Forumi Horizont
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- ekonomisteve te stresuar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7976)


Postuar nga albushe datë 02 Prill 2005 - 19:31:

ekonomisteve te stresuar

meqe marsi eshte eshte muaji stresi, te pakten per ekonomistet qe punojne ne shqiperi, ne vijim disa leksione falas mbi ekonomine e vendeve. mungon shqiperia kush eshte i zoti eshte i mirepritur te vere dhe per ekonomine shqiptare ...

Disa studime te thella mbi ekonomine.

Ekonomia Tradicionale
Ju keni dy lope.
Ju e shisni nje dhe bleni nje Dem
Tufa juaj shumezohet dhe ekonomia rritet
Ju merrni te ardhurat.

Ekonomia Kineze
Ju keni dy lope.
Ju keni 300 njerez qe I mjelin ato.
Ju pretendoni punesim te plote, prodhimtari te larte blegtorale, dhe arrestoni kedo qe raporton shifrat aktuale reale.

Ekonomia Indiane
Ju keni dy lope.
Ju I ngreni kult adhurimi atyre.

Ekonomia Pakistaneze
Ju s keni asnje lope.
Ju pretendon qe lopet indiane ju perkasin juve.
Ju kerkoni ndihme fianciare nga Amerika, ndihme ushtarake nga Kina, aeroplane lufte nga Anglia, makineri nga Italia, teknollogji nga Gjermania, nendetese nga Franca, borxhe nga Zvicra, droge nga Rusia, dhe paisje nga Japonia.
Ju I bleni lopet me te gjitha keto dhe pretendoni perdorim nga gjithe Bota.

Ekonomia Amerikane
Ju keni dy lope.
Ju e shisni nje dhe sforconi tjetren te prodhije qumesht sa per kater lope.
Ju ngeleni shume te surpizuar kur lopa ju ngordh.
Ju ja vini fajin kombeve te tjera qe kane lope dhe natyrisht ato kombe do te jene nje rrezik per tere njerezimin.
Ju beni luften per te shpetuar Boten dhe I rrembeni lopet.

Ekonomia Franceze
Ju keni dy lope.
Ju jeni ne greve sepse ju doni tre lope.

Ekonomia Gjermane
Ju keni dy lope.
Ju I riprodhoni ne laborator ato ne menyre qe ato te jetojne 100 vjet te hane njehere ne muaj dhe te milen vete.

Ekonomia Angleze
Ju keni dy lope.
Ato jane qe te dyja Lope te Cmendura.

Ekonomia Italiane
Ju keni dy lope
Ju nuk e dini se ku jane ato.
Dhe ju shkoni per pushime.

Ekonomia Zviceriane
Ju keni 5000 lope,dhe asnjera nga to nuk ju perket juve.
Ju charxhoni te tjeret per depozitimin e tyre.

Ekonomia Japoneze
Ju keni dy lope.
Ju I ri projektoni ato qe te jene nje e dhejta e madhesise origjinale te lopeve dhe prodhon 20 here me shume qumesht. Ju dizenjoni cartoons te quajtura Cowkimon sipas imazhit te lopeve dhe I tregtoni ne mbare boten.

Ekonomia Ruse
Ju keni dy lope.
Ju I numeroni ato dhe ju dalin qe keni pese lope.
Ju I numeroni perseri dhe ju dalin qe keni 42 lope.
Ju I rinumeroni dhe ju dalin 17 lope.
Ju hiqni dore nga te numeruarit dhe ja fusni nje shishe tjeter me Vodka


Postuar nga ESHI datë 02 Prill 2005 - 19:56:

hahah Albushe e bukur kjo. Po Shqiprine me perse nuk e kane futur apo nga qe Shqiperia nuk ka asgjie !


Postuar nga albushe datë 02 Prill 2005 - 20:01:

po pra kete po pres dhe une te dali ndonje nga ekonomistet shqiptare te jape variantin e vet per shqiperine ...


Postuar nga jimmy84 datë 03 Prill 2005 - 22:20:

Jua them une ekonomine shqiptare.
Ju keni dy lope.
Vjen ujku (greku dmth ) dhe do qe t`ju marre nje lope.
Ju i hyni ne dru ujkut dhe e rimerni lopen. I merrni edhe dy lope borxh Europes, therrisni te gjithe njerezit qe keni ne celular, dhe pastaj i therni te katerta per te festuar shpetimin e lopes nga ujku.
Pastaj ju shkoni dhe kullosni lopet e Europes.


Postuar nga ESHI datë 04 Prill 2005 - 01:13:

HAHAHHAHAHHHA JIMMY


Postuar nga Eshkathet datë 05 Prill 2005 - 05:53:

Pershendetje,

C'te shtojne ekonomistat shqiptar kur ne shqiperi s'ka me lope por vec me nder GOMAR.


Postuar nga elbasanlliu_2003 datë 05 Prill 2005 - 18:17:

Ekonomia Shqiptare

Ju keni 2 lope.
Ju shkoni e milni demin.


Postuar nga albushe datë 05 Prill 2005 - 19:08:

kto variantet e per shqiperine interesante...

po e ve dhe une variantin tim

Ju s keni asnje lope
Ju ngrini komisione per mbledhje ndihmash nga BERZH dhe IFC per blerjen e 3 lopeve
Ju ngrini komisione per verifikimin e hyrjes dhe shperndarjen e lopeve ne Shqiperi, nga te cilat, njeren lope e mban dogana, njeren kreu shtetit, njeren ministria e financave qe me pas e privatizon duke ja shitur nen kosto "bisnesit"
Shteti merr te ardhura nga shitja e lopes te cilat i perdor per fushaten elektorale te rradhes

.................


Postuar nga Bazi datë 08 Prill 2005 - 02:31:

Shqiperia ne kohen e Komunizmit

Ju keni 2 lope,
Ju ndertoni nje kooperative me dy lope,
Ju prodhoni 10 ton qumesht ne vit sipas bilancit te fundit ku plani u tejkalua me 213.7%.
Ju keni hapur nje shteg te ngushte afer kooperatives per te vene ne rradhe shishet bosh te qumshit te njerezve qe presin akoma tu shperblehen tollonat e qumeshtit.
Ju e therrni nje lope per darke kur vjen per vizite kryetari i rrethit,
Ju do ta tejkaloni planin per vitin e ardhshem me 240% nga qejfi qe ju be lopes qe mbeti gjalle qe takoi kryetarin e rrethit.


 
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.