Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Çfarë është njeriu filozof? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8439)
Çfarë është njeriu filozof?
"Ai qe ndjen dhe pa prekur, ai qe di dhe pa germuar,ai qe vret dhe pa arme,ai qe kercen dhe pa muzike,
ai qe dehet dhe pa pire,ai qe fal dhe pa fjale, ai qe noton dhe pa uje,
ai qe fluturon dhe pa krahe,
ai qe qan dhe pa lot,ai qe iken dhe pa kembe,ai qe hesht dhe duke folur,
ai qe qeshen dhe duke u grindur,
ai qe pyet dhe pa pyetur!...etj etj...
Pjeserisht,perkufizova natyren tuaj deri diku!
Per mua jeni nje nder filozofet e preferuar -Plloshtani!
respekte dhe urime per temen,nga-Helga.
Çfarë është njeriu filozof?
Njeriu filozof është qenie që jeton në maksimumin e jetës. Ai jeton dhe vepron në mënyrë të çuditshme për të gërmuar minerale të pashtershme, duke bartur më vete peshën dhe domosdoshmërinë për të qenë i lëvizshëm, i kalitur në marrjet dhe nxjerrjet e vendimeve. Truri i tij është thellësia e mprehtësisë së mendimeve, mendja e tij është modeli i përpjekjeve për të gërryer mineralet prej kufirit më të rrezikshëm psikologjik. Kërcimet e filozofit prekin sllallomin e mendimeve që janë të gatshme të bëjnë kthesën për një çudi të paparë. Njeriu filozof gjithnjë është i ndikuar nga ndikimet e një truri të madh, që vazhdimisht bën lëvizje të tmerrshme, duke rrezikuar dhe vetë sistemin mendor. Tek njeriu filozof qëndron një përparësi e madhe sepse është e pranishme me të madhe harresa. Harresa luan rolin e stopimit të ideve kur janë në tensionin e analizës mendore. Me paraqitjen e harresës ndalen thellësitë, dhe mendja bie në gjendje të lakmueshme. Po të mos jetë harresa e pranishme tek njeriu filozof, mund të ndodh një vetëvrasje që pret kufirin e mendjes. Ky është shkaku që ndalon mendjen për të bërë lëvizje të tmerrshme, ndoshta dhe të rrezikshme...
Njeriu filozof është baza e një modeli për të krijuar mundësinë e një gjenialiteti grotesk në vepër.
respekte
Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Gangos
"Ai qe ndjen dhe pa prekur, ai qe di dhe pa germuar,ai qe vret dhe pa arme,ai qe kercen dhe pa muzike,
ai qe dehet dhe pa pire,ai qe fal dhe pa fjale, ai qe noton dhe pa uje,
ai qe fluturon dhe pa krahe,
ai qe qan dhe pa lot,ai qe iken dhe pa kembe,ai qe hesht dhe duke folur,
ai qe qeshen dhe duke u grindur,
ai qe pyet dhe pa pyetur!...etj etj...
Pjeserisht,perkufizova natyren tuaj deri diku!
Per mua jeni nje nder filozofet e preferuar -Plloshtani!
respekte dhe urime per temen,nga-Helga.
Njeriu filozof, sidomos ne antikitet por edhe sot eshte nje njeri qe ka kohen e duhur per te studiuar me imtesi ate qe e rrethon. Filozofet ne pergjithesi kan qene njerez qe jeta i ka ofruar sigurine ekonomike dhe nuk kan pasur nevojen te perballojne dallget e jetes, prandaj pervec pasionit per diturine kane pasur edhe mundesine per ta zberthyer ate.
Mendimet e nje filozofi, pervec talentit kerkojne edhe shume durim dhe kohe. Gjithmone me kane magjepsur qetesia e shkrimeve filozofike, detaji dhe komplikacionet qe sjellin (te cilat ne kohe provimesh perkohesisht me kan nervozuar ).
Per mua njeriu filozof eshte dikush i apasionuar pas gjetjes te thelbit te jetes, teper i talentuar ne konceptime dhe logjike. Shumicen e kohes argumentator te forte te idese qe percjellin (edhe nese ajo eshte e gabuar). Nga nje ane me vjen gjynah qe filozofia eshte shkence kaq pasive pasi njerezit qe e ndjekin dhe e zhvillojne me duken nder me te zotet nga menyra si mendojne.
Keila e di si ka thene Sokrati. "Kush e ka gruan e mire jeton i lumtur, kush e ka gruan e keqe behet filozof".Te gjithe njerezit filozofojne per mendimin tim. Dale more se keshtu del qe te gjitha grate jane te keqija, te na falin gocat e mira se i bera te keqija me zor, kurse per te keqijat nuk mbaj pergjegjesi loooool
Filozofi krijohet atehere kur njeriu perpiqet te gjej nje ure per te kaluar nga shpirti tek bota materiale. Nga vetmia personale tek ajo e pergjitheshme. Filozofi eshte nje njeri qe s'ka frike ti parashtroj pyetje vetes edhe pse pergjigja mund te mos duket gjekundi.
Filozofi, eshte perpjekja e kesaj bote per ti dhene nje qellim vetevetes!
Pershendetjet e mia!
Njeri filozof eshte dikush qe nxjerr me shume pyetje sesa pergjigje. Dhe ne fund nga inati vdes i cmendur.
Njeriu filozof eshte nje mendimtar qe kerkon diturine me cdo kusht dhe qe ka aftesine te perceptoje natyren e vertet te dickaje. Perceptimet e tij ose saj filozofike e bejne te pakuptueshem dhe te hasi veshtiresi kollaj me ate qe mund te konsiderohet "normale " apo e lehte nga shumica.
freespirit
Filozofi eshte nje mendje e pashtershme; duke prodhuar mendime te ndryshme, gjithmone brenda kufijve te nocionit filozofik; ai nxjerr minerale te pashtershme mbi orientimin e mendjes se tij. Ai sheron cdo petale te semure nga ideja e njeriut te rendomte me llojin e fjaleve me te mprehta dhe me te thella, pastaj ai riprodhon ide qe kane te bejne me nje natyre te spektrit te gjere. Ai eshte i kulluar nga teatri i mendimeve, por dhe sa here e gjen veten te kristalizoje veprimet dhe mendimet e tjeterkujt. Ai ka vizion jete; mendimin dhe hulumtimin, gje qe kjo e ben ate te lundoje si nje anije e valevitur brenda ujerave filozofik, dhe te brenda kohes ai perfiton shllime ideo -estetike... Ai do te mbetet gjithmone per filozofine; pertej kufirit te se mires dhe pertej kufirit te se keqes. Hulumtimi eshte baza qe e mban te fresket nje krijues arti filozofik...
pershendetje per filozofet
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.