Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Te votojme per nje parti sepse... dhe te mos votojme sepse... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8286)
Te votojme per nje parti sepse... dhe te mos votojme sepse...
Meqe po dalin lloj lloj temash "votoni per kete dhe mos votoni per ate" une them te hapim nje teme dhe te rrjeshtojme pro-te dhe kundra-t per cdo subjekt qe duam.
Duhen rrjeshtuar gjerat pozitive dhe negative nga cdo parti. E mira eshte qe secili te jape pro dhe kunder per cdo parti qe te mos lexojme vetem militante partish. Qe t'ju ndihmoj ne listen tuaj po ju sugjeroj ti beni keto pyetje vetes:
1. Cfare premtimesh ben kjo parti (ose cfare programi ka).
2. Cfare te kaluare ka ne politike.
3. Nga cilet njerez perfaqsohet (mund te analizohen edhe nje nga nje se cfare dime per cdo personazh).
4. Cfare mendon se do ndodhe nese kjo parti fiton.
Le ti marim me rradhe partite pra. Zereni se do votni neser dhe beni nje rezyme te pikave pozitive dhe negative te cdo partie.
Partia Demokratike
Pse duhet te votohet:
Uau
I modh je Fajtori, si nuk ke pertuar qe shkrojte gjithe kete artikull.
Ne shumicen e pikave puqem me ty, me ca perjashtime si :
Spartak Ngjela e Jozefina Topalli
Bamir Topi nuk ka te ndenjura te beje te fortin (burazeri i Flamur Topit, kupton apo jo)
Andis Harasani per mua eshte akoma kalama per te marre pergjegjesi aq te medha sa ka
Pandeli Majko....... eh nuk eshte per gje. (gjithmone mendimi im personal)
per te tjerat them se qendrojne
Pershendetje!
Fajtor ke harruar LSI-ne
Na i thua ti te keqiat dhe te metat se te mirat i dime vete per kete parti!
Re: Pershendetje!
Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
Fajtor ke harruar LSI-ne
Na i thua ti te keqiat dhe te metat se te mirat i dime vete per kete parti!
Cfare jane kulaket? Ke ndonje ide apo e ke me te degjuar tek historia xhaxhit?
Meqe te duhet dicka mbi LSI po te jap ca info te fresketa.
Thuhet se eshte parti e ndertuar mbi deshire per pushtet sepse ka mbledhur drejtore drejtorish. Thuhet se ka mbushur ministrite me skraparllinj.
Dje bera nje kerkim ne internet per te gjetur faqet e partive dhe kurrikulumet e kantidateve. Shpresoja te lexoja ndonje informacion dhe te diskutonim per secilin ne vend qe te bejme militantizem rrugesh sic behet ne mesazhe te tjera. Rezultati i kerkimit ishte skandaloz. Nga 57 parti qe jane regjistruar ne KQZ vetem pak prej tyre kane nje faqe ne internet, por edhe ato ishin faqe pa asnje informacion. Nuk shpallin ndonje platforme, nuk prezantojne kantidate per deputete. Thjesht plasin online statutin ose programit dhe aq.
Cfare hyn kjo me LSI. Ta spjegoj une. LSI eshte e vetmja parti qe ne faqe te pare ka vene linkun per te pare listen e kantidateve per deputete. Lista ishte e manget ne informacione, por ne kompensim kishte numrin e celularit te cdo kontadati. Kjo nuk eshte pak.
Pra, LSI eshte e vetmja parti qe ka tentuar te krijoje nje imazh transparence dhe ti jape rendesi diaspores duke prezantuar kantidatet ne internet. Partite e tjera (perfshire PD-ne e adhuruar) kane preferuar te injorojne totalisht diasporen dhe te mbulojne fushaten me mitingje qe largojne analizen e kantidateve ne vetvete. Jemi vetem 3 jave larg zgjedhjeve dhe asnje parti nuk ka publikuar ndonje liste kantidatesh me kurrikulumet perkatese, me perjashtimin e pjesshem te LSI-se. Keshtu askush nuk do dije cfare deputetesh do kemi ne te ardhmen dhe askush nuk do tregoje per pislleqet qe ndonjeri ka bere. Do e marrim vesh pasi te zgjidhen, kur te jete teper vone.
P.s. Nuk munda ti ve me pika argumentet sepse s'kam kohe dhe mesa pashe nuk ndiqet ai stil analize nga te tjeret.
Ja lista e partive. Kerkoni vete me google po s'pertuat:
1 Partia Të Gjelbërit e Shqipërisë PGjSh
2 Partia Balli Kombëtar PBK
3 Partia Demokracia Paqësore e Shqipërisë PDP
4 Partia Levizja Socialiste per Integrim LSI
5 Partia Levizja e Legalitetit PLL
6 Partia e Punes e Shqiperise PPSH
7 Partia Demokrate e Re PDR
8 Partia Demokratike Peza Gjirokaster e Shqiperise PDPGJSH
9 Partia Levizja per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut LDLNJ
10 Partia Emigracioni Shqiptar PESH
11 Partia e Unitetit Kombetar PUK
12 Partia Ambientaliste PA
13 Partia Demokracia e Re Europiane Shqiptare PDRESH
14 Partia per Mbrojtjen e te Drejtave te Punetoreve PMDPSH
15 Partia Konservatore PKons
16 Partia Demokracia Sociale e Shqiperise PDSSH
17 Partia Lidhja e Blerte Shqiptare LBSH
18 Partia Bashkesia Kombetare Shqiptare PBKSH
19 Partia Socialkristiane Shqiperise PSKSH
20 Partia Demokristiane e Shqiperise PDK
21 Partia Alenca demokratike AD
22 Partia Socialiste e Shqiperise PSSH
23 Partia Forca Albania PFA
24 Partia per Drejtesi dhe Integrim PDI
25 Partia Socialdemokrate e Shqiperise PSD
26 Partia Republikane PR
27 Partia Aleanca per Mireqenie dhe Solidaritet AMS
28 Partia Demokratike e Rinovuar PDRn
29 Partia Komuniste e Shqiprise PKSH
30 Partia Demokratike Demokracia e Re e Djathte Shqiptare PDDRDSH
31 Partia Levizja Monarkiste Demokrate Shqiptare PLMDSH
32 Partia Aleanca Liberal Demokrate e Shqiperise PALD
33 Partia Aleanca Popullore PAP
34 Partia e Reformave Demokratike Shqiptare PRDSH
35 Partia Agrare Ambientaliste PAA
36 Partia Demokratike PD
37 Partia Komuniste e Shqiperise 8 Nentori PKSH 8 Nentori
38 Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar BDSH
39 Partia Shqiptare Atdheu PSHA
40 Partia Lidhja Kombetare Shqiptare LKSH
41 Partia e Sigurise Kombetare Shqiptare PSKSH
42 Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut PBDNJ
43 Partia Rruga e Lirise PRRL
44 Partia Ardhmeria Shqiptare PASH
45 Partia Balli Kombëtar Demokrat PBDK
46 Partia Integrimi Social Kombetar PISKSH
47 Partia Rruga e Vertete Shqiptare PRVSH
48 Partia e Çeshtjeve Shqiptare PÇSH
49 Parti per Mbrojtjen e te Drejtave te Emigranteve PMDE
50 Partia Bashkimi Liberal Demokrat BLD
51 Partia Bashkimi Republikan Shqiptar PBR
52 Partia e Pajtimit Kombetar Shqiptar PPKSH
53 Partia e te Drejtave te Mohuara PDM
54 Partia Aleanca Nacionale Shqiptare PAN
55 Partia Aleanca Socialiste Shqiptare PASSH
56 Partia Levizja Punetore Shqiptare PLPSH
57 Partia e Biznesit Shqiptar PB
Meqe jemi ke puna e kulakeve,kam nje pyetje une:
mesa mbaj mend nga kolegji, "kulake" ne Bashkimin Sovjetik quanin fshataret shume te pasur (dmth vetem afersisht 5% e popullsise,me pas vinin sdreniaki-fshataret e mesem-dhe biednaki-fshataret e vegjel).Atehere,pse mori nje kuptim pejorativ ky emertim?Ngaqe ketyre me vone ju mor prona ne B.S ok dhe pastaj keto u revoluan,mire atje,po tek ne c'donte ?Ka ndonje ngjarje qe i lidh me dicka negative BRENDA vendit apo eshte thjeshte majmunllek?
eshte e njejta ide si ne Bashkimin Sovjetik. kulake quheshin ne Shqiperi ata qe u ishin konfiskuar pronat nga shteti dhe pastaj u diskriminuan ne baze te diktatures se proletariatit, te kopjuar nga BSSR-ja.
atehere pse qenka kaq keq te jesh kulak?
kur tha parti kulakesh e kishte per ofendim apo si?
Ah,keshtu,flm.
Citim:
Po citoj ato që tha Endri
atehere pse qenka kaq keq te jesh kulak?
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.