Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Konkurseve (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=331)
-- Poeti i muajit (Gusht 2005) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9028)
Votoni per Letrarin e Muajit
Po hapim zyrtarisht konkursin per letrarin e muajit. Me siper jane pseudonimet e personave qe marrin pjese ne konkurs. Me poshte do postoj poezine qe kane zgjedhur gjithsecili te konkurrojne. Kjo teme i rezervohet qe te postojne vetem konkurrentat nese kane deshire te shtojne ndonje krijim tjeter. Nuk lejohen komentet nga anetaret, komentet mbi poezite mund ti beni tek tema "Konkurs", qe kjo teme te kete vetem krijime dhe te mos prishet me Chit-Chat. I lutem moderatores te fshije mesazhet jashte teme.
Sondazhi eshte i hapur per 30 Dite. Ju ftojme te votoni.
Fat te mbare konkurrentave.
Krijimi i Sykaltra_Gangos
Aty nuk jam, as nuk do jem!
Mbi vargje pijesh,ne tavoline!
Mbi vello te bardhe nje zemer qesh!
Nen nje kostum,nje Shpirt po ngrin!
E qeshin syte,qeshin njerezia!
Embelsia jeni DY!
Mbase Tre,ku i dihet!
Jam dhe une ulur diku...
Aty nuk jam,ne frymen tende!
As ne zerin tend,- harruar!
Jam une dj, jam une muzika
E Nates se Pare per te vallezuar!
Te dridhet dora..,buzet qajne!
Ke dhe ti Shpirt,ne timin Shpirt!
Ashtu kam une dhe dhimbjen time!
Qe s`me le te qete,se Ti po ik...
Helga-usa."
Krijimi i iliriusa
Nje moment
Nje moment
kur zerat perqark meje te pushonin.
Nje moment
kur nata te vinte vec per te falur yjet.
Nje moment
kur brengat rrugen per tek shpirti ta harronin.
Nje moment
kur dielli ti pervelonte hijet.
Nje moment
kur te mos kisha me pse te thosha me fal.
Nje moment
kur te mos pertypja me endrrat e mia.
Nje moment
kur fjala prej buzeve me mos te dal.
Nje moment
kur te harroja gjithecka, gjithecka dija.
Nje moment
dy tre sekonda te mbartnin vec drita.
Nje moment
te thjesht, te paster, vertet te bukur.
Nje moment
e te besosh se kjo bote vertet ka,
Nje moment
ketu ne shpirt per ta strukur
Nje moment
sikur te ma vinte veshin kjo bote.
Nje moment
sikur te vendoste te me jepte kjo jete.
Nje moment
kur te mos egzistonin me dhimbje e lot
Nje moment
sikur te me falte, vec nje moment!
Krijimi i Dido
Premtim
Bie shi,
mes flokeve dhe nje jasteku
te perbere prej spinash,
kerkoj te shperhap gersheta frymemarrjesh
dhe brishtesish njerezore.
gjinjte e mi, i perkasin duarve te tua,
i ke perkedhelur pasionisht
per te ndricuar nete te qindra diteve.
Kam mbetur e virgjer pas teje,
ka mbetur akoma magjia e nje perqafimi
qe jeton ne nje spazme shqetesimi
qe dikur bashkonte perla djersesh dhe lekure
Nje humor i paqendrueshem
pershkon ne te qenurin Une
duke kerkuar mes carcafeve te dhembeve
dhe buzeve te copetuara prej heshtjesh
Do te ishte e lehte te provoja te tjera kenaqesi
por nuk dua te trathetoj shijen e fundit
dhe ...ne te fjeturen ka akoma jete
ne premtimin e te nesermes
Krijimi i Roneo
I paftuari.
Ne dasmen tende do te vij patjeter
por jo si dasmor por si plage e vjeter.
Do te ulem i vetmuar ne nje tavoline
dhe per fatin tim do te ngreh dolline.
Dhe i pa ftuar ne dasmen tende do te vij,
i strukur i lodhur si nje zog pa fole do te rri,
me lotet e mi do te pi e do te dehem,
do ta bej per ty e jo se do te defrehem.
Ne qofte se pa dashuri do me shohesh,
mos mu afro nuk dua te me njohesh
do ta kuptosh ne heshtje kete urim,
e une do te qaj prape, por per fatin tim.
Nese terheqes do te te dukem perseri
mos ma thuaj fare, nuk dua me ta di.
Por do te lutesha qe femijes se pare
ti vendosesh emrin e dashurise se vrare.
Krijimi i Demokrate4ever
Zemra te kujton.
Ne shpirt dicka me mungon.!
Dy krahe qe fort rreth vetes me shtrngonin.
Dy sy qe me dashuri me shikonin.
Nje buzeqeshje qe me lumturonte.
Nje ze qe sa here beja gabime
embel me qortonte.
Nje fjale qe me kurojante.
Me mungon cdo gje e jotja.
Mbyll syte qe te djeshmen te enderroj
por ti ne kete bote me nuk jeton!
Si nje metal i pergjunjur nga zjarri
kerkoj te ardhmen te jetoj.
Ndiej ne shpirt dicka me mungon
Je ti qe ne jete me solle
Me dashurin tende me rrite
dhe me mesove
C'eshte jeta ?
e mira dhe e keqja!
Dashuria dhe miresia!
Gezimi dhe hidherimi!
Bukuria dhe shemtira!
Kerkoj... kerkoj.. por nuk te gjej
Me dore ste prek dot.
Zerin sta degjoj
Buzeqeshjen tende se shof dot.
sepse ne boten time
Ti me nuk jeton.
Babi i dashur shume me mungon ..........
keila, teme interesante!
poetet i kemi te talentuar te gjithe, por se dime pse nuk po votojne te gjithe anetaret, kaq pak interes paska per letraret e rinj
doja te thoja se Roneo ka dhe kete poezi njesh, me te cilen konkuron..., nese se ke bezdi po e citoj me poshte.
Do te vij...
Do te jete mengjes dhe une do te vi patjeter
Pas avullit te xhamave ti me prit
Do me kete rene pluhur mimozash ne floke
Dhe pluhur dashurie ne shpirt
Do dale dielli dhe do jete ngrohte
Avujt e enderrave do shkrijne ngadale
Ne do te presim prane tyre pa folur
Gjersa te behen te qarta si kristal
Pastaj sdo te kete me as bore
do jemi vetem une dhe ti..
Ti do me prekesh me gishta nder floke
Mbi pluhurin e mimozave dhe dashurish
"Mall qe kurre nuk fiket..."
Ne ekranin e kujteses,si nje zog pa krahe
ndalova frymen sante,vendlindjen me pa...
Rrugice e lagjes sime,shtruar me kalldrem
E mbytur nga shiu,-ne shpirt po me dhemb!
Ne balkonin e bardhe,dallendyshja kish` folene!
Ciceronte trishtueshem,-kur braktiste Atdhene`!
Ashtu dhe kjo zemra ime,sante eshte e trishte!
Me krahe malli keputur,-krijese teper e brishte!
me shume mall dhe dashuri,
kujtoj qytetin tim te Lindjes!
Sykaltra-usa.
05/07/2005
Drejt ikjes....
Valixhja e kohes rendon trurin tim
te pelhurte,
e krahet e mallit rendojne eshtrat
e mpire!
Po nisem per diku..., drejt ikjes nga vetvetja!
Drejt atmosferes
pa ajer...!
Vrapoj te mbledh grimcat e kafkes sime
te trendafilte,
e filloj te shprish enderrat e fjetura
qe per dreq,
mbeten ne kllapi!
Valixhja e kohes rendon trurin tim
te pelhurte,
e buzet tere qumesht te ftohte
ngrijne
perballe ikjes!
04/29/2005
sykaltra-usa.
poezi e shkruar ne sekonda, momentalisht!
e dashur Keila!
Mund te shpallim fituesin tani, pasi sondazhi eshte mbyllur????!!
1-Roneo,8(tete)vota.
2-Sykaltra_Shqiptare, 5(pese} vota
3-Dido, me 4(kater) vota!
4-Demokrate4ever, me 2(dy)vota!
Ju faleminderit per votat tuaja!
Shume te kursyer ju kemi, as buke e gjalp nuk te jepni
pale me nje vote
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.