Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Sa ju a ka ndryshuar mentalitetin emigracioni? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8682)
Sa ju a ka ndryshuar mentalitetin emigracioni?
Cfare njeriu mendoni se do ishit po te mos kishit emigruar?
Sa ju ka ndryshuar perballimi me kulturat e tjera qe keni hasur si emigrante?
A vleresoni ndonje aspekt te "ndryshimit" tuaj si negativ?
A do ishit i njejti "person" nqs nuk do kishit dale jashte shqiperise?
une kam ndryshuar shume. aq shume sa nuk mbaj mend si kam qene.
le te themi jam bere nje miks i me te mires shqiptare me me te miren ceke. kam kaluar nje pjese te mire te jetes sime ketu dhe kam mesuar shume gjera pozitive dhe kam plotesuar keshtu kulturen time dhe mentalitetin tim.
jam bere shume liberale , gjithnje brenda linjave shqiptare.
mendoj qe nuk do isha i njejti person nese nuk do kisha dale nga shqiperia sepse ketu e ndertova jeten time vete pa mamin e pa babin dhe te gjithe problemet zgjedhjet veshtiresite i kam perballuar vete.
gjeja qe vleresoj me shume eshte liria qe kam patur per te ndertuar jeten time- qe eshte shoqeruar me nje pavaresi te madhe dhe me nje pergatitje per jeten qe ne shqiperi nen kujdesin e familjes veshtire se do e arrija.
Sigurisht qe e kam ndryshuar shume mentaliteti ne gjera pozive......Une per vete nqs do te isha akoma ne shqiperi do te isha komplet nje person tjeter....por tani qe kam hapur syte eshte ndryshe.....kam krijuar paveresine time, dhe c'do gje qe kam pasur deshir e kam realizuar.....kjo gje ne shqiperi nuk besoj se do te ndodhte.....
ne fakt kur shkoj ne Shqiperi nuk rri dot me shume se 10 dite se me acarohen nervat.....Nuk e konceptoj akoma menyren e jeteses qe ben rinia atje....Duke treguar rrene mbas rrene per me dal pak nga shtepia.....
Keila kompl per temen
Shprehja me per zemer imja vitet e fundit eshte kthyher "mi faccio i cazzi miei!", indiferentizem total dhe mendoj se deri diku, kjo s'eshte diçka e mire.
P.s Po mendoj seriozisht te shkruaj nga 2 faqe perdite me eksperiencat e mia andej dhe ketu...ku i dihet?!
INTERESANTE TEMA KEILA URIME!
Citim:
Po citoj ato që tha keila
Cfare njeriu mendoni se do ishit po te mos kishit emigruar?
Sa ju ka ndryshuar perballimi me kulturat e tjera qe keni hasur si emigrante?
A vleresoni ndonje aspekt te "ndryshimit" tuaj si negativ?
A do ishit i njejti "person" nqs nuk do kishit dale jashte shqiperise?
Eh per se mbari dhe se prapthi!
urime per temen Keila!
Me duhet te mendohem gjate qe ti bie shkurt!
Pashim1
Po te dalesh sheh shume gjera takon njerez te rinj, njihesh me kultura dhe ide te ndryshme nga e jotja. Mendoj se eshte positive,zgjedhjet qe ben njeriu pastaj varen nga ai vete. Lela, ne Shqiperi mbase duhet te tregosh rrena pas rrenash per me dal nga shpia, kurse ne perendim duhet te tregosh rrena pas rrenash per me hy te shpia. Shoh qe je ne perendim po edhe perendimi nuk ka vetem vlera por edhe antivlera. Po njeriu si te mesohet.
Per mendimin tim mentaliteti ben karakterin e njeriut dhe nuk eshte emigracioni ai qe ja ndryshon ,pavaresisht se gjera te reja mund te shohesh dhe njohesh, por eshte vete ai person se si eshte gatuar dhe cfare mentaliteti ka.Ngado qe te shkoje ne 4 anet e botes nese eshte i ndertuar me nje mentalitet positiv ashtu do ngelet ,nese negativ perseri i njejti do jete, vetem se do zgjeroje pak horizontin e tij duke njohur dhe pare . Ktu ne Usa ne nje vend kaq te perparuar dhe shembull per vendet e tjera ke shqiptare sa te duash qe mentaliteti i tyre nuk ka ndryshuar dhe nuk ndryshon. Nje nga te metat e karakterit tone jane THASHATHEMET gje qe kete nuk e harrojne ngado qe te shkojme.
Per mendimin tim te dyja polet si negative ashtu dhe pozitive te ndjekin nga pas.
Shqiperija ka vlera te vecanta qe veshtire se i gjen ne nje vend tjeter.
Respekti per prinderit, dashurija per te afermit, mikpritja, bujaria etj. jane veti me vlera te pakrahasueshme me vende te tjera.
Ketu ku jam une psh femijet nuk kan fare respekt per prinderit, as nuk e njohin shoqerin dhe mbi te gjitha cdo njeri mbyllet ne guacken e vet, shkurt fare ROB TE FTOFT.
Nganjeher duke qendruar per nje koh te gjate fillon e ambjentohesh me kulturen e vendit ku jeton.
Per mua larg qofte dhe po mendoj shum per menyren se ne te ardhmen femiijet e mij nuk duhet te rriten me kete lloj indiference. Me pelqejne traditat Shqipatre, (kuptohet ato qe jan vendosur nga mendje te urta dhe jo te importuara nga Turqija) dhe patjeter qe do ti mesoj femijet qe te respektojne keto lloj traditash si respektin, dashurin, besen, mikpritjen e shum e shum te tjera.
UNE NUK KAM NDRYSHUAR SHUM NGA MENTALITETI, jam ai qe kam qene dhe po perpiqem qe te jem sa me afer kultures se vendit tim.
Kurse une kam ndryshuar qysh ne ditet e para qe shkela jashte. Erdha i predispozuar per te ndryshuar dhe per te kuptuar kulturen e huaj. Ndryshimet i kuptova muajt e pare, kur muhabeti me ecte me shume me shoke shqiptare qe rrine ne vend te huaj sesa me shoke te vjeter qe kishin mbetur ne Shqiperi.
Ndryshimi kryesor mendoj se eshte respekti per tjetrin. Kete e kam mesuar padyshim nga kultura perendimore. Nga kjo rrjedh cdo gje pastaj: liria jote, liria qe i jep tjetrit, qetesia shpirtore, qetesia akustike e pallatit, miqesia qe mund te lidhesh me persona te ndryshem nga vetja etj. Ne Shqiperi isha natyrisht pjese e shoqerive klanore, ku perqeshet cdo ndryshim. Megjithate kjo ka qene efekt edhe i moshes adoleshenciale.
Thashethemet si beja as ne Shqiperi dhe as jashte. Nje gje ama me ka mbetur si damke shqiptare nga ato te keqijat. Kurioziteti qe kam per njerezit dhe boten qe me rrethon. Kjo me ben te rrotulloj syte dhe te vezhgoj njerezit ne bare, kafene dhe lokale. Adhuroj te kap detajet, te vjedh momente nga nje jete ndryshe nga e imja. Do thoni ju pse eshte e keqe kjo. Shume e thjeshte. Kjo behet kur jeton ne vende nordike ku njerezit nuk jane te gjithe kurioze dhe nuk kontrollojne ambjentin qe i vezhgon. Ne Shqiperi jane te gjithe kurioze dhe rrotullojne kokat si radar. Dhe keshtu eshte shume me e veshtire te kapesh momente te pafajshme. Te gjithe kontrollojne ambjentin sikur te jene ne lufte. Ndoshta te gjithe jane kurioze si puna ime. Apo ndoshta duan te ruhen nga ambjenti mbytes i thashethemeve dhe nuk japin asnjehere informacion mbi veten pa marre informacion edhe per tjetrin.
Ahh, edhe dicka tjeter ka ndryshuar. Kur isha ne Shqiperi me dukej vetja ne nje grope te harruar ku institucionet nderkombetare benin teater sa per te kaluar rradhen. Jashte kam kuptuar se Shqiperia eshte nje vend si gjithe te tjeret, qe trajtohet nga bota vetem per aq sa eshte (pra nje vend cfaredo). Lexoj ndonjehere patriotizmin e shqiptareve dhe kjo stonon per veshin tim, keshtu qe perpiqem te lexoj materiale te huaja, te cilat kane fakte te paperlyera me sentimente aberrante klano-kombetare.
Pastaj ka dhe gjera te tjera qe kane ndryshuar tek une, por kane te bejne me moshen. Perendimi vetem sa i ka krijuar kushtet te piqen ne nje fare menyre.
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.