Forumi Horizont | Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lufta Antifashiste (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=228)
-- Ibe Palikuqi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7865)
Ibe Palikuqi
Ibe Palikuqi, (1927-1944). Veprimtare e vendosur e Luftës ANÇ, Heroinë e Popullit. Lindi në qytetin e Dibrës. Që nga 1942 shtëpia e saj u bë bazë shokësh ilegalë dhe ajo vetë propagandiste trime e ideve të luftës çlirimtare. U arrestua së bashku me nënën dhe u burgos (1943). Pasi doli nga burgu, vijoi veprimtarinë revolucionare. U rreshtua në batalionin partizan të Dibrës dhe me organizimin e Brigadës XVIII S (1944) u caktua zëvendëskomisare kompanie. Në të gjitha luftimet u shqua për guxim e trimëri të rrallë. Ra heroikisht në luftë kundër nazistëve gjermanë dhe tradhtarëve për çlirimin e Kërçovës në Jugosllavi, më 23.9.1944.
Yje te Pashuar.
Keshtu quhet nje seri e madhe librash qe u shkruan gjate kohes se realizmit socialist ku pershkruheshin jetet e pjeses me te madhe te deshmoreve te Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare.
Une, si familje komunisti dhe deshmori, kisha disa vellime te "Yje te Pashuar" dhe kur une isha rreth 10 (dhjete) vjec, u bera lexues i flakte i jeteve te tyre, aq sa i mesova permendesh. Seriozisht. Mesova kur kishin lindur dhe kur kishin vdekur, nga ishin, ne cilen brigade benin pjese, kush quhej "Heroine\Hero i\e Popullit", etj., informacione te hollesishme.
U bera i famshem gjate asaj kohe aq sa kusherinjte e mi ndonjehere talleshin me mua. Mami donte t'i fshihte, sepse nuk po i kushtoja rendesi solfezhit dhe pianos. Babai grindej me gjyshin, i cili (gjyshi) si partizan, donte qe une t'ia lexoja atij sepse i kujtoheshin kohet e tij luftarake.
Madje edhe une u lidha shume me partizanet, aq sa pothuajse cdo pasdite ngjitesha tek "Varrezat e Deshmoreve" te Korces dhe i lexoja te gjitha emrat e tyre.
E keshtu puna. Partizania qe ti Plloshtan ke sjelle ketu para nesh, me duket se eshte tek vellimi i dyte ose i trete, nuk jam i sigurt. Mbaj mend qe ne fotografi eshte paraqitur nje fotografi e saj. Nje vajze me floke te gjata te hedhura pas, me ball te gjere dhe me nje pamje dhe hije serioze, tregues i qarte i qellimit te 17-vjecares, qe dha jeten per ne qe po flasim sot per te.
Le te krenohet Dibra dhe bashke me te gjithe Shqiperia jone e dashur, e varfer, optimiste se ka bij dhe bija trima dhe sypatrembur.
Nderimet e mia.
Re: Ibe Palikuqi
Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Ibe Palikuqi, (1927-1944). Veprimtare e vendosur e Luftës ANÇ, Heroinë e Popullit. Lindi në qytetin e Dibrës. Që nga 1942 shtëpia e saj u bë bazë shokësh ilegalë dhe ajo vetë propagandiste trime e ideve të luftës çlirimtare. U arrestua së bashku me nënën dhe u burgos (1943). Pasi doli nga burgu, vijoi veprimtarinë revolucionare. U rreshtua në batalionin partizan të Dibrës dhe me organizimin e Brigadës XVIII S (1944) u caktua zëvendëskomisare kompanie. Në të gjitha luftimet u shqua për guxim e trimëri të rrallë. Ra heroikisht në luftë kundër nazistëve gjermanë dhe tradhtarëve për çlirimin e Kërçovës në Jugosllavi, më 23.9.1944.
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.