Forumi Horizont
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Greqia lejon emigrantët të votojnë në Shqipëri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8661)


Postuar nga Klodel datë 20 Qershor 2005 - 21:34:

Greqia lejon emigrantët të votojnë në Shqipëri

Greqia lejon emigrantë pa leje qëndrimi të shkojnë të votojnë në Shqipëri
Emigrantët shqiptarë në Greqi, që nuk kanë marrë ende lejet e qëndrimit, mund të shkojnë në atdhe e të kthehen brenda datës 10 korrik për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Ministri grek i Rendit, Jorgos Bulgarakis, ka nënshkruar të premten në mesditë urdhrin përkatës, i cili do t'u dërgohet gjithë pikave kufitare.
Urdhri thotë se kjo kategori emigrantësh shqiptarë që nuk kanë marrë ende lejet e qëndrimit, mund të dalë nga Greqia e të kthehet përsëri në harkun kohor 25 qershor deri më 10 korrik.
Të njëjtat burime kanë shtuar se qeveria po shqyrton mundësinë që afati i kthimit të shtyhet edhe më tepër, një kërkesë që ambasadori shqiptar në Athinë, Bashkim Zeneli, ia ka përcjellë me shkrim ministrit grek të rendit.
Mirëpo burimet sqaruan se për këtë lipsen konsultime edhe me ministrin e brendshëm, ç'ka kërkon një kohë më të gjatë.
Autoritetet greke e përshpejtuan dhënien e kësaj mundësie të përkohshme, me qëllim që emigrantët, nëse dëshirojnë, të ushtrojnë të drejtën e votës në atdhe.
Megjithatë, një sondazh i zhvilluar me emigrantët shqiptarë, që u publikua të premten në gazetën e komunitetit shqiptar në Greqi, Tribuna, rezulton se 39 përqind e të pyeturve nuk dëshirojnë të shkojnë në Shqipëri për të votuar.


BBC


Postuar nga Gazmori datë 25 Qershor 2005 - 13:59:

Degjoni tani !!
Ketu ke nje dicka qe mua sme pelqen , Greket gjithmon me raste zgjedhjesh , kane mare masat qe ''Shqiptaret'' ose me ndryshe keta te bregut te shkojne te votojne lirshem ne vendin e ''tyre'' per kthimin ska pas problem , pervec disa te tjerev qe nuk ishin nga bregu
Mua ketu me vjen ere poshtersie , qe kur greku kaq bujar qe i linka emigrantet pa leje qendrimi te dalkan dhe te hyjn lirshem ne token e tyre ?????!!!!!
Qeveria Greke ka nderuar , por si e majta dhe e djathta ''cekanit ne nje vend i bien ''


Postuar nga oliinter datë 25 Qershor 2005 - 17:14:

Po u nderrua pushteti asnje shqiptar nuk do te kthehet ne greqi.


Pershendetje!


Postuar nga kontinenti datë 25 Qershor 2005 - 20:09:

Kur do bindemi qe greket kurre nuk na e duan te miren?


Postuar nga kalikuq datë 25 Qershor 2005 - 20:19:

Rroft Shqiprija e lire dhe demokratike.
Rrofshin emigrantet tone qe majn popullin me lek. Rroft qeverija e pas 3 Korrikut.
Kaq kisha se u lodha...


 
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.