Forumi Horizont
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Shqiperia Ne 2050! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7516)


Postuar nga Eneid datë 20 Shkurt 2005 - 09:25:

Shqiperia Nw 2050!

Te dashur lexues poshte keni temat kryesore te mediave shqiptare ne vitin 2050! Lexim te kendshem:

PERMBLEDHJE JAVORE E TITUJVE KRYESORE NE MEDIAT SHQIPTARE

Nr: 2549 Data: 13/1/2050


Këshilli i Sigurimit të OKB-së merr nën shqyrtim cështjen e statusit final të Kosovës - Balli Kombtar

Brukseli qorton Tiranën zyrtare për zvarrije të zbatimit të rekombandimeve të BE-së – Koha Jonë

Berisha: Jo në të njëjtin azil me hajdutin Nano! - Korrieri

Përfundon shtrimi i kilometrit të 3-të të korridorit të 8-të; kryeministri Edi Paloka pret shiritin – RilindjaDemokratike

BE: Shqipëria në provë me zgjedhjet parlamentare të 2050-ës! – Tema

Gjëndje e rënduar në veri; Qeveria: Biskotat e 2000-it nuk janë të skaduara! – Korrieri

Emigrantët me leje të rregullta qëndrimi në 2070. Athina zyrtare zotohet për zbatim të shpejt të vendimit! – Ballkan Web

KESH: Tirana 24-orë me drita falë investimeve Afgane! – Zëri I Popullit

Shkodër: Policia ekzekuton 120-vjecarin! U arratis nga burgu në ’97-ën. - Republika

Qeveria: Problemi I pronave prioritet i qeverisë për 2050-ën! – Rilindja Demokratike

EUROPOL: Kriminaliteti shqiptar kërcënim moral për mafian gjermane! – Albanian Daily Neës

Kryeministri Irakian në Tiranë: Iraku avokat mbrojtës për futjen e Shqipërisë në BE! – Rilindja Demokratike

Kurvelesh: Arrestohen 20 klandestinë grekë! Kërkonin të kalonin ilegalisht për në Mal të Zi! - Korrieri


Postuar nga oliinter datë 20 Shkurt 2005 - 13:15:

Hej

o zot sa kam qeshe! e di qe mund te jene te verteta ato qe ke shkruar ti????


chao!


Postuar nga prrenjsaku datë 21 Shkurt 2005 - 01:27:

Smile po

njime e ke thene si burrat

:ola:


Postuar nga hera datë 21 Shkurt 2005 - 21:44:

E bukur!!!

Te pergezoj per fantazine!Do doja ti shihja Berishen dhe Nanon ne nje azil.


Postuar nga Eneid datë 23 Shkurt 2005 - 07:42:

VAZHDIMI …….

Nr. 454145 20/6/3000

BRUKSEL: Shqipëria anëtarësohet me të drejta të pjesshme në BE! – Koha Jonë

Elbasan: Nëna e dy fëmijëve lind fëmijen e trete në mënyrë natyrale! Shtangen shkencetarët shqiptarë! – Korrieri

1997-a vepër e agjenturës greke! SHISH arrin të zbërtheje ngjarjet tronditëse në kohë rekord! – Zeri Popullit

Ankaraja: Skënderbeu pjelle e imagjinatës se Sulltan Muratit të II-të. Të ndryshohen tekstet shkollore! – Balli Kombëtar

Rajon: Tirana paralajmëron Athinën! “Të zgjidhet cështja Came përndryshe nuk japin licensen për kazinon e dytë në Durrës!” – Zeri Popullit

“BERISHNANO” – Fakultetit i shkencave politike në Tiranë pagëzohet me emër dhe godinë të re! Prioritet studentëve me mendime radikalëve komuniste! - Balkanëeb

Greqi: Kolonistët greke protesojnë ndaj mbërritjes se kolonistëve shqiptarë në hënë! – Athina: Trupi qellor ka qënë helen që para 3000 vjetësh! – Rruzulli

KESH: Energjia elektrike dëmton sistemin nervor tek njeriu! Komisioni ‘X-Files’ i Kontrollit të lartë të shtetit zbulon arysen e vertetë për mungesën e dritës në shtëpitë e shqiptarëve! – Tema

Protokolli Kioto: Shqipëria të mbyllë godinën parlamentare! Ndotja e ambjentit nga ky subjekt në masën 100%! – Rilindja Demokratike

Tiranw: Policia Shqiptare kap në flagrancë grekun athinot! Spiridanaqos Karamandaqos: “Jam pjelle e krimit, por krimi s’jam unë!” - Republika


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 24 Shkurt 2005 - 02:57:

hahahhhahahaahhahaha shume e forte fare por harrove

ne 2070 Tirana paguan ishperndjekurit politik gjate kohes se Hoxhes


 
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.