Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Pjetër Bogdani (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=75)
-- Kush është Pjetër Bogdani (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=78)


Postuar nga Ami- datë 01 Janar 2003 - 21:20:

Kush është Pjetër Bogdani

Pjetër Bogdani është figura më e shquar e letërsisë së vjetër shqiptare. Ai shquhet jo vetëm si klerik i lartë, por edhe si atdhetar, me një dashuri të pakufi për gjuhën shqipe e për popullin shqiptar, por edhe si dijetar e letrar, si luftëtar i paepur për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane dhe për zhvillimin e përparimin e tij kulturor. Me veprimtarinë e tij politike 40-vjeçare, sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me veprën e vet "Çeta e profetëve", Pjetër Bogdani me të drejtë është quajtur pararendës i hershëm i lëvizjes së Rilindjes sonë Kombëtare.
Lindi në Gur të Hasit, një fshat i Kukësit, rreth vitit 1625, Ungji i tij Andrea Bogdani, edhe ai klerik i lartë (kryepeshkop i shkupit), ishte marrë me lëvrimin e gjuhës sonë, kishte hartuar në gjuhën shqipe edhe një gramatikë të latinishtes, madje kishte mbajtur në Kosovë edhe një shkollë ku mësohej gjuha shqipe.
Mbasi kreu studimet e mesme fetare në Kolegjin e Loretos dhe punoi disa kohë si meshtar në Pult e Prizeren, me shpenzimet e të ungjit kreu edhe studimet e larta në Kolegjin e Propaganda Fides dhe në 1655 mori dy dekorata, njerën në filozofi dhe tjetrën në teologji, çka ishte gjë e rrallë sidomos asokohe për një të ri shqiptar.
Më 1656, në moshën 31-vjeçare, emërohet peshkop i Shkodrës ku shërben për 21 vjet (1657-1677), duke qenë i ngarkuar njëkohësisht edhe me administrimin e kryepeshkopatës së Tivarit, 12 vjetët e fundit të jetës së tij i kaloi si kryepeshkop i Shkupit.
Por më tepër se doktorata që mori edhe gjuhët që dinte, për vlerat e shquara të Bogdanit flet vepra e tij, " Çeta e profeteve„ është shkruar me një kulturë të gjerë, në të ka informacion të pasur nga historia e popullit tonë, nga filozofia dhe shkencat e natyrës. Vepra e tij nuk është përkthim. Legjendat biblike që janë në themel të saj, ai i ka përpunuar në mënyrë të lirë dhe herë pas here fut ide, arsyetime dhe argumentime me karakter filozofik, historik, politik, shkencor-natyror etj, që s'kanë të bëjnë fare me legjendat biblike dhe që i japin asaj karakter origjinal.


Postuar nga Keni datë 19 Qershor 2003 - 23:59:

Poezi te Pjeter Bogdanit

Kendonj birrë madh

Kendonj Birrë madh mbë Diellt' të lumit Atë,
Qi dergoj gjiut se vet për të shelbuem;
Veshunë ndë Mish,e gjak bam i begatë,
Ndë dy natyrë ngjeshun e fort shterguem,
Me pushtet të madhë,sa për mot të gjatë
Rreth shekullit të shelbon tui besuem,
Se ky i verteti Krisht Hyj,e Nieri
Ashtë,e si leu ndër ne Virgjinet Mri,
Xihariq me dhanë nji Pëllumb derguem,
Qiellsit kur vo bashkë ndë Iordant' të bardhë
Me të Shë Gjonë lum meu pagëzuem
Ashtu Sibila thotë,se ka për t'ardhë
Fajtërorët me grisem,e me shelbuem.
Posi vjollëxa ndë dimënë pa mardhë
Ndërshen: e si Njegullatë palë,palë,
Reza n'Dielli përzë,tue dhanë Malë,
Të Dërejtë jete,e udhë të pamashtri
Shekullit,qi shpie mbë Qiellt ka me mspuem
Gjyq t'amëshuem pa me kallëzuem.
Shelbues yt Rëshit kur plot memeni,
Ka me dalë ende Kryqa ndrykë nalxuem,
Lum,o Dru,e bukura,pa ndonji leqe,
Ku mplaki u çrish,e s'mbet as nonji e keqe.


Postuar nga Keni datë 20 Qershor 2003 - 00:00:

Sibila delfika

Vajtonj unë e mjera nji të madhe gjamë,
se Krishnë mbë Kryqt rrafun e keq shëmtuem,
shuplaka,grushta,helm'e uthull dhanë:
përgjegjun shtatnë plagësh e irënuem
Izraeli mbë dhe keq nuk la pa i banë;
patërshanë ende mbë Kryqt depëruem:
vdekun s"amësë mbë prehënë ia dhanë,
zemërën tu' i shituem anë a pr'anë.


Postuar nga Keni datë 20 Qershor 2003 - 00:02:

Sibila persika

Kumbon zani malesh e këlthet ndë shkretëti,
zihariq me dhanë e udhë të drejtë
shekullit me çelë,e fajevet për mengji
pagëzimnë predikon,mbë këtë jetë
kuj do me shelbuem pa rrenë e sherregji,
ndë Parrisit vend të gjanje si do vetë,
tue trusun kryet e asaj bishë,
mirë t'u bamë e shpesh tu votë n'Kishë.


Postuar nga Keni datë 20 Qershor 2003 - 00:03:

Sibila samia

Sion se Peshtriku Mal Prisrend mai nalti
Falemi s nteje Ligja ka me dalë,
Kur Apostuitë Krisht' ambl'i përmjalti,
Me të dashunë Kungim,e Shenjtë fjalë.
Ende Vajza ngiat ty derguem se nalti,
Leu Djalinë Kërthi,qi neve na mpsoj:
Jevrejt' e marrë Hyjnë tand derguem,
Kryetë ja deperton Ferrash rethuem.


Postuar nga i_lire datë 13 Shtator 2003 - 02:53:

Argjupeshkëpit Skupsë, kushërinit tim dashunit...

Duel Gurit bukuria,(1)
zana si nji sut' e naltë,(2)
qi s'kish mbrenda Veneqia,
të Peshtrikut muer maltë.(3)

Djelz' e vashaz' ende graa
i shërbejnë ndë robij,
tue kënduem aqan' saa
gjithë zemërat' i çkrij.

Alesandr' i madh Darinë,
Skanderbeg' shitoj mbëretnë,
e ndoq Sauli fort Davidnë,
mbyti Giudit Holofernë.

Këndoj zana maje malet.
ani zunë me lodruem
tek i thonë Vrap i Kualet,
ndë zemërë fort gëzuen.

Tufë-tufë tu' mbëledhë
me zymyla nji kunorë,
drandafille bashkë dredhë
ndë këshet me gjithë dorë.

Lulesh ani me ja falë
blegëtorijesë zanë,
qi ndë valle kur të dalë
të na ndritnjë dhenë tanë.

Priserenë çelepij,(4)
gjithë nd'armë mbukuruem;
prej Gore dimisqij,(5)
trim i foortë me lëftuem.

Kur del ani e soditën
treg të ri ende të vjetër,
trimënia ke shetitën,
thue s'ka dheu tjetër.

Skodra ngulë ndë konfij,(6)
fush' e malet i pushton,
me të forta zotënij
Lesh, Zadrimën' e zapton.

Ndë lëqen' me gjithë duer
peshku, trofta ende blij,
përditë kush vote muer
gjindsë vetë ndë shtëpij.

Skupja gjytet perëndeshë,
ndë ranxë të Lubotenit,
qi regjina Rodopeshë(7)
trajtoj motër Priserenit.

Argjupeshkëpi e ree,
endunë për breg Vardari,
i shkon delli ndëpër dhee(8)
rëmbje, shtambje, rgjandje e ari.

Grigja të njehunë s'kaa,
lesh e saftian e dyllë,(9)
përse kush e mbelë s'kaa,(10)
bleta shkret i kërkon pyllë.

Këte det nd' Urumelij,(11)
Skodrë Priserenë kanë,
shoqe nd' Arbën e Shërbij
tri gjytete të mëdhaa.(12)

Nalt' mbë mal siellë kunorë,
doret sonë s'arbëneshë,
Turkut votunë ndë dorë,
me të madhe sod' shpëneshë.

Tyy lus, e Shënë Marii,
qi ri n'kishë Priserend,
ban të dalë përsërij
kryq e flamburë me rend !

Zot shëlbuesi barii,(13)
ruzullimnë ta pushtonjë,
gjithëkush donji selij
mbi qiellt' ani ta gëzonjë !


Postuar nga Pog_jani datë 13 Shtator 2003 - 14:31:

Amit.....

Ami te pergezoj per te dhenat mbi jeten, qe ke dhene per te madhin Pjeter Bogdanin.Por per te theksuar te verteten deri ne fund me ngacmon nje informacion ne lidhje me vendlindjen e tij,e cila nuk eshte e sakte.Ti the shume mire qe vendlindja e tij eshte nga gur i Hasit por gabove kur the fshat i kuksit.Sa per informacion ne ate kohe gur i Hasit perfshinte disa fshatra te Hasit qe dhe sot ndodhen ne administrimin e rrethit te Hasit,pra nuk kane asnje lidhje me kuksin.


Postuar nga Dijedon datë 30 Nëntor 2003 - 04:17:

Pyetje

A eshte kjo kopje origjinale, po mendoj a jane k'to fjalet e vete Pjetrit apo jane te perkthyer? Sepse po me duket teper e ngjajshme me shqipen moderne, dmth dialektin geg!?


Postuar nga volter datë 05 Shkurt 2004 - 12:56:

Pjeter Bogdani!

Pjeter Bogdani (1625-1689). Shkrimtari me i shquar i letersise se vjeter shqiptare. Lindi ne Gur te Hasit ne vitin 1625. Pasi kreu studimet e larta teologjike dhe filozofike ne Rome, ku dhe mori titullin Doktor, sherbeu si famullitar ne Pult dhe Prizren. Me 1656 u emerua peshkop i Shkodres, e me 1677 kryepeshkop i Shkupit. Vepra me kryesore e tij, "Ceta e Profeteve", u botua ne vitin 1685 ne qytetin e Padovas ne Itali, si dhe u rishtyp ne vitin 1691 dhe 1702 ne Venedik me tituj te ndryshem.


Postuar nga tresh datë 28 Maj 2004 - 13:28:

.

.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.