Forumi Horizont Gjithsej 337 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)


Postuar nga NS-6 datë 05 Maj 2005 - 03:47:

mendime te castit...

0.38.32...0.38.33...0.38.34...keto sekonda nuk ndalen.nuk arrij te mendoj se si rrjedhin...nga inati i heq baterine ores si per te genjyer veten qe koha ndalet...por si per inat celulari me tregon oren...i heq edhe atij baterine...ulem para kompjuterit por edhe aty koha iken...e fik dhe shtrihem,me idene se nuk do te ndiej me tik-tak-un e sekondave qe ikin...dhe per inat po ecen nje ore tjeter...rrahje brenda kraharorit me tregojne qe koha nuk ndalet...


Postuar nga Unstoppable datë 05 Maj 2005 - 06:42:

Mendimi i vetem asht gjumi se me te tjerat u lodha gjithe diten duke mendu...lol


Postuar nga NS-6 datë 17 Maj 2005 - 19:20:

thone qe cdo femije kur lind ka dicka te vecante...hap syte rreth e qark dhe cuditem nga vijne gjithe keta njerez te zakonshem...


Postuar nga amor alucius datë 18 Maj 2005 - 02:12:

Mendon qe nje ore mund te stopoje se 'jetuari',NS-6 ?

Sot ndersa po "prisja" ne praktike,per here te pare deri tani m'u dridhen duart,edhe pse ajo ore kishte pushuar se jetuari.Ndoshta-ndoshta,jane ore te tjera qe i shtojne efektin...


Postuar nga NS-6 datë 18 Maj 2005 - 05:14:

zakonisht cdo nate para se te bie ne gjume bej nje permbledhje te dites...llogarite ne pergjithsi me dalin negative...humb dicka cdo dite!!!dhe me e forta eshte se nuk e di se cfare kam humbur...per faktin se nuk kam ditur ti jap vleren e duhur dhe e kisha lene ne nje qosh...


Postuar nga NS-6 datë 12 Qershor 2005 - 05:31:

ndodh shpesh...shtrihesh te flesh,enderron nje enderr te bukur dhe kur zgjohesh zbulon qe e gjitha ishte vetem nje enderr...do doje te ishte e vertete por realiteti eshte shume i dhimbshem per ta bere te vertete...atehere do doje te mos kishe fjetur kurre...


Postuar nga amor alucius datë 13 Qershor 2005 - 13:32:

NS-6,ne pak fjale po permbledh ate qe doja te thoja(per arsye qe di ti,takim ke kasapi ).

Ulesh te flesh,kenaqur nga dita e sapo patur,kenaqur nga aftesia per te mos menduar per trishtimin qe hodhi ne ere vdekja e tije.E di qe nje dite do e mendoj dhe do flas per te e qeshur,pasi kjo do ishte ajo qe do donte ai por tani eshte shume heret per dicka te tille.
Zgjohem nga mengjesi,atehere kur njera nga fazat e gjumit sjell me vete perjetime qe gati te duken reale.E kisha patur aq prane por serish s'arrita ta prekja,ti thoja te mos ikte...dhe ne erresiren e dhomes shfaqen lotet,ngrihem nga krevati ,ndez dritat e dhomes,shetis ne dhome...Me pas,me vjen nje deshire e cmendur te ulem serish te fle,keshtu ndoshta kesaj here do arrij ti flas,qofte dhe ne enderr.
Momenti me i veshtire eshte kur me pas le racionalitetin te kryeje funksionin e tije,atehere kur kupton qe endrrat jane nje mundim i deshperuar i trurit per te ricuar ne vend mendime te ndryshme gjate dites.Sa do doja te besoja ne dicka tjeter...

P.s.Flm,thjeshte leximi i ca postimeve qe kishe bere ne lidhje me vdekjen etj. me beri te ndihem me mire!(...)


Postuar nga NS-6 datë 18 Qershor 2005 - 04:48:

nje te mete te vetem qe kam...kjo thember e akilit do te me marre ne qafe!!!shpresoj vetem qe ndokush te mos perfitoje prej saj!!!shpresoj te mos behem vete shkak per kete gje...


Postuar nga NS-6 datë 16 Korrik 2005 - 20:02:

mendim qe me perseritet perdite...


...largohu...heren e fundit qe te degjova nuk me solle hje tjeter pervecse zhgenjim...nuk dua qe edhe kete here te mbetem po ashtu...te lutem ik...mos me mundo me se e di qe nuk kam fuqi te te dal kunder...lerme te gaboj vete kete rradhe...


...pa shiko qenka rritur cuni...se degjon me zerin brenda vetes,qeka ne gjendje te beka cdo gje vete...me thuaj cte genjeva qe ta pranoj genjeshtren:te thashe si punon kjo bote,te genjeva?po mundohem te te tregoj se nuk je ne nje skenar filmi ku fundi eshte gjithmone i bukur,te genjeva?e pe vete se c'eshte ne gjendje te beje vetmija,te ha perbrenda,te grryen si kanceri;e pe vete apo jo?te thashe qe gezimet jane te pakta dhe se vuajtjet i shtypin si kujtime,te genjeva?te tregova te verteten,te genjeva?
aaaaaa tani qe po i bej llogarite...cte kam thene eshte vetem maja e ajsbergut...as nuk e ke idene se deri ku mund te arrije kjo gje...do te ecesh vete eh?ku do shkosh eh, ku?...


Postuar nga Lela_Dr datë 19 Shtator 2005 - 22:59:

mendoj te hap librat dhe te studioj pak, por nuk me eshte e mundur, sepse mendja nuk me perqendrohet, mbi germat e shkruajtura ne liber, por me fluturon sa majtas - djathtas. As vete se di se c'fare mendoj, por mjaft te mos jete libri qe kam para syve...


  Gjithsej 337 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.