

Re: rruga e mARN

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pasi qe formohet mARN-ja ajo kalon ne citoplazem dhe atje drejtohen ne zonat ku ato do te trasformohen ne proteina.pyetja qe qendron ketu eshte si eshte e mundur qe keto mARN e gjejne rrugen e duhur he perfundojne ne zonat ku duhen.pergjigja e nje pjese te kesaj pyetjeje eshte treguar ne revisten "nature" me 24 nento te itit te kaluar.rezultati ishte pare tek qelizat e quajtura fibroblaste qe per te shkuar ne drejtim te plagave te ndryshme qe jane ne trup duhet te prodhojne nje sasi te madhe aktine qe formohet nga nje sasi e madhe mARN-je qe mblidhet ne zonen ku do te ndodhe levizja.sipas saj del qe sapo fomohen mARN dhe del nga berthama shoqerohet nga nje proteine si tip roje qe e drejton ate per ne vendin e duhur dhe ne te njejten kohe ndalon edhe qe gjate rruges te ndodhe perkthimi i kesaj derisa kjo te arrije ne vendin e duhur.kur arrin atje,nje proteine tjeter ndahen proteinen roje nga mARN-ja dhe fillon perkthimi dhe formimi i proteinave te nevojshme.
proteina roje qe e bente kete funksion eshte quajtur ZBP1 dhe eshte e afte te lidhet me mARN e aktines.ne destinacion nje proteine tjeter qe e ndante u identifikua: Src e cila shtonte nje grup fosfat ZBP1-it dhe e ndan ate nga mARN-ja. (Src ishte onkogjen bazuar ne ate qe lexova para pak kohesh ne nje liber farmakologjie)
me pas u kalua ne verifikimin e kesaj gjeje duke formuar qeliza me mutacione te ketij gjeni qe formonte proteinen roje dhe u pa qe kishte nje ulje te sasise se aktines qe formohej.ndoshta kerkime te mevonshme mund te tregojne nese ndodh e njejta gje edhe tek neuronet ne zonen e sinapseve.

p.s: keni parasysh se akoma nuk kam filluar te flas per modifikimin e mARN.thjesht ketu tregova se cfare si behet e mundur ky fakt.



Po mir mer Trim, po ti pse nuk kontakton nje Shtepi Botimi? Nese je kaq i appasionum per te Shkruajtur.


Postuar nga NS-6 datė 25 Mars 2006 - 22:36:

si ide eshte ide e mire dhe nuk eshte qe nuk e kam menduar...por keto gjera une i shkruaj keshtu per qejf dhe kur kam kohe...thjesht qe dicka qe di tia tregoj edhe te tjereve...dhe kur e ben keshtu te vjen me lehte te shkruash...per momentin nuk e kam ndermend ta bej dmth...me vone nuk i dihet
per momentin...enjoy your free science


Postuar nga NS-6 datė 30 Mars 2006 - 23:43:

perpunimi hnARN->mARN (2)

Cod. D31032006

procesi i splicingut eshte shume i ngaterruar per sa i perket detajeve qe ka dhe se akoma nuk eshte kuptuar ne menyre te plote se si ndodh...ka akoma gjera qe nevojiten te kuptohen qarte si psh faktoret se pse ndodh njeri proces dhe jo tjetri ne te njejtin gjen...ekzistojne proteina te tjera ne berthame qe marrin pjese ne kete proces dhe qe kane marre emrin snARN(small nuclear ARN=ARN te vogla berthamore) qe ekzistojne ne 5 forma te emertuara me shkronjat U1-5...keto bashkohen edhe me shume proteina te tjera dhe formojne nje kompleks te quajtur spliceozoma qe do katalizoje edhe reaksionet e splicing-ut...me pak fjale ajo eshte enzima.eshte kjo enzime qe do te njohe edhe pikat se ku do te lidhet ne pozicionet 5' dhe ne fund do te njohin edhe pikat se ku do prehen introni qe do te largohet.
keto pika me sa duket behen te njohura si pasoje e lidhjes se disa proteinave qe jane quajtur proteina rregulluese te splicing-ut (SR) qe lidhen ne ARN dhe ne baze te ketyre spiceozoma do te njohe edhe pikat se ku do te lidhen...normalisht qe keto do jene shume precize ne vendndodhje duke qene se nje gabim ne to do te influencoje direkt ne sekuencen e proteines qe do formohet me vone...probleme ne keto pikprerje sjellin edhe mutacione qe cojne ne probleme me proteinat qe dalin jofunksionale.
nje energji e mire e asaj qe prodhohet nga qeliza perdoret per kete proces...ne fillim eshte menduar qe keto benin pjese ne ate qe quhej hedhurine por shume shpejt u kuptua qe nuk mund te ishte keshtu...dhe ne fakt kishte goxha prova qe te benin te mendoje qe nuk duhet te ishte keshtu: qeliza kurre nuk ben nje proces fiziologjik qe nuk ka asnje kuptim dhe te shpenzoje aq energji...po ashtu si eshte e mundur qe mund te ishin aq shume proteina?
pervec splicing-ut ekziston edhe nje mekanizem tjeter qe eshte ai i quajturi splicing alternativ qe ka kuptimin qe i njejti traskript perdoret per te formuar mARN te ndryshme...i gjithe kyci i ketij procesi bazohet ne pikat ku ndodhen sinjalet...shembulli me i mire eshte ai i antitrupave...normalisht ato antitrupa qe formohen ne fillim jane antitrupa te tipit M dhe D (IgM dhe IgD) per faktin se te dy keto te vendosura ngjit njeri me tjetrin dhe ndahen me shpejt se format e tjera...per te formuar antitrupat e tjere duhet te behet procesi i splicing-ut alternativ...
po ashtu per ta bere edhe me te qarte se cfare vlere ka proces i splicing alternativ mund te permend edhe procesin qe i nenshtrohet gjeni Blc-x qe eshte nje onkogjen dhe qe merr pjese ne procesin e apoptozes...normalisht ky gjen i nenshtrohet nje splicing qe formon 2 lloj proteinash: Blc-x(L) dhe Blc-x(S)...nderkohe qe e para e bllokon apoptozen e dyta e favorizon....me pak fjale me nje mekanizem te tille varet jeta dhe vdekja e qelizes...

edhe nje gje e fundit qe do doja te thoja per kete proces...ato introne qe formohen nuk eshte qe nuk kane funksion...ato do ushtrojne funksione te tjera ne brendesi te qelizes si psh rregullues procesesh etj...me pak fjale asgje ne qelize nuk ndodh kot...dhe kjo gje eshte bere e qarte tek shkencetaret...

p.s: disa gjera mund te jene te ngaterrueshme por me kalimin e kohes do behen edhe me te qarta sepse do ripermendet prap si proces tek mutacionet...


Postuar nga ~Enigme~ datė 07 Prill 2006 - 13:44:

Ne drejtim per te zbuluar metoda te tjera kimotherapie

Cod. C07042006

I gjithe informacioni per trashegimi eshte e koduar ne molekulat e ADN-se qe jane vazhdimisht nen sulmim nga burime jashte dhe brenda trupit, nga rezet e diellit, rezatimi i joneve, nga radikalet e lira i metaobolismit te qelizave. Keshtu qe jeta eshte e pamundur pa riparimin e ADN-se.

Qe tju shmangemi grumbullimit te mutacioneve dhe prodhimin e proteinave te ndryshushme qelizat duhet te pozicionojne nje mekanizem riparimi arsenal qe te heqe dhe te zevendesoje nukleotidet defektive, te rilidhe fijet e keputura dhe te regulloje dentimet e tjera.

Shkencetaret e "The Scripps Research Institute and Lawrence Berkeley National Laboratory" kane gjetur strukturen kristale te nje enzyme e quajtur xeroderma pigmentosum group B (XPB) helicase.

Duke patur parasysh se mutacionet qe shkaktojne ndryshime ne keto makineri mund te bllokojne procesin e riparimiit te ADN-se ku perfundojne ne kancer dhe semundje te lidhura me plakjen atere aftesia e qelizave te regullojne demtimin e ADN-se varet ne mbledhjen e sakte te makinerive molekulare sic jane keto qeliza.

Shkencetaret zbuluan rolet e enzyme-s qe:
njeh bllokimet ne leximin e kodit te ADN-se dhe
ne fillimin e nje metode riparimi eficiente.

Ky zbulim eshte i rendesishem sepse mund te perdoret per te formuar metoda te tjera kimotherapie.

XPB ka shume ngjashmeri me Muts qe jane proteina ne bakteria E. coli te cilat njohin dhe riparojne ADN-ne e bakterit.

Raporti qe lexova thote se proteina te panjojtura dhe bashkeveprimi me ADN-ne ne vendin e transcription aktivizojne kompleksin TFIIH qe lejon procesin e cmbeshtjllies te ADN-se.

(Revista: Molecular Cell)


Postuar nga NS-6 datė 11 Prill 2006 - 00:39:

spliceozoma dhe funksionimi i saj

Cod. A11042006

do doja te sqaroja edhe dicka qe nuk e thashe ne postimin tim te fundit: ceshtja e imunoglobulinave dhe e linfociteve B eshte e vecante sepse mund te themi qe eshte nder te pakta raste ku ADN vete peson nje proces te ngjashem me splicing (nje rregullim i segmenteve qe do kodifikojne per zinxhiret e antitruave)...eshte e cuditshme ne fakt te mendohet kjo gje por ehste e vertete...kjo vjen si pasoje e proceseve qe sistemi imunitar zhvillon per tu mbrojtur nga nje antigjen....pasi qe antigjeni i tregohet qelizave te sistemit imunitar nje nder fazat e fundit eshte ajo e prodhimit te imunoglobulinave (antitrupave)nga linfocitet B.ato linfocite B qe do e kryejne kete funksion vijne nga nje linfocit B i vetem qe e ka njohur ate antigjen dhe ndahet per te formuar klone te veta...keto do prodhojne vetem nje lloj antitrupi.ajo qelize fillestare ama i nenshtruar nje procesi qe ka keputur copa nga ADN-ja baze dhe ka bashkuar segmente te ndryshme te gjeneve qe do formojne antitrupat...detajet do vijne me vone

me siper permenda qe splicozoma eshte ajo "enzime" qe fshin intronet...ajo ishte e perbere nga gati 150 lloj proteinash qe lidhen ne pikat ku do keputet segmenti i introneve...fillimisht keto zona njohen nga proteinat ARN nukleare (small nuclear ARN snARN) qe jane 5 ne numer...U1 dhe U2 jane ato te parat qe lidhen ne pikat e introneve,gjithmone ne harmoni me lidhjet e proteinave rregulluese te splicing-ut dhe pastaj ndjekin te tjerat.pasi keto jane lidhur dhe kane bere te qarta pikat e prerjes shkojne edhe proteina te tjera dhe te gjitha keto bashke quhen splicozome...keto presin intronin dhe e largojne.proteinat rregulluese te splicingut kane rendesi te vecante sidomos ne rastet e splicingut alternativ kur njeri hekzon psh duhet te rrije ose duhet te keputet...ne keto raste proteina rregulluese (SR) eshte nje bllokues i splicingut te atij hekzoni dhe keshtu qe nuk ndodh lidhja e plote e proteinave te splicozomes keshtu qe ai hekzon hiqet sepse njihet si intron...

ku qendron bukurija ketu?qendron ne faktin qe nese arrihen te manipulohen keto pika atehere mund te kotrollohen procese si apoptoza...me siper permenda rastin e gjenit Blc-x qe jepte 2 forma: njera e conte qelizen ne varreza kurse tjetra e mbronte...atehere mund te arrihet qe duke manipuluar ato pika te lidhjes se splicozomes te ndryshohet rezultati perfundimtar i ARN dhe kjo gje te coje ne dobishmeri...psh duke bere kete gje mund te drejtohen qeliza kancerogjene drejt vdekjes ose mund te perdoret psh ne terapite gjenike...

sipas nje artikulli te dale ne janar tregohej qe kjo metode eshte duke u perdorur per tentativat qe te gjehen terapi si psh ne rastin e talasemise beta ku nje prerje gabim ne pozicionin 5' con ne deformimin e molekulave te hemoglobines...duke fshehur nje zone te splicingut u arrit qe te cohej pika e splicingut ne vendin origjinal dhe te formohej nje hemoglobine normale...

pra mundesia me manipuluar zonat "roje" mund te jape nje ndihme shume te madhe ne gjetjen e terapive te semundjeve qe vijne si pasoje e nje splicingu gabim!

me pak fjale formuam nje mARN gati per tu trasformuar ne proteine me ane te nje procesi tjeter qe quhet perkthim...ndoshta me shume mund te na haje kurioziteti se cfare jane keto proteinat qe po luftohet kaq shume per ti formuar dhe se cfare roli kane?pastaj mund te pyesim se si ja ben mARN-ja qe te perkthehet ne keto proteina...


Postuar nga NS-6 datė 12 Prill 2006 - 22:46:

proteinat: hyrje

Cod. C12042006

mund te themi qe proteinat jane klasa e molekulave organike qe ze pjesen me te madhe ne trupin tone.jane rreth 90.000 lloje ne trupin e njeriut dhe funskionet e tyre jane nga me te ndryshmet...jane enzima,jane kanale neper siperfaqe qelizash qe bejne te mundur qe te mbahet nje ekuiliber te elektroliteve (kalcium,kalium,natrium,klor etj)ne ambientin jasht dhe brenda qelizes...jane trasportues qe sherbejne per te levizur proteina te tjera...jane pjese perberese te matriksit jashtqelizor....jane perberesit kryesor qe bejne te mundur qe te levizim muskujt( aktina dhe miozina jane proteina)...jane hormone qe veprojne ne cdo cep te trupit tone...jane struktura qe bejne te mundur ndarjen e qelizes (mikrotubat qe kapin kromozomet ne zonen qendrore jane proteina)...jane perberes te struktures se kromatines (nukleozomet jane proteina)...disa prej tyre shfaqen vetem ne femijeri,disa te tjera ne moshe me te rritur...disa jane proteina te rregullta qe ndryshojne forme dhe behen patologjike (flas ketu per prionet)...disa jane prezent vetem ne nje zone te trupit,disa jane prezent gjithandej ne trup...etj etj...pra nese do ti numeronim te gjitha funksionet e tyre do zgjateshim me faqe te tera...
procesi i traskriptimit dhe i perkthimit kane si qellim pikerisht prodhimin e ketyre materialeve dhe per kete gje harxhohet pjesa me e madhe e energjise nga qeliza...
proteinat ne fillim mendoheshin se mund te ishin percuesit e tipareve deri sa u bene eksperimentet qe nxorren ne dukje se ishte ADN-ja ajo qe e bente ate funksion.edhe sot qe dihet sekuenca e ADN-s te gjithe jane drejtuar nga ajo qe eshte quajtur projekti proteoma per te gjetur se cilat jane gjenet dhe cilat jane proteinat qe mund te japin ato...si dhe mund te shihen se cfare lidhje kane ato me njera tjetren...jane proteinat vete qe kontrollojne menyren e perdorimit te ADN...
pra nje klase qe ka terhequr qe ne fillim te gjithe dhe qe i ka dhene shtyse kerkimeve ne shume fusha: biologji,gjenetike,farmakologji,patologji,onkologj
i etj...
proteinat ne trupin e njeriut prodhohen nga gjenet qe pasi formojne nje mARN i nenshtrohen procesit te perkthimit dhe kodifikon proteina...ato proteina qe vijne nga dieta shkaterrohen ne perberesit me elementare te proteinave dhe thithen nga trupi i njeriut me ane te trasportuesve te aminoacideve qe nese nuk gabohem jane 5...
proteinat jane te perbere nga aminoacidet...aminoacidet jane 20 ne numer (megjithse jane prodhuar edhe 2 te tjere ne menyre artificiale ne laborator)...nga keto ka qe prodhohen ne trupin e njeriut por jane edhe ato qe quhen esenciale qe duhet te merren patjeter nga dieta...vazhdon


Postuar nga NS-6 datė 17 Prill 2006 - 23:47:

proteinat: struktura e aminoacideve dhe aminoacidet qe merren me diete

Cod. B18042006

proteinat jane te perbere nga aminoacidet...aminoacidet jane 20 ne numer dhe pjesa me e madhe e tyre jane te formueshem ne trupin tone me ane te reaksioneve te ndryshme ndersa ate pjese qe nuk mund ta sintetizojme vete e marrim me ane te dietes...
aminoacidet kane si strukture baze nje forme te thjeshte (referohuni figures se mesiperme) :
-nje atom karboni qendror(ky atom qendror paraqet nje veti te perkthyerjes se drites pervec ne rastin e glicines.kjo veti e ben qe ai te quhet atom kiral.per definicion ne kimi nje karbon kiral eshte ai qe eshte i lidhur me 4 grupe te ndryshme rreth vetes...ne rastin tone mund ta kuptojne me fare mire qe atomi i karbonit esht i lidhur me 4 grupe te ndryshme ne te gjitha rastet pervec rastit te glicines...ky ishte nje informacion thjesht shtese)
-nje hidrogjen
-nje grup amin (-NH2) (nga ky vjen edhe emri amino)
-nje grup karboksilik (-COOH)
-nje degezim qe ndryshon sipas cdo aminoacidi dhe qe i jep emrin aminoacidit (ne figuren qe po ju paraqes eshte ajo qe shenohet me jeshile dhe qe mund ta quajme si R...dmth grup radikal)

R ndryshon sipas aminoacideve dhe mund te shkoje nga forma me e thjeshte qe eshte tek glicina ku R eshte nje hidrogjen.nese ne ate pozicion do te ishte nje grup metil (rasti i figures) atehere do merrte emrin alanine e keshtu me rradhe...pak e nga pak do ti degjoni te gjithe emrat e tyre sepse do permenden per ndonje karakteristike qe kane si aminoacide ne vehte si dhe ne strukturen e proteinave...

aminoacidet qe jane esenciale,pra ato qe nuk mund te sintetizohen nga trupi jone jane 9 :
histidina
izoleucina
leucina
lizina
metionina
fenilalanina
trionina
triptofani
valina

sipas nje shkrimi qe lexova ne internet thuhej qe 2 nga keto aminoacide (lizina dhe triptofani)jane shume te paket ne bime keshtu qe ato qe jane vegjetariane duhet te bejne kujdes qe ne dieten e tyre te kene nje sasi te mjaftueshme te ketyre 2 aminoacideve esenciale...

p.s: ne postimin tjeter do mundohem te gjej nje figure qe te tregoje te gjithe aminoacidet ne strukturen e tyre

vazhdon...


Postuar nga NS-6 datė 25 Prill 2006 - 00:59:

figura e 20 aminoacideve dhe klasifikimi i tyre

Cod. B25042006

ketu po ju paraqes 20 aminoacidet ne nje figure te vetme ku jane ndare edhe sipas stuktures se tyre dhe karakteristikave qe ka secili grup...duke filluar nga siper majtas, keni grupin e jopolareve(kane grupin radikal jopolar) te cilet perfundojne ose me hidrogjen ose me grup CH3 qe nuk ka aftesi te formoje lidhje te tjera me ambientin perreth...pastaj vjen grupi i aromatikeve qe marrin emrin nga prezenca e nje unaze aromatike benzeni ne grupin radikal (struktura si hoje blete hekzagonale)...me poshte atyre eshte grupi i aminoacideve polare me grup radikal te ngarkuar pozitivisht per faktin se kemi NH3+...pastaj eshte grupi i aminoacideve polare me grupin radikal negativ sepse kane grupin COO- me fund te zinxhirit...dhe majtas eshte grupi i polareve por qe kane grupin radikal te pangarkuar...duhet te kemi parasysh qe keto nendarje behen ne baze te gjendjes qe gjehen me shume keto aminoacide ne trupin e njeriut dhe per karakteristikat qe paraqesin...me kalimin e kohes do mundohem te sjell ketu karakteristika te secilit grup bazuar mbi informacione qe do gjej nga libra dhe faqe interneti...

p.s : figuren e mesiperme mund ta gjeni edhe tek libri "principet e biokimise" (leningher) faqa 113, sipas edicionit te 3...eshte fiks e njejta foto!une e kam marre nga interneti kete foto


Postuar nga NS-6 datė 29 Prill 2006 - 00:40:

grupet e aminoacideve dhe vecorite e tyre ne pergjithsi

Cod. A29042006

pra jemi ne piken qe kemi thene se cilet jane aminoacidet dhe struktura e tyre...secili nga aminoacidet ka nje karakteristike te veten qe e ben unik ne proteine dhe per kete arsye ne shume raste semundjesh qe vijne si pasoje mutacionesh,nje ndryshim i nje aminoacidi te vetem shkakton deri ne caktivizimin e proteines vete...pasojat varen nga funksioni qe ka pase ajo proteine (detajes se si e ben kete gje mutacioni do te jepen me vone)...

aminoacidet qe jane me grup radikal jopolar do te gjehen ne pergjithsi ne brendesi te proteinave per faktin se keto nuk jane te tretshem ne uje dhe prandaj mundohen ti qendrojne larg duke u strukur ne brendesi...prolina qe ben pjese ne kete grup ka nje aftesi qe zona ku eshte prezente nuk mund te ndryshoje forme (nuk ka fleksibilitet) shpejt.

grupi i aminoacideve qe kane nje unaze benzeni (fenilalanina,tiroksina dhe triptofani) jane nder me te rendesishmit per shkak te veprimeve te tyre.ato kane aftesi te formojne lidhje hidrogjenore dhe kjo gje eshte mjaft e rendesishme per enzimat (mos harroni se enzimat jane proteina) kur duhet te katalizojne nje reaksion...po ashtu duhet te kihet parasysh se keto elemente jane shume te rendesishem edhe per faktin se jane materiale baze per neurotrasmetuesit si dopamina dhe noradrenalina(prekursori eshte tiroksina),serotonina (triptofani) dhe dhe hormone si adrenalina (tiroksina)...

pastaj vjen grupi tjeter me grup radikal polar por te pangarkuar ku ben pjese cisteina,glutamina etj...cisteina psh ka nje aftesi te vecante qe te formoje urat disulfurore qe e bejne edhe me te qendrueshme strukturen baze te proteinave (do ta shihni kur te shpjegoj hemoglobinen si strukture proteine)

me pas jane aminoacidet qe bejne pjese ne grupin me radikalet te ngarkuar pozitivisht (histidina,arginina etj) dhe ato me grup radikal te ngarkuar negativisht (glutamati dhe aspartati)....keto kane fuksione edhe si aminoacide ne vete psh ne ciklin e krebsit per formimin e ATP etj...

po ashtu duhet te kihet parasysh qe mjaftojne modifikime te vogla ne strukturen e proteinave qe te sjelle deme te medha...nje rast qe mund te permend eshte ai i prolines qe kthehet ne hidroksiproline nga vitamina C...skorbuti qe eshte nje semundje ku mungon vitamina C ben qe te mos formohet kjo gje.hidroksiprolina ben pjese ne proteinat qe formojne skeletin e indit lidhor dhe si pasoje e mungeses se saj kjo strukture nuk eshte e qendrueshme...pasoja eshte ajo gjendje e dobet e indit qe sjell edhe nxjerrjen gjak nga mishrat e dhembeve kryesisht...sot kjo gje eshte shume e rralle sepse nuk ndodhin me raste te mungeses se vitamines C...

pra ajo qe duhet te keni parasysh eshte qe cdo aminoacid ka nje karakteristike te vet qe e ben te dallueshem dhe se pozicioni i tyre ne brendesi te nje proteine eshte i perpikte per ate proteine dhe nje ndryshin i vogel dhe proteina prishet...rastesi valle kjo gje?(evolucionin do ta trajtoj me vone sepse gjerat jane shum me te komplikuara )

aminoacidet kane edhe shume karakteristika te tjera por keto besoj se mjaftojne per momentin...me kalimin e kohes do te them edhe te tjera nese do jete e nevojshme...thame aminoacidet.pyetja qe del tani eshte si lidhen njeri me tjetrin dhe nga se varet funksioni i tyre?


Postuar nga NS-6 datė 05 Maj 2006 - 23:08:

lidhjet ndermjet aminoacideve dhe shkallat strukturale te proteinave

Cod. A06052006

ok...folem per aminoacidet nje per nje pak a shume...tani duhet ti lidhim njeri me tjetrin qe ti japim kuptim nje proteine...si lidhen?
shifni edhe njehere me kujdes strukturen baze te aminoacideve...pastaj edhe ate te tabeles ku tregohen te gjithe grupet radikale...konkluzioni i pare qe mund te nxirrni eshte qe grupet radikale nuk mund te sherbejne si pika lidhjeje per faktin se ca jane grupe metil (-CH3) qe tregojne se karboni e ka plotesuar numrin maksimun te lidhjeve te veta dhe nuk mund te leshoje asnje nga hidrogjenet per te formuar lidhjen e re...atehere kush mbetet?grupi karboksilik (-COO) dhe ai aminik (-NH3+)...kjo eshte pika ku do formohet lidhja...nje lidhje ku grupi karboksilik leshon higrogjenin nje oksigjen ndersa ai aminik leshon 2 hidrogjene...pra formohet nje molekule uje qe largohet dhe ajo qe formohet eshte lidhja peptidike.eshte kjo lidhje qe e karakterizon te gjithe sekuencen e proteines dhe cdo aminoacid i nenshtrohet te njejtit reaksion ne momentin kur behet perkthimi i sekuences ku mARN qe edhe ajo ka karakteristikat e veta sepse behet kalimi nga nukleotide ne aminoacide...nejse se keto jane per me vone
veshtroni edhe figuren qe e ben te qarte lidhjen!

i lidhem 2 aminoacide bashke....ca dy mer...i bome nje proteine...ose me mire te themi qe u be nje sekuence aminoacidesh qe do marre emrin e proteines.proteina vete cfare ka te vecante?
proteina ka 4 shkalle strukturale:
1.sekuenca e aminoacideve qe e perbejne
2.format qe marrin keto sekuenca (helika alfa dhe perthyerja beta)
3.pozicionimi i tyre ne hapesiren 3 dimensionale dhe nderveprimet ndermjet aminoacideve qe ndodhen larg njeri tjetrit
4.nderveprimet ndermjet zinxhireve te ndryshem te proteinave (ne rastin e hemoglobines kemi zinxhire alfa dhe zinxhire betaqe nderveprojne me nje grup heme qe ka hekur ne qender...beni kujdes mos i ngaterroni me heliken alfa dhe perthyerjen beta ...dolen llum me duket )...


ok,ok...po e le me kaq iher...do mundohem te shpjegoj secilen nga shkallat strukturale si dhe pasi te kem mbaruar do shpjegoj edhe hemoglobinen keshtu qe mos u trembni nese per momentin keto gjera po ju duken si gogol ....gjithcka behet me durim dhe me kohe.jo per gje por si ka thene tolstoi vete "koha dhe durimi jane luftetaret me te mire"


Postuar nga NS-6 datė 18 Maj 2006 - 00:11:

1.sekuenca e aminoacideve (1)

Cod. B18052006

Duke kerkuar me Google qe te gjeja nje figure qe te shpjegonte mire se cfare doja te thoja me ato 4 shkalla stukturale te proteinave arrita te gjej nje foto qe i kishte te 4 shkallet...versioni origjinal ishte me copyright por arrita te gjej nje version me te vogel...

Atehere fillojme pikat nje e nga nje.shkalla e pare ishte:

1.sekuenca e aminoacideve qe e perbejne
Ndoshta fjalia me e rendesishme ne gjithe kete postim do te ishte :Nga sekuenca e aminoacideve varet funksioni i proteines.
Kur permenda aminoacidet nje per nje,thashe qe secili nga ato kishte nga nje karakteristike te veten...ca kane aftesi te formojne lidhje hidrogjenore,ca ishin hidrofobe (mbanin larg ujin),ca kane aftesi te formojne lidhje disulfurore qe stabilizojne strukturen etj.Pra jane menyra se si jane vendos ne ate seri,qe do tregoje se si do marre forme proteina dhe se cfare funksioni do kete...psh tek proteinat qe futen ne membrane dhe sherbejne per te lene ionet te kalojne kane nje zone te ndermjetshme te perbere nga aminoacide hidrofobe sepse vetem ato kane aftesi qe te futen ne dyshtresen e lipideve qe formon membranen qelizore.Po ashtu tek enzimat e ndryshme jane lidhjet hidrogjenore qe do e fiksojne materialin qe do katalizohet...etj etj.Duke pare keto gjera fare thjehst mund te mendojne se cfare demi mund te sjelle nje mungese e nje aminoacidi te vetem ne strukturen e proteines.Nje mutacion qe mund te ekzistoje qe ne ADN dhe qe trasmetohet eshte i afte te ndryshoje komplet proteines.Shembulli me i mire eshte anemia falciforme (ose mesdhetare)ku nje aminoacid eshte nderruar me nje tjeter ne nje pozicion te vetem,pozicioni 6 i sekuences se aminoacideve...normalisht ne ate pozicion eshte acidi glutamik kurse ne formen anemike kemi valine.dhe e di per sa ndryshojne?Acidi glutamik ne sekuencen e ADN paraqitet si GAG/CTC (kjo eshte sekuenca ne ADN e te dy zinxhireve,dhe vetem njeri prej ketyre do perdoret per traskriptim) kurse ne formen me mutacion kemi GTG/CAG...
CTC (forma origjonale) traskriptohet si GAG ne mARN, kurse CAG (forma mutante) traskriptohet si GUG ....GAG ne kodin e perkthimit per aminoacidet (qe do ta shpjegoj me vone) perkthehet si acid glutamik kurse GUG perkthehet si valine...pasojat?Qelizat e kuqe te gjakut nuk jane ne formen e tyre origjinale ovale,por behen si drapri i partise dhe nuk e trasportojne mire oksigjenin.Po ashtu kane aftesi me te madhe qe te ngecin ne shpretke dhe keshtu te shkaterrohen me shpejt duke shkaktuar rritjen e bilirubines ne gjak dhe ne disa raste syte behen me ngjyre te verdhe (ajo zone qe duhet te ishte e bardhe) pervec shenjave te tjera...po ashtu ajo forme si draper ka aftesi me te madhe qe te mblidhet ne gjak dhe keshtu kemi ate qe quhet tromb,qe eshte nje mbledhje qelizash te kuqe qe bllokojne nje ene gjaku.Kjo sjell probleme per zonen qe nuk i mberrin me gjaku... vazhdon...


Postuar nga NS-6 datė 04 Qershor 2006 - 00:14:

shkalla e dyte e struktures se proteines...

Cod. A04062006

...keshtu shpretka rritet ne dimensione duke qene se i duhet te punoje si dhe per arsyen se ne brendesi te saj rritet numri i qelizave te kuqe qe ngecin.pasojat jane shume me te gjera por ne kete teme por nuk po zgjatem me teper
pra kemi nje mutacion te vetem qe ndryshon nje aminoacid.ndryshimi nuk eshte i vogel nese marrim parasysh se cfare efekti ka ne proteine.u nderrua nje aminoacid qe ishte polar (acidi glutamik) me nje aminoacid qe nuk eshte polar (valina)...e gjitha perkthehet ne humbje te stabilitetit te proteines...dhe kjo gje ndodh ne shume proteina qe pesojne mutacione te tilla.
 
me kete shembull besoj se eshte qe qarte se sa e rendesishme eshte sekuenca e aminoacideve per funksionin e proteinave.
 
kalojme tek shkalla e dyte:format qe merr kjo sekuence.
jane pare qe ka aftesi te marre 2 forma: helike alfa dhe perthyerje beta.keto 2 vijne nga vezhgimet e bera tek proteinat.helika alfa,nga vete fjala eshte nje helike qe formohet si pasoje e nderveprimeve te aminoacideve qe jane ne afersi njeri me tjetrin...eshte nje strukture mjaft e perhapur tek proteinat.zakonisht shifet me e perhapur ne ato zona te proteines qe kane aminoacide ne gjendje te formojne lidhje hidrogjenore me teper.nga ketu mund te kuptohet mire se cfare mund te ndodhe me ndryshimin e aminoacideve ne sekuence!
po ashtu eshte edhe perkthyerja beta qe eshte me pak e perhapur por qe edhe kjo sherben ne stabilitetin e proteinave te ndryshme.menyra se si vendosen sekuencat e aminoacideve ketu jane ne segmente dhe nese formohen lidhje hidrogjenore formohen mes segmenteve te ndryshme qe ecin paralel ose antiparalel...per ta bere sa me te qarte do mundohem te gjej ndonje figure
 
p.s: ne figuren qe kam dhene duken mire qelizat ne forme draperi qe formohen ne semundjen e anemise mesdhetare.


Postuar nga NS-6 datė 06 Qershor 2006 - 00:13:

4 strukturat: foto

Cod. B06062006

me figuren qe po ju paraqes pak a shume paraqiten te 4 shkallet e struktures se proteinave (ne kete rast e hemoglobines) por ju perqendrohuni tek ajo qe shkruan secondary structure...helika alfa dhe perthyerja beta...per tani figura mjafton... 


Postuar nga NS-6 datė 21 Qershor 2006 - 23:32:

struktura terciare dhe kuaternare

Cod. A22062006

struktura terciare paraqet vendosjen e te gjitha atomeve ne hapesiren 3D...me pak fjale nderkohe qe me strukturen sekondare kishim parasysh se cfare ndodh ndermjet aminoacideve ne afersi te njeri tjetrit ne strukturen terciare shihet se cilat jane nderveprimet ne distance.kjo gje eshte mjaft e rendesishme per proteinen sepse i jep formen e saj funksionave,kendet etj...per enzimat (qe jane proteina) tregon formen e vendit ku kryhet reaksioni,pikat qe veprojne ne ate reaksion etj...ketu duhet te kemi parasysh edhe dicka te rendesishme...ate qe quhen ura disulfurore.nese shifni edhe nje here strukturat e aminoacideve dhe perqendroheni tek ajo qe quhet cisteine do vereni se ne krahun R ka ne fund nje squfur...eshte pikerisht ky qe do formoje ato urat disulfurore...do jete veprimi i 2 cisteinave ne largesi qe do formojne ate ure...gje shume e rendesishme sepse i jep qendrueshmeri te jashtzakonshme proteines...ne fakt ne procesin e denaturimit (dmth shkaterrimit te proteines) nje nder elementet e pare qe prishen jane pikerisht urat disulfurore,qe cojne ne humbjen e stabilitetit te proteines dhe gati edhe humbjen e funksionit....
 
ndersa tek struktura kuaternare bejne pjese nderveprimet ndermjet sekuencave te ndryshme te aminoacideve...dmth kemi te bejme me pjesa qe qendrojne edhe te ndara por qe nese bashkohen nderveprojne...qe ta bej me te qarte,tek hemoglobina kemi zinxhirin alfa dhe beta...keto jane 2 sekuenca te plota aminoacidesh,qe ndryshojne nga rreshtimi i aminoacideve si dhe nga gjatesia.por keto jane ne gjendje te veprojne njera me tjetren qe te formojne strukturen e plote qe do mbaje pastaj ne qender hemen (me hekurin)...gjithsesi,me vone shpresoj qe ta marr ne analize kete strukture ose nese dikush do,mund ta provoje ta shpjegoje me detaje...strukture,funksione,menyre veprimi,nderveprimi me oksigjeni,dioksidin e karbonit etj...nese ka ndonje qe do ta marre persiper kete gje mund ta beje ose ne kete teme ose ne ndonje tjeter...
me pak fjale keto jane pak a shume gjerat qe duhet te dihen per proteinat dhe perberesit e tyre...tani ti kthehemi edhe iher  aty ku e lame tek procesi i perkthimit...mARN del ne citoplazem dhe behet gati te perkthehet...ketu u has nje problem tjeter...si lexohej kjo sekuence...nje supersfide qe u zhvillua ne vitet '60-'70 dhe qe perfundoi me kodin e aminoacideve...por cfare ishte dhe cfare sherbente?


  Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 171 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.